Kulturë Salih Kabashi dy foto mbi mediat 8.7.2014
Kosovës më keq po i bën e do t'i bëjë shtypi e media e saj se sa Serbia për 100 vjet sundim mbi të.
Tmerr. Medie e analfabetëve dhe kriminelëve mediatikë. Gazetarë e gazetare të shitura brenda e jashtë.

Kjo gazetari ka prodhuar këtë klasë skajshmërisht të kriminalizuar politike. Kjo gazetari ka përçarë politikën dhe po fut hasmëri të rrezikshme edhe brenda popullit.

Ky shtyp i keq, i ndytë, fund e krye gënjështrapërhapës e kriminal është në ofensivë dhe do t’i kushtojë shumë Kosovës sonë.

Gazetarët, redaktorët, kryeredaktorët e editorët e shtypit, të radiove, të televizioneve të Kosovës janë shërbëtorë të mafias dhe janë mafia vetë.

Komenti:

Xun Çetta : Media kjo e cila vrau krijues, veprimtar e patriot larg më keq se sa vrau diktatura e cila tash sa vite verbalisht kritikohet për të u instaluar më leht ajo. Pushtet e pushtetar të pipave të kësaj politike janë prodhim i po kësaj medie në Kosovë.
Veton Surroi përgjegjës për monopolin çfarë bëri duke pervetsuar në emer të perfaqësimit të medias së pas luftes në Kosovë si dhe përgjegjësia ndahet në dysh më pushtetarët të cilët shfrytëzuan varfërimin e shtypit të shkruar dhe elektronik dhe kështu atë ditë e sot mbetem pa gazetari të pavarur nga pushtetet që ndrrohen po si më marveshje por më zhurmë të sinkronizuar po për mes kësaj medie, çfarë është akoma më keq dhe për plot rreiqe, tani po fabrikojn të quajtur analist të ngarkuar më plagjiatur mendimesh politike si tregu më i përshtatshëm për të i ikur ligjit për plagjiaturë.. Sot media e pavarur nga pushteti është vetem firma Surroi, firmë kjo e cila tash sa vite i ka prer kërthizën kësaj situate të kësaj fushe veprimi. Sapo të kthehem, besoj pas dite po në këtë link do barti të pakten dy linke në kohë të ndryshme që nga paslufta e deri para pak dite, për të parë se si jam vrarë unë dhe gjithë opinioni i pasluftës në Kosovë.

 

Linku në facebook :


 

https://www.facebook.com/salih.kabashi/posts/10152597790226514?comment_id=10152599481991514&offset=0&total_comments=33