Kulturë

Më rastin e këtij përvjetori të demonstratave të vitit 1981, shfrytëzoj rastin të ju postoj vetëm ca faqe nga libri im i sapo botuar në fund të vitit që sapo e lam. Po i postoj vetëm ato pjesë të cilat për mua ishin më të vështirat për botim, kryesisht tani kur mjerisht akoma nuk kuptohesh drejt nga jo pak lexues të nivelit jo të duhur vlerësues të atyre kohëve kur kishte kuptim të rezistosh.

Libri prej 545 faqesh është i tëri faktografik, është libër në arkiv kudo që e kërkon atë material të shkaperderdhur gjithëandej institucioneve të shtetit ish Jugosllav.Nuk kisha si ta ndaj pjesën e cila mund të keqkuptohet sikur unë publikova diçka kunder dikujt. Bindjet e mia pjesërisht i shprehu më sqarimet shtesë në këtë libër.


Librin në Kosovë, mund ta gjeni tek libraria ,,Buzuku” pastaj tek libraria universitare tek Instituti Albanologjik  Prishtinë, e keni tek libra shitsit në tretuaret e qendres në Prishtin, e keni tëk Libraria,,Meshari “në Istog.

Në shtetet perendimore, shpejt do filloj promovimin e lubrit të cilin për shumë shkaqe mbata pa filluar promovimin e tij.

Alarmi im sot 11.3.2014:

Deri sot kam qen dhe mbeta i paster si ari dhe qelibari. Në gjitha variantet, ju garantoj se nuk ka mund të më thyej serbia, tani në pa mundësi te idealeve tona edhe mund të më gllabëroj mafia. Mos më lëni të jem kaq fatkeq në varësinë e tyre aq më keq tani kur e dua një përfundim të pleqërisë ashtu siç isha në rrugë të mbarë për vendin tonë dhe çlirimin e tij. Ju lutëm mos u dorëzoni ju në mënyerë që unë të mbetem ai që isha...

Miqësisht Xuni


Ballina e librit :


Xun Çetta

Një rezistencë ndryshe 

1981-1990

( Letra,reagime,dëshmi...)

Prishtinë, 2013

----------------------------------.

FJALA E AUTORIT  

Po filloj me botimin e librit të parë, por si vëllim rendor është vëllimi i dytë, ngase do doja të jetë libër jo i konflikteve, jo i ndarjeve dhe kundërshtive, por të jetë libër, i cili me fakte e dëshmi çon mesazh se si edhe në kushte dhe rrethana krejt tjera, njeriu për vendin mundet dhe do duhet të punojë edhe vetëm. Si libër dokumentar mendoj se është libër, i cili pa xhelozi e inate të ulëta, do të duhej të më bashkojë edhe me ata, të cilët në vëllimet tjera, që presin për botim, mbase nuk do të ndihen aq mirë. Vëllimet tjera, kryesisht ato në formë ditari, sigurisht se do të ngrisin shqetësime, nga vetë fakti se realitetet e hidhura në këtë rrugë, nuk ishin të lyera në vaj që të mos ndieja dhimbjet. Pa u larguar shumë, lexuesit të këtij libri i kërkoj falje, pse fare në fillim të kësaj rruge shkrimesh, kryesisht në disa nga ato të vitit 1982-83, jam paksa tepër i bezdisshëm, ngase gjendja në të cilën u gjenda si fillim, jo rrallë më imponohej t’i përsërisja gjërat para institucioneve dhe individëve, që të jem gjithherë më të njëjtin qëndrim. Pafajësia të cilën po demonstroja para gjithë atyre fakteve në aktgjykim, nuk ishte e lehtë, aq më keq kur unë si i ri, nuk isha mjeshtër i letrave të shkruara. Përvoja dhe vullneti për të rezistuar edhe në këtë mënyrë, pra më penë, bëri që të mos ndalem, me bindje se në një mëngjes të hershëm edhe mund të mos isha fizikisht, por gjurmët e shkrimeve do mbeteshin. Kjo, vite më vonë, ma ka mbushur mendjen se edhe po më mbronte, por të mos harrohet edhe një gjë, se jo rrallë kishte raste, kur mjeshtërisht para tyre duhej luajtur rrolin e naivit, pra komplet naiv të paraqitësh para naivëve qafëtrashë dhe mend pikën. Kjo lojë edhe i mashtronte ata se akoma nuk je i rrezikshëm për ta. Vite më vonë, kur me shkresa shumëfaqëshe dërguar institucioneve, nuk merresha fare me problemin tim personal, por vetëm me kundërshtime të politikave dhe krejtë çfarë po i bëhej Kosovës, kështu kisha për qëllim që të lë gjurmë, dhe kuptohet në të ardhmen, se i burgosuri politik, ka pasur jo vetëm elemente disidence të këtyre praktikave politike, por ai po shkonte drejt rebelimit politik. Pas shumë viteve, fillova e konsideroj se i burgosuri politik, nuk ka kuptim të rrijë duarkryq dhe të hajë bukë robi prapa grilave, e të mos dëgjohet zëri i tij kundërshtues, në mos tek populli i izoluar, të paktën direkt tek institucionet politike. Edhe pas arrestimeve masive në vazhdim të atyre viteve, nuk pajtohesha që të mos lëmë gjurmë të rezistencës ndryshe nga ato veprimet tona jashtë

10

grilave,ngase të qenit në burg vetëm si numër ,ne vërtet ndihmojmë shumë në një drejtim, por jo edhe në përplasjet tjera në vazhdim me pushtetin, i cili po pushtonte për herë e më keq. Sa mijëra të burgosurish politik që aktualisht ishim burgjeve edhe me mijëra të tjerë që shtoheshim si numër, ne, vërtet e kompromentonim shtetin, por simbolikë e kësaj forme rezistimi ishte dhe do mbetet vetëm një emër, siç është dhe mbetet Adem Demaci,ne të tjerët vetëm numër do mbesim, edhe po të vdisnim në burgjet e Jugosllavisë. Nuk kemi si të ëndërrojmë dhe mashtrojmë veten se të gjithë jemi Adem Demaqa të prapa grilave të këtij shekulli. Rruga,mundësitë,koha,format dhe momentet e kësaj rruge të gjatë janë të shumta, andaj paralel vuajtjes prapa grilave,unë zgjodha edhe këtë formë rezistimi të përplasjes me pushtetin edhe më për së afërmi me krejt pak maska politike. Sigurisht ka pasur edhe rrugë tjera, siç dihen emra e emra, të cilët hynë e nuk dolën të gjallë nga zgafellat e këtyre burgjeve, e që njërin nga të tillët, e kam ndalur që ta thërret mendjen dhe ta ketë durimin dhe të veprojë ndryshe nga rruga në të cilën nuk do i shpëtonte vdekjes. Nuk e doja të vdekur, ngase kishte forma tjera. Sot, pas kaq vitesh në liri, po ashtu jemi në situata kritike, ku do të duhej të mos ngritemi vet pa bërë asgjë, dhe jo me kaq djallëzira, falë pushtetit, si mundësi e dhënë të shkilet gjaku i të rënëve dhe idealet e tyre. Po as kategoria tjetër, nganjëherë e ulët, nuk do të duhej që ta ngre veten, duke vrapuar e përkujtuar të rënët dhe duke u thirrur në porositë e idealeve të tyre, siç po ndodhë jo rrallë me tubime përkujtimore,me fletushka e shkrime të ditës apo momentit për ta. E them, ngase jo rrallë shkruajnë ata që nuk kishin asgjë të përbashkët me dëshmorin dhe ishte e rëndë t’i dëgjosh të tillët kur aty afër meje kisha tjetrin, i cili një jetë kujtimesh të pashpalosura akoma, nuk gjenë kohën t’i thotë ato,ta thotë fjalën e vet për shokun e jetës dhe idealeve të tyre. Pa harruar ata dhe porosinë e tyre si dëshmorë,të bëjmë që të mos thurim vetëm vargje lavdie për të rënët,para se të luftohet keqpërdorimi i kësaj pak lirie dhe të mos lejohet qeverisja me llumin e shoqërisë në emër të dëshmorëve dhe shërbimeve që po u bëjnë predenduesit që të duken me këto forma përkujtimesh, pa e luftuar të keqen sot.Të mos luftosh shkelësin e idealeve të dëshmorëve,përkujtimet dhe lavdinë për ta, e ke investuar në pushtetarë, të cilët kështu duan, (ne pushtetin, atyre lavdinë, ju papagaj bëjeni punën tuaj, sa nuk kanë ardhur shqiponjat). E di dhe po del sheshazi në sipërfaqe fakti, se jo pak nga të tillë servilësh punuan e vepruan dje, varësisht kush i paguante ata. Dje kishte dhe i paguante Serbia, sot ka dhe i paguan mafia, pjellë e së pares. Vetë dëshmorët e mirëfilltë të idealeve tona, po të ishin qoftë 24 orë në mesin tonë, do të thoshin: „Ju qenkeni bërë

11

për të ju vajtuar e jo të mbijetoni e të ngriteni vet, duke na thurë lavde ne të rënëve për punën,e cila mjerisht akoma nuk është kryer...Ndryshojeni formën e veprimit të rezistencës po deshët të na nderoni ne dhe të mos mbeteni që të ju vajtojë e ardhmja e vendit tonë. Ky do ishte mesazhi i tyre për kohën tonë. U tha më lartë se ky botim është shumë i vonuar,e përsëriti është i vonuar, aq më keq kur patëm shokë në nivel ministrash në qeveri, para lufte, e me bollëk pas lufte, por as edhe njëri prej tyre nuk bëri gjë që të investohet në botime të kësaj natyre botimesh, edhe pse kemi dëshmi se u është qajtur halli financiar, duke ua shfletuar po këto materiale, si preokupim i mbetjes së tyre jashtë opinionit publik. Jo sponzorizimit të këtij libri, mjerisht edhe tani në prag të botimit, i thanë institucionet, të cilat i doja si sponzor, që të mos jem tërë jetën larg dhe kundërshtar i tyre. Kundërshtar i së keqes do jem tërë jetën, por desha të rezervohem me doza të vogla përballë institucioneve, por ja sikur më duan të jem kundër tyre, ndonëse me arsye, ngase jemi dy pole të kundërta. U dhash rastin të më nderojnë dhe të jenë të nderuara si institucione, me rastin e këtij botimi, por sa duket qëndron ajo e para, larg nga poli i kundërt. Unë, si i ri 25 vjeçar në atë kohë dhe vitet në vazhdim të vuajtjes së dënimit, kaq dita, kaq munda dhe kaq guxova të dëshmoja, në rezistencën ndryshe nën pranga. Falë kësaj praktike veprimi, kurrë, as edhe njëherë, nuk kam pasur rastin, në hetuesi e as gjatë vuajtjes së dënimit, që cilido qoftë UDB-ist, i cilitdo qoftë nacionaliteti, të më propozojë lidhje bashkëpunimi për t’u bërë spiun i tyre, gjë kjo e cila u është ofruar shumë shokëve, të cilët kanë refuzuar, siç i kam evidencuar edhe mënyrat e refuzimit të tyre. Mjerisht, me keqardhje më duhet ta them realitetin e hidhur se, ka pasur nga ata të cilët edhe në burgje i kanë gjuajtur po për këto punë të pista. Nëse po them të pavërteta, lidhur më rastin tim personal, dhe për çfarë them, e di dhe për punët e pista të disa faqezinjve, qofsha i mallkuar dhe vepra ime në vuajtje kaq vite, mos paftë dritë. Dosjet e paprekura, në pamundësi të hapen sot me këtë përbërje politikanësh, jam i sigurt se një ditë do hapen ato dhe do shohim saktësisht se kush çfarë në realitet kemi qenë. Është e dhimbshme të ndodhë kjo, atëherë kur ne mund të mos jemi gjallë! Po, shumë lehtë mund të ndodhë kjo, dhe ky do ishte krimi i dytë, por jo i pazbuluar nesër. Kritikën e pranoj, e respektoj dhe marr mësime nga ajo, por nuk pranoj sharjen e ulët, ngase në këtë rrugë rezistimi më është sharë nëna e baba, familja dhe kombi, pa pasur forcë të bëjë asgjë nën pranga, për veçse çfarë lexohet në këtë libër dokumentar, e nganjëherë nuk jam përmbajtur, duke ua sharë edhe institucionet, shtetin e krejt ata që në format e tyre po ndihmonin atë bishë të quajtur shtet. Po, e

12

pranoj se ka ndodhur, kur kam humbur durimin dhe kam bërë këtë gaf. Pra, sharjen sot nuk e pranoj, ngase nuk kam kujt çfarë t’i bëj, ashtu si e meriton, pasi nuk kam pasur forcë t’u bëja atyre në atë kohë, ashtu si e meritonin... Një ditë të nxehtë gushti të këtij viti, në shoqatën e ish të burgosurve politikë në Prishtinë, po diskutonim mbi karakterin e këtij libri, që tani e kemi në dorë, njëri nga ata që ishte i pranishëm, tha:”A mos ky libër, me gjitha këto kundërshti faktesh, po rehabiliton regjimin, aq me keq, me këto fotografi dëshmish protokolare”?! Kjo më shtyn, ta përsëriti tashmë publikisht mënyrën e suksesit tim në këtë mundësi, të fituar më grevë urie dhe vetmi, e jo që ma dha dikush dhuratë dhe konkretisht: Kisha dërguar disa shkresa më parë, në të cilat nuk merrja përgjigje, e për më keq edhe origjinalin në dosjet e mia ma kishin zhdukur, ku ta di kush nga ata faqezinj të burgosurish, ndoshta ordinerë, por gjithsesi në shërbim të dorës së zezë. Kjo më shqetësoi shumë dhe fillova e po i ruaja mirë shkresat e fundit, dhe tjerat që i dërgoja, por pa përgjigje në to. Vendosa të futesha në grevë, ta refuzoja punën, dhe më pas me futën në vetmi, por qëndrova derisa më erdhën në vizitë nga Ministria e Drejtësisë së Sllovenisë, ngase ky problem kishte marrë përmasa atje. “Ku ke probleme dhe pse nuk e ruan veten”, më pyetën ata. “Unë kam problem, ngase askush nuk më përgjigjet në shkresat e mia, e për më keq, më kanë munguar edhe disa nga ato shkresa që i ruaj në dosje. Unë dua që dërgesat e mia të dërgohen me dëshmi postare dhe me kartela dëshmie, të nënshkruara dhe me vula, se kur ka arritur atje, ku unë i dërgoj ato”. Kjo ishte kërkesa ime para tyre. „Po, e kemi marrë me shkrim nga drejtoria e burgut këtë dhe e kemi shqyrtuar, por ti shoku Çetta, po harron se je në burg“, më tha zv,ministri i drejtorisë së burgjeve sllovene. Po, a m’i lejoni dy pyetje, ju lutem, u thashë unë. Urdhëro, ma kthyen ata. A çmohet figura juaj politike, Edvard Kardeli, i pyeta unë. Po, si jo, Kardeli është ndër arkitektët e republikës sonë socialiste, ma kthyen ata. Tani kam edhe një pyetje, a më demokratike është republika juaj socialiste sot apo në kohën e ish Jugosllavisë së parë serbo-kroato-sllovene (SKS), i pyeta unë. Nuk ka dilema këtu, se sot jemi republikë e ndërtuar në baza demokratike e socialiste, u përgjigjën ata. Eh pra, kërkesa ime rrjedh nga ideja që mora, duke lexuar e gati përfunduar, kompletin e Edvard Kardelit, ku libri më i mirë më del tek letrat e tij nga burgu dërguar Maqekut. Kështu i ndërruam edhe pak fjalë dhe zv.ministri i burgjeve ndërroi fytyrën

13

për plot gaz dhe më tha: Nga sot, letrat tua do të dërgohen ashtu si e ke menduar dhe ashtu sikur do ti, dhe prej këtu merri batanitë dhe jastëkun e kalo në dhomën tuaj, edhe ashtu në izolim që je, si dhe ruaje veten, se je i ri, dhe ke dënim të gjatë, më tha ai. “Historikisht, lufta për liri, fitohet qoftë edhe pjesërisht, falë atyre që rezistojnë, por mjerisht atë e dëmtojnë rëndë llumi dhe burokraci klanesh, që më së paku kanë bërë për të, për këtë arsye jam këtu para jush në këtë vuajtje, i nderuar zv, ministër”, i thashë unë, duke e falënderuar atë. “Tani mos e prish, por rezisto dhe ruaje veten”, ma ktheu paksa i vrarë në fytyrë, e cila sapo filloi e po i qeshte atij. “Unë e pata për çfarë po përjetoj nga politikat në Kosovë”, e drodha duke e zbutur unë. I erdhi pak fytyra dhe dolën. E zgjata në këtë pikë, por me shpresë se ishte me nevojë, si sqarim për shokët dhe lexuesit e këtij libri. Historikisht, sa kam lexuar e përjetuar, ka pasur dhe ka fillim qëndrese, lirie e demokracie, por kurrë nuk sjellin më të mirën të mundshme ato, aq më pak kur liria e demokracia përfundojnë në duart e lloj-lloj njerëzish të shërbimeve nga më të ndryshmet, dhe me vonesë kuptohet si fatkeqësi kjo, se ata që ishin vazhdojnë të mbesin me avazet e tyre të vjetra, por me përshtatje të dhunshme në kohë, të cilën nuk mund ta ndalin dot. Si propozim që pata nga një miku im, poashtu veprimtar i njohur në këtë rrugë, ishte që materialet e këtij libri, t’i reduktoja si volum dhe mos ta ngarkoja librin për lexuesin. Në parim konsideroj se ishte propozim i mirë dhe dashamirës, por pasi që materialet janë gjithandej arkivave përkatëse, ku i kam dërguar,dhe shumë nga to i kam vizituar si arkiv, unë nuk pranova të mos i botojë si bruto ato, me përjashtim përpunimi redaktorial, për t’u bërë më të kuptueshme për lexuesin. Ngarkesë po, por më në fund është libër dokumentar, me origjinalin e shkrimeve, të cilat, hulumtues arkivash, nëse do ringjallen si hulumtues një ditë, e kanë më lehtë ta zbardhin krejt çfarë ka ndodhur me Kosovën përgjatë viteve 1981-1990... Si propozim tjetër, poashtu nga një veprimtar, zyrtar sot, pata që kopërtina e librit të mos jetë me ngjyra flamuri, aq më pak me flamur kombëtar, por t’i jepet një ngjyrë gri, si ngjyrë hiri, që ta simbolizon burgun. Flamuri dhe ngjyra kuq e zi tashmë janë të rënda për kohën, ato ishin ndezje patriotizmi për kohën tonë, arsyetonte propozimin ky miku im i cili vërtetë për kohën tonë ishte edhe vet flamur. Mjerisht edhe këtu nuk u pajtova, pa dallim qëllimit të tij të mirë, por ja se mua nuk ma thotë mendja se rinia jonë ka nevojë t’iu largohet këtyre ngjyrave

14

vetëm pse i keqpërdoren jo pak nga ata që nuk i donin dje as këto si ngjyra po as flamurin tonë komëtar, përkundrazi mendoj se rinia jonë në kohët e sotshme dhe në të ardhmen, kanë nevojë të pergaditën, ta duan flamurin dhe ta prezantojnë atë akoma më mirë se ne. Për sa kohë nuk shuhen kombet, gjë e cila nuk do të ndodhë kurrë, përkundrazi do ta ndihmojnë njëri-tjetrin, pa u kthyer në shkelje të njëri-tjetrit, ligësi kjo e cila i kushtoi njerëzimit, nisur nga kjo, edhe flamuri ynë kombëtar, duhet të jetë pasuri kombësh dhe shtetesh mes atyre flamujve tjerë kombëtar. Unë, për hir të këshillës së mirë dhe pjesërisht të arsyeshme nga miqët e mi pranova ta bëj një thyrje në ballinën e këtij libri por jo të largohëm krejtësisht nga shqipja dhe flamuri ynë komëtar nën të cilin rezistuam dhe sakrifikuam në shekuj. Ky ndryshim në ballinë më në fund qon mesazh për një përkujdesje qytetare ngase dy gjysma në pajtim pjellin gjysmat tjera dhe kështu bëhën katër gjysma siq i gjëjm në ballinën e këtij libri e mos të flitët për gjysmat tjera. Shqiponja në këtë ballinë fluturon drejt piramidës sonë komëtare pa dallim pse kalon trombilenca ajrore duke udhëtuar nga të kuq në të kaltert ,ajo më në fund pa ndalshëm po fluturon drejt qellimit të saj. Në fund fare nuk kam si të mos përmendi faktin e hidhur, se aktualisht pas gjitha këtyre çfarë do lexohet në këtë libër dhe shpejt në tri vëllimet tjera, unë po jetoj në një shtet, për të cilin nuk kam mundur të bëjë asgjë, edhe pse ky vend ka bërë shumë për Kosovën dhe për mua personalisht. Po jetoj pra në Zvicër, të cilës nuk i kam dhënë asgjë, në pamundësi që të jetoj në vendin tim, të cilit i dhashë plot një jetë mund e sakrifica. Edhe kjo nuk është më e rënda, ngase Zvicra është kjo e cila jep dhe ndihmon pa dallim kah merr dhe mbanë standard për qytetarët e saj dhe njerëzit e fatit tim. Krejt këtë e them për ta falënderuar Zvicrën, e cila ndihmoi popullin tonë dhe mua personalisht që të jetoj ndryshe, të krijoj familje dhe të zbardhi të kaluarën e vuajtjeve tona si popull. Nisur nga kjo, do të doja që ky libër të jetë pjesë edhe e kontributit zviceran, pa ndihmën e të cilëve nuk do të arrija të bëja asgjë.  

Dhjetor 2013

----------.

Xun Çetta

“Povshetova”, 5

61000 Lubjanë 

Gjykatës së Qarkut,  Prishtinë 38000 Prishtine

 

D E K L A R A T Ë 


Pas katër (4) deklaratave të tilla që i dërgova si Gjykatës Supreme të Kosovës dhe një Sekretariatit Krahinor, nga zyra e drejtorisë së burgut përmes telefonit, u informova nga shoku Blagojetiç, se unë, deklaratat e mia, qenka e rrugës që t’i dërgoj në Gjykatën e Qarkut, e jo në atë supreme, pra për herë të fundit, ju si gjykatë, po ju bëj një ankesë, ku në brendinë e saj, do të përpiqem t’ua shprehu hapur tmerrin që po përjetoj, i cili tmerr nuk po më lë të qetë, po më lavron shpirtin dhe prekë thellë në zemër, ashtu siç e lavron pllugu tokën. Kësaj radhe, ankesë të pamohueshme e me bazë të pamposhtur, i bëj Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, e në veçanti trupit gjykues, të cilin e përfaqësoi gjykatësi Orhan Rekathati, me datë 28.08.1981. Unë konsideroj se trupi gjykues ka bërë shkeljen e ligjeve në mënyrë të pa ligjshme përmes rrjetit të tyre të gjerë dhe aparatit shtetëror, ku mjerisht edhe tani po funksionojnë negativisht, dhe sjellin pasoja me ato ligje, gjegjësisht praktika t’i quaj private. 1. Trupi gjykues ka fyer rëndë ligjin në sistemin tonë juridiko- politik. 2. Trupi gjykues ka përdorur praktikë fashiste, me çka ka njollosur dhe lënduar rëndë teorinë tonë tejet humane dhe liridashëse si teori. 3. Trupi gjykues ka shprehur haptazi antikomunizmin si teori që praktikisht po del fashizëm. 4. Trupi gjykues e ka privilegjuar dorën e gjatë dhe fuqinë e pushtetit konservativ në emër të profesionalizmit juridik. 

ARSYETIM: 1. Fyerja e ligjit në sistemin tonë politik është bërë qysh kur ka filluar që trupi gjykues të zhvillojë seancën gjqësore pa asfarë përgjegjësie morale, juridike dhe duke mos respektuar normat ligjore. 

54

2. Njollosja e teorisë tonë, siç mbahet për humane e liridashëse, është bërë pikërisht nga ana e trupit gjykues dhe inspektariatit të SHSSH-së, që nga ngritja e procedurës e deri në seancën e fundit gjyqësore, ku u paraqit sheshazi politika e cila është në kundërshtim të plotë me teorinë tonë politike. Një praktikë e tillë po çon pluhur se vetëm kështu mbrohen të drejtat e qytetarëve tonë, duke rënë viktime njerëzit e ndershëm dhe të pafajshëm, po ndodh kjo me qëllim që të paraqitet tmerr dhe frikë tek qytetarët tjerë të dëgjueshëm. 3. Shprehja e hapur antikomuniste u ndriçua pikërisht në trupin gjykues,  e ku burimin e anti komunizmit si teori e vërejta tek organet shoqëroro-politike dhe inspektoratit të SHSSH-së kur me qëllime të caktuara heshtën të vërtetën, e në vend të saj pjellën gënjeshtrat e veta. Këtë që them më së miri e  ilustroj edhe me faktin e heshtjes së shokut Azem Vllasit, i cili do ishte në gjendje ta dëshmojë sjelljen time pozitive për ngjarjet e 26 marsit 1981 dhe kështu do luftohej padrejtësia, por ky burrë shteti nuk më doli si dëshmitar në gjyq, edhe pse shquhet si komunist i njohur. Unë konsideroj se komunizmi si teori nuk e shuan të vërtetën, por e publikon me fakte konkrete atë. 4. Trupi gjykues, për sa u tha më lartë, shprehu dobësitë e veta, kur në seancën gjyqësore ka privilegjuar të pavërtetën, me çka bënte njollosjen e njerëzve të pafajshëm, këtë e bënte pa as edhe një argument. Si dëshmi apo argument konsideronte kundërshtimet e të akuzuarve. Një dobësi, shkelje e rëndë, që nuk është në dispozicion me ligjet, mjerisht këtë trupi gjykues e përdori në praktikë  jashtë teorisë dhe  lejoi të mos merren në pyetje gjashtë dëshmitarët e mi, emrat e të cilëve i lakonte edhe inspektorati, e bëri këtë për arsye se pikërisht ata ishin në gjendje të faktojnë çdo imtësi lidhur me veprimtarinë time për të cilën po përgjigjesha para gjyqit. Si pikë tjetër mendoj që kurrsesi nuk mund të jetë e ligjshme, që i akuzuari të më konsiderohet si dëshmitar me shpifjet e tij nga torturat dhe presionet fizike,  e kjo pasqyron qartë faktin se si dy a tre të akuzuar, të quajtur dëshmitarë kryesorë, nën presion deklaruan rrejshëm në seancën gjyqësore. Këtu shihet qartë dhe pa syza se çfarë ndryshimesh pati në mendimet e tyre të pasigurta, në ballafaqim, të cilat thënie i përdorën vetëm si metodë që të nxirren nga kërkesat aq shtazarake, çfarë u kishin

55

kërkuar organet e SHSSH-së. Këtu është shumë  më problematik rasti i deklarimit të të akuzuarit Ramë Demajt, i cili orvatet të më njollos me shpifjet e tij, ku ato shpifje do kisha dashur t’i faktoj me faktin se në atë moment unë isha në banesë private e jo në qendrën e studentëve. Për këtë unë kisha dy dëshmitarë se ishim në banesë private, por ata as që u morën në pyetje pa dallim kërkesës time për ballafaqim. Më në fund konsideroj se Ramë Demaj, si i akuzuar, nuk mund të konsiderohet në të njëjtën kohë si dëshmitar, derisa edhe vetë është i akuzuar, për më shumë, kur unë isha i acaruar rëndë në marrëdhëniet tona shoqërore e familjare. Këtë të quajtur dëshmitar e njoh që nga bankat shkollore, e sa u përket shokëve Ali Lajqit dhe Gani Kocit,ata as që i kam njohur e as takuar më parë. Më në fund do ju thoja, që në emër të komunizmit si teori, dhe ligjeve tona socialiste vetëqeverisëse, të cilave do ju kisha besuar dhe konsideruar si humane, për herë të fundit kërkoj që në afat shumë të shkurtër, të më mundësohet rigjykimi, ose nëse e  keni prekur sadopak të vërtetën, të më lironi si të pafajshëm. 

Lubjanë, më 21.2.1983 Xun Çetta  

SQARIM : Sa emra studentësh, shokë të mi, që nuk mund t’i mohoja se i njoh në foto, unë i kërkoja si dëshmitarë, me pretekst se ata dy apo tre shokë, ishin vetëm si numër në këtë foto dhe asgjë më shumë, ju betohesha se ishin vetëm si numër që nuk kanë bërë as për qetësim situate e as ndezjen e saj. Unë sigurisht se i njoh, por ju thosha inspektorëve se ata ishin vetëm numër si gjithë qytetarët tjerë. Fillova dhe përfundova hetuesinë dhe asnjëherë nuk më ballafaquan me ta, e as më ngarkuan me ndonjë deklaratë të tyre, ku më vonë kam kuptuar se ata as që ishin marrë në pyetje, të paktën kështu më kanë thënë ata. Azemin e doja ta kem përpara si dëshmitar, kuptohet duke ndryshuar realitetin si mbrojtje për mua, me bindje se nëse vjen Azemi si dëshmitar, do t’i arrija dy qëllime: 1. Ta implikoj atë me deklarimet e tija dhe ta shihja si po qëndron, si dhe

56

2. Shpresoja se fjala e tij do më nxirrte nga situata, me të cilën po ballafaqohesha me gjithë ato foto dokumentacione të tyre, të cilat i  kishin bërë  me 26 mars 1981. Edhe kjo nuk ndezi, as edhe njëherë nuk m’u tha se do ballafaqohesh me Azemin. Në veçanti duhet sqaruar ngarkesën që pata në ballafaqim  me Ali Lajçin: Aliu nuk gënjente, në pakujdesi apo mosdije, ai nuk sqaronte drejtë sidomos punën e rrahjes se spiujve, akuzë kjo e cila me kushtoi, unë nuk doja të lëshohesha në ato detaje, pasi që në fillim kisha nguruar të lakoj emra, porosi e babait tim,  me përvojë në këto punë, tani të ndjerë, i cili më thoshte ses herët a vonë ti do arrestohesh, ngase Komiteti Komunal i Istogut ka marrë kërkesën nga Prishtina që të arrestohesh kudo që gjendesh. “Sa emra merr në gojë aq më keq do ndahesh! Nëse nuk përmend emra, mos prano as në ballafaqim se të kushton shumë më keq“, kështu më thoshte babai im, tani i ndjerë. Aliu, në ballafaqim, nuk ia ndante, duke më thënë: “Xun, jemi marrë vesh që kërkesës Republikë, të mos i ndahem e as pendohem deri në realizimin e saj, pse të torturohemi kot?! Jemi marrë vesh dhe nuk pendohemi për gjithë çfarë kemi bërë, jemi marrë vesh, thoshte Aliu“. Unë sa ndihesha keq, derisa nuk po doja të bija në atë rrugë, po aq e shikoja veten si një frikacak para guximit dhe krejt çfarë thoshte Aliu para UDB-istëve...Pas daljes nga burgu, ka pasur mjaftë njerëz të ligj, të cilët donin të fusin të keqen në mes nesh, me gjoja, ma paska bërë Aliu, por përgjigja ime ishte e prerë: “Aliu është treguar dhe përgjigjur UDB-së ashtu si duhet, por unë, meqë nuk isha futur andej që në fillim, tani mbeta si frikacak para UDB-istëve“. Vetëm kështu ua kam mbyllur gojën të ligjëve, që nuk kanë bërë asgjë, absolutisht asgjë për këtë rrugë, e donin të më tregojnë gjepura me porosi, nuk di të kujt...

Vështërsit e botimit të këtij libri për natyrën time në publikim ishin vetëm disa nga shkresat si:

Nga libri faqe 62.

Athua vërtet erdhi koha që viktima dhe xhelati ta thonë të kundërtën e asaj që e kanë thënë dikur? 

Ja kundërshtimin tim atëherë, të cilin pas kaq dekadash erdhi koha jo ta kundërshtojë, por tashmë me fakte e dëshmi ta pranoj në tërësi e më shumë se kaq, mjerisht po më duhet që sërish të humbi kohën me të tillët, ngase akoma vazhdojmë e jetojmë në kohën kur jo pak nga po ata xhelatët e djeshëm dhe veglat e tyre të sotme kanë dalë në pozitën e këtij kundërshtimi, atëherë dhe shumë lehtë do ta bëjnë krimin e radhës, duke më thënë e akuzuar një ditë me gjoja arsyetimin: “Ja se çfarë rezistence ka bërë Xuni, duke u tërhequr nga vetë rezistenca.” Pra, nga tëra kundërshtimet në gjyq e zgjodha vetëm këtë material kundërshtimi që ta viktimizoj dhe sakatoj si punim  çfarë për kohën dhe rrethanat kam shkruar atëherë. Më mirë është ta sakatoj punimin tim krenar më sqarime e dëshmi të reja sot se sa të lejoj që të më sakatojnë përsëri po ata vrasës dhe loja e tyre më popullin që po vazhdon edhe sot. Ja kundërshtimi im si punim atëherë, i sakatosur sot më këto sqarimet shtesë ku dëshmoj mospranimet e akuzave para hetuesisë dhe gjykatave të kohës. 

63

Xun Çetta

“Povshetova” 5

61000 Lubjanë 

Gjykata e Qarkut Prishtinë 


K U N D Ë R S H T I M

 

Sipas vendimit të Gjykatës së shkallës së dytë, po ashtu të shkallës së parë (pra juve), kuptova se, sipas disa pohimeve të mia, të akuzuarit Ali Lajçi, Ramë Demaj dhe të Gani Kocit, në mënyrë të sigurt e ka vërtetuar pjesëmarrjen time në demonstratat e 26 Marsit të vitit 1981. E tërë këtë e vërteton, duke u mbështetur në pohimet e mia,ku thuhet se që nga fillimi paskam qenë në mesin e studentëve, po ashtu edhe se kam qenë gjatë bisedës me profesorët dhe punëtorët shoqëroro-politik, se paskam qëndruar afër profesorëve, punëtorëve shoqëroro-politik, kur ata janë orvatur që t’i qetësojnë dhe t’i bindnin studentët që të shpërndahen. Po ashtu gjykata më ngarkon se unë paskam qenë në ballë të kolonës kur demonstruesit kishin tentuar të dalin në qytet, dhe se kam qëndruar në demonstrata gjerë në ora 18.00 apo 19.00 h.  I akuzuari Ali Lajçi sipas jush e vërteton pjesëmarrjen time në demonstratat e 26 marsit ’81, dhe shton ky, se i akuzuari Xun Çetta, e kishte informuar atë se sapo i kishte shkruar transparentët me përmbajtje “Bashkim i viseve shqiptare”, “Ne nuk jemi Jugosllavë, por shqiptarë”, “Duam Republikë”, dhe se një zë nga turma i kishte thënë atij, pra Aliut, se i akuzuari Xun Çetta, parullat i kishte shkruar me disa vajza, dhe se Xun Çetta e kishte njoftuar Aliun se në mesin e tyre gjendet një spiun (i dyshimtë) a duhet sulmuar apo si të veprohet, kështu Xuni kishte shkuar në drejtim të atij personi. Po ashtu lexoj të thuhet se Xun Çetta kishte insistuar që të dilet në qytet dhe me një grup studentësh ka tentuar të depërtojë kolonën e milicisë në drejtim të “Fontanës”.  

Sqarim : Të gjitha për çfarë me ka ngarkuar Aliu këtu kanë qenë të vërteta, por me mangësi sqarimi të cilat më kushtuan në hetuesi, mangësi sqarimesh këto kryesisht tek dyshimi i demonstruesve për prezencë

64

spiunësh në mesin tonë. Ishin implikime deklaratash krejt pa nevojë, po edhe të pasqaruara drejt nga ana e Aliut. Deklarata konfuze këto të cilat do të lexohen në ditarin tim, kryesisht në pjesën ku përshkruaj deri në detaje ngjarjet e demonstratave të 11- 25 e 26 marsit, ato të 1 e 2 prillit, të 15 majit e deri në ditën e arrestimit tim më 6.6.1981. Pra, të plota do lexohen në vëllimet tjera për të mos u ndalur tani në këtë pikë, derisa këto këtu janë shkresa vetëm për institucionet e shtetit të atëhershëm dhe sqarimet shtesë si p.sh.: I akuzuari Gani Koci, ashtu si edhe Aliu, në hetime kanë pohuar se i akuzuari Xun Çetta e kishte informuar për praninë e një personi të dyshimtë dhe se pastaj me disa shokë kishte shkuar në drejtim të atij personi dhe e kishte sulmuar fizikisht.  Tani sqarimi shtesë është: Gani Koci, në ballafaqim me mua ka refuzuar këtë gjë bashkë me një ngarkesë tjetër nga e cila u shkarkova në vazhdim të hetuesisë dhe në gjykatë. Ngarkesa ishte se me dhunë paskam penguar mbajtjen e ligjëratave. Ganiu, në të dy rastet iu tha inspektorëve se janë deklarata kur isha i alivanosur nga torturat tuaja. Pra tërheqja e Ganiut ma lehtësoi akuzën për rrahje spiunësh, më liroi plotësisht nga ngarkesa se unë kisha nxjerr student nga ligjëratat dhe kisha përzënë profesorët nga salla ku mbaheshin ligjëratat, gjë kjo e cila ishte e vërtetë dhe këtë ma ka përkujtuar akoma më në detale vetë Ganiu tek pas çlirimit të vendit, diku në vitin 2001-2002. Lidhur më këtë realitet nuk kam si të mos sjellë apo të mos vazhdoj edhe më një konfirmim të më vonshëm ku në librin e autorit Naim Kelmendi “Pikëpamje dhe reagime” po edhe në fejtonin “Bota Sot”, më 18 mars 2003, edhe pse në disa pika duke lexuar atë, kam vërejtur pak lëshime, por më ka bërë përshtypje ky realitet ku Naimi ndër të tjera thotë: “Së bashku me Osman Halitajn, e me Binak Dinajn, banonim në një dhomë të vogël, në rrugën përballë sallës sportive “1 Tetori” (dikur “25 Maji”). Në banesën tonë, në dhomën e vogël, mysafiri më i shpeshtë, në ndërlidhje me ne, ishte edhe Xun Çetta. Aktiviteti i Xunit ishte tejet dinamik, në atë drejtim për t`i ndalur disa studentë, që edhe përkundër faktit se ne të tjerët e kishim bojkotuar mësimin në fakultete, kishte sish që nuk dëshironin të bashkëngjiteshin me shumicën. Xuni në të shumtën, bashkë edhe me shokët e tjerë ia kishte arritur qëllimit”

65

Pra besoj se këtu fjala ka qenë pikërisht për rastin e intervenimit tim në njërën nga sallat e SHLP-së, ku ndoshta e vetmja ligjëratë po mbahej aty, ligjëratë kjo të cilën e kam ndërprerë ashpër. Për këtë realitet më së miri e dinte Gani Koci, i cili në hetuesi, po edhe në seancën gjyqësore është mbajtur mirë për të mos pranuar). 

Gjithashtu, sipas materialit gjyqësor të shkallës së dytë (të plotfuqishmes) kuptova e nderuara gjykatë se deklarimi i Ramë Demajt këtu, ose nuk është marrë parasysh fare, ose pas shqyrtimit, deklarata e tij është refuzuar, apo eliminuar, besoj për arsye se kam dhënë përgjigjen time tepër me bazë, por unë do ta shqyrtoi objektivisht edhe këtë ngarkesë më vonë. I akuzuari Ramë Demaj, gjatë hetuesisë me ballafaqimin tim, i shtyrë nga organet e sigurimit shoqëror, në prezencën time tha se: “Xun Çetta me datën 25 mars, në mbrëmje, në prezencën e shumë studentëve, ka propozuar se duhet të bashkohem 200 vetë dhe të shkojmë në Komitetin Krahinor për t’i parashtruar kërkesat e studentëve”. Gjykata në praninë e këtyre rrethanave thotë se: “I pabazuar është pretendimi ankimor, se i akuzuari Xun Çetta kishte qëndruar në mesin e studentëve, e pastaj në ballë të kolonës dhe të demonstruesve, ku paska qenë vetëm për ta qetësuar turmën e demonstruesve, dhe se nuk i kishte shkruar parullat e lartcekura. Por, përkundrazi,i drejtë është konkludimi i Gjykatës së shkallës së Parë, se i akuzuari Xun Çetta kishte marrë pjesë aktive në demonstratat e 26 marsit 1981. Nga rrethanat del se i akuzuari Xun Çetta mori pjesë aktive në demonstratat e 26 marsit ‘81 dhe nuk e konteston pjesëmarrjen aktive në demonstratat e 1 e 2 prill, ngase edhe pse nuk banon në konvikte, por në banesë private,ky aty u gjend edhe me 26 mars dhe me 1 e 2 prill 1981 dhe se u plagos në afërsi të Mensës së Studentëve”. Nder të tjera, në materialin tuaj, gjykatë e nderuar, thuhet se këto rezultojnë se Xun Çetta ishte pjesëmarrës në demonstrata. Por, edhe kësaj i kundërvihem me këtë sqarim. Sa i përket Prokurorisë Publike, lidhur me aktpaditë e lartpërmendura mbi mua, ku prokuroria i ka këto pikëmbështetje tani të pabaza për mua, thjesht duke u bazuar në fjalët e të akuzuarit Ali Lajçit, Ramë Demaj dhe Gani Kocit, si dhe duke u bazuar në këtë se, Xun Çetta nuk paska pasur të drejtë që të gjendet në Qendrën e Studentëve, derisa nuk paska qenë banues i konvikteve. Unë kësaj i përgjigjem me të vërtetën, dëshmitarët dhe ligjin e njerëzisë, e jo si po veprohet kundër meje.

66

Së pari, unë po ashtu, e askush tjetër nuk kemi lexuar as mësuar në ndonjë literaturë juridike, se sipas ligjit penal po u lejuaka që i akuzuari kryesor të më konsiderohet si dëshmitar për padi, derisa e njëjta prokurori të njëjtin person e shpall publikisht armik, nacionalist, irredentist apo shovinist, dhe nuk e lë as për hu qeni, siç thotë populli tek ne. Gjatë pohimit, si dëshmitarë i imi, po atë e njëjta prokurori, e konsideron po si të jetë thelbi i humanizmit,real dhe i sinqertë, aq ka besim në të sa nuk është interesant, apo nuk i vihet vëmendje pse ai e ndërron disa herë deklaratën e pavërtetë, lidhur me dëshminë e fajësisë time, apo në pik të fundit, unë mendoj se i akuzuari nuk mundet të konsiderohet si dëshmitarë përballë të akuzuarve tjerë, kjo nuk është dëshmi e një dëshmitari, por me rregulloren e ekzistimit të ligjshmërisë është si tentim lehtësimi.  Lidhur me konkludimet hakmarrëse të të akuzuarit Ramë Demaj, i pezulloj ato me anën e dy dëshmitarëve, ku do të del e pabazë se gjoja unë me 25 mars, paskam propozuar që të shkojmë 200 veta në Komitetin Krahinor për t’i parashtruar kërkesat e studentëve.  Siç e kam cekur disa herë, po e ceku edhe tani se atë thënie unë e mohoj me anën e dy dëshmitarëve, derisa në atë kohë unë kam qenë në banesë private, në një largësi tejet të madhe nga Qendra e studentëve. Pra, e argumentoj në çdo mënyrë se thëniet e Ramë Demajt, nuk janë asgjë tjetër vetëm se një shpifje e avulluar, por se është e rrugës të më merren parasysh të vërtetat se ne te dy mes veti ishim të acaruar rëndë në marrëdhënie private, shoqërore,e familjare.  

Sqarimi : Unë nuk kam qenë i acaruar asnjëherë me Ramë Demajn, pa dallim se nuk isha në marrëdhënie aq të afërta me të, por kjo që kam thënë, ishte tentim që ta bindi hetuesinë,inspektorët dhe gjykatën se Ramë Demaj ma ka bërë për hakmarrje… Rama nuk më ngarkonte më trillime, as më shpifje të ulta, por unë nuk kisha pranuar asgjë më parë e aq më vështirë ta pranoja këtë ngarkesë të fundit e cila më erdhi krejt pak ditë para ngritjes së aktakuzës. Se ishte realitet kjo për çfarë krejt në fund te hetimeve më ngarkonte Rama, ja edhe një konfirmim i zbardhjeve të më vonshme, tashmë në liri ku në fejtonin e intervistimeve në të përditshmen “Zëri”, mars 2006, me titulli “25 vjet të Pranverës Kosovare 1981”, fejtoni nr. 15, realizuar nga autorët Faik Hoti dhe Burim Ramadani, lexojmë

67

rrëfimin e Malush Krasniqit pjesëmarrës në organizimin dhe mbajtjen e demonstratave të 11 dhe 26 marsit, ku nder tjera në një nëntitull thuhet: ,,Zëri”: Si u bë plani prej disa pikave për 26 mars? Ajo që i kujtohet Malushit të ketë ndodhur pas tentimit për ta arrestuar Ali Lajçin është një fjalë e Xun Çettës, i cili pasi ishin mbledhur për të biseduar disa studente kishte thënë: “Të shkojmë e ta bisedojmë këtë punë, sepse më nuk durohet kështu”. Pra, se kisha planifikuar të futemi në komitet më projekte dhe kërkesa paqësore deri në ato më ekstremet, për t’i biseduar e jo këmbëngul në to deri në atë masë sa t’u japim shkas arrestimeve, kjo tashmë nuk diskutohet si realitet i përmbysur në kaq kohë sa ka kaluar. Dëshmi të tjera mbi këtë dhe njerëz fatmirësisht disa prej tyre akoma gjallë do t’i lexojmë në vëllimet e tjera, ku zgjerohet zbardhja e këtyre ngjarjeve.  

Pretendimet e prokurorisë se Xun Çetta nuk paska të drejtë të gjendet në Qendrën e studentëve, derisa nuk ishte banues i konvikteve, në bazë të kësaj, prokuroria gabimisht konstaton se Xun Çetta është pjesëmarrës i demonstratave edhe me 26 mars, 1 e 2 prill 1981. Ta keni parasysh faktin se prokuroria këtu harron se unë isha i parapaguar në Mensën e Studentëve, për shkak të çmimit të ushqimeve që ishte më i volitshëm sesa në restorante private apo gjellëtore popullore dhe se unë nuk jam ekonomikisht i pasur apo i mbytur nga begatia qysh prokuroria i sheh gjërat. Unë kaq pata lidhur me kundërvënien e pretendimeve të prokurorisë në këtë pikë ngarkimi të akuzave mbi mua. Ja tani sqarimet më të bollshme, të cilat i kam deklaruar para dy vitesh në procesverbalin e SHSSH-së dhe gjykatësit hetues. Që nga ditët e para të hetuesisë e deri me tani, ku unë këtë e kam pohuar se kam qenë në mesin e demonstratave,  ku prezentë kanë qenë ca profesorë dhe persona shoqëroro- politik, siç janë Gazmend Zajmi, Pajazit Nushi, Sanie Hyseni dhe Azem Vllasi. Shumë qartë e kam sqaruar sjelljen time, mendimet e mia, aktivitetin tim në procesverbalin e parë, të dytë me duket edhe të tretin, të cilat i nënshkrova me dorën time në prezencën e organeve të sigurimit të SHSSH-së. Aty shumë qartë e kam sqaruar dhe ardhjen time deri tek turma e studentëve, hyrjen time në turmë etj. Lidhur me këto gjëra nuk ka nevojë askush të bëjë malverzime, trillime e të hap polemika të ndryshme derisa këto gjëra që nga dita e parë i

68

kam sqaruar unë vet, e nuk ka pas nevojë të ketë dëshmitarë te trilluar të cilëve kurrë nuk ua përmenda emrat për gjera të ndodhura e mu për këtë as qe ka pas nevojë të lindin dyshime në mua kështu siç ndodhi. Sa i përket qëndrimeve të mia në prezencën e profesorëve dhe personave shoqëroro-politik, unë qëndrimet e mia i faktoi me shumë argumente e dëshmitarë, e më sa di unë për të faktuar diçka është i nevojshëm fakti, dëshmitari. Them këtë ngase nuk ka dëshmitarë, ajo është e mirëseardhur për atë që orvaten të ma humbin lirinë e krijimtarisë, jetën në tërësi, pasi që si ndihmë e shfrytëzojnë atmosferën tejet të çrregulluar çfarë po vazhdon në Kosovë. Siç e kam cekur nga fillimi po e ceku edhe tani, se gjatë bisedave të profesorëve dhe personave shoqëroro-politik me studentë, aty pari është ngritur një student (person i panjohur për mua) të cilin e kam vërejtur dhe përmes foto dokumentacionit gjatë hetuesisë, ku atë person të revoltuar e kanë vërejtur edhe shumë të tjerë në rastin kur ai është ngritur dhe revoltuar në drejtimin e Azem Vllasit, ku nga Azemi kërkonte përgjigjen lidhur me parullën “Kosova Republikë”.  Ky person para se ta shprehte hapur e me zë të lartë atë parullë, ai paraprakisht ka diskutuar me zë të ulët me studentët e tjerë, kështu që pas revoltimit të tij është ngritur dhe orientuar për së dyti herë drejt shokut Azem Vllasi. Aty pari unë e kam penguar në mënyrë fizike, të cilin e kam ndaluar me duar me qëllim që ta qetësoja së revoltuari,kështu me te kam qëndruar në kundërshtim së paku 20 minuta, derisa është obliguar edhe vet shoku Azem të më thotë që ta lëshoja. Vetë Azemi m’u drejtua me këto fjalë: “Lëshoje se me dhunë asgjë nuk arrinë“.  Pasi që unë atë e lëshova,ai tani është orientuar i lirë pa kurrfarë pengese drejt Azemit me këto fjalë: Përse Kosovës nuk i takon statusi Republikë, kur ka një milion e shtatë-tetë qind mijë banorë, derisa i takon Malit të Zi, i cili ka vetëm 5, 6 qind mijë banorë?. Pas kësaj shprehje, e cila ngriti revoltë, ka filluar brohoritja “Kosova Republikë“, këtë është lehte ta faktojnë, në mos askush tjetër, mund ta faktojë ai person të cilin e kam penguar në atë mënyrë brutale dhe shumë më mirë mund ta sqarojë vetë shoku Azem Vllasi nëse tregon realitetin.  E kam pohuar unë vetë se kam qenë në ballë të kolonës së demonstruesve, por lidhur me këtë duhet shikuar realitetin e jo t’i largohemi të vërtetës kështu siç ndodhi. Pas brohoritjeve të parullës së lartpërmendur atëherë masa ka filluar defilimin për në qytet, ku aty disa persona kanë tentuar që më dhunë ta nxisin shokun Azem që të prijë në ballë të kolonës dhe disa thoshin se duhet ta nxisim që ai vetë të ngre

69

flamurin në ballë të kolonës për në defilim.  Përveç pretendimeve të tyre, ata provokuan edhe praktikisht, ku në mënyrë fizike kanë filluar që Azemin ta shtyjnë me duar, aty unë kam ndërhyrë i mllefosur, me një nervozizëm më këto fjalë: “Ju qenkeni armiq, po si nuk iu vjen marri të veproni kështu, ju qenkeni kundër përparimit kombëtar dhe kësaj ngjarje demokratike“, pas këtyre fjalëve në mënyrë fizike i kam larguar, ku pas një, dy, apo tre minutash mbretëroi një atmosferë tejet e ndërlikuar, por në fund pa asfarë pasoje i largova ata. Kështu të gjithë studentët tani veç kishin filluar defilimin buzë rruge për në qytet, aty mbetem unë dhe Azemi, shumë mirë i kujtohet edhe atij, pra Azemit kur iu drejtova me këto fjalë:  Sa po shihet ndalimi i tyre është i kotë, këtë po e vërtetojmë edhe praktikisht, ky realitet veç po shihet, por njëherit jam i lumtur që nuk të ndodhë ndonjë e papritur, ku tani ai vetë m’u falënderua në ndihmën që i bëra.  Këtë gjë kam kërkuar dhe do kërkoj në vazhdimësi ta dëshmoj edhe vetë Azem Vllasi. Për një çast lëshova shikimet prapa konviktit Nr. 1, aty të semaforët që gjenden nën mensën e studentëve, ku aty pash se ishte bllokuar e tërë turma,prapë nga ana e profesorëve, ku prapë ishte ndihma e ime për një qetësim, për të cilin orvateshin edhe profesorët, kjo mund të argumentohet duke u mbështetur në këto të vërteta.  Pas ndarjes time nga Azemi kam vrapuar nga ana e sipërme e kolonës së studentëve, e cila rrugë të shpie drejt në mensës, ku aty jam lëshuar shkallëve, të cilat gjenden mu para semaforëve. Mu aty ishte balli i demonstruesve, pra po këtu bëhet fjalë për qëndrimet e mia në ballë të demonstruesve që orvateshin për në qytet siç pretendon Prokuroria. Ardhja e ime në ballë të kolonës është e mirëseardhur për ndihmën e profesorëve,ndihmë të cilat i  ndriçoj në mënyrë pozitive. Fillimi i veprimtarisë time në ballë të kolonës, në këtë moment ishte me këto fjalë:  “Për ku jeni nis vëllezër, ku doni a i shihni profesorët tonë, përse jeni në kundërshtimin e tyre, kur këta janë prindërit tonë, iu lutem prapësohemi për në qendrën e studentëve, se aty nëse kemi çka themi është vendi të bisedohet me profesorët në mënyrë paqësore“.  Për ta argumentuar këtë unë e kërkova për dëshmitarë profesorin tim Dali Emërllahun, për ndryshe kështu qëndron e vërteta  se e prapësuam turmën, unë gjatë një mendimi të shkurtër e pashë të arsyeshme t’i drejtohem personit i cili mbante flamurin në dorë me këto fjalë: “Të lutem ne emër të studentëve që të prapësohesh“, e ai pa asfarë

70

kundërshtimi ka devijuar rrugën për të cilën ishte filluar, e pas tij është prapësuar e tërë turma.  Për të argumentuar këtë pata kërkuar të ballafaqohem më atë person të cilin e kanë vërejtur në foto dokumentacionin gjatë hetuesisë. Tani pyes përse nuk u bë ballafaqimi i këtillë, dhe me çka argumenton prokuroria, se unë jam negativ?  

SQARIM Ky person të cilit unë vetë  i kisha dhënë flamurin dhe të dy bashkë më turma studentësh kishim defiluar drejt qytetit,ka qenë më i moshuari në qendrën tonë, pra studenti Jashar Alia (Hajdari) nga Radavci i Pejës, ka qenë ky fotografinë e të cilit me flamur në dorë ma kanë qitur dhe më kanë torturuar që ta pranoja se kush është dhe kush i ka dhënë flamurin atij. Kurrë nuk kam pranuar as emrin e tij origjinal e as nga është, duke mos përjashtuar faktin se e njoh, por nuk di kush është dhe nga cila komunë vjen. Këmbëngulja ime se nuk i di emrin e as nga është ai ishte diçka tjetër,kjo ishte mbrojtja ime për gjërat të cilat veç i dinin ata dhe duhej që pjesërisht t’i ndryshoja, pa ju dhënë rastin të më kapin se po i gënjej të gjitha, ishte e rëndë kjo ngase i frikësohesha ballafaqimit, por emrat e atyre që nuk ranë brenda kurrë nuk i kam dhënë! Më shumë mbi këtë rast dhe shumë sekrete që zbulova më vonë i keni në vëllimet tjera mbi ngjarjet e vitit 1981.  

Pas kthimit të turmës për në oborrin e studentëve para se ta shkelin 20-metërshin në prapsim kanë sulmuar organet e sigurimit me lotsjellëse, ku nga ikja, ata, pra studentët, zunë vend prapa barakave, mu në mesin e konviktit nr. 4 dhe hallës sportive “25 Maji”, tani nuk më kujtohet saktësisht se sa kanë qëndruar aty, por përafërsisht kanë qëndruar dy-tri orë. Në atë periudhë e tërë masa zuri të ulën e disa në këmbë ku kanë filluar të bisedojnë, këndojnë e nganjëherë edhe të brohorisin parulla të ndryshme. Në atë ndërkohë unë kam qëndruar pothuajse krejtësisht i vetmuar, sikur të kisha qenë pjesëmarrës aktiv, sigurisht se do të shoqërohesha  me grupe të ndryshme në brohoritje, këndime, biseda etj, por e vërteta është në të kundërtën. Derisa gjatë tërë asaj kohe, nuk mund të argumentohet që unë kam qenë i shoqëruar në cilindo grup qoftë, por sa

71

i përket qëndrimit tim në mesin e turmës, qëndrimi im ka qenë krejtësisht pasiv. Por, pozitiviteti im ka qenë në favor të organeve të sigurimit, faktorëve shoqëroro-politik dhe rendit tonë shoqëror.    Bie pyetja, si dhe në ç’mënyrë shihet pozitivja e ime në favor të rendit tonë shoqërorë? Këtë e argumentoi me shumë raste ndriçuese në qetësimin e studentëve. Se pari është dashur të ma sjellin dëshmitarin tim që e kishin organet dhe e njihnin me emër e mbiemër në foto e që kërkova pikërisht atë studentin Adem Ahmetaj, i cili po të ballafaqohej, kishte të faktoi rastin bamirës,në veçanti rastin  kur një person i panjohur po sulmonte me gurë organet e sigurimit të cilët ishin të ulur në anën e kundërt nga mensa e studentëve, ishin policë ata të cilët pushonin të gjithë në të katër anët, ku kishin rrethuar grupin e atëhershëm. Sulmi i këtij personi, të jem i sinqertë, ishte ngacmues dhe bënte ngritje revolte nga ana e studentëve po ashtu bënte ngritje tensioni në organet e sigurimit, e kjo sikur me ngacmoi si provokim pa nevojë. Pastaj, unë duke u bazuar në këtë ndikim negativ, u detyrova nga vetë të menduarit, që bëja në atë moment, që ta ndaloja këtë gjest negativ, derisa atypari mbretëronte një atmosferë pakëz më e qetë. Këtë gjest, jo vetëm që e kam ndaluar në mënyrë të kuptueshme dhe me arsye, por e kam ndaluar edhe në mënyrë fizike, duke ia tërhequr gurin nga dora dhe duke i bërë shtyrje jo bash paqësore. Por, sa ka vlerë kjo, që unë edhe armiqësohesha me shumë njerëz të panjohur, vetëm e vetëm që ta qetësoja qëndrimin kritik të këtij personi, të cilin nuk e njihja?!... Derisa kjo bamirësi as që u fut në materialin gjyqësor, e plus si bamirësi tjetër është edhe rasti shumë më me rëndësi, kur posa filluan brohoritjet e ndryshme, po ashtu brohoritja e parullës “Enver, Enver jemi gati kurdoherë”, po ashtu edhe këtu kam hyrë në atë grup, ku nuk e njihja asnjë person, hyra me qëllim që ta pezulloja atë brohoritje. Ishte tejet vështirë rasti që ta ndërprisja atë brohoritje, derisa aty veç ishte gatuar një revoltë. E vërteta për rrezikimet e mia është lehtë të ndriçohet nga vetë organet e SHSSH-së, derisa edhe ata vetë e dinin fort mirë se aty paska pasur ndodhi të ndryshme, paska ndodhur që njeriut t’i thyhet koka vetëm për shkak dyshimeve se ky apo ai qenkan informatorë, spiunë, agjentë etj. Kështu ka mundur të ndodhte edhe me mua dhe prapë kam kontribuar me tërë mundësinë që ta qetësoja një gjendje tejet të çrregulluar. Kaq pata lidhur me datën e 26 marsit 1981.  

72

SQARIM :  Zbardhjet në hulumtim të ngjarjeve nuk mungojnë, ato duhet shpjeguar ashtu si kanë qenë deri në ballafaqim faktesh çfarë sjell hulumtimi i këtyre ngjarjeve dhe proceseve tjera më vonë: Se më datë 25 dhe 26 mars nuk lash ndjenjë studentësh pa prekur. Ja edhe një konfirmim më krejt pak lëshime të parëndësishme që nuk prishin imazhin e realitetit mbi organizimin e gjithë neve bashkë në këto ngjarje. Para se ta sjelli sqarimin shtesë, mendoj dhe besoj se do dëshmoj koha pasi të jenë kryer hulumtimet në tërësi mbi këto ngjarje, se organizimi i tyre ishte gjithë popullor dhe duke qenë të tilla është vështirë të i përvetësoj ndonjë organizatë ilegale apo individ, madje as vet UDB-ja e cila kam nxjerr dëshmi tepër bindëse se rregullisht ka qenë prezent në mesin tonë për ta bërë punën tjetër në mungesë të aftësive të tyre për ta ndal këtë kushtrim lirie. Për gjithë çfarë kam bërë ata muaj mars-qershor 1981,unë nuk jam akuzuar e as dënuar,madje as sot në liri nuk mund ti them të gjitha në këso forma të shkapërderdhura, ato realitete sapo ta kalojnë individualizmin dhe bëhen kolektive pa dallim formave të organizimit dhe veprimit drejt lirisë, pa dyshim se do dalin lakuriq ashtu si kanë qenë. Në këtë kuptim tani po sjelli edhe një sqarim të pas çlirimit të vendit i cili dëshmon realitetet e veprimtarisë time të cilat në këtë material i mohoj në gjitha instancat e ndjekjes policore, gjyqësore dhe të politikës së Jugosllavisë. Në fejtonin e së përditshmen “Epoka e Re“, mars 2006, me titullin “Në 25-vjetorin e Pranverës së vitit 1981, fejtoni nr. 19, realizuar nga autori Burim Etemaj, ndër tjera lexojmë: “EPOKA E RE: Të ndalemi një herë te demonstrata e 26 marsit, pastaj te burgosjet. Teuta Hadri: N g a 1 2 m a r si, k u r fillu a n t’i a r r e s t o j n ë s h o k ë t, n a dhanë sinjal shokët e celulave - Bejtullah Tahiri, Shemsi Syla. Xun Çetta etj., që t’i përgatisim vajzat, t’i bëjmë gati fashat, sepse do të organizohej një demonstratë e fuqishme më 26 mars, me qëllim për të penguar Stafetën e Titos në Prishtinë. Ka ardhur Xuni dhe na ka thënë: “Përgatituni, mblidhni fasha, a e patë dhunën që u përdo rë më 11 mars, të jemi të përgatitur”. Përveç Xunit, kanë ardhur edhe s tudent ë të tjerë me grupet e veta dh e na kanë thë ne që të përgatitemi. 

73

Ne vajzat jemi përgatitur dhe jemi organizuar që më datën 26 mars të mos i lejojmë studentët për të shkuar në lig jërata. Bile unë aty kam ra pak në sy, sepse isha aktiviste e konvikteve të vajzave, aty kam ra në sy, sepse ka qenë një portier Sahiti, të cilin edhe sot e mbaj mend, që më ka thënë: “E ti çka je ka lyp aty, pse nuk po shkon në ligjërata?” Kështu që kur d olëm në  ora 7 e 30 për ta mbajtur demonstratën e 26 marsit, nuk e di as vet se si me aq shpejtësi kanë ardhur disa nga figurat politike si Gazmend Zajmi, N u ri B a s h o t a , S a nie H y s e ni, P a j a zit N u s hi, d r e jt o ri i Q e n d r ë s s ë Studentëve, Shefki Stublla, pastaj k a qenë edhe Azem Vllasi me shoqëruesit e tij”.  Pse thashë më lart: Edhe një konfirmim me krejt pak lëshime të parëndësishme që nuk prishin imazhin e realitetit mbi organizimin e gjithë neve bashkë në këto ngjarje? Thashë për arsye se, unë kurrë në jetën time nuk kam qenë në celulat treshe, pa dallim se i kam përdor madje shumë si forma veprimi, por jo të kem qen pjesë e krejt çfarë ka ndodhur më atë sistem celulash, të cilat dëshmoj se jo pak i kanë kushtuar organizimit qendror (nëse kanë lënë mundësi të kemi një qendër të përbashkët veprimi). Qendrorja rrinte e varur diku tjetër, mes luftës dhe paqes, mes pushtimit dhe çlirimit, atë nuk e preknim me dorë e as nuk e shihnim më sy, gati e gati as sot pas kaq vitesh çlirimi nuk duket bash saktë qendrori vendim marrës,tani kemi prapaskenën politike, sigurisht pasojë e po atij sistemi veprimesh në ilegalitet.  

Sa i përket pjesëmarrjes sime të datës 1 prillit jam shumë i lumtur, por aq sa jam i lumtur, jam edhe i brengosur. I lumtur jam për arsye se, edhe gjatë procedurës nuk kam pasur aq shumë moskuptime lidhur me datën e 1 prillit, ku faktikisht çdo gjë është e qartë, se unë aty as që kam qenë krejtësisht i shoqëruar apo i hyrë brenda me demonstrues, por kam qenë tamam një shikues i interesuar të kuptojë se çfarë po ndodhë, sepse shikuesi i ndeshjeve sportive mundet të mos jetë shikues aq i interesuar, e jo rrallë ndodh që ai ulet dhe ku e di unë se a e përcjellë lojën sportive, efektin e saj, apo veç është qepur aty. A unë këtu kam qenë si shikues i ngjarjeve, mund të them, i interesuar, derisa pavetëdije të plotë kam shkuar pas tyre, ashtu siç kanë shkuar edhe mijëra qytetarë tani të pastër dhe në liri.

74

Edhe për këtë kam kërkuar dy dëshmitarë, për faktin se unë kam qenë jashtë turme, si dëshmitarë kërkova dekanin e fakultetit Bardhyl Zajmin dhe profesorin Neshet Koshi, të cilët kanë kuptuar se sa pasiv isha,madje tani as në qetësimin e studentëve nuk isha aktiv. Kurse lidhur më 2 prill kisha të diskutoja aq shumë sa as vet nuk e di se a do të isha ngopur me sqarime, dhe kërkimet e të drejtave të mia, ku tani nuk e shoh si të nevojshme t’i hy asaj rruge, derisa nuk ka njerëz që kanë pakëz ndërgjegje dhe karakter të fortë e ndjenja shpirtërore të pastra për të më kuptuar, tani vetëm po e bëj një sqarim të shkurtër, pasi gjerësisht e keni atje në materialin e fshehur çfarë mbahet nga ju.  Më 2 prill, në mëngjes, kam hyrë në qendrën e studentëve rreth orës 8.00, apo mund të ketë qenë ora 9.00, ku tani pakëz sikur e kam harruar saktësinë, por aty pari në mesin e paradites, ardhja e ime ishte për të ngrënë në Mensën e Studentëve, edhe pse mensa nuk punonte para orës 10.00 të para ditës. Në kohën kur unë mbërrija në oborrin e qendrës së studentëve, aty nuk kishte asfarë grumbullimi e as tollovie njerëzish, por që të gjithë studentët ishin nëpër konvikte, të qetë nëpër dhomat e tyre, duke shikuar nga dritaret se ç’po ndodhte në kodrinat apo lëndinat e “Dragodanit”, në ato kodra ku kishin kapluar grupacione të shumta njerëzish dhe po zhvillonin duele me milicinë. Këtë vështrim e bëmë dhe pamë nga Qendra e Studentëve se çfarë po ndodhte në anën tjetër të qytetit, ku nuk kam qenë fare në kodrën tjetër prapa qytetit, pra në “Dragodan”. Është tejet vështirë ta kuptoj realitetin se si ka shkuar ashtu në shpejtësi elektrizimi i studentëve, i nxënësve, i klasës punëtore dhe i qytetarëve në tërësi dhe kështu është ngritur i tërë populli,njerëzimi që gjendej në qytet. Për një çast, nuk e kuptoi kohën as unë se sa ka zgjatur kështu, por e di që për një çast relativisht të shkurtër filluan të figurojnë dhe tanke ushtarake njëra pas tjetrës, ku pas ardhjes së tankeve, në vijën ajrore mbi rrugën kryesore kanë filluar të fluturojnë edhe helikopterët e ndonjë aeroplan në një lartësi tejet të ulët mbi qytet, ku u dëgjohej zhurma e tyre, po si qindra motorëve me “auspuh” të shqyer, e që krisma e tyre ishte tronditja më e madhe për qytetarë, po kështu tani filluan të shtënat me revole dhe armë tjera automatike etj. Në këtë ndërkohë unë kam qenë në kulmin e ballkonit të konviktit nr. 1, ku me vëmendje e kam përcjellë zhvillimin e ndodhive në qytet gjë kjo e cila dëshmon se nuk isha në demonstrata. Për një çast më është paraqitur frika se tani mund të ndodhte më e keqja, që e tëra kjo tollovi masive mund të shndërrohej në një katastrofë të përgjakshme dhe kam zbritur nga konvikti, shkallëve teposhtë dhe e kam marrë rrugën për në

75

banesën private, ku sado kudo banesa ishte në një largësi të mjaftueshme nga qendra e poligonit të këtij zjarri. Pasi që vetë mora rrugën për në banesë krejtësisht i vetmuar,pa as edhe një shok, aty, para se të zbres prej shkallëve të mensës, kalova në rrugën kryesore, e cila të shpie për në hallën sportive, mu aty të shkallët e mensës me ndali grupi i Milicisë prej 4 anëtaresh, të cilët me pyetën se, ku po doni? Me plot kuptim i informova se po shkoja për në banesë private, derisa keqësimi i gjendjes veç se po dyfishohej. Ai grup më uroi që të vazhdoja rrugën, por sa ka vlerë kjo kur në distancën prej 15 metrash përtej rruge, jo më shumë, menjëherë pas asaj rruge kryesore për në hallë të sporteve, më ndali grupi tjetër, ku ishin përafërsisht 15-20 milicë, ku m’u drejtuan po ashtu si grupi i mëparshëm, unë iu rrëfeva mendimet e mia dhe ata më liruan në kalim. Pas largimit prej tyre, në largësi prej 7, ndoshta 10 metra, po në atë largësi vërejta se si po orvatej një fëmijë nga ana e tij për të dalë, në atë rrugë kryesore, ku rruga ishte e sulmuar në një anë me gurë, nga ana e demonstruesve, me largësi prej 80-90 metra, po ashtu nga ana e të shtënave të milicisë në afërsi prej 10 metrave. Pasi që unë e largova atë fëmijë, menjëherë papritmas më kanë goditur me revolver, po ata milicë,pas shpine më goditën në shputën e këmbës së djathtë, ku plumbi më ka depërtuar prej anës së prapme të shputës e gjerë të gishtërinjtë, ku faktikisht s`kam ditur se ç’po ndodhë me mua, por e di se pas pak kohe, si i ndërkryer, e kam vërejtur automjetin e ndihmës së parë dhe një femër me mantel të bardhë, ishte motra medicinale. Aty me motrën medicinale dhe tjerë në makinën e ndihmës së parë më drejtuan drejtë e në rrugë për në spital. Në rrugën për në spital na kanë ndalur një grup tjetër i milicisë, ku tentonin të më nxjerrin nga ndihma e parë, dhe aty mu në makinë, më janë kërcënuar, duke më pyetur se ku kisha qenë dhe duke më thënë se nuk isha i plagosur, por po shtiresh si i plagosur, ani pse shihej gjaku që kishte kapluar përmbi fashën e lidhur. Aty edhe më kanë goditur dy-tri shufra të gomës (pendrekë) dhe me lëshuan prej aty drejt për shërim në spital, kaq pata lidhur me këtë datë kritike.  

SQARIM Sqarimet në detaje mbi këtë ditë kritike, për mua dhe shumë të tjerë, që pësuam me gjakderdhje, janë në materialin e vëllimeve tjera dhe në kumtesat shkencore që dhanë të tjerët mbi plagosjen time dhe realitete tjera krejt ndryshe nga përshkrimi im në mbrojtje para organeve të hetuesisë dhe ato gjyqësore, mbrojtje kjo ku ishte

76

vështirë të ikësh nga disa fakte, e assesi të mos lakosh bash as edhe një emër, siç veprova unë. Ja vetëm një pjesë nga kumtesa shkencore ku ish studentja, aktiviste e këtyre ngjarjeve Trandelina Labinishti ndër tjera thotë: “Të nesërmen, më 2 prill, që nga banesa dëgjuam krisma që vinin nga larg. Kur dolëm në rrugën “Ganimete Tërbeshi”, pra në rrugën tonë, për të dalë në drejtim të mensës, pamë disa studentë që mbanin një të plagosur. Ishim ende afër banesës sonë dhe bashkë me shoqet e mia i futëm brenda. Meqë shumë njerëz i panë duke hyrë në banesën tonë, për arsye sigurie e transferuan të plagosurin në një banesë tjetër ne Breg të Diellit. Atë student nuk e kisha njohur më parë. Aty më tregoi se quhej Xun Çetta. Erdhi e kontrolloi një mjek, i cili tha se i duhej dhënë serum dhe duhej çuar në spital, sepse kishte shumë gjakderdhje. Nuk e di se si erdhi makina e ndihmës së shpejtë. E kisha kapur për krahësh të plagosurin dhe kur hyra në makinë për ta futur brenda, dëgjova një zë burri që tha përmes radiolidhjes “Të plagosurit jepjani serumin dhe lëreni në banesë private”. Shoferi i makinës, i cili kishte qenë serb, e nisi makinën papritur e unë mbeta brenda me të plagosurin, të cilit i kishin mbetur këmbët jashtë. Afër spitalit na ndaloi një grup i policisë speciale serbe. Filluan të më tërhiqnin me forcë për të më nxjerrë jashtë makinës së ndihmës së shpejtë, por unë u kapa pas një karrigeje ose diçkaje tjetër metalike, duke bërtitur se të plagosurin e kisha vëlla. Nuk arritën të më nxirrnin jashtë dhe pak më vonë e lanë makinën të vazhdonte. Arritëm te spitali. Atë natë nuk fjeta fare. Isha në një dhomë me nëntë të plagosur nga armë zjarri”.  

Meqenëse mua nuk më është e qartë asgjë nga materiali gjyqësor, po ashtu në procedurën ndaj meje, tejet qesharake, tani do të kërkoja nga ju, gjykatë e nderuar, se përse këtu ndodhi kjo që sqarimet apo pretendimet e mia për sqarim nuk ekzistojnë askund në materialin gjyqësor, ku me sa di unë në rregulloren e kësaj shoqërie, kjo nuk guxon të ndodhë, e veprohet kështu, por mjerisht ndodhi e kundërta, edhe pse sqarimet e mia, mbrojtja ime duhet të jenë te shkruar në material gjyqësor, e jo të fshihet e vërteta, e në vend të vërtetës të lindin lloj-lloj kopili e dredhi juridike,ku ato kopili sot nuk mund të pinë ujë, që tërë deklarimet e mia t’i sajoj apo t’i shndërroi vetëm si deklarime gojore e jo si deklarim i shkruar. 

77

Lidhur me këtë, duke u bazuar në botën e qelbur, në njerëzit dyfytyrësh, të cilët nuk kanë guxim përballje me realitetin që deklarimin tim ta lënë ashtu si deklarim gojor, të jetë edhe me shkrim, aq më tepër nuk mund të pajtohem me të tilla praktika që të vërtetat të mos hyjnë në dokumentet gjyqësore, e në vend të tyre marrëzisht të imponuarat dhe montuarat t’i ndriçojnë me poçe elektrike shumëvoltëshe. Unë sjelljet e tilla juridike s’i kuptoi assesi ndryshe veç se një aventurë të arrogancës së përlyer tipike çnjerëzore.  E di se është e palejueshme dhe kritikuese një pamje me mendime dhe shprehje të tilla, por kjo është njësoj sikur të jetë e ndaluar përshkrimi i realitetit të katastrofës se kësaj vuajtje të dënimit, e cila faktikisht s’është asgjë tjetër veçse një krimb brejtës.  

Lubjanë, 6.5.1983

Xun Çetta   

SQARIM : Ta lëmë në një anë kush çfarë bëri dhe kush kujt çfarë i tha. Ato ditë të vështira, t’i krahasojmë dhe dakordojmë paksa ato, aq sa mundemi me këto çfarë thuhen tani krejt vonë, hulumtime dhe përmbledhje këto të cilat i bëj me përkushtim, në mos për asgjë tjetër të paktën për hir të thurjes së realiteteve të shkapërderdhura në mungesë hulumtuesish të paanshëm, ndonëse neglizhim i qëllimshëm ky… Në këtë kuptim po shkëputi vetëm një pjesë nga fejtoni, si formë interviste dhënë vetë Ali Lajçi në “Bota Sot”, e hënë, 7.1.2013, nr. 6262, viti XVII, pjesa 2, realizuar nga Fazli Muriqi ku ndër të tjera thotë: “Pas këtij debati, masa studentore fillon demonstrimin, ku zhvillohen demonstrata te rrepta dhe gjatë demonstrimit Aliu ishte dakorduar me Xun Çettën dhe të tjerët që të shkruhen edhe parullat politike si: “Duam Republikë”, “Bashkimi i viseve shqiptare”, “Korab dhe Pollog janë Kosovë”, “Nuk jemi jugosllavë, por shqiptarë”, të cilat Xuni i kishte shkruar me një grup studentesh (shokë). Demonstrimi kishte vazhduar deri në ora 16, kur ndërhyrjet e policisë ishin nga të gjitha anët, dhuna e rrahjet dhe torturat ishin të papara. U bënë arrestime të shumta, si në qytet ashtu edhe në konvikte, e nder ta arrestohet edhe Ali Lajçi.”


Nga libri faqe 266:

Xun Çetta

“Destradijev trg”, 11 

66000 Kopër 

Gjykata e Lartë e KSA të Kosovës dhe Gjykata e Qarkut në Prishtinë  

K Ë R K E S Ë  

Kërkoj rigjykim të sërishëm, ku do të dëshmojë pafajësinë time dhe padrejtësitë edhe më elementare të njeriut, që përjetova dhe po përjetoj kështu i shkelur dhe si i pafajshëm. A R S Y E T I M Për shkak të shkeljes drastike, esenciale të dispozitave të procedurës penale, si dhe për shkak të shkeljes se vetë ligjit penal. Dy gjykatat e lartpërmendura, marrëzisht dhe pa fije përgjegjësie kanë bërë verifikimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, me çka kanë grabit të gjitha të drejtat morale, juridike e njerëzore për mbrojtjen e pafajësisë time, viktimë e se cilës jam tani gati shtatë (7) vite. Mu për këtë, edhe kësaj, here si vite me radhë, kërkoi që Gjykata e Qarkut bashkë me atë supreme t’i prishin dy aktgjykimet e tyre, aktakuzat, pra të shkallës së parë dhe atë të shkallës së dytë. Ashtu që të më mundësojnë rigjykim të sërishëm, ku nuk do të ketë vend për aso pseudo prova të trilluara e mashtruese, pjellë e procedurës së shkurtër në një anë, si dhe procesit të shpejtuar gjyqësor nga ana tjetër, e veçanërisht pjellë e moralit të thyer juridik dhe papërgjegjësisë së atyre viteve në shoqëri. Si arsyetim për rigjykim të sërishëm, ashtu si parashohin edhe normat ligjore, unë po sjelli edhe dy fakte, dy dëshmi të reja, çfarë deri më tani nuk kanë poseduar fare në procedurë e as në proces gjyqësor. Por, para së gjithash ju bëjë apel në syqeltësinë dhe moralin e juaj profesional, juridik e shoqëroro-politik, që mos të humbet edhe rëndësia e këtyre dy fakteve, që u paraqiten tani më vonesë. Unë jam akuzuar dhe dënuar për organizimin dhe shkrimin e parullave në transparentet e ngritura në qendrën e studentëve me 26.04.1981, për të cilat edhe jam torturuar fizikisht, vetëm e vetëm që të pranoja ose s’paku të pjelli ndokënd tjetër me qëllim që t’iu shmangem torturave, më çka të gjithave iu përballova me vuajtje në favor të së vërtetës, e vërtetë është fakti se as nuk i kam organizuar, as nuk i kam shkruar, e as nuk di se kush i ka shkruar ato. Por, pa sukses, ato, pa u

267

pranuar, pa u dëshmuar e vërtetuar, mbetën se gjoja i kam organizuar dhe kam shkruar unë bashkë me ndihmësit e mi. Dy vite më vonë, në vitin 1983, isha në vuajtje të dënimit në Lubjanë, lexova në mjetet e informimit, se një person emrin e të cilit tani mjerisht nuk e mbaj mend, por e kam të shënuar diku emrin dhe mbiemrin e tij Berisha, si dhe datën e gjykimit të atij grupi, mes tjerash mbaj mend kur thuhet: Ai Berisha pranon veprimtarinë dhe shkrimin e parullave në qendrën e studentëve të datës 26.04.(3).1981, pra mu për ato për të cilat vuaj dënimin unë plotësisht i pafajshëm, dhe mes tjerash thuhet se ai Berisha pohon se ka shkruar këtë e këtë parullë dhe nuk pendohet, por qëndron prapa asaj çka ka shkruar dhe kërkuar. Si ndryshim i ri nga e kaluara, e që lidhet më atë për çka unë vuaj dënimin kaq të mërzitshëm, verbal e brutal, është fakti se unë atëbotë me 1981, jam akuzuar dhe dënuar me pa të drejtë se gjoja unë paskam organizuar e edhe vetëlëshuar në aksion të sulmeve fizike ndaj agjentëve dhe personave të dyshimtë, që u gjendën në mesin e demonstruesve. Atëbotë, u akuzova dhe u dënova, dhe tani në vuajtje të dënimit, se paskam sulmuar një person emrin e të cilit nuk po e ceku, pasi edhe ata që me akuzuan e dënuan për këtë gjë, qëllimisht nuk cekën emrin e tij në material gjyqësor, veçse unë dhe lëkura ime e dimë se ç`kam hequr në hetuesi për sulmet nga dy a tre persona të tillë. Vitin e kaluar, pra në gjysmën e dytë të vitit 1986, dëgjova në “Radio Prishtina“, e pastaj edhe lexova në mjetet e informimit se mu ai personi i sulmuar, për të cilin, pa asfarë dëshmie u dënova, dhe tani po vuaj dënimin si i pafajshëm, paska formuar grupin ilegal, të cilin do ta kthej në të mirë të kërkesës “Kosova Republikë” dhe do të luftojë deri sa Kosova ta fitoi statusin republikë. Lexova në mjetet e informimit, dhe po atë ditë në lajme dëgjova se mu ai person paska qenë kryetar dhe themelues i grupit ilegal dhe si pjesëtarët e grupit në fjalë u arrestuan dhe gjenden në paraburgim, e po ai si kryetar grupi, ia doli të arratiset përtej kufirit të RSFJ-së. 

SQARIM Personi i fundit, i cili si kryetar grupi, me 1986, arratiset jashtë shtetit, dhe anëtarët e grupit të tij u arrestuan,ishte Xavit Haliti, për rrahjen e të cilit, çfarë i bënë studentët me 26.3.10981, unë si akuza shtesë jam turturuar e dënuar, dhe tani pas kaq vuajtje dënimi, dëgjova lajmet dhe lexova shtypin, se ky u arratis jashtë shteti si nacionalist e irredentist.

268

Tani më nuk ndiej veten të qetë, viktimë ai që u tret nga vendlindja, thuhet për çështje nacionalizmi, viktimë unë në vuajtje dënimi gjoja kam organizuar dhe sulmuar po atë person  dhe sot që të dy, në rrethana krejt të ndryshme karakterizohemi si nacionalistë. Pyes vallë ç’qëllim kanë këto viktima të pashtjelluara që nuk din kush kujt dhe përse kështu? Pyes vallë, a mos ka arritur dikush të fus aso vëllavrasje sa që viktimat të jenë të barabarta e të trajtohen si një viktimë, pa dallim a i përket atij grupi, asaj partie, atij blloku, apo asaj rryme politike. Qëllimi që viktimat të jenë të një trupi, të një gjaku, vëllezër mes veti,dhe më në fund apo me vonë dinakërisht të dëshmohet se ata paskan therë njëri-tjetrin në fyt, në llogari të dikujt krejt tjetër. Ja, nuk kam forcë të vajtoj fatkeqësitë e symbyllurve, gjumashëve, të mashtruarve, por pyes vallë kur do të dëshmohet pafajësia ime dhe fakti se jam akuzuar dhe dënuar plotësisht pa faj. Sipas planeve të palës së tretë, që punon e vepron në heshtje të praktikës së njohur siç thonë ata: “Mos ta djegim dorën me gacë zjarri derisa kam mashën“! Pyes, vallë a po zbulohet masha e viktimave të pafajshme? Mendoj se ka ardhur dita e fundit për syqeltësi dhe të mos ketë vend për masha kaq famoze që na dhurojnë mjerimin. Fundi i fundit, gjykatë e nderuar,  e ngris zërin kundër kësaj mospërgjegjësie në shoqëri, e cila ka mbjellë viktima të pafajshme më tepër se kurrë më parë në histori, dhe ju lutem më kuptoni se nga përvoja e madhe ju them këtë: Viktima nga plumbi është njëqind (100) herë më e butë, më e lehtë dhe më e njerëzishme sesa viktima nga padrejtësia. Ju lutem, pos shumëçka tjetër që u kam shkruar vite me radhë, sa në adresën e juaj ku duhet ta ndani drejtësinë, sa në adresë të forumeve të ndryshme shoqëroro-politike etj, etj, kësaj here, ju lutem, merrni parasysh edhe këto dy fakte të reja që u paraqitën në të mirën time dhe të vërtetës, dhe ju lutem që edhe ju vetë t’i  karakterizoni dhe trajtoni si dy fakte të reja siç parasheh dhe kërkon ligji,  me çka kështu do të më mundësoni më lehtë rigjykimin e sërishëm, siç parashikohet edhe me norma ligjore, dhe ju lutem mos pritni që gradualisht të nxjerrën të vërtetat kështu vetvetiu, ngase shëndeti, gjegjësisht jeta ime, po dobësohet më të madhe. Gjendja ime shëndetësore, në të cilën gjendem tani, është në kundërshtim me vuajtjen e dënimit të mëtejshëm, por mjerisht edhe kjo po injorohet dhe heshtet me pa të drejtë. Fundi i fundit është mirë të keni parasysh faktin se unë, ose jam në rrugë të drejtë dhe i pafajshëm, ose jam sëmurë rëndë dhe vuaj shpirtërisht, çka edhe njëra edhe tjetra kërkojnë syqeltësinë e shoqërisë. Përfundoi me bindje se do të më kuptoni edhe më kaq, e mos të lëshohem në 100 e 200 faqe, kuptohet duke përshkruar pafajësinë time, që do zbardhte fajin tuaj.)  

Kopër, më 22.10.1987

Nga libri faqe  161:

Dy letra të së njëjtës datë: kryeshefit të UDB-së, Ibush Kllokoqit dhe shefit të UDB-së në Dukagjin, Asllan Sllamnikut

  

Me nderime shoku kryeshef   ( Ibush kllokoqit)


Nuk e di se a po gaboj kur ju lajmërohem me anën e kësaj shkrese, por, ja, besoj se nuk do të ma zini për të madhe, ngase edhe jeta e njerëzimit kudo në botë sot është e gabuar dhe me mëkate e përplot reakcion. Shoku Kryeshef, shkaqet apo të them motivet të cilat më shtyejnë të ju shkruajë sot janë të shumta e që kanë arsyet e veta të thella. Më besoni se aktualisht jeta më është rrezikuar rëndë, ndoshta përse nuk po di ta ruajë veten, por sidoqoftë në këto rrethana dhe padrejtësi çfarë më janë bërë dhe vazhdojnë ato, është vështirë të qetësohem,koncentrohem,të logjikoj dhe kontrolloj veten për një jetë të tillë nën pranga. Shoku Ibush, jo vetëm se është e pavend, e padrejtë, si krimi, masakra dhe terrori ndaj meje, por kjo është edhe një marri e paturp për njeriun i cili po zymton historinë tonë. Kjo çfarë ndodhë dhe po vazhdon,për më keq nuk po merren masa ndaj këtij dënimi ta quaj krim të paskrupullt daj meje, fatit dhe familjes time, shkelje këto të cilat nuk kalojnë pa pasoja më vonë, e si shkelje mendoj se janë dhe po mbesin për t’u cenuar një ditë. Shoku Ibush,nuk mund ta harroj kurrë atë kohë të nxehët tw vitit 1981, kur më thatë: “Xun, Ty duhet me ta bërë siç thotë Rexhep Qosja në romanin e tij  ,,Vdekja më vjen prej syve të tillë"  Me ta shtrënguar penisin, derisa të thuash, o lëshomëni se dua të mbaroj fëmijë". Vetëm kështu, ju do të pranoni të flasim për gjërat që ju ngarkon akuza jonë. Qysh atëherë më pat ardhur të ju them e nuk ju thashë, tani ndonëse në tjera rrethana po ju them, shoku Ibush. Po ashtu mund të jetë rruga juaj,por kush po luan rolin e Danjellit të Sherkës qafëtrashë dhe të paralizuar?! Këtë nuk u pata thënë ngase frika e pat bërë të veten dhe heshta si frikacak. Pas kaq kohë, shoku Ibush, binduni se rast të ngjashëm kam përjetuar në Lubjanë, kur një gardian më të vërtetë qafëtrashë dhe krejt i paralizuar, e i tërbuar më goditi në organet e pelvisit disa herë, por fatmirësisht fal kujdesit tim me përkulje si mbrojtje, nuk arriti të m’i dëmtojë organet e ndjeshme,ato bashkë me penisin shpëtuan, por prapë më kushtoi shtrenjtë ngase goditjet shtazarake nuk u ndalen në gjoks dhe

162

pleksus me ato këpucët e mëdha si vapor. Kjo ishte dhe mbeti goditja me pasoja të papara,ishin goditje aq të rënda këto, sa që pa një pa dy u gjenda i alivanosur për tokë, por gjithsesi në mbrojtje të organeve me rëndësi për trashëgiminë time. Shoku Ibush, gjithçka që ishte dashur të përjetojë një  kriminel lufte dhe fajtor për veprën që më ngarkon aktakuza,bindu se këtë gjë gati e  kam përjetuar dhe këtë si i pafajshëm,bile ajo që më dërmon dhe qet në dy gjunjë, është fakti kur sa di unë një palë njerëzish me kuptojnë dhe ndihmojnë, që të paktën të gëzojë bile këtu liri e demokraci të brendshme,por këta njerëz janë pa farsën e njerëzve të karakterit ndryshe, nga këta që më keqardhje më kuptojnë. Për të  kuptuar fatin e tillë,gjitha këto ndodhin në vuajtje të denimit dhe pas kaq kohe në befasi m’i lëshuan në shpinë shërbëtorë e kriminelë ordiner të palës tjetër reaksionarësh e tiranësh të cilët njerëzimit i dhurojnë vetëm errësirë dhe asgjë më shumë. Ndonëse po ndodh krejt ndryshe, kur gjitha këto më vijnë nga njëra palë, ku metoda e tyre e sëmurë e ka kështu siç kishte me thënë shkrimtari i njohur grek, Antonis Samarakis, autor i romanit ,,Gabimi", kur ai thotë: “Goditja e tillë është mu sikur  kundërshtarit t’i qëllohet boksa në qetësi dhe në organet vitale kur ai nuk e pret" Ndër tjera ai thotë: “Goditja e tillë e papritur, pa dyshim se do ta nokautojë kundërshtarin më lehtë sesa lufta frontale“. Pra, edhe mua, shoku Ibush, më përcjellin goditje të ngjashme dhe të papritura, pikërisht kur unë jam plotësisht në qetësi,kuptohet goditje këto të llojllojshme, qofshin fizike apo psikike. Shoku kryeshef,ju them se veten për kaq kohë nuk e kam gjetur askund më mirë se në veprën e njohur në fjalë të këtij shkrimtari të merituar grek. Bindu Ibush,se synimet në mua, më së miri i gjej në atë vepër, ku po krahasoj edhe hapat praktik dhe në kohë të papritur, çfarë po zbatohen ndaj meje në këtë botë ta quajmë të civilizuar dhe demokratike të këtij stilit tonë, siç thotë autori: “Tani nuk ka dënim me vdekje, por kështu janë metodat e hatashme të dënimit". Tek ne vërtetë ka dënim me vdekje, por kjo ndodhë tek kriminelë ordinerë, e jo te të dënuarit politik,sigurisht se vuajtja e tillë qenka më e rëndë. Unë, shoku Ibush, nuk jam e as që do ta nënshkruajë fajësinë time të paqenë,  pa dallim presioneve të të gjitha llojeve çfarë ushtrohen mbi mua. Unë jam tepër koshient dhe i matur në veten time për çka nuk peshoj problemet me tendencat e tjerëve dhe kandar të huaj. Pra, ju lutem me kuptoni drejtë se, gjitha këto masa rigoroze, çfarë janë marrë dhe po merren ndaj meje, janë simbolike, ku më shumë

163

pasqyron tirani sesa demokraci në këtë shoqërinë tonë. Kur them këtë binduni se kam plotësisht të drejtë, derisa si i pafajshëm gjendem prapa hekurave dhe për më keq nuk po merren asfarë masave ndaj padrejtësive në fjalë,kjo është bindja ime e drejt dhe me vend, bindje kjo e cila po zgjerohet edhe në familje,fqinjë,dashamirë të mi dhe popullit përreth. E them dhe jam i sigurt, ngase më njohin mirë dhe pa rezerva gjithandej.  Të thashë, shoku Ibush, ngase ju tani më, e dini mirë se fajësinë mbi gjendjen e preokupuar në shoqëri nuk mund ta mbajë në supet e veta vetëm rinia e shtalbuar  me gjitha këto akuza të rënda, duke filluar nga ato nacionaliste e deri tek separatiste dhe gjithë  çfarë po i imponohet me të madhe rinisë sonë. Fajësinë duhet ta bartin dhe nuk ka si t’u ikin shtetasit e klasës së priveligjuar deri në grupe reaksionarësh, kategori kjo e cila po pjellë shtresa burokratike, të cilat e përvetësuan gjithë mundin e çlirimit të vendit dhe parullën e barazisë së kombeve dhe kombësive. Të gjitha këto forca punuan dhe vepruan përmes kanaleve të emëruara me privilegje dhe kështu kanë arritur ujdi që të bashkohen dhe të shërbejnë më tej bashkë me forcat unitariste, centraliste dhe me jo pak pseudoshkencëtarë,filozofë dhe ideologë të planit të Ilia Garashaninit, të quajtur ,,Naçertania", që për qëllim kanë Serbinë e Madhe në kurriz të popujve të këtij shteti e më gjerë në Ballkan . Them se këta duhet bartur përgjegjësinë, e jo të ikun nga ajo për arsye se tashmë ka decenie me radhë që kur punojnë në grabitjen e pushtetit, duke u fshehur me keqpërdorimin e vetëqeverisjes, e cila mjerisht ju shërbeu si perde, pa u kontrolluar planet e tyre. Shoku Ibush,unë thjeshtë nuk jam për debate dhe asfarë polemikave politike e historike me filozofi të tilla,aq më pak kur nuk jemi afër njëri tjetrit dhe bisedojmë gojarisht mbi përgjegjësitë në fjalë, por ja se fati i zi të cilin ma kanë imponuar këto padrejtësi të tepruara të praktikës juridike, politike e shoqërore, tani më shtyjnë ta them përvojën time. Gjithë çfarë u thanë më lartë  më shtyjnë të ju përkujtoj së paku sipërfaqësisht faktin se unë jam viktime nr 1 i atyre të cilët po mbrojnë pozitat dominuese të sëmura në shoqëri. Ka kohë të gjatë që nga kam vërejtur erën e kësaj praktike në shoqërinë tonë,por vetvetiu nuk kam lejuar veten t’i marr të sigurta krejt çfarë po shoh  dhe përjetoj, ndonëse kam gabuar, për çka edhe më kushtoi shtrenjtë. Gjithë ajo çfarë po ndodh sot me Kosovën, e në veçanti në Fushë Kosovë,ngjarje këto të cilat së fundit po i përcjelli shumë mirë,mendoj se

164

janë pasqyrë e realitetit atje ku pasqyrohet edhe pafajësia e rinisë time dhe shumë të pafajshmëve tjerë në Kosovë. Kjo më shtynë ta pyes veten, vallë çfarë bëri Xuni dhe për çfarë përgjigjet tani plot pesë( 5) vjet prapa grilave. Shoku Ibush,po sot po i lajmërohem edhe shokut Asllan Sllamnikut, me detyrë aktualisht në Pejë, ku përmes një shkrese të ngjashme me këtë, ku nga ju dy pres që të ndërmerrni shumëçka,kur them këtë mendoj shumë gjerë e gjatë dhe shoh mundësi reale për ndryshim të praktikave të deritashme dhe gjendjes sime. Së pari, po ju përmendi këtë: Ju, së bashku me shokun Asllan, jeni ata që jeni mashtruar rëndë në këto praktika, edhe në deklaratën e të dënuarve Ali Lajçit, Ramë Demajt dhe atyre nën presion, çfarë keni marrë nga Gani Koci. Shoku Ibush, binduni se i mbeteni borxh të ardhmes së historisë sonë, nëse nuk shkoni edhe më tej mbi padrejtësinë çfarë më është bërë, kur ju them këtë, ju sjelli ndërmend faktin se tani i liruari Ramë Demaj, ka qenë përgjegjës jo i parëndësishëm për akuzat çfarë m’u bënë mbi ngjarjet në qendrën e studentëve me 25.3.1981. Kur them këtë bazohem në deklarimet e tyre gjatë procedurës së gjyqit dhe hetuesisë, të cilat mjerisht i pohonte edhe ai vet. Por ja se çfarë ndodhi me të... Shikoni situatën sot. Kur po krahasoj fatin tim të zi dhe pafajësinë time me përgjegjësinë e tij, tani i liruar, duke pjellë akuza mbi mua,kjo më shtynë të mendoj dhe dyshoj se mos paska qenë në shërbim të forcave të më lartë përshkruara, në këtë rast edhe në shërbimin tuaj,shërbime këto të cilat duhet të jenë përgjegjëse për gjendjen e krijuar në shoqëri. Nisur nga këto jam i shtyrë të dyshoj se a mos këtu paskan përzier rryma të errëta dhe të helmuara me qëllim që të manipulojnë me aspiratat, dëshirat dhe fatin e popullit. Të mos harrojmë faktin se herët a vonë gjithçka zbulohet vetvetiu mbi gjitha ndodhitë, e për këtë realitet flet edhe profesioni i juaj çfarë ushtroni sot. Si pikë e dytë,ju përkujtoj faktin se Gani Koci, mua personalisht nuk më ka njohur kurrë dhe as që e kam njohur atë dhe prapë në ballafaqim ai deklaroi shumë sinqerisht, duke thënë se, Xunin e njoh vetëm nga data e 26.3.1981, dhe mos ta harrojmë faktin se Ganiu nuk ka pohuar kurrë në ballafaqim me mua gjithë atë çfarë po lexoj në materialin gjyqësor dhe mjetet e informimit bulevardesk, përmes të cilave po dezinformohet opinioni. Si pikë e tretë, po ju sjelli ndërmend se ju më keni akuzuar edhe për organizimin dhe shkruarjen e parullave të mëdha në format të çarçafëve,

165

ku më thuhet se unë paskam pasur edhe bashkëpunëtorë të organizuar në këtë drejtim, por mos harroni se dy vite më vonë, data e cila nuk më kujtohet, por e kam diku të shënuar,kur në përgjigje të një akuzuari para trupit gjykues u deklarua një i akuzuar, duke thënë se unë jam përgjegjës mbi shkrimin e parullave në fjalë dhe karakterin e tyre dhe se nuk pendohet për veprimet. Pra kështu deklaroi burri i nderit, i cili nuk largohet nga e vërteta,nënvizoje i nderuar Ibush, se unë jam akuzuar dhe denuar pikërisht për këto parulla, autori i të cilave u zbulua dy vite më pas. Si pikë e katërt, ju përkujtoj akuzat e qarta krejt brutale, çfarë më prezantuan në opinion, si agresiv mbi gjoja sulmet fizike mbi agjentët e sigurimit shtetëror. Tani ju pyes: “A e dini se kush është Xhavit Haliti sot, për të cilin më keni torturuar se kam organizuar sulmin kundër tij“ ?!...Unë nuk e di dhe nuk dua të besoj se Xhaviti është asi lloj karakteri çfarë po flitet në popull. Si pikë e pestë (5), më keni akuzuar edhe sipas deklarimeve të shokut Ali Lajçi, por unë atij nuk ia kam zënë për të madhe, ngase ai nuk më ka njohur fare më parë, pa përjashtuar verifikimit të prezencës sime në fotodokumentacionet e shërbimit tuaj,ku më ka vërejtur në foto, sikur po bëja shpjegime po si të isha ndonjëfarë orator diskutimi me ato duar të hapura, siç e pashë edhe vetë në fotodëshmitë tuaja për hetuesi. Kjo për asnjë moment nuk është dëshmi, derisa nuk keni dëshmitar, i cili konkretizon çfarëdo qoftë mbi fjalimin tim. Shoku Ibush, gjatë hetuesisë shoku Ali Lajçi ju ka shprehur se, Xun Çetta më ka thënë në prezencën e Gani Kocit dhe Bajram Kosumit se, duhet të sulmohen ca agjentë, si dhe ka pyetur se a mund të urdhëroj që të ngriten parullat, të cilat tani veçse janë të gatshme?! Por ju, shoku Ibush, nuk do duhej të mos keni parasysh faktin se unë me Bajram Kosumin nuk kam asfarë lidhjeve, dhe ai vetë thekson se unë nuk di asgjë për atë çfarë thotë Aliu, po ashtu këtë gjë e pohon edhe Gani Koci para trupit gjykues, me çka bëri që edhe Ali Lajçi të ndërronte mendimin dhe tha se, jo, jo Xuni më ka thënë vetëm mua në vesh... Unë edhe sot nuk di se kush janë ata që dëshmuan mbi gjoja fajësinë time,e sa i përket thënies së Ramë Demajt: Xun Çetta me 25.3.1981, në mbrëmje, para gjithë studentëve ka propozuar që të bashkohemi 200 apo 300 studentë dhe të shkojmë në Komitet Krahinor dhe të paraqesim kërkesat dhe aspiratat tona. Unë për këtë shpifje kam kërkuar dy dëshmitarë, të cilët kishin të dëshmojnë se unë në atë mbrëmje kam qenë në banesë private, e cila gjendet mbi dy kilometra larg qendrës së studentëve. Unë atë natë kam ngrënë darkë, ngase kam qenë i parapaguar dhe jam

166

kthyer në banesë. Për gjitha këto unë kam deklaruar shumë qartë edhe në hetuesi dhe para trupit gjykues, duke vazhduar me sqarime edhe në shkallën e dytë, e cila sa duket nuk ka pasur ku të bazohet, dhe akuzat e Ramë Demajt i ka pezulluar, dhe nuk i lexova fare në këtë material, por pa dallim në këtë, të shtyer nga turpi i tyre juridik, po lexoj se si ekziston mundësia siç thonë ata, se u verifikua se Xun Çetta ishte pjesëmarrës i të gjitha ngjarjeve të 26 marsit, 1 e 2 prillit 1981, për arsye se Xuni u gjend në konvikte të studentëve, edhe pse nuk ishte banues në konvikte, ky me 02 prill edhe u plagos në ballë të demonstratave nga ana e policisë. Siç ju kam shkruar gjykatave, po e përsëris edhe për juve, shoku Ibush, se unë, edhe pse isha në banesë private, unë kam qenë parapagues i mensës së studentëve për shkak të çmimit të volitshëm. Për sa i përket plagosjes nga policia,këtu për mua është absurde të diskutohet shkel e shko, aq më keq kur nuk kuptohet deklarimi im. Unë siç u kam shkruar gjykatave dhe së fundit edhe organeve apo institucioneve tjera politike, si kryesisë së RSFJ-së e tjera me radhë, se plagosja ime të cilën e mora nga plumbat e policisë, ishte dashur të ngrihet ekspertiza e cila kishte për ta dëshmuar saktsisht se unë jam plagosur pa faj dhe se ai i cili ka shtënë në mua ka pasur për qëllim të nxis frikë,psikozë dhe urrejtje në masat që po vlonin në demonstratat e asaj dite. Unë kam deklaruar hapur se sikur të kishte qenë morali shoqëror në nivelin e duhur, ishte dashur të më përgjigjen në këtë akt të pamëshirshëm,por ja se pasi që morali shoqëror po mungon, si dhe gjendja është e tillë,unë po detyrohem të nguroj në këtë të drejtë dhe shikoj fatin tim të zi, çfarë po e vuaj tani e pesë (5) vite krejt i pafajshëm.  Shoku Ibush,unë ju kam shkruar edhe dy herë më parë, ku në të njëjtat ju kam paralajmëruar ju dhe shokun Asllan, por përgjigja juaj mongoi,ndoshta për arsye se u është dukur heret dhe e parëndësishme, si letra sqarimesh, por ja siç i shkrova edhe shokut Asllan,tani të ngjashme, po ju shkruaj edhe juve se kjo është dhe po mbetet hera e fundit që ju shkruaj, me shpresë se njëri nga ju do më vizitoni dhe të bindeni drejtpërdrejt mbi pafajësinë time, ku nga ai moment konsideroj se do merrni masa tjera shtesë,më serioze dhe do të më kuptoni se kjo gjendje po ma han shpirtin tani e pesë(5) vite. Ibush,janë të shumtë ata që më thonë se, ti Xun duhet t’i gjesh dëshmitë krejt tjera çfarë nuk i ke parashtruar në hetuesi dhe gjykatë, nëse do të arrish rigjykim. Siç kam thënë në vazhdimësi po përsëris se faktet më të fuqishme i keni në deklarimet e mia në hetuesi dhe para trupit

167

gjykues,por sot nuk po figuron fare në materialet gjyqësore,ato shkurt janë sajuar diku thellë ku vlera e tyre nuk guxon të ndriqohet fare,ato janë shtrembëruar për të dominuar e pavërteta.  Mu për këtë, për hërë të fundit, ju shkruaj vetëm mbi ato gjëra, të cilat për ju do duhej të jenë të njohura, e për diçka tjetër unë nuk marr guxim të ju shprehu as të ju shkruaj, ngase në këtë mënyrë veçse armatosi të tjerët kundër meje, dhe i njohtoj se me çfarë faktesh disponoj unë,pra kuptoni se detyrimisht ruaj gjëra për një ditë të gëzuar, e cila eventualisht do vie shpejt,unë nuk lejoj që të manipulohem nga dy tre persona, të cilët kanë privatizuar edhe vetë ligjin, duke shkelur faktet e mia për të dalur para opinionit krejt ndryshe,e kjo e dini se është e dënueshme me ligj. Unë ju kërkoj falje për këtë, me shpresë se do më kuptoni se si po e ndiej veten kur po grumbulloj fakte dhe padrejtesi me të cilat po manipulohet populli dhe në të njëjtën kohë nuk po guxoj t’i ofrojë askujt faktet, ngase shumica sot veç po grumbullojnë informata nga më të ndryshmet me të cilat po mbrojnë vetëm dobësitë e tyre e asgjë tjetër. Kështu dhe në këto mënyra janë formuar grupe klanesh dhe po vazhdojnë, po si në jetën klasike, pra kush kujt po mundet të ja leshojë me apo pa prova të verifikuara. Kjo ka bërë që interesat dhe dëshirat e popullit të shikohen si probleme apo kërkesa të rangut të  dytë, ose thënë, të fundit. Kjo gjendje, jam i sigurt, se po mbjell një katastrofë të paparë,e ju më së miri e dini se haraqin e kësaj e paguan populli,të vegjëlit dhe të pafuqishmit e kësaj politike. Shoku Ibush,kësaj radhe dëshiroj ta di për mirëshëndetin tuaj dhe familjar,ta di si jeni me shëndet,si po kaloni, dhe ju lutem si vëllaut, të qëndroni syhapur përballë tendencave të çdo reakcioni, ngase bota aktualisht ka humbur kontrollin e paqes dhe mirëqenies së popullit. Ju lutem, me këtë mesazh pranoni përshendetjet e mia më të sinqerta. 

Nova Goricë, më 26.6.1986  Shoqërisht Xuni 

Postuar me 1.7.1986. Në Prishtinë, sipas vulës, atje arrin me 18.7.1986  

SQARIM: Pas ca muajsh, saktësisht me 07.01.1987, kur mendoja dhe kisha dëshmi se letra veç i ka rënë në dorë,unë kërkova  numrin e

168

telefonit në numrator të renditur si numra privat, dhe fatmirësisht e gjeta, po me emrin Ibush Kllokoqi,por pas telefonatës kuptova se numri ishte gabim,sa duket numri 038-29.745 ishte ndërruar. I vetëdijshëm se prapë nuk do më përgjigjet me shkrim,bëra si kam ditur e mundur, që me çdo kusht ta marr në telefon, edhe pse kjo më kushtoi shumë keq, siç e kam të përshkruar, si pasojë, në pjesën e ditarit tim. Pra, për të mos lënë veten rehat, u lidha me qendrën e informacionit, duke sqaruar se numri i këtij personi më doli gabim, iformacioni më dha numrin aktual të tij nr.038-29.715. U lidha në telefon me gruan e tij, e cila u interesua ta dinte se kush jam,nuk i tregova,më tha se Ibushi nuk është këtu, por për 10-15 minuta e pres në drekë. Pas 30 minutash u lidha me Ibushin dhe ndërruam fjalë të rënda, por herë-herë më të buta, siç i kam të përshkruara në vëllimet e ditarit tim.   

Letër Ibush Kllokoçit, korrik 1986

169 

Me nderime, shoku shef   ( Asllan Sllamnikut)

Ja tani, pas pesë(5) viteve, vendosa që edhe njëherë, tani për së dyti, me emër, të ju lajmërohem, me anën e kësaj copë letre dhe të ju informoj se ende jam gjallë, shoku Asllan. Kur them këtë, ju lutem përpjekuni të më kuptoni se kam të drejtë ta ndiej veten të befasuar ndaj këtij fati në fatkeqësi. Ndoshta nuk keni harruar kur para pesë(5) vite në zyren tuaj me temperaturë qershori, të natyrës pranverore (verore) 35-40 gradë celcius, çfarë krijonte ai ,,Mulla Syla" i zi, siç e quanit ju atë shkopin e gomës (pendrekun).  Besoj ju kujtohet kur ju thash: “Prej sot gjithçka më është e qartë dhe për asgjë nuk pendohem, veçse të kisha qenë vetëm edhe tri (3) ditë jashtë kësaj klime dhe këtij objektit tuaj“. Ju, shoku Asllan, pa menduar mirë se çfarë dua të them,m’u sulët mbi kokë, duke më pyetur: “E çfarë kishe bërë,më trego çfarë kishe bërë për ato tri(3) ditë?!“. Unë menjëherë e kuptova se ju më keqkuptuat dhe fillova e sqaroj me këto fjalë: “Për ato tri(3) ditë do të rrija me nanën time plakë,me familjen dhe kështu të hallallshtisem me ta për jetë, ngase vetëm tani po shoh vdekjen!“. Vetëm pas këtij sqarimi, u qetësuat, shoku shef.  Ju lutem Asllan, binduni se gjatë vuajtjes së denimit kam përjetuar tri herë më vështirë se kaq,por kuptohet me metoda tjera,si sulme fizike,brutale dhe pa kontroll, me çka edhe sot kam pasoja. Sulmin më të rëndë e kam përjetuar vetëm njëherë, e nëse ju intereson data, ja ku po ju shënoj këtë ditë të kobshme për mua si datë, 19.06.1983,e në vazhdim kam pasur maltretime psikike,provokime të kurdisura etj,etj,pra gjithherë kam përjetuar,  por metodat ndërroheshin dhe po ndërrohen. Gjitha këto, shoku Asllan, i përjetova dhe përjetoj, por ajo që po më han shpirtin është fakti se unë jam i pafajshëm.  Më beso se përgjegjësinë që kërkoni nga unë, është barrë e rëndë, e cila më këputi dhe shkatërroi fizikish dhe mentalisht, ngase jam plotësisht i pafajshëm. Deri më sot mbi gjitha këto kam shkruar gati kudo, si në gjykatën e qarkut disa herë,gjyk atën e lartë, një apo dy herë,në atë kushtetuese, i cila m’u përgjigj se nuk është kompetente për këtë,kryesisë së Kosovës një herë, Kryesisë së RSFJ-së dy herë,Kryesisë së Republikës së Sllovenisë mbi problemet këtu dhe padrejtësitë çfarë më janë bërë në Kosovë një herë. Mjerisht të gjitha këto qëndruan si duarlidhur gjoja se morali vetëqeverisës nuk po i lejuaka të futen në punët e tjera

170

institucioneve. Bile vlen ta ceku se Kryesia e RSFJ-së, dy herë më ktheu përgjigje, duke më këshilluar që të mos heq dorë nga gjykata, aty ku më është shqiptuar dënimi, ngase vetëm ajo paska fatin tim në dorë. Unë një rekomandimi të tillë nuk iu largova, derisa më në fund u binda se gjykata nuk ka pavarësi profesionale, me çka them se ka humbur, jo vetëm besimin tonë, por edhe moralin juridik e profesional. Një gjë të tillë e kisha të qartë që moti, por ja se sot më duket mashtrim fëmijësh të ju lajmërohem atyre të cilët nuk më njohin. Bile tani në mesin e katër mijë(4000) e sa të denuarve, sa ka aktuakisht Kosova, ku unë aty jam vetëm një kokërr misri në atë hambar, me çka edhe pajtohem se dielli ka filluar e po rrëzon ndryshe. E keqja është se unë gjithherë si i pafat dhe i pafajshëm, ku si të tillë tani mua më ka sjellur një dobësim në pikëpamje të shëndetit. Shkurt nuk po e ndiej veten mirë,pra ky edhe është motivi që më shtyen të ju shkruajë sërish juve, me bindje se nuk më keni harruar, dhe me bindje se ju dhe Ibush Kllokoqi mund të dini më së miri se jam denuar pa as edhe një dëshmi, dhe se nuk më janë marrë në pyetje 4-5 dëshmitarë, të cilët do ta ndriqonin të vërtetën ndryshe nga kjo pamje e errët dhe verbërimi i trupit gjykues. Tani para pak ditësh, pata një vizitë të shkurtër, të them për rrugë, që kishin qenë ca kolegë tuaj me shërbim në Beograd,ishin këta kolegë tuaj të cilët më vizituan,bile njëri nga ata, sa vërejta, po më njihte diçka më hollësisht, me çka u ndjeva mirë, ngase u binda se materialin e veprës sime dhe dërgesave, ende po e lexokan dhe studiokan,e jo të jenë strehuar diku në qoshe të ndofarë vitrinave të mëdha dhe ta kenë shkelur vepra veprën, e sot pas pesë(5) viteve, e imja të jetë fundosur diku në errësirë. Shoku Asllan, ju kisha lutur që ta sjellni numrin e telefonit të Ibush Kllokoqit dhe të insistoni disi së bashku që të më mundësoni një rigjykim, për të cilin gjë ka kohë që po orvatem me shkresa, por ja se disa nga to edhe mbetën të shudhëra. Shoku Asllan,unë burrërisht ju them se tani është koha e fundit, kur do të pranoja një lirim të ndershëm, dhe bindu se po që se dështoj edhe kësaj radhe, për mes jush si më kompetentë që jeni,pasha besën time dhe familjes,unë jam ai i cili do të heqi dorë nga lirimi individual, qoftë edhe në vitin 1994, kur do më skadonte denimi. Po, Asllan,do të harroj se çdo të thotë lirimi personal,por nga këtu do të shtrohet një pyetje pa përgjigje se kush do të jetë Xun Çetta?! Shoku Asllan,kërkoj nga ju dhe shoku Ibush, që në një të ardhme të

171

shpejtë të më vizitoni,në mos të dy, atëherë njëri nga ju, ku do sqarohemi më mirë. Më besoni se unë nuk po shoh rrugëdalje tjetër, pos që të arrihet mundësia e një rigjykimi ligjor. Dëshiroj që të ndodhë kjo aty diku kah muaji i nëntë(9) apo eventualisht muajin e dhjetë(10), ku besoj se e tërë kjo do të favorizonte ndriqimin e të vërtetës së shkelur tash sa kohë,kjo është ajo çfarë e shoh si të rrugës,apo nëse ka rrugë tjetër,të kuptohemi juridike e morale,ju lutem më lajmëroni me një copë letër ose në telefon 065-215.69, mënyrë kjo që u mundësohet të burgosurve këtu, dhe unë nuk po lejoj të më bëhet përjashtim,siç e dua edhe e mbroj barazinë. Më së miri kishte qenë ta kërkoni drejtorin,,upravnikun"e Nova Goricës në këtë burg. Ju lutem Asllan, të më besoni se durimit i ka ardhur fundi, dhe nuk po shoh mundësi reale që të qetësohem e pajtohem me këtë dhunti, e cila më djegu shpirtin dhe po më han për së gjalli. Shoku shef,nëse arrihet rigjykimi në fjalë dhe një lirim eventual,binduni se keni arritur shumë, e them këtë ngase problemi respektivisht denimi im si i pafajshëm, njëherit është problem aktual edhe i familjes sime,fqinjëve,miqve,dashamirëve dhe i popullit në tërësi,gjë kjo ngase mendoj se një problem i tillë apo të them një shkelje fagerante e lirive të një personi,popullit apo komuniteti, është problem i cili peshon rëndë në kandatarin politik. E di se janë të shumtë ata të cilët verbërisht i mbyllin sytë ndaj problemeve dhe padrejtësive individuale, duke trajtuar si problem jashtë rendit të ditës për shqyrtim, ngase të tillët frikësohen nga problemet dhe kundërshtimet kolektive e grupore. Por, duhet pasur kujdes se shtimi i numrit të të parëve, pra individual, është dy herë më i rrezikshëm nga ato grupore e kolektive, ngase bashkimi i forcave individuale, si të pakënaqur, si në këtë gjendje që jemi, gjithësesi është një eksploziv vetëvrasës, me çka nuk kursehet as jeta. Për këtë gjë ka dëshmuar historia,pra kërkoj syqeltësinë tuaj dhe të shokut Ibush. Unë mendoj dhe përkujtoj se, padrejtësitë çfarë kanë përfshirë botën, nuk është kjo një punë e vogël për neglizhim. Shoku Asllan,tani po ju pyes, si jeni me shëndet,a po lodheni,si po kaloni në atë Pejë të kuqe buzë bjeshke të asaj ane. Asllan,nëse nuk më keqkuptoni, ju kisha thënë se tani ke shkuar me detyrë në rrethin ku kam lindur e rritur,dëshiroj që puna të ju shkojë mirë dhe si një dashamirës i mireqenies së njerëzimit, ju informoj se atje asgjë nuk mbetet e fshehët,çdo gjë bartet nga goja në gojë,por edhe kjo punë shkon në kanale të heshtjes dhe lëvizjeve si memec. Shkon kështu, ngase përvojat kanë pjekur edhe fëmijët para kohe atje. Shoku Asllan,para se ta përfundoj këtë shkresë, ju kisha lutur të më

172

kuptoni për një gjë të tillë,ju do të duhej gjetur një dhomë të qetë e të koncentroheni mirë e mirë, e nga këtu të mendoni se çfarë po ndodhë aktualisht në Kosovë. Mendo dhe kupto se kush janë realisht ata që po rrezikojnë paqen hapur dhe nuk duan të ju njohin e s’e kuptojnë fare? Ata po shkojnë drejtë e tek nëna e tyre në Beograd, thua se Kosova qenka njerkë për ta,mendoni edhe në privilegjet e tyre që kanë si të punësuar çdo i treti (3), derisa shqiptarët aty janë të punësuar çdo i dhjeti(10),mendoni dhe kuptoni se si ata kërkuan që tokat e serbëve dhe malazezve në Kosovë t’u ofrohen për shitje me tapi një forumi në Serbi,gjë kjo të cilën historia nuk njeh ide e lëre më praktika të tilla. Mendoni se si kërkuan që gjuha shqipe të pezullohet dhe si gjuhë zyrtare në Kosovë të flitet ajo serbe,mendoni në marshimet e tyre masovike, ku para sa kohe, të bashkuar, në mënyrë demonstrative, shprehën mosbesimin në bashkim-vëllazërim të kombeve dhe kombësive në Kosovë. Të gjitha këto, Asllan,tregojnë hapur se sa janë të privilegjuar, vetëm që të mos largohen nga Kosova e përbashkët, si mike e njerëzimit, çfarë është dëshmuar, populli ynë dhe Kosova jonë. Gjitha këto tregojnë qartë se përse po bëhen lëshime të njëanshme në fushën e barazisë,tani pyes: Vallë ku mbeten frytet e revolucionit dhe afrimi i kombeve dhe kombësive, për të cilat na flasin,pyes çfarë masave po merrni ndaj tyre, krahasuar me masat rigoroze çfarë u morën ndaj neve, si krejt të pafajshëm. Ne nuk jemi kundër asnjë kombi e kombësie,personalisht i çmoj dhe respektoj si internacionalist, por gjendja reale tregon se diçka nuk po funksionon. Më në fund, ju lutem pranoni të falat më të sinqerta. 

Shoqërisht Xuni Nova Goricë, më 26.6.1986  

SQARIM : Siç lexuam,e kam paralajmëruar Asllanin se në vendlindjen time, ku ai kishte kaluar me shërbim, si shef i UDB-së  në Dukagjin,pra në Pejë,nuk mbetet gjë e fshehur, e të mos e marr vesh. Pas lirimit tim me 1989, kam marrë tepër të dhëna për sjelljet e tij atje, si dhe për shumë persona, të cilët Asllani i kishte marrë në biseda informative, duke pyetur për mua, se si e njihni Xun Çettën?! Kryesisht kishte pyetur drejtorë shkollash dhe këngëtarë, e ndër ta edhe vëllezërit Çetta.

173

Thirrja ime në këtë letër, mes tjerash, që Asllani ta mendonte dhe kuptonte realisht situatën politike në Kosovë, ishte në kohën kur serbët po ngriteshin kundër shqiptarëve dhe kërkonin politika fashiste përballë nesh, pa guxuar të ndërmarrin diçka, po këta shefa të UDB-së në Kosovë.  

PS.

Ishin vetëm pjesë nga Libri në fjalë.

Publikuar 11.3.2014

Xun Cetta


Foto-2-