Politikë Nuk ja vlen të trajtohen tema të mëdha sado më peshë e të rrezikshme të jenë ato, dersa aktualisht njerzit e vegjël, askushat në këtë jetë bëhen shumicë dhe u shërbejnë politikave, u shërbejnë njerzëve të atyre rreziqeve në politikë.

Krimi i vëgjëlisë, i askushave të cilët pa menduar shumë, po futin kokën në sherbim të krimit politik dhe ekonomik, vetëm për ta gjetë veten diku paksa më mirë, tani ata po shëndrohën në kryekrim.

Nuk mund të ketë krim nga lartë pa i gjetur shërbëtorët në shtresa të vegjelisë poshtë. Jo rrallë goditja e rezistencës sonë në ideale, na vjen nga të tillë askusha që futën në këso sherbime për të u bërë dikusha…

Mos të ndihemi askush i fyer nga ky konstatim i hidhur, por le ta kontrollojm vetën secili nga ne dhe ta shohim se kush, kujt cfarë sherbimi po i bëjm, ta shohim se kush kënd nga ne, në mbi cfarë baza idealesh pa dhimbje po shkelim mbi punën tonë ?…

Kategorizimi i të tillë argatëve të së keqes nga mesi i vegjelisë, është akoma më i rëndësishëm nëse i zbardhim drejt si kategori ato… Aty do dalin se kush jan ata të verbër që pa vetëdije ndihmojnë krimin, aty dalin ata të cilët më dinakri duke heshtur, duan të përfitojnë nga krimi dhe kriminel politik por vet të mbahen si jashtë atij krimi, aty dalin edhe ata të verbër të cilët jo ligjerisht gjoja në emer të shtetit jan të paguar nga klani i krimit e që më vonë do perfundojn në po atë krim.

Qytetar/e, të nderuar/a kudo që jeni, ndaluni dhe mendoni nëse mund ta gjejm veten dhe të dimë sakt se kush nga ne, kujt po i shërbejm më heshtjen ?, kujt me kritikat dhe kujt më veprimet të cilat nuk po ndalën ?.

Fjalën publike në media, kryesisht e kanë ata nga lartë të cilët kanë në sherbim të tilla viktimash të cilëve zëri publik nuk u dëgjohet kurrë. Fjalën publike në media, shumë më rrallë nga të parët, e kanë edhe ata të cilët e fitojnë atë të drejt mediale e jo se u jepet atyre. Të punojmë, që më veprimet tona të fitojmë e jo të na falet pjesa e krimit sa për të u bërë edhe vetë pjesë e tij.

Kosova, gjendja e sajë polititike aktualisht është e pa zbërthyeshme ashtu si edhe ky alarm i imi këtu i cili nuk bënë të trajtohe e as zbërthehet më shumë se kaq.

Pra kërkohet që urgjentisht ta bëjm një, jo pauzë kolektive, por pyetje vetëvetës fare në qetësi, ku jami ?


Luzern 6.1.2014


Xun Cetta