Kulturë

     Jeta e ka kështu dhe për të rezistuar, si e tillë ne na ka mësuar të rezistojm.

Unë duke vazhduar më glirim dhe relaksim të këtij vikendi si zakonisht të shtunave, vendosa ta percjelli TV Istogu Chanell dhe njëkohësisht ta shoh se më çfarë na

argëton në këtë prag feste ky emision.

Më duhet ta pranoj faktin se, ishte emision në nivelin e duhur për këtë ditë parafeste ku i dëgjuam të gjitha, bash të gjitha duke filluar  nga këngë të shumta kushtuar 28 Nentorit, emisione të vlerave tona historike në perzgjedhje, dëgjuam historikun e Kosovës aktuale dhe asajë dje, filmin dokumentar ,,Udha e Shkronjave” etj.

E dëgjova TV Istogu Chanell për këtë ditë e cila na bëri të mbetemi më energji të reja, emisione të perzgjedhura si këtu janë vlerë. Të vazhdojm për vlera të reja të kohës sonë ngase mund ti krijojm ato.

Vertetë u ndjeva keq kur nuk munda ta gjëj link-lidhjen e ndarë, e theksoj të ndarë të emisionit ekskluzivisht kushtuar festës së 28 Nentorit pa pjesë tjera transmetimi por, kush e ka percjellur besoj pajtohët më vlerësimin tim.

Luzern 27.11.2021

Xun Çetta