Politikë

   Ka vite të tëra që kur vuaj pse na është pushtuar hapësira publike nga qendra të kontrolluara në media dhe siq kam shpreh kohë më parë po e perseris :

,, Kam frikë se qendra mediatike e cila kontrollon çdo gjë dhe çdo kund, po perzgjedh individ, jo për ti avansuar por për ti djegur një nga një ata“

Kam frikë se edhe mikun tim Sadri Ramabaja andej po e shtyejn dhe nuk është tashmë e pa dukshme kjo, sigurisht më fajin e Sadriut i cili nuk po ballanson qendrimet e tij.

Neofashizmi i shpikur nga Sadriu lidhur më zgjedhjët lokale në Prishtinë dhe Prizren, ishte një lëshim i cili i kushtoj atij, dihën publikimet më të vrazhta e pa kontrollë kunder Sadriut, edhe ato publikime kunder tij dhe në ato permasa nuk i kam pelqyer.

Mbrëmë në T7 z. Ramabaja serish shtroj një pyetje e cila nuk di si t`i gjendet kuptimi. ,, Pse nuk e muarren z. Ukshin Hoti në delegacionin e Rambujesë“ ishte pyetje kjo sigurisht për mikun Ramë Buja i cili nuk u lëshua në këtë temë dhe mendoj më të drejt heshti.

Tani unë shtroj pyetjën : Si ta kuptojm Sadriun i cili paska menduar që zotëri. Hotin, të na liron pushtuesi të cilin po e luftonim më luftë dhe në ato rrathana,atë, pra Ukshinin ta veshim në uniformë ushtarake dhe drejt e në bisedimet e Rambujesë !!! ?

Shumë më kritikë do duhej të ishim pse të mos ishte z. Damaçi në ball të delegacionit i cili edhe më Rugovën do ishte më i afert për ta ballansuar bisedimin dhe marrveshjën e Rambujes ? Sigurisht se Demaçi ishte kunder nenshkrimit të marveshjës kapituluese, thëm kapituluese po të mos e kishte refuzuar nenshkrimin e sajë vet Serbia.

Po supozojm se dy javë të shtyerjës së nenshkrimit të Rambujesë kanë qenë blerje kohe e Serbisë, emision të cilin nen diktatin Francezo-Rus e ku ta di kujt tjeter e paska realizuar z. Thaçi, kështu mendon Sadriu dhe munt te ketë qenë kështu por, z. Thaçi e mbuloj këtë emision para faktorit tonë të brenshëm duke biseduar më Z. Demaçi, konsultim ky qoftë edhe formal sa për ta shtyer dy javshin e kerkuar nga sa u tha më lartë.

Ne e dijm se po ta kishte nenshkruar marveshjën Serbia, delegacioni ynë nuk do kishte ku të kthehët e as ta menagjoj luftën në armë pushim, e them nga fakti kur dihet se gati gjitha zonat e luftës i kishte bërë Ademi që mos ta pranoj delegacionin i cili po e kapitulonte luftën tonë. Kjo do ishte edhe një e keqe tjetër po ta kishte nenshkruar Serbia, por ja se fal zotit dhe drogimit të Serbisë në luftë, ajo nuk nenshkruajti dhe çdo gjë rreshqiti në interesin tonë.

E tash, më keqardhje më duhet ta legalizoj frikën time për të cilën nuk me kanë faj të tjerët, jeta është dhe zhvillohët më trimëri por edhe të shoqëruar më frikë e kujdesë nganjëherë :

Tash sa ditë, nga një miku im i cili vlerëson punën time dhe qendrimet që mbaj në vazhdimësi, më ka ofruar që në TV të cilin aj mban, ta kem një emision të cilin unë, krejt i pavarur ta kem dhe menaxhoj më mysafirët po ashtu që unë ti perzgjedhi ata.

Pergjigja ime ishte dhe mbetet e hapur :

,,Nuk e refuzova por edhe nuk pata guxim ta pranoj kërkesën tuaj mik i nderuar nga fakti se, e di sa punë don emisioni ku gjithësesi do kishim bërë një punë të shkelqyer, por kërkoj ta bëjm si fillim bashkë më ju z....ose më z......E thëm këtë ngase aktualisht kam më i punuar ca punime të cilat mi kërkojn në Kosovë, tri nga to për LEKSIKONIN dhe një për Antonin“

Pra krejt në fund, unë vertetë kritikoj, por as vehtën të pa gabueshëm krejtësisht nuk e konsideroj, unë nuk marr guxim vetëm pse e kam mundësinë, por mendoj mirë a mundem punën më e kryer.

Më një fjalë kemi prodhuar mentalitet të keq komunikimi në politikë dhe media të kontrolluara të cilat i josh fitimi po nga kjo e keqe e jona që kemi krijuar.

Miku që ma ofroj këtë mundësi dhe Televozioni tij, nuk është ky. aj ka Televizion krejtësisht të pavarur dhe nuk perfiton nga politika, ai krijon hapësira për sherimin tonë kolektiv nga këto praktika komunikimi, politika të cilat po na kushtojn dhe qendra e pa dukshme ato po i kontrollon si dhe, pikërisht nga kjo e keqe vlerat po na firojn apo devalvojn keq e më keq.

Luzern 23.11. 2021

Xun Çetta