Kulturë

( Një Sqarim : z. Ali Lajçi i cili sipas protokolit e kishte fjalën hyrëse por mjerisht ai, tash dy ditë është i shtrir në spital dhe jo në gjendje të jetë në këtë Jubilar të vitit 1981. Mbrëmë vonë u vendos që këtë ta bënë z. Hydajet Hyseni nga ku publikisht i uruam sherim sa më të shpejt Aliut tash në Spital )

Ishte një ditë e veqant e cila kaloj mirë, madje shumë mirë por më praktikat e vjetra të cilat do të na bëjn të vazhdojm tutje si të besdisshëm për hulumtues dhe historian fjala e të cilëve do duhët të jetë rrumbullaksim i historisë së këtye ngjarjeve të cilat filluan e nuk u ndalën deri në çlirimin e vendit tonë.

Mediat e vendit tonë të shkruara dhe ato elektronike, kryesisht ato të kontrolluara nga pushtetërt, pa fajin e tyre po ndihmojn mjegullimin e daljës së origjinalitetit të këtyre rrjedhave, jo vetëm të këtij viti kthesash por të gjitha ngjarjeve më vonë deri tek lufta e UCK-së. I kam fajsuar këto praktika të midiave publike rregullisht por gradualisht po konstatoj se faji qendron tëk njerëzit tonë të cilët në forma të ndryshme mediat e tilla më ndihmën e pushtetetarëve që kanë po i detyrojn të mjegullojn.

Ne sot kaluam mirë pa i pershkruar në detale këto aktivitete dhe lëshime jasht protokolit i cili ishte bërë tash sa kohë.

Unë, sipas prozokolit, pos hudhjës së betonit në gurthemel të Memorialit, e kisha edhe fjalën nder shumë tjerë në tryezën e pas drekës po aty në Menzën e Studentve. I revoltuar më perseritje të sterzgjatura të cilat ishin thënë disa herë më parë po nga këta folës të cilët e trefishuan kohën e fjalës tyre, refuzova ta lexoj fjalën time edhe pse pa perseritje nga kumtesat tona në konfersncat tjera mbi këto ngjarje. Fati që i kisha shtypur 35 KOPJE, ato i shperndava për të mos lexuar dhe dola më dy fjalë :

Ne miq të nderuar, siq e pam gradualisht dualëm jasht protokolit të perpiluar tash e sa kohë dhe pati këtu të cilët e trefishuan kohën e tyre edhe pse kurr nuk kishin dhënë mendim e as ndihmuar organizimin e sotshëm.

Vlimet e tilla, si gjithëherë kanë bërë që jo pak nga ne të flasim vetëm për vehte apo ndonjë sajesë të vogël lidhjësh më njerëzit e vet dhe për më keq injorim të tjerëve. Hulumtuesi dhe historiani e ka vështirë që më fajin tonë ta braktisin zbardhjën ashtu siq është fjala e hulumruesve të cilët po i mjegullojm ne vet.

Mos të harrojm, ne disa këtu, po afrojm një moshë dhe duhemi të kemi kujdesë që të mos na lëshon mendja e të dalim si pleq matufa !!! Kemi parë nga tjerët para nesh dhe ta thrrasim mendjën e mos dalim vetë si ata që i kemi kritikuar para po ashtu nesh.

Unë, ndoshta gabimisht e shperndava fjalën time të shtypur para se ta marr këtu dhe kush është i interesuar ta ketë, fatmirësisht i paskam edhe pak KOPJE, sapo perfundova vluan ta marrin atë, i shperndava ato deri në KOPJEN e fundit.

Ja fjala ime të cilën si i revoltuar refuzova ta lexoj :

Pranvera e vitit 1981 dhe kjo sot 2021, një betejë e cila mjerisht tash e 40 vite, ajo quditërisht vet po na lufton !!!

Sot e 40 vite perpjekjësh për ta vazhduar emisionin e pranverës së artë 81, mjerisht vet kjo pranverë lulësh e këtij viti na ka bërë ta pyesim vehtën ku jemi, çfarë bëmë dhe si të ja dalim në rrugëkryqet e reja që na presin, kështu si ka shkuar deri tani për shumë çka nuk do duhët lejuar që të vazhdojm më kaq lëshime, kaq shpenzim energjishë nganjëherë pa nevojë, pra të mos lejojm që të na falsifikohët e kaluara jonë nga vet njerëzit tonë ngase pastaj historinë tjerët na shkruajn dhe na bëjnë atë.

Janë dy nga faktorët e prishjës së hulumtimit shkencor tek ne, flas për tash e sa vite sa unë perjetova këtë dobësi gati në gjitha organizatat, ilegale e legale më vonë, në gjitha institucionet tona për aq sa kam pasur qasje aty e deri tëk partitë tona politike të cilat mjerisht ende nuk janë stabile për të mirën e vendit tonë, e që për herë e më shumë po më rezulton se kështu kemi qenë edhe në të kaluarën tonë të dhimbëshme.

Faktori parë e i domosdoshëm është puna jo më nxitim dhe e shoqëruar më aftësinë e depertimit për të arritur tek realiteti, një kriter hulumtimi ky në gjithë rrozullin tokësor e pse jo, kjo ka funksionuar edhe tek ne, por faktori tjetër i cili e permbys punën e hulumtimit dhe gjitha vlerave morale e shkencore është faktori i mbështjellur më shumë faktor tjerë si, karrierizmi, ai i korrubtimit të shpirtit hulumtues si dhe aftësia e jo pak perfiterve që të depertojn aty ku perfitojn e jo ku ndihmojn e krijojn vlera të reja dhe kohës sotme.

Në këtë veshtrim të problemit i cili historikisht po na kushton, dua ti sjelli dy realitete mes shumë tjera nga ku më qetësi apsolute mësova shumë qka.

Para ca vitësh i thëm një mikut tim dikur :

Edhe unë kam deshirë të jem i menqur në politikë si ti por jo të bëj çfarë bën ti .

Pergjigja ishte : ,, Ato dyja që ti po i ndan, në politikë ato shkojn bashkë dhe nuk shkojn njëra pa tjetrën” Pra aty fillova ta kuptoj realitetin e aftësive të jo pak njerëzve dhe depertimit tyre në politikë, kuptova të hidhurën se e mira dhe e keqjaja qenkan garniturë siq më ishte thënë, të cilat në politikë nuk po funksionojn njëra pa tjetrën, ishte konstatim i hidhur por përvojë e madhe për të vazhduar më këtë fatkeqësi politike e cila mjerisht po vazhdon.

Një miku tjetër, dikur Ministër, më pyet :

,, Po supozojm se ja arritëm çlirimit të plotë dhe pas çlirimit më sukses, ku do e gjeje vehtën në një postë më pergjegjësi ku do mund ta ndihmoje vendin ?”

Po thënë të vertetën nuk e kam menduar kurr dhe nuk besoj se do mund ta thëm më të mirën e mundshme se ku do mund të vazhdoja të bëjë për vendin në rrethana krejt tjera nga kemi bërë deri tani, i thëm unë.

,, Jo mirë të mos jesh në gjendje ta diesh vehtën të paktën poafersisht, ngase nuk po aludojm se u bë kjo punë “ më thot miku dikur.

Pyetje e keqe dhe e rëndë kjo, madje po më dukët ngacmuese dhe po më frikëson në rrëshqitje të një komunizmi të ri por më që po insistoni, ndoshta do ta kisha marr më pergjegjësi detyrën e Sherbimit sekret të shtetit, i thëm unë.

,, Je tepër i sinqert për këtë punë, kjo shkon vetëm për të pa sinqertit të cilët kryejn punë të dyfishta” ma kthen shoqi.

Pra edhe një pervojë e imja kjo mes shumë tjera për të vazhduar në këto fatkeqsi politike.

Të nderuar të pranishëm, këto sa u thanë deri këtu ishin të rejat e këtij 40 pervjetori të kësajë pranvere, pra ishin shtesë e mbi 50 faqeve nga publikimet e pervjetorëve tjerë të cilat i kemi mbajtur në forma dhe kushte ndryshe nga sot.

Tani, më falni ti citoj vetëm disa pika të shkurtëra nga publikimët e më hershme por që na duhët ti rikujtojm pikërisht sot e nese nuk premton koha edhe pse shumë shkurt, atëhere po e shperndaj si material këtu :

Citat i shkëputur nga publikimi 04.03.2013

( Nese vazhdojm si në të kaluarën ende do sorollatemi më thash e thëna të jo pak njerëzve të cilët i kishin dhe diqka më pak vazhdojn ti kenë në ndihmë hapësirat mediale dhe partitë e tyre politike për të mos fol e as shkruar realitete dhe për herë e më shumë i mjegullojn ngjarjët e vitit të madh 1981.

Ky pervjetor tani serish po afron më riciklime të jo sinqeritetit mbi këto ngjarje të pranverës 1981 të cilat bënë kthesa në histori.

Ende pres sinqeritet më të madh nga sa na mungonte për ti hulumtuar e zbardhur në detale këto realitete.

Pra dua të besoj se në këtë pervjetor jubilar po dalim më të sukseshëm e në veqanti më ngritjën e Memorialit të cilit sapo ja vëm gurëthemelin ).

Citati -II- shkëputur po nga publikimi i gjatë 04.03.2013 më titullin : Më shkas pervjetori i 11-25 e 26 Marsit dhe 01 e 02 prillit 1981

( Ku ishin media të cilat i numëroje me vetëm dy gishta dhe për çudi nuk ishin pikërisht ato gazeta të cilat derisa nuk kishte organizime të këtij niveli shkencor, na kanë mbyt duke bërë fejtone krejt më tendencë dhe seleksionime krejt selektive e të qëllimshme të cilat nuk kishin si të dalin ndryshe pos përçarje të autorëve të këtyre ngjarjeve ?..

Ku ishin jo pak emra të cilët për kaq kohë patën pushtete dhe hapësira në media për mes të cilave na dilnin si aktor të këtyre ngjarjeve dhe pikërisht për kaq kohë sa zgjaten këto konferenca shkencore nuk u dukën ata, jo më komunikatat e tyre që nuk do kishin çfarë thonë ! por nuk u dukën as fizikisht ata ?.

A nuk është kjo diçka që flet shumë mbi krejt çfarë po ndodh me ne pa kuptuar populli të tilla realitete kamuflimësh ?.

Si është e mundur të vlojnë veprimtar të ndershëm për ta zbardhur sadopak realitetin e punës tyre duke më u lajmëruar edhe më faktet që kanë, ndonëse nganjëherë jo edhe aq më peshë por realitete ato, derisa personi i cili realisht ka mbajt flamurin gjatë marshimit për në qytet ku edhe më forcë u penguam nga kordonë të policisë speciale të ardhura nga Beogradi, sot po ky person hesht dhe për më dal akoma më interesant për mua, po ky tani profesor i nderuar jap lëndën e historisë në Gjimnaz !!!. Kjo që them unë ka dëshmi ngase unë vet i kisha dhen flamurin atij duke ja marr atë zonjës Trandelina Labinishti të cilës po ashtu ja kisha dhënë për kohën vetëm sa ishim në oborrin e qendrës Studentve, pra janë fakte këto për çka jam detyruar ta kontaktoj dhe intervistoj profesorin e nderuar.

Më mirë e kemi në foton –I- pra më profesor Jashar Ali Hajdari historian.)

Rasti -II- gjatë hulumtimit tim :

Ka kohë që nga po kërkoja shokun Binak ngase pas daljes time nga burgu gjërat ishin krejt ndryshe dhe pa u thelluar në realitete tjera tepër të dhimbshme, Binaku ka dëshmuar se shokun nuk e pret në besë. Për këtë gjë tani pas lufte vi nga mërgimi (si burgu i dytë ky) dhe kërkova po edhe e kontaktova Binakun për ti përforcuar gjithë realitetin nga ku edhe më premtoj për fotot por tani nuk kapet më, të paktën jo në telefon ngase edhe po përgjohen si biseda ato.

Foto-II- më ish shokun e studimeve Binak Demaj tani shef i një grupi apo ndërrimi gardianësh.

Tentativa ime për ballafaqim të viktimave dhe persekutorëve tani në Kosovën e lirë :

Citat : (Unë, kam tentuar ta organizoj një praktikë të tillë anë e kënd Kosovës, por kam zbuluar se dora e zezë ka pushtuar gjitha mundësitë për ta bërë shtetin ashtu si do duhej bërë, pra pa vrasje e hakmarrje, pa mundësi ringritje spiunësh në emër të shtetit, lirisë dhe pavarësisë të cilën e kanë damkos për kaq dekada shekulli...

Më ish gjykatësin tim të hetuesisë z. Metush Sadikun, pas shumë hulumtimi, tani pas lufte avokat, por krejt varfanjak e gjeta në një zyre të vogël private që kishte marr më qira në qendër të Prishtinës dhe kështu pas kaq hulumtimi u befasova kur pash mbishkrimin e avokaturës tij Avokat Metush Sadiku.

Fillimi i takimit ishte i rëndë, sa për mua, po aq në mos shumë më i rëndë për të, po, po e konstatova dhe jo se ma luajti rrolin kur sytë iu mbushën më lot sa që u turpërova unë pse e qita në atë pozitë para një pale e cila po kërkonte drejtësi e mbrojtje aty në zyrën e Metush Sadikut tani avokat.

Pa vonuar shumë, nen emocione krejt të pa kontrolluara ai u mor vesh më palën e cila po pritke dhe mbetem të lirë të bisedojmë.

Ju z. Sadiku nuk keni pse bini në kaq siklet, ngase unë konsideroj se ju personalisht nuk me keni shkaktar plagë aso si më i kanë shkaktuar të tjerët gjatë hetuesisë por firma juaj si hetues më vetëm 30 minuta më mua ka mbuluar ata që më persekutuan, kaq ishte kjo e keqe.)

Sqarim : Ishin disa shkëputje nga publikimi i gjatë mbi këto ngjarje

Ju falenderoj për pjesëmarrje dhe prezencën tuaj në këtë jubilar të këtij 40 vjetori.

Prishtinë 11.03.2021

Xun Çetta

-----------------------------------.

Këtu një publikim nga 01.03.2015 vetëm për shperndarje jo lexim :

Në prag të përvjetorit 1981: Mesazhi për të tjerët, betim i im publik ky

Nese ke mbytur frikën nga pushtuesi dje, nga bandat kriminale në politikë si dhe gjitha krimet e mundëshme në kurriz të popullit sot, merr guxim dhe mbyte edhe frikën nga pjesa e popullit e cila nuk të kuptoj dje, nuk te kupton sot dhe si hakmarrje, për së gjalli do të vras nesër.

Mbyte frikën nga kjo shtresë injorantesh pjesë e popullit në mesin tonë kjo, në të kundertën, gjithë ata frikën e të cilëve më krenari tash sa kohë e ke vrarë, në forma tjera, politikisht po për mes kësajë shtrese në popull, për mes votës dhe në emërin e tij do të hakmerren të mundurit e betejës sonë të fituar.

Pajtohu edhe më këtë betejë të rëndë mbi gjitha betejat dhe vraje frikën nga turmat ku ndizën injorantet të cilet i ngrit, ti gjuan brenda dhe i manipulon kunder teje vet politika e krimit.

Betohem se më kujdes të madh gjithësesi do ta vras edhe këtë frikë ngase të tillëve në mesin tonë, sa më shumë, më mirë e më butë të u hapësh syt, aq më keq ti nxjerrin vetullat siq thot populli.

Luzern 01.03.2015

Xun Çetta

26 foto në Facebook 11.03.2021 :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/4037058709647562