Rrefime Hidhet poshtë kërkesa nga  Gj. Asiq
Foto Nr.1-
Pas insistimit tim pa u ndal për rigjykim të serishëm dhe kthyerës së drejtësisë në vend, ja si refuzohet kërkesa ime për të satën herë si edhe tani më datë 21.12.1987.

Unë si zakonisht, në mënyrën më agresive ankohem madje më fyerjet më të rënda atyre që refuzojnë ankesat,kërkesat dhe parashtesa tjera nga unë.

Pas ankesës time, serish refuzohet ajo siç u refuzua muaj më parë kërkesa për rigjykim, pra refuzim ankese siç shihet në




Hidhet posht edhe ankesa ime datë 17.03.1988 Tadeje RodiqiFoto Nr.2- më datë 17.03.1988.
Pas këtij refuzimi në vend përgjigje, ata sa duket kanë rënë në dilema se e meritoj përgjigjën më shkrim apo jo, ngase ankesat e mia nuk po ndalën aq më shumë tani kur bazat e sistemit dhe vet shtetit po lëviznin qoftë edhe pa demonstrata por thjesht më ngritje presionesh në gjitha format. Pra refuzimi nga mars 1988 anulohet për të më ardhur i njëjti tek më 07.05.1988 siç shihet më shkrim dore paralel vulës së këtij refuzimi. Kjo do të thotë më gati dy muaj vonesë që do të thot ka kaluar një muaj sa parasheh ligji për çka detyrohen ta dërgojnë të njëjtin dokument për të qenë brenda ligjit.





Pranojn righykim 06.05 dhe të nesermen anulojnë dhe dërgojnë përgjigje të vonuarJa foto Nr.-3 ku zbulohet shkaku i vonesës :

Më datë 06.05.1988 pas refuzimit të ankesës time, puna ndryshon diçka dhe anulohet dërgesa e refuzimit për të ndërmarr diçka siç lexohet në këtë foto dokument.

Por brenda 24 orëve më ultimatum eliminohet dokumenti Nr.3 dhe më dërgohet refuzimi më datë 17.03.1988. duke ja vënë më dorë shtesën Nenshkrimi më tekstdatë 07.05.1988 .

Nga 07.05 deri 11.05.1988 kur më ofrohet ta nënshkruaj kalojnë dhjetë ditë dhe aty për aty vërejta se tashmë kishin kaluar dy muaj nga refuzimi por qe nuk e dija se çfarë paska ndodhur.

Aty ngula këmbë të mos nënshkruaj deri në momentin kur Gardiani më thotë: z. Cetta ne pa nënshkrim nuk mund ta kthejmë prapa konfirmimin por ja lere nënshkrimin këtu djathtas dhe sqaro mospajtimin në krahun e majtë. Këtu e mora dhe po ju sqaroj pse nuk nënshkruaj ?. siç shihet në foto dokumentin Nr.4.
Foto Nr. 4

  PS:
Kundërshtoni të padrejtën deri në vdekje pa dallim kënd ke për ballë, dje pushtues dhe shërbëtor të tyre vendor sot vendor të korruptuar e futur në krime të reja në emër të drejtësisë.
Pas daljes time nga burgu,fundi 1989 e tutje fillon procesi i quajtur demokraci më po këto merimanga dhe çfarë ndodh ?.
Në zgjedhjet e para të quajtura demokratike, kryetar i Këshillit Qendror Zgjedhor (KQZ-)së  del po ky Tadej Rodiqi nënshkrues i gjitha këtyre  dokumentave persekutimi !!! Ju lutem si do lejohej ardhja e viktimës në vendin e duhur më po këta persekutorë ?.
 Unë e kam dit atëherë në fillim të proceseve të viteve 90 dhe po e di akoma sot se këto merimanga kanë pas lidhje më jo pak të quajtur të persekutuar dhe për kaq vite para, gjatë dhe pas lufte bashkëjetuan në emër të shoqërisë në tranzicion...
Nga tani do ti zbardhi krimet e kësaj bashkëjetese.
Ju lutëm pas kontrollimit dhe kuptimit të këtyre  fotodokumentacioneve hapeni këtë video dhe kuptoni se sa dhe çfarë projekte pata si kandidat e pavarur në zgjedhjet nacionale 2001. Kërkoj falje për kualitetin e dobët në video si dhe nese dikush mund të më ndihmoj që nga TV 21-shi ta marr origjinalin dhe barti në faqen time këtu.
Miqësisht dhe për jetë në këtë rrugë Xun Çetta

Më 23.03.2013


Kliko dhe percile videon:


 
http://www.info-cetta.com/modules.php?name=Video_Stream&page=watch&id=15&d=6