Rrefime Mërgimtaret kanë të drejt në vlerësimet e tyre për krejt çfarë kanë bërë.Foto: Mars 2001

Ne mërgimtarët, nëse vërtetë po pimë bira për qetësim nga krejt çfarë po përjetojmë si mërgimtar, drogën nuk e përdorim siç përdorin jo pak politikanë dhe sherbëtor të tyre në Kosovë të cilët çfarë nuk bënë mbi ne dhe na lanë akoma më keq se mërgimtar. Në foto:
Djathtas për ballë nesh Flamur Mustafa vëllai i Xhemail Mustafës asgjë të ngjashëm më të ndjerin Xhemail Mustafa edhe pse vëllëzer. E rënd ta thuash realitetin ! por krim ta heshti për hir të ndjerit Xh. Mustafa pa dashur ta ngarkoj bash më asgjë Flamurin. Nëse e them këtë realitet, për këtë rast vëllazërie,  unë po futem borxh ta them faktin edhe nga përvoja ime personale ku kam njërin nga vëllezërit më të cilin bash më asgjë nuk jemi vëllezër, vërtet vëllai im më i vogël ky, por tashmë ka moshë, po kalon 50-tatë.

Pra jo gjithmonë ka të drejt të fshihet dikush prapa dikujt.
I dyti pas tij në foto, është Skënder Tolaj një veprimtar i përkushtuar dhe djali i një atdhetari të njohur në rrethin e tij në Deçan.
Majtas për ballë nesh i pari,është Ismet Rama nga Ponasheci po ashti një mërgimtar i cili nuk kursej kohën as kontributet materiale për Kosovën. I dyti pas tij Shaban Izlamaj dhe në mes këtij katërshi në mes tavoline është Ismet Avdullahu i njohur si aktivistë i gjitha kohëve e kryesisht për furnizim më armatim dhe mbajtje të raporteve dhe lidhjeve të rregullta më veprimtar pa dallim partish politike.
Ismet Avdullahu, kryesisht njihet si një treshe në këtë drejtim duke i pasur herë pas herë afër dhe në koordinim edhe Saim Tahirin dhe Zenun Idrizin,një kronologji kjo për të cilën do lexojmë hera tjera.
 ---------------------------------------------.
Video-
 
Mërgimtaret kanë të drejt në vlerësimet e tyre për krejt çfarë kanë bërë.

PS:
Sqarimi më zë në këtë fillim video është nga  Murat Çetta.


Sot 19.02.2013  Sapo përfunduan dy emisione televizive njëra pas tjetrës në RTK nga autor Milaim Zeka i cili ankohet në pushtetin dhe uzurpimin e tij në media , sado përmbledhje më realitete dhe vlerësime më vlerë, (plagjiaturë mendimesh e analizash në kohë pas kohe)  por edhe kësaj radhe qëllimisht më ikje të ca realiteteve tjera e kryesisht kur vjen fjala tek bërja e shtetit pas lufte, simbolet dhe himni shtetëror, ky pra Milaimi, jo i pa anshëm ik nga fakti se ish presidenti Rugova për të cilin nuk jam lëshuar kurrë në përshkrim të rrolit të tij,meritat dhe lëshimet që ka pas, por simbolet dhe himnin e shtetit e kishte menduar për dallim nga tjerët të cilët pakë ditë para shpalljes së pavarësisë 2008 i kanë pranuar simbole e himn pa as edhe një vlerë, as një kuptim dhe as edhe një pikë vullneti të popullit. Jo vetëm këtu por edhe shumë periudha tjera Milaimi po i falsifikon.

Unë,kësaj radhe si paralajmërim po ja publikoj këtë pjesë aktiviteti por jam i sigurt se po ta publikoja si fjalim te plot Milaimi do binte për toka. E them këtë dhe e pranoj fjalimin e Xhemailit si tepër më vlerë pa dallim pse unë vetë një vit më parë kisha një problem më një artikullin e tij gazetaresk tepër të poshtër dhe eliminues. E them për hir të faktit se të jesh i pa anshëm është vlerë e ju z. Zeka nuk jeni i tillë dhe sa po ju lavdëroj në ca emisione ju po dilni kundër vetvetes në emisionin tjetër.