Politikë

       Afishimi -I-

Pergjigja ime inkluzive politikës në Kosovë vazhdon të mbetet kjo :

Afishim sot 15.06.2020 :

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/3269335549753219

Xun Çetta facebook 15. Juni 2019

 

Ka tendenca të na bëjn edhe këtë për mes mjeranve të manipuluar por, ka përgjigje këtu

 

Lidhja

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=1944

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/2471136386239810

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx-------------------------xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Afishimi -II-

Për dike në politikë mjerisht as sot nuk është e qartë pse futet në një these Gjykata Speciale dhe protesta e fermerve tonë gjegjësisht Qomshtorëve !!!

 

Lexo më shumë nga prononcimi im 2015 mbi Gjykatën Speciale si dhe mbi perkrahjën timë dhënë Fermerve tonë të cilët në shenjë proteste pa ftuar popullin në rrugë, ata po derdhin qumshtin e tyre, një formë e mirë protestimi kjo kunder krimit të politikave të cilat po aplikohëshin në dëm të prodhimit vendor.

 

Qendrimët e mia më kushtëzim pro Gjykatës Speciale të bëra disa herë publike në atë kohë, nuk do dua të perzihën e as keqinterpretohën, aq më pak lejoj të ngrihët pluhur parase të lexohën dhe kuptohen drejt gjitha kushtëzimet e mia pse pro Gjykatës Speciale. Unë nuk jam Shkëlzën Gashi ! këtë realitet do duhet mos harruar ndonjëri i cili do donte të sulët pa asnjë njohje të këtij problemi, e perseris, nuk jom Shkëlzën Gashi të neperkëmbëm në opinion publik.

 

Lexo më shumë mbi këto dy pika referimi të problemit politik nga Xun Çetta Facebook 15. Juni 2015

Afishuar më sqarimet shtesë sotë 15.06.2020 :

 https://www.facebook.com/xcetta/posts/3269786996374741

 

Dy lajme nder shumë tjeara, Gjykata Speciale dhe Fermerët më qumshtin e tyre

Gjykata Speciale, dardhë pa bisht për ta kap dikush në dorë dhe tregon sakt çfarë materie ka. Do doja të jem shumë i shkurtër por mjerisht nuk kam aftësi që ta permbylli më dy fjalë.

Përgjegjësi e madhe ta votosh më urdhër të dikujt jasht Kosove por në këto rrethana shumë më pergjegjësi të mos e votosh vetëm pse dikush nga partia thotë, mos e votoni…

Nga kjo dalin ca pyetje:

1-A po e pranojm të gjithë se drejtësia në Kosovë ka dështuar plotësisht ? Mendoj se po, pajtohemi të gjithë më kërë dështim juridik.

2-A ka dyshime për krime lufte pa dallim nacionaliteti ? Mendoj se po, ka dyshime dhe ka krime ku shumë qartë dihën viktimat dhe kriminelët jasht prangave.

3-A shkohët në Bashkimin Europian duke i mbyllur sytë para krimit tashmë të dokumentuara ku viktimat kanë foto dhe incizime më emer e mbiemër të kriminelve ? Mendoj se është pasqyra më e mirë e mos vetëdijës politike për gjithëata të cilët nuk i kanë menduar dhe sot akoma jan në gjumë para këtyre tri pikave pa i numëruar edhe sa e sa tjera.

Projekti për Gjkatën Speciale do duhëj negocuar më studimin e projektit të ofruar dhe kërkesat që do dilnin si kusht për ta aprovuar atë. Tani lind pyetje tjetër:

4-Si mund ta kuptoj kundershtimin e Gjykatës nga ata të cilët do duhej ti kenë bashkuar juristet dhe analistet më të mirë të vendit tonë edhe pse të pakt ata, dhe kështu pa politik ti shtrojn kërkesat si kusht për ta aprovuar Gjykatën.

Oliver Jovanoviqi po ashtu po gjykohet nga nderkombëtarët e jo nga gjykata jonë e quajtur e pavarur nga politika e cila kishte informacione për krimet e tij, por se në sistemin e biznesit politik më vendorët aj tash sa vite vetem sa ngrihej në nivel të pushtetit qendror !!! ju lutem sa vite kanë kaluar duke par kriminelët në parlament e mos kesh çfarë u bënë atyre ?.

Familiarët e të zhdukurve në vendin tonë tashmë publikisht i thonë emrat e kriminelve Serb të cilët i kishin fqinjë ditët kur ata i bënë krimet, kush ka atë aftësi dhe pasterti morale nga këta politikaj të korrubtuar që ta ndjekun krimin dhe ngritin gjykata të pavarura nga politika e krimit ?. Pra edhe ky do duhëj të jetë si kusht që krimet të hetohën pa seleksionuar në baza nacionale.

Tani, nga vet fakti se nuk janë menduar këto gjëra, normalisht se jeni të vonuar për të bërë diçka më kokë. Juristet specialist të fushës juridike duke marr edhe nga vende tjera, do e kishin garantuar që Gjykata të mos merret e njëanshme dhe vetëm për Shqiptarët si dhe do e kishin formuluar pikën si kusht ku definohet fakti se kjo Gjykatë ngritet në mungesë të funksionimit tash sa vite të drejtësisë në vendin tonë.

Duke trumpetuar pergjegjësi për vendin pa koncept dhe pa bërë asgjë në këtë drejtim, nuk mendoj se dikush po qendron në krye të detyrës më pergjegjësi si politikanë, deputet etj.

Tash sa muaj kërkoj dhe nuk po ndalëm së kërkuari kushtet më të cilat duhet pranuar kjo Gjykatë !!! Ku jeni tash sa muaj o të mjerët e vendit tonë ?

Protesten e fermerve,qumshtarëve sotë në Prishtinë e perkrahu dhe po e mbaj durimin e mos të ju sjelli pjesë nga programi im zgjedhor 2001 ku kërkesat e fermerve sot, një për një ishin në programin tim zgjedhor dhe në fushatën time 2001 por pa sukses nga lojërat e partive politike, për më keq, vite më pas nga aj program kanë eksploruar teori disa nga partitë tona politike por jo ti zbatojn ato.

Luzern 15.06.2015

Xun Çetta

info-cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=686

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/992548584098605

Xun Çetta :Ja kur ishte alarmi im i fundit pa sjellur publikime të më hershme :

Debat publik: Si e shoh dhe vlerësoj Gjykatën Speciale mbi vendin tonë

Publikuar nga Xun Çetta me e premte , 20. mars 2015

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=628

Info Çetta - Debat publik: Si e shoh dhe vlerësoj Gjykatën Speciale mbi vendin tonë

Info Çetta - Debat publik: Si e shoh dhe vlerësoj Gjykatën Speciale mbi vendin tonë

Sabri Maxhuni

Xun, te kam thene:

Duhet ta lidhim kalin ku thot zoteria!

Nese nuk e lidhim kalin ku thot zoteria,

na han ujku!

UJKUN E KEMI TE DERA!!!

Sabri Maxhuni

Shume here nuk e kemi lidhe kalin

ku ka thene zoteria,

POR NA KA HENGER UJKU!!!

Sot pata ras te e lexoj edhe kete koment:

Xun Çetta

Sabri i nderuar, për hirë të shumë gjërave nga e kaluara mes nesh, më duhet ta them publikisht faktin se: Më ju nuk mund të shtyhëm, jo nuk mundem ngase ke një ndjenë mendimi dhe veprimi në praktikë krejt të kundert më ndjenjat e mia për të menduar e vepruar.

Ju kam lexuar para sa ditë kur as edhe një rezervë nuk mbani mbi luftërat e popullit tonë në shekuj për liri, veqse i poshtëron dhe bënë ato sikur kurr hajr prej tyre nuk kemi pas dhe nuk do kemi si popull. Ky është krim o miku im Sabri…Luftoj kriminelet e pas luftës të cilët e kullotën fitorën e luftës sonë për çlirim, por jo ta perbaltësh luftën o i nderuar.

Edhe punën e lidhjës së kalit aty ku te thot zotëria, sinqerisht nuk ta lexoj moralshëm e as më dinjitet o Sabri. Zotëri, për deputetet tonë janë grupet parlamentare dhe lideret e tyre, por nuk i çmoj nese deputet pa kokë janë aq të ulët e mos të mendojn dhe shtojn alternativa tjera para partisë dhe lederve tyre e jo që ta lidhin kalin aty ku e han Ujku të cilin politika jonë më të tillë politikaj mjerisht akoma nuk po e sheh se si po pret për ti rënë dëbanës sonë.

Atyre zotërive për të cilët ti Sabri e ke fjalën, unë sinqerisht jau marr parasysh këshillën miqësore se si dhe ku ta lidhim kalin, por nuk i mbylli syt që huri apo kungji tjetër të më ngulët mua, popullit dhe vendit tonë !!! Kjo në politikë dhe diplomaci shkon kështu o Sabri Maxhuni. Te kam thënë edhe njëhere, mos me posto tekste më foto se unë i ruaj për arkiv e si të tilla nuk po më gjenden mirë. Shëndet i nderuar

Sabri Maxhuni

Shume i nderuari Xun, une te kuptoj dhe mu pse te vleresoj,edhe debatoj me ty.

Une them me pergjegjesi (çdo thenje ka pergjegjesi),

DY LUFTA GJATE HISTORIS SHQIPTARET I KAN BERE PER VEDI:

LUFTA E VITIT 1912 QE SIMBOLIZOHET ME HASAN PRISHTINE QE E KISHTE MBRAPA

AUSTRO HUNGARIN, DHE MBRENDA ATI VITI U SHPALL PAMVARESIA.

LUFTA E VITIT 1998-99 QE SIMBOLIZOHET ME ADEM JASHARIN, QE REZULTOJ ME SHPALLJEN E PAMVARESIS SE KOSOVES.

Te gjitha luftat tjera gjate historis, kan qene te nxitura nga sllavo greket, dhe kan perfunduar me katastrofa te mdha.

Po e dergoj kete komente qe me erdhi sot:

Xun Çetta

Sabri, edhe një gjë nese më kupton para gjumit , ti nuk je i Dukagjinit që ti kuptosh meselet politike të cilat janë filozofi e bërjës politikë.

Një fshatar i lodhur në skamje, sa herë që vinte vjeshta, duke mos pas ushqim të mjaftueshë për ti dimëruar gjitha bagëtitë, ai merrte kalin e punës dhe e qitke në pazar që ta blej tjetrin tek në prandëverë.

Një ditë vjeshte e mori kalin dhe e qiti në Pazar, e reklamoj sa diti e sa mundi derisa e lodhi atë, por pas gjitha këtyre reklamave kalin nuk e shiti. Duke u kthyer nga pazari u ndal tek një miku i tij pasanik që ta pij një kafe e pas kafës muarr iz për te vazhduar për në kasollën e tij.

Miku i tij pasanik sa për ta larë gojën( formalisht) i thot : Po, rri sante e neser shkon. Plaku i gjorë mendoj dhe i erdhi për shtati kjo e po i thot:

E ke mirë mik i nderuar, po rri por me trego ku ta lidhi kalin se është i lodhur e besa edhe pa ngrënë tërë ditën në pazar ?

U ndal pasaniku dhe po i thot : lidhe në gjuhën time se kjo është fatore që të thash rri sonte, pra ky është huri pasi të thash rri…

Sabri, mik i nderuar, nese ne i lejm servilizmat në politikë dhe bëhemi qoftë vetëm pak faktor e guximtar, dhe një ditë kur ti thëmi faktorit nderkombëtar se ne e lidhem kalin ku na the tash sa vite pas lufte por ja se në çfarë gjendje doli kali në mengjes,( Kosova kaq vite pas lufte) atëhere ata zotëri do detyrohën të thonë se ne ishim fajtor për gjitha pasojat ngase ju ishit të degjuarit tonë të verbër…

Shëndet i nderuar dhe si gjithëherë edhe tani kursem derisa nuk jam në lidhje ngase neser në mengjes e deri në mbrëmje jam në punë. Natën e mirë

Sabri Maxhuni

Shume flm. per kete filozofi popullore.

Perdit po bindem se, me te meqem i kemi pase pleqet tane te edukuar ne oda burrash,

se sot do profa qe, HISTORIN SLLAVO GREKE E KAN PERKTHYE DHE ADAPTUAR NE GJUHEN SHQIPE DHE UA MESONJE FEMIVE TANE NE SHKOLLA DHE NE NA JEPIN MENDE......

Xun Çetta

Aktualisht në DEBAT LIVE Mysafir z. Fatmir Limaj është në këto valë kritike, Unë nuk ndalem e të mendoj pse ky nuk tha dje ! Mirë që në mënyerë të shkoqitur po i thot tani. Kush është para ekrani percjelleni tani sa po vazhdon emisioni:

 

xxxxxxxxxxxxx-----------------------xxxxxxxxxxxxxxx

Afishimi -III-

 

Pasi që jam në pritje të vendimeve të reja çfarë do të vijn besoj shpejt, nuk kam si mos ta riafishoj këtë pershkrim të gjendjës politike 2014-afishim 2019 dhe sot 2020 :

Xun Çetta facebook 15. Juni 2019

Jaa u bëra i merzitshëm para atyre të cilët po na mezitin dhe bëjn jetën terr

Afishim 15.06.2019

Xun Çetta facebook 15. Juni 2014

 

Vendi i zhytur në krizë të thellë politike dhe përgjegjësia

 

Afishuar sot 15.06.2020 :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/3269371739749600?notif_id=1592205701695813&notif_t=feedback_reaction_generic&ref=notif

 

Vendi i zhytur në krizë të thellë politike dhe përgjegjësia

 

Tash sa kohë nga zgjedhjet nacionale të tetë (8) qershorit, vendin e ka mbuluar kriza politike, përgjegjësit, më lezet qarkullojn sa në një parti sa në tjetrën, pastaj po barten sa në një institucion tek tjetri dhe kështu, tashmë edhe populli, masovikisht po bën politikë, bujku në ara të cilat nuk punohen si pasojë e politikave dhe odat tona pa burra tradicional, po ndihen të deskriminuar pse nuk janë në politika të larta ! kaq larg ka shkuar dhe ,,avansuar”politika në vendin tonë.


Lideret e partive të tyre, tshmë private, nuk ofrojn njerëz të cilët prodhojn ide por mbushin koshat e partive të tyre me injorant servil të cilët i ndrrojn duke i perpunuar dhe ushtruar mirë për lojën dhe kështu pas pervojës dhe besimit tyre të testuar, ja gjuajn njëri tjetrit për qellimet më të smuera në politikë.

Vendi në krizë për jetën e qytetarit më dinjitet, ka bërë që të ,,privatizohët”(uzurpohet) jo vetem ekonomia dhe industria e vendit por edhe infrastruktura ligjore edhe ashtu e mangët që është. Fal kësaj gjendje politike, ne nuk kishim opozitë të qendrueshme dhe politikisht të ngritur, edhe kur bëhet ajo, mjerisht në momente të caktuara dikton dhe imponon situata e po këtij imoraliteti politik.

As pozita sunduese nuk punon e vepron si duhet në kohën e duhur kur ka mundësinë, por gjatë gjithë mandatit zhytet në gjitha të zezat kryeneqe për të u perkulur në momentin e pasojave para opozitës e cila po ashtu sapo të bëhet faktor, fillon e infektohet me po këtë virus të pozitë sunduse dje, infektohet akoma më keq për të mos ofruar vlera politike dhe njerëz të cilët dinë, munden dhe kanë moral politik për ta nxjerr vendin nga kriza.

Më të keqes i shpetuam më datën një (1) qershor kur pa perfunduar qertifikimi i rezultatit të zgjedhjeve, opozita bëri disa kooalicione pas zgjedhore dhe kështu ngritën tifozet e tyre më vetura, traktor, eskavatir, autobiza, me qerre kuajsh dhe breshëri armësh rreth gjithë Prishtinës ku nuk dihej se a është viti i ri apo çfarë po ndodh. Atë ditë, kur akoma kishim shumë kuti në shumë pika votimi që akoma nuk kishte filluar numrimi i votave, filluan e bëjnë pazare për koalicion dhe ndajn postet e mjerimit të tyre politik.

Këto pazare postesh për hirë të një kooalicioni të shumicës votuese 60+1, nuk ishin anti kushtetuese por kushtetuta u shkel pse këtë gjë nuk e bënë në heshtje nga publiku, ta presin rezultatin definitiv të zgjedhjeve dhe më pas ti ofrohen presidencës duke dhen afatin kushtetues ku nese partia, në ketë rast kooalicioni parazgjedhor i Thaçit nuk arrin ti bën numrat 60+1, ne jemi këtu.

Unë, pa u lëshuar në detale, herë pas herë kam sinjalizuar mundësin e shpetimit nga mos perseritja e zgjedhjeve të turpot tonë politik, zgjedhe të cilat nuk do i quaja të parakohshme ashtu siç as këto që sapo i kaluam, për mua nuk ishin të parakohshme pa dallim taktizimit politik. Në mënyerën më të poshter u trajtuan si zgjedhje të parakohshme vetëm pak muaj para skadimit të mandatit, e për më keq, siq e dimë e bëri këtë, vet pozita më ndihmën e satelitëve të saj në pozitë. Edhe perseritja eventuale e këtyre zgjedhjeve pasoj e krizës për bërjën e qeverisë si turp i yni politik, nuk guxon të thuhet se po dalim në zgjedhje të parakohshme por ti quajm perseritje të zgjedhjeve. Nuk mund ti quajm zgjedhje të parakohshme pa filluar mandati i këtyre që sapo i kaluam, ashtu siq nuk ishte e drejt ti quajm ato që sapo i lam të cilat pak muaj para mandatit i ka imponuar politika e mjere me taktikat e saj politike. Para krejt pak ditësh, kam thën se për ti shpetuar krizës, ka mundësi të ngrihet një qeveri e vlerave apo ta emrojm si të duam por jo qeveri teknike ngase ajo ka kuptimin e qeverisë së përkohshme. Dje lexova në njërën nga gazetat për mundësinë e një qeverie teknike !!! Jo, kjo nuk shkon, ikni nga kopja e mendimit të tjetrit në persekutim politik dhe shfrytëzimit të mundësisë për të bërë plagjiaturë mendimesh vetem pse keni media krejt të kontrolluara nga mafia politike...Kjo, është plagë e rënd për viktimën e cila po jeton në geto të këtyre aventurave politike.

Nuk jam për perseritjen e zgjedhjeve për shumë arsye, e nder to me ka pushtuar frika se po me mashtron mendja që të futem edhe vet në këtë lojë nese eventualisht perseriten zgjedhjet.

Përgjegjësinë e fundit sa po shkruaj e shoh të ngarkuar mbi KQZ-në e cila po vonon daljen më rezultate definitive të këtyre zgjedhjeve, koha e humbur dikujt po i i konvenon.

Në fund fare, nuk kam kujt ti kërkoj falje më gjithë çfarë u tha këtu, e kryesisht jo njerëzve të politikës. Nuk kam kujt dhe pse ti kërkoj falje pos atyre të cilët janë gjuhëtar dhe po vuajn me cilësinë e ult të drejtshkrimit enormë çfarë ka perfshirë publicistikën e vendit tonë e në këtë rast edhe mua i cili edhe pse nuk jam gjuhëtar nuk po jam i kujdesshëm dhe nuk po perdori drejtshkrimin umllejn.

Prishtinë 15.6.2014

Xun Çetta

Më shumë në info-cetta.

Facebook :

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=791036697583129&set=a.101831929836946&type=3

 

xxxxxxxxxxxxxxxxxxx-------------------xxxxxxxxxxxxxx

Afishimi -IV-

 

Kanë thënë dikur për mua por çfarë thojn sot ? Jo more jo, sot jam shumë më mirë dhe më i qetë se dje por Kosova mjerisht sikur ende po flen. Nese në vitin 2001 tha shtabi im zgjedhor aq sa hulumroj, sot shpejt do të flet vet arkivi.

Lexo nga viti 2001 publikuar si afishim më vonë, Xun Çetta Facebook 14. Juni 2013  

Çka thotë shtabi i tij zgjedhor për kandidatin e pavarur Xun Çetta ?

Foto tekst:

Afishuar sot 14.06.2020 :

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/3267906456562795

 

Foto tekst:

Dalje të reja partish politike në momente të caktuara si më porosi dhe kujdestar situatash

Në zgjedhjet nacionale të vitit 2001, pata përkrahje edhe nga elektorati i partive politike, madje nuk mungoj gatishmëria e tyre që të më ofrojnë ndihmë duke u bërë edhe anëtar të këshillit koordinues siç quhej, pra Shtabi zgjedhor i kandidaturës sime si kandidat i pavarur.

Tani pas dymbëdhjetë (12) vite, po përgatitem për zgjedhjet e radhës që po vinë dhe jo rrallë po ndalem dhe analizoj nëse mund ta kuptoj faktin se sa është ngritur vetëdijesimi i elektoratit pas kaq kohë . E di se ka pas dhe vazhdon ngritja e vetëdijesimit votues por mjerisht nuk po mungojnë edhe dalje të reja partish politike në momente të caktuara si më porosi a kujdestar situatash për ta shmang edhe atë pjesë të këndellur elektorale, kuptohet kontribut i yni ,i gjithë neve ky por koordinimi akoma po mungon ! Kundërshtarët po mbesin të krijuar që në start, pasoj e mos koordinimit si dhe kështu po vendnumërojmë pa suksese politike ! ndryshimet më në fond po vinë por dhimbjet nuk po ndalen.

PS:

Po i bëj këto postime vetëm sa te mbetemi në lidhje dhe të mos shkëputemi për aq kohë sa jam i zënë më kompletim materialësh. Unë herë pas herë ju lajmërohem më nga ca postime të nderuar/a në mënyrë që të mos ndahemi, të mos ndahemi ngase deri në zgjedhjet e ardhshme priten edhe ngjarje tjera, ndryshim i situatës, dalje partish të reja etj,por puna drejt ndryshimeve si objektiv i yni duhet të vazhdoj

Luzern 14.06.2013

Xun Çetta

Më shumë dhe gjithherë në info-cetta ;

http://www.info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=278

Facebook :

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=598529240167210&set=a.101831929836946&type=3

 

Komentet 2020 :

Xun Çetta  : Kur prekën kujtimet e lashta lëvizin arkivat e fjetura gjithëandej. Është fat kur kemi çfarë ndihmojm dhe afrojm njëri për tjetrin. Unë postova këtu kujtime nga zgjedhjet 2001 dhe kujtova arkivin, pa vonuar shumë pata disa mesazhe private e nder to edhe ky mersazh më po këtë foto:

,,Përshëndetje Xun, duke shfletuar arkivën e filmave, kjo foto është nga takimi në tryezën Tirana III fundi marsit 1993. Gjithë të mirat...Afër teje është Ruzhdi Saramati”

Pergjigja ime :

Pershëndetjer Safet i nderuar, po, po bash kjo foto është nga po aj takim 1993 dhe e kam VIDEO-n e plotë bruto filmim nga sa zgjati ky takim gjithë kombëtar bash nga gjitha trevat tona prezent, madje edhe nga pauzat e gjata dhe dreka kam filmeme shumë më rëndësi. Sa lexova po ma kujton se afer meje në foto e kam Ruzhdi Saramati, po Safet po, edhe prapa është Zaim Beqiri e sa e sa emra tjerë. Kam filmime edhe nga Tetova 1, ah sa mëkat është mos zbardhja e tyre ndryshe nga se po shkruhet për të mos thënë po heshtet...

Kjo foto DMTH Safet se edhe tjerët kan arkiv e jo vetëm unë gjë kjo të cilën e di, por e pranojn gjithë të tjerët se ndryshe qendron më arkivion tim më kaq fanatizëm sa kam punuar e sistemuar. Safet, ta kam premtuar një gjetje për librin tuaj siq kërkove dhe ato do ti gjëj, KLM mik i nderuar.

 

Safeti:

Flm Xun uroj të na jetosh sa malet!

------------------------------------.

Komentet 2013 :

Ahmet Bllaca : Xune Qetaj dashte Zoti dhe arrine te zgjedheshe, pore edhe nese nuke zgjedheshe mose u brengose sepse ende nuke eshte Koha e Vlerave sepse ende kane kontrolle te plote ata qe mendojne per ty dhe neve te tjereve qe ishim te denuare qe moti nga Shkjau, edhe kta sote mendojne njejte si Shkjau

Ahmet Bllaca : Ju jeni nje Njeri qe e doni vetem te verteten, dhe ke vuajte per Lirin e Popullit dhe Kosoves,dhe kjo te bene qe ti tani te jeshe i rrezikshem per ata sherbtore te Shkjaut, qe edhe sote e shtypin ate Populle.

Ahmet Bllaca : Ne qofse ky Populle eshte zgjue nga agonia, atehere do Fitoni ju dhe shume te tjere qe e meritoni? e nese ende vazhdojne sikure deri tani ata do e vazhdojne me Krimin ndaje tyre.

Xun Çetta  : FLM i nderuar dhe respektuar Ahmet,Tani mengjes sapo lexova daljen e Jakupit me Parti tradicionale Shqiptare ,i brengosur per mos konsultime te mjaftueshme u ndale dhe mendoj: Kur dhe ne cilen kohe patem parti tradicionale?,poafersisht i gjeta me shume se nje parti, por a ka shpetuar pa u rrenuar po nga shqiptaret ? Jo . Zoti e befte mir pas sodit a perpjekjet e ketij populli te mos ndalen derisa te mbushen mend vendor e nderkombetar. Ahmet jam ne dalje e siper por degjohemi deri atehere shende.

xxxxxxxxxxxx-----------------------------xxxxxxxxxxxxxxx

 

Afishimi -V-

Facebook-u perkujton sot 13.06.2020 :

LVV do duhët të më kupton !!! mendimet e 2017 për hirë të pozitës së LVV-s sot, unë tani nuk mund ti ndryshoj , Republikë paralamentare vendi ynë është dhe shumica parlamentare qoftë edhe më tredh miza, ajo legjitime është, pra fillimisht duhet atë qeveri ta pranojm e pastaj duke tredh miza ajo prap vehtën e rrëzon. LVV do duhët që ndryshe të punon në mënyerë që prap partia e parë më dal dhe kujdesë kulaqin e pushtetit si po e ndan ngase e vetme tortën nuk mund ta han...

 

Lexo nga qendrimet e mia 2017, afishuar 2019 dhe sot 2020 :

 

Xun Çetta afishuar në facebook 13. Juni 2019 nga viti 2017

 

E di, ashtu si partitë politike edhe unë mund ta teproj por si gjithëherë, edhe kësajë radhe PARALAJMËROJ :

Afishuar sot 13.06.2020 :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/3264732573546850

 

Edhe njëherë dua të thëm dhe paralajmëroj, kujdesë që mos të na humet aq shumë kohë para aq më pak pas zgjedhjeve pa paragjykuar ato, qofshin të parakohshme apo të rregullta edhe pse sakt e di deri kur do mund të na shkon kështu.

Ne, disa herë jemi bërë bezare, turp i botës në pranim- dorëzim të pushteteve pas verdiktit të popullit, po, bash disa herë jemi kompromentuar aq keq në momentin e ndrrimit të qeverive dhe pranim-dorëtim të pushtetit sa që, nuk ka si do ta spjegoj njeri i gjall, jurist apo halabak të jet ai.

Jemi bërë bezare dhe turpëruar disa herë para bote por nuk po don njeri tä kuptoj dhe si pasojë, kam frikë se turpi mund të vazhdoj dhe na perseritet serish.

Të lexohet kushtetuta njëherë e mirë parase të ballafaqohemi më tregtimin e votës së popullit shumicë pas zgjedhjeve se për zote kështu nuk durohet dot.

A më dëgjon kush dhe a pyetëm unë për modalitetin e një kooalicioni parazgjedhor i cili do garantonte se vendit do ti ipte rrugë drejt shtetit ligjor ? këtë gjë e di se nuk me pyesin ata të cilët duan ta vrasin zërin tim të arsyeshëm për me keq në emër të asaj siq thojnë,, Ne jemi parti, ne e kemi votën“ pa dallim pozitë apo opozitë, kur jan të pa dëgjueshëm dhe fanatik të marrjës apo mbajtjës së pushtetit, të gjithë më dalin të njejt dhe nuk dëgjojn zërin e arsyes për vendin dhe interesat e popullit i cili po e vuan më pas.

Nese nuk mirren masa parase, eventualisht të fillojn avanturat e vjetra politike, ne të eliminuarit në vite e dekada dhe të pa kënaqurit shumicë më aventurat e vjetra politike, ne do bëjm çmos që zgjedhjet të bojkotohën pa dashur që ky bojkot ti perngjaj situatës pertej bjeshkëve tona ku pozita don zgjedhje derisa opozita jo !!!.

Kosova ka nevojë edhe për shumë qka tjetër, ka nevojë për ndryshime reale të cilat po i bllokon politika, por a më, paralajmëroj që avanturat e vjetra politike të pushojn sa më shpejt që është e mundur se mu këtu do ta qesim STOP-in të cilin garantoj se nuk do mund ta kaloj njeri e as parti…

Ne vërtetë jemi lodhur, kohë e gjatë, vite dhe dekada janë këto por, të ndalemi kurr jo.

Lexo lidhur më po këtë problem para dy vitësh kur nuk perfillej kushtetuta dhe nga aventurat politike u fut frika apo tuta se mos po bëhet më keq :

Xun Çetta 13. Juni 2017 um 21:09 •

Tashmë filloj aventura për kulaqin edhe pse e njohur kjo

Këtë fatkeqësi kanceri politik tash sa kohë e kam pritur dhe e kam alarmuar mjaft mirë për të më kuptuar të tjerët pa e thën troq dhe kështu të kemi kujdes nga më e keqja. Tash filloj aventura për kulaqin edhe pse tashmë e njohur mirë si aventura më e dëmshme çfarë mund ti bëhët vendit tonë.

Në demokraci të avansuar Qeverin e themelon fituesi i zgjedhjeve, nese nuk arrin ta ketë numrin e parapar të deputetve pra 61-62 deputet, pastaj i ipet edhe një mundësi konkurimi me një konkurent tjetër për kryeminister, këtë tashmë nuk e thëm unë por u bë e tepruar në tyeza analistësjh, nese edhe më atë mundësi të dhënë nuk arrin, pastaj i lëshohë radha shumicës tjetër të bashkuar për ta bërë Qeverinë. Nese edhe të tjerët nuk merren vesh për kapricet e tyre në politikë, vendi shkon në rizgjedhje FUND.

Ata të cilët këmbëngulin se vetëm fituesi më i madh ka të drejtë ta themeloj Qeverinë, këta duan që në demokraci ta djegun vendin tonë dhe votën e popullit shumicë.

Para dy dite i tillë dhe më po këtë aventurë kërrcënoj z. Memli Krasnuiçi e që do ti preferoja të marr mësime nga z. Enver Hasani i cili ka bërë të tilla krimesh në emer të drejtësisë dhe kushtetutës dhe tek tani del e na sqaron të vertetën.

Ne kemi shembuj të shumt dhe nuk po shkojm më larg se tek rasti i freskët në Maqedoni ku bandat e pushtetit mund ta kallshin Maqedoninë, por kurr ta bëjn më dhunë Qeverinë.

Ramushi, do i vyente qeveris së re por tani nuk kam çfarë thëm derisa nuk jam në mundësitë për të ndikuar në bërjën më të mirë të mundshme të Qeverisë pas këtyre zgjedhjeve. Unë e di se ka mundësi dhe do bëhej Qeveria e cila do ta kalonte krizën madje edhe do bënte kthesa gjatë mandatit të sajë duke disciplinuar njëritjetrin. LDK-ja pa mandatin kryesor në Qeveri edhe mund të pastrohet nga krimet e bashkëqeverisjëve si dhe ka më shumë potencial që VV-në ta zbuloj në punën e sajë në qeverisje e kryesisht në Prishtinë.

Zoti qoftë më ne dhe u kthjellëshin mendjët e trubulluara për pushtet.

Nese të gjithë po gabojn, me japni të drejtë të gaboj edhe unë :

Presidenti Thaçi, nuk dua të besoj se do del kunder zbatimit të drejtës kushtetuese dhe hapjës rrugë për të dal nga kriza të cilën do tentojn ta keqperdorin të tjerët.

Luzern 13.06.2017

Xun Çetta

info-cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=1943

Facebook :
https://www.facebook.com/xcetta/posts/2467227013297414

Komentet në Facebook :

Alush Zejnullahui : 100

Xun Çetta: Edhe 100 vjet ta vazhdojm kështu Alush ?

Xun Çetta: Kujdesë, nuk ishte fjala për bojkot, ishte një paralajmërim që mos të vazhdojn aventurat e vjetra politike ngase mund të na qojn në bojkot të zgjedhjeve.

Mos degjushmeria dhe mos respektimi i këshilltarëve që i kanë zgjedhur ata, nese vëtet i kan pa sherr, e di se mund të na perseritën aventurat tjera dhe ne do të jemi komplet ndryshe dhe pa tolerancë si kemi toleruar deri tani.

Ata që humbin besimin për të votuar, edhe ata duhët të kenë kujdesë ngase mos votimi i organizuar, nuk është votë kunder, ajo rezulton votë pro.

 

xxxxxxxxxx---------------------xxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Afishimi -VI-

 

Vjet festuam më mirë se sivjet por ne do të festojm apet, po, po ne do të festaojm prap ngase edhe betejën paqësore nuk lejojm më na u zbraps

Vjet, vërtetë ishim më shumë bashkë dhe festuam më mirë por mos ta harrojm faktin se sivjet ofanziva diplomatike po del më e vështirë. Histori të hidhura në diplomaci si popull kemi kaluar, nuk besoj që durimi mos më na u shpaguar. Bota progresive këtë gjë tashmë mirë e di po edhe për faktin se tash ne bashkë më ta jemi aty, është bota kjo e cila kërkon drejtësinë. Se ku jemi dhe si i kemi punët sivjet këtë po e dijm por ja sa mirë festuam vjet për dallim nga sivjet...

Lexo vetëm këtë pjesë nga tash një vit më parë facebook 12.06.2019

,,Shenimi i 20 vjetorit të bombardimit të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës, ishte në nivelinn më të lartë

Na ngushëlloj pergaditja dhe realizimi kaq në nivel i shenimit të 20 vjetorit të bombardimit të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës, jo vetëm organizimi i pergjithshëm si asnjëherë më parë, por edhe fjalimet e vendorëve dhe ndërkombëtarëve si ato të z. Clinton, zonja Albright, z. Wesley Clark etj, të gjitha këto fjalime sot, të cilat po e plotësonin njëratjetrën në këtë ditë pervjetori, jo fjalime të perditshmerisë politike, na bënë të ndihemi mirë dhe të ngushllohemi nga kaq shqetsime të cilat po i vuajm edhe sot e 20 vjet pas çlirimit të vendit tonë”.

Kush e don leximin e plotë dhe ka kohën më lexu mundet këtu më vazhdu:

Xun Çetta facebook 12. Juni 2019

Shenimi i 20 vjetorit të bombardimit të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës, ishte në nivelinn më të lartë

Afishim sot 12.06.2020  facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/3262144540472320

 

Shenimi i 20 vjetorit të bombardimit të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës, ishte në nivelinn më të lartë

Na ngushëlloj pergaditja dhe realizimi kaq në nivel i shenimit të 20 vjetorit të bombardimit të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës, jo vetëm organizimi i pergjithshëm si asnjëherë më parë, por edhe fjalimet e vendorëve dhe ndërkombëtarëve si ato të z. Clinton, zonja Albright, z. Wesley Clark etj, të gjitha këto fjalime sot, të cilat po e plotësonin njëratjetrën në këtë ditë pervjetori, jo fjalime të perditshmerisë politike, na bënë të ndihemi mirë dhe të ngushllohemi nga kaq shqetsime të cilat po i vuajm edhe sot e 20 vjet pas çlirimit të vendit tonë.

 

Përurimi i bustit të sekretarës Madeline Albright sot në mes shumë busteve dhe shtatoreve tjera meritor nga faktori nderkombëtar për çlirimin e Kosovës, bashkë më marshimin e sotëm në kryeqytetin tonë më moton,,Ecje drejtë lirisë“po ashtu na ngushlluan, unë për vehte qajta nga gëzimi i këtij marshimi në këtë pervjetor por, jo nga liria të cilën ende nuk po e gëzoj. Pra më pelqej marshimi në fjalë por nuk dua të mbetem naiv e mos e thëm faktin se kuptimi i lirisë ka kuptim më shumë se kaq, unë e shumë meritor tjerë gjithëandej, ende nuk jemi të lirë në kuptimin e plotë të fjalës liri…

Kjo ditë manifestimi në paqe sot, ma perkujton ngushllimin e 78 ditëve të bombardimit të NATO-s në kohë lufte, rezultat ky i rezistencës së popullit tonë 78 vite të kohës sonë nen dhunën Serbe…Më duhet ta thëm publikisht faktin se, 12 qershori 1999 do të shenohët si ditëlindja e popullit të Kosovës pa dallim nacionaliteti, besimi, etnie si dhe më vonë, po kjo datë, do të diagnostifikohët si dita e shtatëzënësisë së Shqipërisë e cila nuk po mund të bëhët shtet si gjithë bota perendimore edhe pas 100 vjetorit të sajë.

E thëmë këtë, ngase Shqipëria më një Kosovë të pushtuar dhe terrorin atje, nuk kishte si të mos bëhët interpretuese e realitetit, e nganjëherë mjerisht edhe bashkëfajtore e diplomacive nderkombëtare mbi viktimizimin e Kosovës dhe popullit saj. Ishin kohë të vështira këto të cilat po i kalojm dhe gjithësesi duhemi ti pasqyrojm realisht ato parase të bëjm politikë.

Gjeneratat e reja të kohës që po vjen, pa dyshim do ta gëzojn lirinë, por kurr mos ta harrojn çfarë u bë për ditët dhe perspektivën e vendit tyre, kjo do duhët ti ndihmon ata që të bëjn, të punojn e veprojn për vendin tonë.

Unë, bashkë më shumë veprimtar, publicist e meritor tjer të këtij pervjetori të çlirimit të vendit tonë, mbase do të mbetemi tutje viktima të pa mundësive për ti thënë lakuriq gjitha ngjarjët ashtu si janë zhvilluar për kaq vite por, jam i sigurt se kemi më çfarë ti ndihmojm gjeneratat e ardhshme e kryesisht ato hulumtuese si pika më e dobët kaq vite pas lufte në vendin tonë. Liria e plotë nuk ka kufinj dhe nganjëhere, si kudo tjetër pas lufte, hapën hapësira lirie në media për ta mbyt lirinë e cila sjell vlera mbi realitetet e rrugës sonë kaq të gjatë për liri.

Lëshime, dobësi dhe të meta, kishte jo vetëm nga ne, por edhe nga faktori nderkombëtar, para dhe pas luftërave në ish Jugosllavi, por po të mos kufizohet liria, ato, në liri të plotë do zbardhën pa i lenduar meritat paralel lëshimeve ngase njerëz jemi.

Në këtë kuptim, do doja ti preku vetëm pak lëshime të cilat i kanë kushtuar popullit dhe rejonit tonë. Ka shumë faktor për ti trajtuar, por do ndalësha në vetëm pak pika për ti rikujtoar e mos harruar.

Shtrohet pyetje, pse pas aq shumë vite dhune në Kosovë, lufta filloj në Slloveni si republika më demokratike në ish Jugosllave ?

Pa u thelluar në këtë temë, duhet ta themi faktin se Sllovenia ishte e para e cila filloj të distancohët nga dhuna çfarë po ushtrohej në Kosovë, dhunë kjo në emer të shtetit dhe mbrojtjës së ish Jugosllavisë, dihet kur ajo, pra Sllovenia pa respektuar vendimin nga Beogradi i terhjeku forcat policora nga Kosova, dihën protestat dhe kërkesat e alternativës demokratike në Slloveni për këtë terheqje, pastaj më vonë, Sllovenia ishte po ashtu e para e cila e projektoj daljën e sajë nga ish Federata Jugosllave nese nuk gjëjn marrveshje që nga federata të kalohet më një sistem konfederal. Këtë proces, nuk po e percilte sa e si duhet faktori jonë i brendshëm e as faktori nderkombëtar.

Durimi i gjatë në perpjekje për ta ndalur dhunën nder etnike e cila po rëndonte rejonin në luftën e ish Jugosllavisë,ka bërë që dhuna të bëhët forca numër një, pa u kuptuar se atje filloj e po zhvillohet një luftë e pa shpallur të cilën populli masiv nuk e kupton fare.

Pastaj durimi i gjatë në kohë lufte për ta ndalur dhunën nder etnike në Bosnije bëri që atje të kemi viktima deri në kompromentim total të durimit të faktorit nderkombëtar të cilët mirreshin më pasojat e jo më katastrofën e cila po thellohej më viktima gjenocidale mbi popullin e pa fajshëm Boshnjak siq ndodhi katastrofa e Srebernicës.

Faktori nderkombëtar këtu mori një mesazh për ta kuptuar se çfarë mund te sjell durimi i tepruar në perplasje politiko-diplomatike për ta sjellur paqën. Ky mesazh, tashmë u ngulit në faktorin e diplomacisë nderkombëtare dhe NATO-s e cila po percilte situatën por nuk merrej diplomacia më nevojën e intervenimit të sajë si forcë ushtarake për qka edhe është për ta sjellur dhe mbrojt paqën.

Kjo fatkeqësi në Bosnje sa u tha më lartë, bashk më durimin dhe rezistencën e sterzgjatur të Shqiptarëve deri tek lufta në Kosovë, bëri që faktori nderkombëtar, diplomacia sajë progresive në bashkëpunim tashmë edhe më NATO-n, ta thërrasin mendjën edhe pse prap paksa të vonuar por u zgjuan për ta ndalur dhunën, vrasjët dhe gjenocidin Serb në Kosovë të cilat filluan e po bëjn të harrohet Srebernica.

Kështu pastaj erdhi deri tek marveshje e diplomacisë progrsive që mos të vonohën dhe u dha urdhëri që forca ushtarake e NATOS-s të intervenoj më bombardime mbi agresorin ngaase, ishin shtjerrur iluzionet se lufta mund të ndalet më diplomaci. Intervenimi i NATO-s si mundësia e vetme, bëri që të ndalet lufta dhe të sjellet paqëja, për ndryshe, atje do humbëte perfundimisht kredibiliteti i faktorit nderkombëtar dhe diplomacisë progresive si dhe populli ynë do ta pësonte fatkeqësin siq kanë perjetuar shumë kombe dhe ish shtete në botë.

Kosova, tash 20 vjet pas lufte në paqe relativisht të brisht, ka bërë shumë, tepër shumë për minoritetin Serb në Kosovë edhe pse si pjesë e fajtorit të gjenocidit shtetëror Serb. Unë besoj dhe uroj që kjo tolerancë e tepruar politike ndaj minoritetit Serb në Kosovë, të ketë qenë si vlerë demokratike dhe si vlerë univesale ndaj njerëzve dhe qytetarëve jo fajtor pa dallim perkatësisë tyre nacionale.

Sot, Kosova në bashkëpunim më faktorin më progresiv nderkombëtar si dhe në bashkëpunim të ngjeshur më NATO-n, shpresoj dhe uroj të sjellin funksionimin e një shteti ligjor ku asnjëherë nuk do të perseritet gjakderdhja mes popujve në atë rejon.

Aktualisht, pa menduar mirë së fundi po perdorët fjala pajtim mes Kosovës dhe Serbisë, ne nuk kemi si të mos dialogojm dhe negocojm pa nderprer për njohje të ndersjella si dy shtete të barabarta dhe pas njohjeve të nenshkruara nga të dy palët, do duhet të filloj procesi i pajtimit siq bëjn dhe kanë bërë shtetet në luftëra dhe sot pas lufte, jetojn në paqe.

Procesi i pajtimit, nuk është një monedhë i kusuritjeve politike, njohja e ndersjell si shtete nuk garanton pajtimin, dihet kush fal parase politika dhe atyre të cilët duan të perfitoj prej sajë. Serbia nuk po leviz e as kërkon pajtimin, pra viktimat dhe gjithë ata të cilët dhanë e nuk muarrën, janë ata të cilët duhët ulur e nxjerrin projektin e pajtimit kolektiv dhe kështu të perkulemi para rëniës dhe familjëve tyre si dhe gjitha vuajtjeve të gjithë atyre të cilët ende nuk po mund të integrohën e ta jetojn këtë paqe e cila nuk po gëzohet e plotë për ta.

Krejt në fund, ne, mrekullueshëm festuam 20 vjetorin e çlirimit te vendit tonë dhe bombardimin e NATO-s mbi pushtuesin, por, plagët ishin të freskëta edhe sot, jeta si pasojë është bërë e pa durueshme, por të vetëdijshëm se ceremonia e këtij pervjetori historik duhej bërë po në këtë nivel çfarë ishte sot. Urime çlirimi i vendi tonë.

Luzern 12.06.2019

Xun Çetta

info-cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=1942

Xhavit Kabashi : Urime clirimi i vendit e sa per liri dhashte Zoti e mos te na vonohet ...!