Politikë Si dhe pse PDK në opozitë dhe opozita e bashkuar në pozitë ?.
PDK, siç kam thënë sa e sa herë më parë, vërtetë ka instaluar kuadrin e vet në të gjitha institucionet e shtetit dhe kurrë nuk ka bërë asgjë, madje nuk ka lejuar as pajisjen e të punësuarve më kontrata pune deri në momentin kur u realizua projekti i tyre drejtë instalimit të këtij kuadri. 

Bashkimi i sindikatave të pavarura të Kosovës, edhe ashtu e përçarë dhe  në fraksione, ka dështuar në insistimin e i tyre për ti pajisur punëtorët më kontrata pune.

Tani para zgjedhjeve, ka shpresa që gjithë kuadri i instaluar në institucione të pajisen me kontrata pune për ta siguruar ndikimin partiak në institucione pa dallim rezultatit të zgjedhjeve. Ky realitet ka kohë që kur po bëhet shqetësim për vendin dhe përfundimisht kërkohet projekti i akomoduar për ballë situatave për ta shpëtuar vendin nga më e keqja.

Gjithë çfarë u tha më lartë, ishte një formë krimi politik çfarë ka bërë PDK, por në pa mundësi të evitimit të këtij realiteti, vendi tani po konsulton gjendjen aktuale dhe gradualisht po konstaton faktin se edhe ky lloj krimi mund të menaxhohet dhe kthehet në të mirën e vendit tonë. 

Nxjerrja e gjitha të ligave në shesh dhe argumentimi çfarë ka bërë PDK për kaq kohë sa ishte në pushtet, përfshirë këtu edhe pjesën apo kohen e QPK-së në këtë drejtim shpërdorimi të pushtetit, ne shumë lehtë do ta vetë ngritnim qytetarin që ta kuptoj realitetin çfarë ka ndodhur. Kështu dhe më fakte do ti ngritshim, qoftë edhe të ndershmit që përfituan nga kjo praktikë pushteti në kohën pa kohë. Kjo politikë në bazë të situatave në teren, do të bënte të mundur që ndërrimi i pushtetit për herë të parë të jap rezultate historike për faktin se : 

 
 
 
 
Ardhja e një opozite të fortë në pushtet dhe puna e saj më kuadër të institucioneve që tani janë opozitar, ka një vlerë pozitive  ngase shpërdorimi i pushtetit i cili në Ballkan nuk po evitohet si fenomen negativ, tani si rast do jetë shumë i kufizuar për shpërdorim pushteti. A mund ta menaxhojmë dhe përfitojmë nga kjo gjendje ? Unë mendoj se po, madje kjo fatkeqësi do ishte ndihmë për ne, nga fakte se kushdo që po vjen në pushtet, po shpërdor atë me njerëzit e vet dhe kuadrin të cilin  po e sistemon në institucionet më të larta të shtetit tonë.

Rreziku permanent i pushtetit më kuadër të kundërshtarit politik, pra opozitës, po ashtu ekziston ! por me projekte dhe ligje të së drejtës, pushteti do arrinte kthesat të cilat deri më tani nuk i ka njohur as vendi ynë po as Ballkani si rejon.

Cila do ishte opozita politike pa u vetë robëruar në idealizëm i cili nuk po ndez ? Mendoj se në radhë të parë është Lëvizja VV. e cila në politikë është krejt në defanzivë, por po mbijeton më idealët të cilat nuk po ndezin. Këtu nuk isha ndalur shumë nga fakti se as nuk kam kohë e aq më pak nerva ti zbërthej të metat politike të këtij subjekti e përsëris i vetmi me substanca idealizmi.

Ta marrim vetëm takimin e kryetares së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga më kryetarin e Serbisë z, Tomislav Nikoliq, takim ky i cili ndodhi sot 06.02.2013 . Lëvizja VV. e kundërshton këtë pa më të voglin argument më ,,arsyetimin” se  gjoja më këtë takim po e pranon sovranitetin Serb mbi Kosovën ! a në të njëjtën kohë harrojnë apo nuk mendojnë faktin paralel, se edhe Serbet mund ta akuzojnë presidentin e tyre Nikoliq se me takimin e presidentes së Kosovës zonjën Jahjaga veç po e njeh pavarësimin e Kosovës.

Pra këtu, ka shumë çka për të u sqaruar, por tani me mungon qetësia, durimi dhe më pengon niveli i ultë që të merrem më këtë problem tepër amatorë në politikë çfarë bënë Lëvizja VV.

Bashkimi i opozitës si e mendoj unë, për ta marr pushtetin në Kosovë dhe për të sjell ndryshime të cilat do i ndien vendi ynë,qytetari i saj dhe vet politika e BE-së, është e vetmja alternativë e cila ruan proceset dhe investimet politike të deri këtushme të faktorit progresiv ndërkombëtar si dhe kalon krizat politike të cilat kërcënojnë ti përmbysin proceset dhe të fillon gjithçka nga e para. Ndryshime këto të cilat do ishin tepër të pa sigurta dhe për plot rreziqe, jo vetëm për Ballkanin por më gjerë.


Më këtë çfarë u tha më lartë, pa u lëshuar në detale dhe më gjerësisht në thelbin e problemit i cili kërcënon në rajon, unë mendoj se isha tepër transparent në alternativën e cila shpëton gjithë neve dhe investimet e faktorit progresiv ndërkombëtar në Kosovë.

Investimet e Ramushit për të qenë apo për të u shpallur qytetar nderi i qyteteve tona në këtë kohë , më shumë se sa investime për ta bërë opozitën e ndryshimeve, është politikë e cila nuk lë vend për të besuar në këtë përkushtim tani demode.

Luzern 06.02.2013


Xun Çetta