Politikë
Sopa është vrarëIsh-zyrtari i lartë i Qeverisë së Kosovës Hamdi Sopa është vrarë. Dyshimet për këtë janë vërtetuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës i cili tashmë ka kryer obduksionin dhe se raportin i ka dorëzuar prokurorisë.

Publikuar,02.02.2013 Sipas burimeve të gazetës “Kosova Sot” në raportin e Mjekësisë Ligjore thuhet se Sopa ishte vrarë, para se të hidhej nga kati nëntë i banesës së tij.

Ndërkohë që prokuroria po vazhdon hetimet për vdekjen e 59 vjeçarit raportohet edhe për fakte të reja.
Sipas hetimeve fillestare dyshohet se Sopa ishte goditur me thikë fillimisht dhe pasi që plagët nuk ishin vdekjeprurëse atë e kanë hedhur nga ballkoni i banesës, shkruan “Bota Sot”, e cila thirret në burime të saj.
Gjithnjë sipas saj, të dyshuarit kryesor për vrasje janë familja e tij, bashkëshortja dhe dy vajzat e tij, si dhe një person i gjinisë mashkullore i cili është parë në vendin e ngjarjes në momentin që viktima ka rënë nga ballkoni.
Kjo është zbuluar nga një video amatore të cilën e kishte bërë një kalimtare rasti e cila për shkak të zhurmës së madhe, nga kureshtja kishte xhiruar gjithçka, shkruan kjo gazetë.
Sot janë bërë katër ditë që nga vdekja e Hamdi Sopës./

TopLajmi.com

Koment:

Xuni 02.02.2013.

Përveçse situata e mjerueshme ekonomike e sociale për qytetarin e ndershëm e cila po mbretëron në Kosovë, frikën për të jetuar atje e ka rrit edhe likuidimi i njerëzve ditën për diell dhe për më keq fajsia po hidhet o në familjen e viktimës o në vet viktimën pa jetë të shpallur si vetëvrasës. Kjo për mua është fundi i jetës aq më keq kur ky zhgënjim të më vij nga vendi im për të cilën kam bërë mbi 30 vite jetë 100% në shërbim të vendit pa menduar jetën time. Ju lutëm ku ta marr ngushëllimin më këtë situatë krejt çfarë po ndodh në vendin tim ? Jeta duhet të vazhdoj tutje por jo të pajtohem që të jem gjellë e krimit në Kosovë. Vuajtja ime në këtë mënyrë jete çfarë bëj unë dhe ngarkesat të cilat nuk përballohen më është një shuajtje ushqimi dhe argëtimi i krimit në Kosovë, po, po, ky është realiteti i hidhur aktualisht ! këtë gjë e di por akoma i pa forcë të bëj diçka më shumë.


Faqja Lajmi net 02.02.2013 :



http://www.toplajmi.com/sopa-eshte-vrare/comment-page-1/#comment-171