Politikë

 

Ne si mergimtar edhe pse jasht vendi, gjithëherë ishim të lidhur më vendin, fatin e tij dhe në ndihmë që vendi të çlirohët dhe sa më shpejt të ndertohët dhe të mari rrugë drekjt shtetit ligjor. Kjo shpresë dhe ky vullnet sikur na është lënduar si pasojë e gjithë çfarë po ndodh në vendin tonë.

Së fundi sikur edhe është shtuar numri i gazetarëve, dhe të quajturve analist të cilët edhe publikisht po na lëndojn zemrat deri më fyrje dhe injorim, kjo befasi, sa ishte e keqe ndonse edhe na këndelli që ne të mendojm më ndryshe dhe të bëjm reforma të dhimbëshme për vendin por mbushje mendje atje po se po.

1-Nuk do të votohët më nga mergata per mes poste veqse të organizojm vendvotimet në Ambasadat dhe konsullatat e Kosovës ku do ti kemi komisioner dhe numrimi i votave do bëhët në vendet ku është votuar dhe për mes Ambasadave tona, votat e blombuara të  transferohën në KQZ të Kosovës. Kjo duhët ndodhur si organizim nese nuk arrihët të avansojm edhe më votim elektronik.

2-Të organizohën këshilltar dhe jurist jo të shumt në numër në çdo Ambasadë të cilët njihën mirë më ligjet e shteteve perkatse dhe kështu mergimtarët për gjitha pa qartësit dhe të drejtat e tyre në shtetet perkatdr tu drejtohën Ambasadave dhe të ndihmohën më të ngarkuarit po më këtë detyrë këshilimi dhe orientimi për ta mbrojtur të drejtën e tyre ku jo rrallë më pa dije u shkelën ato.

3-Të hiqet taksa e sigurimit për veturat e mergimtarëve dhe mos të lehet vend për gjoja justifikime se nuk paskemi të drejtë si shtet derisa të pranohët kartoni ynë i gjelbërt. Këtë të quajtur justifikim e bëjn grupe të interesit nga politika në kordinim më sigurimin i cili po na takson në kufi sapo të futemi në Kosovë.

4-Të aplikojm gjithë mergimtare dhe mergimtarët për të ardhurat e pensionit në Kosovë sapo ti mbushim 65 vjet pa dallim pse ndoshta gjysma e jetës tonë na ka ikur jasht vendit. Në këtë pikë, më duhët ta pranoj faktin se dola jasht parimit tim kategorik që kisha dhe rregullisht i kundershtoja gjithëata të cilët po marrin pensionët në Kosovën e varfër derisa kanë pensionët nga vendi ku kanë punuar, jetuar dhe janë pensionuar. Gjithë atyre të cilët i kam kundershtuar pse po marrin pensonët në Kosovë tani publikisht ju kërkoj falje.

Një sqarim ka vend këtu : Ata të cilët kan ,pension kase“ siq thuhet atje në trustin pensional, ata edhe mund të mos aplikojn për pensionin në Kosovë por këshilla ime është që të aplikojn në të drejtën e tyre të cilën ja garanton ligji.

Mua përsonalisht i cili i revoltuar po ngriti këtë problem, as nuk ma ngrit pensionin e as nuk ma zvoglon aplikimi për pension në Kosovë , pse : Nese nuk aplikoj atje, unë kam pension solid këtu në Zvicër ngase ligji këtu ka fondin i cili e kompenzon mungesën e ,, pensions kasës“ ku ligji mbron të drejtën e pensionistit si vlerë, pa dallim se ia mbulon trusti pensional apo jo, pra ,,pensions kasa“. Pikërisht këtu është ajo që më shtyn të jem kategorik ngase, derisa Zvicra po ma ndihmon pensionin, unë do duhët ta deklaroj se sa po marr pension në Kosovë dhe automatikisht më aq të hulla sa marr atje në Kosovë të kursehët fondi i kompenzimit të pensionit siq quhët këtu,, Ergänzungsleistungen“ Thjesht, pse mos ta deklaroj pensionin në Kosovë si e drejtë ligjore dhe ta zbuti shumën që ma kompenzon fondi këtu në Zvicër...

Pra më aplikimin për pension në Kosovë dhe deklarimin këtu në Zvicër unë as nuk fitoj e as humbi pos se ndikoj në një të drejtë dhe do ishte e pa drejt të më ndihmohët pensioni këtu a mos ta marr atë që më takon në Kosovë.

Ka edhe sa e sa pika tjera më të cilat ne mergimtarët duhët ta prekum pa ndergjegjën e atyre të cilët këto ditë na fyen dhe jam i sigurt se prapa tyre qendron një pjesë e errtë nga politika.

Edhe sikur ta kem një rrogë diku si i punësuar në Kosovë, automatikisht do ta deklaroja se sa të ardhura mujore kam në mënyerë që ta zbuti fondin i cili ma plotson shkallën e pensionit tim për të jetuar shumë komod në Zvicër. Nese nuk do ta bëja këtë, jo vetëm mëkat, por ktim do të ishte ky.

Kjo është puna e asimilimit pozitivë për të cilën temë u debatua pas publikimit të para pak ditësh që bëra.

Mergata shqiptare duhët ta kërkoj të drejtën e vet në Kosovë bash në gjitha segmentet pa dallim gjendjës sajë ekonomike e financiare dhe kështu ta mësojm popullin atje i cili nuk po din ta kërkoj dhe mbron të drejtën e tij qytetare ku milionerët politik në pervetsim të shtetit po lindin e bëhën të egër pa qar kokën se a është e pasur apo e varfër Kosova e ditëve të sotme.

Nese ndihmon vendin e nuk përfillësh dhe në fund fyhësh në këto përmasa si mergimtar, Kosova ka nevojë për një ingjeksion ndryshe pikërisht nga mergata e cila ka dhënë pa kontrolluar asgjë atje.

Luzern 20.11.2019

Xun Çetta