Politikë

Kësajë radhe nuk perkujton facebook.u e as info-ceta, por, gjitha ato mijëra E.Mail adresa më të cilat komunikuja rregullisht gjithëandej globit si dhe blogspot, portali im të cilin e perdorësha atë kohë e që mjerisht link-lidhja qenka e një artikulli tjeter nga viti 2014 por, po të kërkohet në blogspot, mund të gjindet ky paralajmërim i kohës që nga viti 2011, një rrezik ky i cili po na kërcnonte dje dhe kërrcnon sot

Më rastin e disa vdekjeve të disa veprimtarëve tani së fundi, këtë shkrim e barta nga posta ime elektronike, shkrime të cilat shumë nga to kur po i shperndaja, edhe sot nuk i shlyj nga posta ime elektronike.

 

Lëxo paralajmërimin për rrezikun nga i cili nuk po mund të ikum as sot, kështu po dojn ata të cilët nuk kanë çfarë oftrojn si fakte e dëshmi madje as procesverbale e arkiva nuk duan ata:

 

Koha për histori në  baza arkivash

 

Xun çetta

xun26@hotmail.com

www.info-cetta.blogspot.com

 

Bërja e historisë pa arkiv dhe pa pasqyruesit e gjallë të atij arkivi është përsëritje e gabimit,është tregtim me historinë dhe ardhmërinë tonë. E  keqe kjo e cila nuk guxon të na përsëritet.

 

Bërja e shtetit më arkiv të pa prekur nga politika dhe klanet e saj si dhe pasqyrim i gjitha periudhave nga një proces në tjetrin është garant i historisë e cila bënë dhe fuqizon shtetin. Vetëm kështu,më dinjitet mund ta zbardhim dhe mbrojmë fatin e kombit tonë,për ndryshe bota akoma më keq do të luan me ne si popull pa histori arkivash.

 

Bëj thirrje qe të mos abuzohet me arkiva të partive politike dhe institucioneve të përkohshme të cilat me kaq mund e sakrifica i kaluam edhe pse qëllimisht u kanë ikur procesverbaleve të rregullta ato.

 

Bej thirrje që të mos braktisen pjesë arkivi të radio Zagrebit në gjuhë shqipe që ne fillim te viteve 90-ta. Bëj thirrje që të mos humbet arkivi i programit satelitor ne TVSH ,program ky i cili është bunkerizuar dhe pa përkujdesje po rrezikon të zhduket,(qëllimisht) të zhduket qoftë edhe me gjoja arsyetim se qiraja e ruajtjes ka shkuar aq lartë sa nuk ja vlen te merret arkivi !!!. ( Sqarimi sot si plotësim : Këshu isha informuar dhe revoltuar atë kohë )

 

U bëj thirrje gjitha gazetave dhe mediave tjera të shkruara dhe elektronike që të mos vazhdojnë punën parasë të garantojnë arkivimin e artikujve dhe programeve të tyre në digjital.

 

Bëj thirrje që të zbardhen arkivat mbi aktivitete të ndryshme dhe të pasqyrohen ato si dhe jo pak raste kontesti,të ballafaqohen sa jen gjallë personazhet ngase në të ardhmen nuk do të mjafton vetëm arkivi pa sqarimet shtesë dhe më dëshmitar autentik të ngjarjeve. Këtë,ne mundemi dhe do duhej ta bëjmë. Pyetja,pse heshtet edhe kur kemi faktet ne dorë ?. Si pyetje,kjo nuk do të ndalët kurrë edhe pse nuk vjen përgjigja mbi injorimin e faktit historik .Do vazhdon kjo e keqe ngase janë të shumtë ata të cilët nuk i duan faktet? 

 

Mjerë ata individ,parti politike apo institucione të cilat kanë pjesë arkivash por nuk kanë pastërtinë e tyre aty dhe kështu presin vdekjen e dëshmitarëve të gjallë si dhe ballafaqimin e tyre qe do pasqyronin akoma më mirë arkivin bazë të përshkrimit të historisë dhe bërjes së shtetit qe nuk lëviz.

 

Kombi ynë,pas këtij dinamizmi ndryshimesh të shekullit tonë duhet të lëviz në këtë drejtim dhe jo të lihen hapësira falsifikimi të historisë,e keqe kjo e cila po na kushton.

 

Dosjet dhe hapja e tyre për të cilat u ngrit pluhur aq shumë sa për të i testuan reagimet e para dhe kështu vazhduan Spiuj e servil pa frikë,madje më ,,arsyetim”se ato,pra dosjet i paska Serbia,menduan dhe vepruan kështu duke harruar faktin se më në fund dosje janë,faktet dhe dëshmi të shumta mes nesh,por sidoqoftë tani bashkë me arkivat në fjalë,dosjet dhe hapja e tyre janë akoma më të nevojshme për ta bërë shtetin.

 

Luzern 17.09.2011