Politikë

Xuni në kohë të duhura Këto ditë kam një pauzë si fryt i dilemave të mia se si pas kaq vitesh të ndryshohet forma e veprimit.

Unë vërtet po kyçem në komente e herë pas here po dal me artikuj të modelit tim publicistik,unë vërtetë herë pas herë po bëj publikime nga pjesë ditari pa pasqyruar gjë nga aty,unë vërtet nga mos durimi po paralajmëroj rreziqet çfarë kërcënojnë dhe nuk mbetem pa mendimin tim jo edhe aq kategorik nga fakti se nuk kam fuqi zyrtare e aq më pak fuqi për vendimmarrje,por me gjithat po ndihem mirë kur po veprohet ngjashëm e nganjëherë krejtësisht ashtu si mendoj dhe alarmoj nevojën. Të rralla por po vërehen këto si veprime.


Kjo sa më ngushëllon po aq më mundon nga fakti se kam të bëj më papërgjegjësi kolektive dhe njerëzit që mbijetojnë në politikë duke shfrytëzuar tjetrin e jo se kanë ide aq sa kanë prirje për shfrytëzim. Strukturat e vjetër politike dhe shërbimet e fshehta trashëgimi qe kanë, janë faktori i faktorizimit të tyre.


Të heshti nga frika,kjo nuk është natyra ime,të heshti nga plagjiat të ideve politike deri në programe politike,kjo po ma merr hapësirën e veprimit,gjë të cilën po ashtu nuk e duroj dot.


Kjo është e qartë pse dilemat,se si të dal ndryshe me faktet kundër krimit politik,ekonomik dhe fizik të njerëzve,kur nuk ka gjyqësi e as infrastrukturë juridike,nuk ka elektorat i cili logjikon dhe i bindet argumentit derisa ka nga indoktrinohet me krejt pak para apo leverdi tjera.


Çfarë kërkonte Nazim Bllaca apo Naim Imeri e tjerë si këta kur nuk qesin incizime faktike mbi krejt çfarë flasin e jo ta përgjojnë njëri tjetrin për të paraqitur sensacion në masa qe presin argumentet ?


Pse themi se ka kaq e kaq shirita ku në asnjë nuk del i akuzuari në gjithë ato përgjime ?. Pse në të kaluarën u dhanë sa e sa fejtonistika në ,,Bota Sot”pa fakte e nganjëherë dilte autori ,,markant” i rrjedhave duke na rrëfyer vetëm për persona qe tani nuk janë në jetë pos vet autorit ?.


Po edhe sikur të gjitha të jenë të vërteta mendja po më thotë STOP, ngase gjitha bashkë nuk po kanë efekt derisa nuk ka lexues qe kupton e nuk harron,nuk ka gjykatë e cila nga ato publikime mund ta ngrit akuzën me betimin se o i akuzuari o denoncuesi i rremë do ta marrin dënimin e merituar.


Doli nga burgu i Hagës Fatmir Limaj,u prit si më mirë nga populli,pati këshilla nga distanca por nuk diti e as që i dëgjoj këshillat dhe kështu nuk i dha asgjë vendit nga mundësia që pati.


Kam frikë se po këtë fat do ta ketë edhe Ramush Haradinaj nëse nuk kupton shkurticat e alarmit gjakftohtë,e ato i kishte që të mos ja mësyjë direkt kryeministrisë ngase janë vite të tëra që nuk lejohet të kthehet aty ku e ke lënë siç thoshte avokati i tij dhe planet e jo pak ndërkombëtarëve tepër të dyshimtë në këtë parashutizëm politik,ku do duhëj të kthehet prapa edhe shpallja e pavarësisë si pas tyre nga ku e ka lënë.


Vendimi i PDK-së i cili kundërshtoj Ramushin kryeministër në këtë mandat ishte tepër i drejtë,jo për interesa të PDK-së sa ishte në interes për vendin.


Adem Grabovcit edhe njëherë i ra bingo falë Ramush

Haradinajt dhe veprimeve të tij. Unë u ndjeva mirë për vendimin,por u ndjeva keq pse po përfiton kaq mrekullueshëm bash Ademi të cilit po ja ruaj faktet e skandaleve të para luftës gjatë dhe pas luftës,kuptohet jo fjalë por të gjitha të incizuara për të mos thënë të përgjuara. Nuk janë fjalë e as xhelozi,por fakte i vetëdijshëm çfarë them.


Ramushit nuk i falet për gabimin e dytë të radhës dhe këtë sapo doli nga burgu !!! për dallim nga hera e parë kur u tërheq vet,tani atë e larguan nga gabimi.


Unë jam në pauzë siç thash të verifikimit të hapave që kam bërë dhe atyre që do bëj ndryshe nga deri tani...

Të heshti nuk mundëm,aq më pak kur tjerët po vazhdojnë pa qarë kokën për çfarë kanë bërë.


Luzern 06.12.2012.


Xun Çetta