Kulturë
 

Urime dita e kurban Bajramit juve në Shqipëri dhe nata e kurban Bajramit juve në Kosovë. Zoti ju bëftë kabull njërës pjesë andej dhe pjesës tjetër këndej  vendit tonë,nuk është fjala për Ramazanin e kaluar e as kurbanin sot por Zoti ju bëftë kabull dhe ju faltë gjynahet e turpit të ndarjes në festa të besimit Islam. Ndarje ! dhe vetëm ndarje se do ngopeni një ditë.

 

Nuk është diktaturë e pushtetit po të mirën masa urgjente dhe konstatojmë se nga erdhi kjo ndarje ? Nuk besoj se edhe këtu fajësia të kërkohet tek Vehabist ekstrem të besimit Islam. Fajësia është diku tjetër dhe po kërkohen ata që përçajnë dhe ndajnë këtë vend dhe popullin e tij pa dallim në politikë,festa,flamuj,himn etj. Besoj nuk do dalin ,,arsyetime”se edhe këtu politika ndërkombëtare na dikton dhe sundon. Zoti qoftë me ne.  

 

Luzern 25.10.2012 Nata e Kurban Bajramit

Xun Çetta

-------------------.

Facebook:

Driton Hetemi 25.10.2012

 

Se di valla,naj kanë pështill krejt qetash,një komb qe nuk feston njëjtë..ah,.ah interesant. gëzuar kurban bajramin Xun Çetta 

 

Xuni 25.10.2012

 

Unë,të jem i sinqert nuk di nga është më e drejt,pra të festojmë me Turqinë apo më shtetet arabe,por e di një gjë,se gjitha trojet Shqiptare do duhej të jenë në raporte të rregullta komunikimi në mënyrë qe të gjithë ta festojmë në të njëjten ditë ,e parseris,pa qenë në gjendje ta di se kush ka më të drejt. Mendja ime paushall thotë se tek ne nuk do duhej te theren kurbanat para se te falet Bajrami dhe theren kurbanet në Haxh. Jo se di diçka në këto punë,por logjika ma thotë këtë gjë. Ajo çka është më e keqja është fakti pse Kosova feston ndryshe nga Shqipëria e Maqedoni dhe troje tona e sa dukët edhe në Zvicër është bartë kjo ndarje për te lan turpin tonë si besimtar të islamit. Kjo shpërfillje është sindrom virusi pse shtetet arabe kurrë nuk janë unike,andaj kam frikë se si virus po bartet edhe në popullin tonë dhe për më keq si shqiptar që jemi akoma askush nuk po kryen punën e vet ashtu si duhet e në këtë rast fajtor është kleri Islam. Unë ndonëse i revoltuar nuk dita të uroj ndryshe veçse kështu siç u paraqita më këtë formë urimi,më në fund dihet se natyra ime është kjo.

 

Pra FLM për urimin i nderuar Driton dhe urime Kurban Bajrami.