Politikë

Unë e di se ti po e din, se unë e di, se ti po e din se unë e di !!!. Kjo ishte ajo e vjetra e sterzgjatur, tani vjen e keqja e re : Unë e di se ti s`po e din se unë i di të gjitha të zezat për ty, por nuk ka mbet vend ku më dal as ku më hy, veq kështu kemi mbet në sallamadi, ooo i mjeri unë për ty.

Mjerisht bash kështu, e gjithë shoqërija jonë në politikë, jo haptas, pa zë i thojn njëritjetrit për të u bërë më pas të gjith një…Përballja më realitetin deri në ballafaqim, do e prishte këtë barazim të qellimit më të keq për vendin tonë.

Kështu si deri tani, as më të vjetrën e sterzgjatur e as më të renë e delenrisur, nuk bëhët e as mbahet shteti e lere më të shërohët shëndeti politik.

Luzern 14.10.2018

Xun Çetta

Komentet në facebook:

Enver Emini : meja dit të gjitha të zezat dikuj po i bjen me pas kan në ato të zeza bashk.

Xun Çetta : Enver, mik i nderuar pse jo edhe i respektuar. Sapo u ktheva nga kafja e mengjesit dhe ju lexova ku pjesërisht u befasuva më çfarë thuani. Mendoj se, nese jo plotësisht, relativisht njihemi edhe ne dy mes veti. Vetëm në Ballkan mund të thuhet, mendohet dhe ,,konstatohet“ se hetuesi duhet të jetë pjesë e krimit dhe i barabart më krimin për ti zbulu, për ta ngrit zërin kunder dhe për ta gjykuar krimin !!!. Unë konsideroj dhe nuk e mohoj faktin se jam pjesë e rrugës së disa bashkëveprimtarëve më të cilët në rrugë e sipër na ka ndar lufta e pas çlirimit për pushtet ku ka ndodhur krimi për 20 vjet rresht. Kjo, perkundrazi asaj që thuani, më bënë më të dinjitetshëm ta hulumtoj dhe kundershtoj krimin politik dhe të keqen e vendit tonë. Ndoshta edhe të keqkuptova ngase nuk e kishe më rastin tim personal si autor edhe pse shkrimi ishte e pergjithësuar. Nese të kam keqkuptuar të kerkoj falje burr, nese e ke diqka të ngjajshme si e pershkrova keqkuptimin, të lutëm bëhu burr e mos hezito ti thuash gjitha të këqijat, bash të gjitha çfarë mund ti kem bërë vendit tonë, para, gjatë dhe pas çlirimit. Uroj ta kaloni mirë këtë fund vikendi Enver i nderuar.