Politikë

Isha dhe po mbetëm i sinqert e i hapur, jo vetëm unë por shumë nga ne po mbetemi viktimë e sinqeritetit tonë , neve vërtetë po na theni në forma të ndryshme, ne vërtetë po lodhemi e zhgënjehemi keq, shumë keq me krejt çfarë po na bëni por edhe juve mund të ju vie dita ndoshta shumë shpejt e thyerjës suaj kur nuk degjone e as po kuptoni.

Facebook perkujton nga 24.09.2012, gjashtë (6 ) vite më vonë.:

Xun Çetta24 September 2012

Kush nuk po qëndron në vi, po saboton projektet dhe kërcënon më trazira në Kosovë ?. 

 

Facebook::

https://www.facebook.com/xcetta/posts/475550075798461:0?__tn__=K-R

Xun Çetta 24 September 2012 

Kush nuk po qëndron në vi, po saboton projektet dhe kërcënon më trazira në Kosovë ?.

Më keqardhje me duhet ta them se publikimin e kësaj kërkese për institucionet e Kosovës dhe thirrje për qytetaret e vendit po e imponon situata politike e cila po vlon në vendin tonë, po imponon hyrja e vendit në procese të reja si dhe po imponon fakti se tash e një muaj kjo puna e këshillit kombëtar veç mori frymë dhe nuk po konkretizohet se për çfarë është fjala…

Dy vite organizimi intensiv i kësaj natyre për intervenim, pa u dëgjuar zëri përtej murit i cili ndan qeverinë dhe pushtetin me ne,krahasuar më vetëm këtë muajin e fundit kur më të madhe filluan kopjet e pushtetarëve dhe qeverisë kopje marrë po nga ky projekt për të na amortizuar që në nismën tonë,është dallim i madh dhe për të na dhen te kuptojmë se puna ka lëvizur,të mos vërehet kjo për dy vite rresht dhe të merr frymë për vetem një muaj !!!, Kjo nga përvojat më të hidhura qe kemi nuk shpjegohet ndryshe veçse dikush nga shokët akoma po çalon në mbajtjen e fjalës,që do të thotë se nuk po pastrohemi mirë nga kjo e keqe.

Në mesin tonë pa kompleksin e armiqve nga brenda edhe gjithë herë vazhdojmë ti kemi bojkotuesit me ,,arsyetimet”nga më të ndryshme se jo tani por më vonë ,jo kjo e jo ajo, a në anën tjetër po bartin informacione tek pushteti,fal zotit dhe gjakut tonë jo pushtet i pushtuesit se po te ishte kjo nuk di ku do përfundonim.

Për këshillin nacional ( kombëtar) se fundi dëgjuam të flitet edhe nga emra të shumtë jo më larg se mbrëmë 23.09.2012 në lajmet e RTK-së,e nga distanca dëgjuam edhe Bardhyl Metën drejtor i odes ekonomike Kosovaro-Gjermane.

Dje po ashtu dëgjuam te flet jo për këshillin apo nismën tonë por vërejtëm revoltën ashtu si i ka hije veprimtarit i cili nuk të pret pas shpine, pra Sami Kurteshin i cili para se avokat i popullit ai po mbetet idealist pa dallim pse vetë zbulohet ashtu siç e dëgjuam në TV Rrokumi .

Pra sa i përket frikës se kopjimit të pjesshëm për të na amortizuar që në start, si praktikë e vjetër kjo dhe tashmë e njohur për ne,vlen ta kujtojmë edhe një revoltë të Fatmir Limajt i cili para gati dy vite patë ngrit zërin nëse mund ta citoj më parafrazim ngase nuk po shkoj tani në arkiv dhe ta gjejë këtë citat kur mrekullueshëm argumentoj më faktet konkrete se si ( ndërkombëtarët po u vjedhin programet dhe me pak ndryshime po dalin se si po na ofrojnë programe neve qe nuk po dimë ti ofrojmë ato)...

Këto pabesi dhe lojërat më të ndyta të këtij lloj plagjiature idesh,projektesh etj,po bëjnë që njerëzit të dalin nga vija,fjala e dhënë,të sabotojnë për interesa të ulëta dhe kështu ta kërcënojnë Kosovën më trazira në momentet më kritike të sajë

Ja pjesë të projektit si kërkese ofertuese për institucionet tona dhe thirrje për kujdes qytetarëve tonë,projekt ky të cilin po dojnë ta vrasin me po këto forma të vjetra të cilat i kanë kushtuar vendit:

 

Xun Çetta

Halldenstrasse 27

6020 Emmenbrücke-(CH).

Tel-0041-76.2030221

xun26@hotmail.com

www.info-cetta.com

www.info-cetta.blogspot.com


1. Qeverisë së Kosovës

2. Presidencës së Kosovës

3. Kuvendit të Kosovës


K Ë K E S Ë

Të nderuara institucione si të përgjithësuara kështu siç ju rendita më lartë,të nderuar/a individ/e të cilët apo cilat jeni më kompetent/e për ta shqyrtuar kërkesën tonë,kërkesë kjo që të na mbështetni në thirrjen për këshillin nacional ( kombëtar) për territorin e Kosovës dhe si institucione,në gjendjen që jeni,ta pranoni ofertën për ndihmën tonë në proceset e reja çfarë i duhen vendit dhe tash më do fillojnë ato .

Pra nuk i drejtohemi ministrisë për regjistrim si rrugë e drejtë e çdo nisme të re qytetare,jo,ne si fillim shkojmë ndryshe ngase nisma gjegjësisht kërkesa jonë donë marrëveshje më legjitimitet të plotë për ndihmën tonë në forcimin e institucioneve tona dhe zbatim të ligjit pa pyka partish politike.

Kjo është oferta e parë dhe me projekt ,mendoj më e mira dhe më e sinqerta më të cilën ofrojmë ndihmën tonë dhe duke qenë të sinqertë si grup gjithandej që jemi,madje aty këtu edhe në institucionet tona shtetërore pa rrezikuar të lakoj emra këtu. Ne,paralajmërojmë se në mos përfillje eventuale të kërkesës sonë dhe vullnetit të mirë që kemi për ndryshime,ne në gjitha variantet dhe projektet tjera rezervë që kemi nuk do ndalemi...

Shpresojmë se pasi ta keni lexuar kërkesën me materialet bazë,bartur edhe ca pjesë nga projekti,shumë çka do mund të na kuptoni dhe ofroni ndihmën tuaj siç po ofrojmë ne për të kaluar faqebardhë në proceset e reja çfarë e presin vendin tonë.

Fillimisht një sqarim :

( Është publikim ky,paksa i parakohshëm si pjesë projekt i këshillit kombëtar. Them publikim i parakohshëm edhe pse të vonuar,ngase këtë e imponoj takimi i një këshilli iniciues për organizime të reja por të natyrës krejt tjetër këtu në Zvicër. Kjo ra dhe publikova pjesë të nismës sonë si grup,jo këtu në Zvicër por në Kosovë.

Siç kam paralajmëruar në vazhdimësi për kaq muaj më radhë, kjo ishte arsyeja përse unë nuk mund të jem anëtar e as përpilues i planë programit të kësaj iniciative ngase jam i angazhuar në tjetër organizim dhe më tjera orientime për në Kosovë)...

Pas një përshkrimi të gjendjes politike dhe nevojës për ndërhyrjen tonë në këtë mënyrë ,ne do paraqesim siç u tha më parë vetëm pjesë nga pikat e programit të këtij këshilli i cili gjithsesi në kushte paqe dhe lirie për dallim nga e kaluara,ky do të jetë këshill në kuadër të institucioneve për të mos dal vet ne,si paralelizëm institucionesh.

Gjendja në të cilën është përplasur vendi dhe prej dite në tjetrën po kërcënon rreziku të na përsëritet e kaluara,ne tash sa vite nuk na len bash të qetë dhe të pajtohemi me mashtrimet e reja të politikës vendore e as ato ndërkombëtare siç ka ndodhur gjithherë në histori.

Ne,nga shumë projekte qe kishim për kaq vite sa po zhvillohet jeta politike,kryesisht pas luftës ,tani së fundit kemi ndarë një projekt si alternativën më të mirë të mundshme për ta ndryshuar situatën dhe mos rrezikuar proceset bashkë më ato pak suksese edhe ashtu të kushtueshme çfarë ishin për vendin tonë.

Kështu do i ruajmë proceset dhe ato pak suksese të cilat na bëjnë të mos përplasemi vrazhdimisht më institucionet aktuale,më partitë politike si dhe më shumë shokë tonët që i kemi në ato parti e institucione të shtetit

Shokë tonët ata ,por mjerisht pa forcë dhe pa zërin e tyre origjinal që kanë,shokë këta të cilët i dimë dhe në heshtje nga distanca e besojmë dhe kuptojmë gjendjen e tyre në të cilën janë.

Vërtetë partitë politike të orkestruara nga lloj,lloj nisma dhe prapaskena politike të cilat tashmë janë zbuluar krejtësisht,jo pak nga shokë ton për veçse i kanë thyer dhe bërë të dëgjueshëm për partinë politike,shumë prej tyre edhe i ka hidhur në koshere të amortizimit politik,e ky për ne është krim,madje krim i rënd dhe tani për shumë kohë do i kemi si invalid dhe obligim moral interesimin për ata që i kanë dhenë vendit dhe politikisht i kanë hidhur jashtë politikës së vendimmarrjes.

Politika e mbrapsht dhe e thurur nga jashtë gjirit të popullit i cili ka imponuar ndryshimet,nuk ka si të mos prodhoj viktima të tilla politike dhe invalid lufte më vonë për të mos pas kohë te interesohesh për ta serish në paqe të dhimbshme po aq sa edhe lufta. Krim i radhës ky po ashtu si pasojë e dështimit politik në paqe,për të shpëtuar më pas më luftë e cila nuk ndalet dot por aspak e organizuar si luftë institucionale,pra edhe kjo e keqe prapë rezultat i politikave shterpë të cilat shkojnë e zëvendësojnë njëra tjetrën transit në rrugë të qëllimit tonë final.

Krimi politik i këtyre proceseve ka shkuar aq larg në ndërlidhje mes veti nga koha në kohë dhe procesi në proces sa nuk mund ti përshkruajmë në detale ato,ngase nuk durojmë dot situata vajtimi për hir të proceseve por duam intervenim konkret ...

Jo pak nga ne,për kaq vite të jetës politike,jo pa qellim e vetëdije në konsultim më rrethin tonë e më gjerë nuk jemi futur në kazanin e partive politike,të vetëdijshëm se aty njeriu i ndershëm hynë për qëllimet e mira dhe duke u shërbyer nismave në prapaskenë të cilët më pas privatizojnë partinë sipas urdhrave në prapaskenë,dhe kështu gradualisht i ndershmi bëhet që të mos mund të dal nga aty deri në momentin kur vet krimi,ja ngrit kapakun nga aty ku po zihet pisllëku dhe e shpall të larguar për ta djeg politikisht të ndershmin.

Edhe kjo pra është ajo pse na ka bërë të mbesim paksa më ndryshe në bashkëpunim më shumë shokë,veprimtar e luftetar.

Ne,në gjitha partitë tona politike kemi piketuar anëtar të këtij kuptimi negativ çfarë kanë përjetuar fatkeqësi,por ka mjaft edhe të mbetur aty e që janë të kësaj vlere qe ne sot po pretendojmë ta kemi në shoqërinë tonë,madje kemi shokë të cilët i njohim që kur në veprimtari,e qe shumë prej tyre të cilët nuk pretenduan përvetësim karriere e as kapitale,fatmirësisht kanë shpëtuar pa infektim në krimet e kohës se krimit.

Gjithë këta shokë i dimë dhe i njohim mirë ata,madje falë revoltës dhe reagimit të tyre në institucione ku ata punojnë edhe u bë e pa mundur të ndalohet festa e flamurit tonë kombëtarë siç provuan qeveritarët në nëntor 2008-2009 nëntorë këto të cilat nuk harrohen lehtë.

Ne,këtë gjë e dimë,dhe kemi identifikuar qëndrimet e secilit nga shokët tonë në institucione pa shkëputur raportet edhe pse më shumë prej tyre,nga distanca kishim dhe mbajtëm ato raporte komunikimi.

Ne,kemi përcjell veprimtaritë e gjitha OJQ-ve,kemi monitoruar dhe incizuara për arkivat tona ato, pa dallim emisioneve qe kanë disa prej tyre !!! dhe me arsye themi se kemi piketuar individ të atyre subjekteve të cilët janë vlera të cilat duhet ti kemi në këtë rrugë.

Dikush nga qeveritar apo pushtetar të tjera institucioneve do thoshte se,ne sapo përfunduam monitorimin e pavarësisë së mbikëqyrur nga faktori ndërkombëtar,tani donë të na mbikëqyrin vendorët pa votën e popullit !!! Ky gjykim eventual do ishte përfundimisht thyerja e tyre,e këtë e mendojnë dhe do ta thoshin vetëm miop të politikës së progresit të vendit tonë ...

Ne bëjmë këtë aktivizim të forcave politike në gatishmëri,forca të cilat tash sa kohë janë pasivizuar për shkak të proceseve të dhimbshme neper të cilat po kolon vendi,e bëjmë këtë tani më bindje se ky është varianti më i mirë për momentet si intervenim i të gjitha forcave progresive pa dallim ku jemi,pa u orientuar në variantet tjera për të mos thënë të shumta si projekte që janë madje disa prej tyre projekte të dhimbshme !!!.

Ne,në prag lufte,kishim një projekt të cilit pjesërisht siç po bëjmë tani,publikisht i ja komunikuam bërthamat e tij si projekt,por ndodhi më e keqja !!! U përvetësua pjesërisht po nga njerëzit e krimit ashtu siç dihet se ata gjithherë janë më të shpejt në grabitje,më lehtë dhe më me prirje për të u ndërlidhur mes veti duke pas komanda nga prapaskena e tyre politike e cila kurrë nuk qet kokën.

Jo pakë shokë e veprimtarë të paraluftës shpresoj të mos e kenë harruar njërën nga pikat bazë të projektit që patëm në prag lufte ku thuhej:

( Shpëtim i vetëm në këto situata është që të fillon tradhtia e madhe mes dy kategorive njerëzish brenda subjekteve dhe institucioneve tona dhe konkretisht : Të bashkohen gjithë të mirët aty ku janë pa dallim partish politike apo institucioneve tona dhe të i tradhtojnë gjitha të këqijat dhe të keqit brenda subjektit të tyre dhe kështu më pas të ndërlidhen më të mirët e subjekteve dhe bëhen një. Tani po shkojmë drejtë lufte dhe vetëm ky parim do arrin ta na shpëton nga përçarjet e tipit partizan-ballist siç kemi terhjek vërejtjen edhe në programin e FGJUK-së 1990).

Çfarë ndodhi?

Kopjuan mesazhin të këqijtë,mesazh i cili u zuri frymën dhe si rrufeja u lidhën më të këqijtë pa dallim partive,subjekteve politike apo qeverie në egzil. Kjo pastaj bëri që më komunikata dhe intervista të kësaj natyre kopje,ta mashtrojnë popullin dhe bëjnë te besoj se kjo lidhje e tyre,pas shumë kërcënimeve formale që i bënin njëri tjetrit,tani po bënë luftë unike e që në realitet ndodhnin krimet më të pa pritura në mendjen e popullit...Kështu pastaj gjatë dhe pas lufte ndodhi ajo që tek tani do fillon e zbardhet si krimi më i pa parë ndonjëherë për kohën tonë...

Krejt kjo u tha këtu dhe nesër në opinion që të paralajmërohet publiku dhe njerëzit e ndershëm në këto momente stresi,se si nganjëherë dhe në momente të caktuara,transparenca dhe sinqeriteti mund të kushtoj...

Kështu ka ndodhur 1998-99 edhe pse kishim përvoja të kësaj natyre 1990-91. Dhimbje këto realitete,të cilat edhe sot,fatmirësisht janë në arkiva gazetash kur megjithëse të pushtuar,media jonë paralel apo për ballë pushtuesit,linte pakë hapësira edhe për ne idealist naiv,ndonëse kishin nevojë për ne,ata horrat politik si shefa të tyre në prapaskenë...

Paralajmërim për kujdes.

Kujdesi i qeverisë dhe partive qe nuk po kontrollojnë vetën,kësaj radhe ndaj iniciativës tonë për këshill kombëtar duhet të jetë i matur dhe serioz për të mos na rrëshqitur veprimet ndryshe të cilat nuk do mund ti kemi nënë kontroll as ne e as qeveria apo parti të mëdha e pa vlera të cilat në momente dridhjesh,ato bien si të mos kishin ekzistuar kurrë.

Ne,në pamundësi të ndryshimeve në këtë rrugë demokratike dhe mirëkuptim,ku pa dyshim do vendos arsyeja pasi të jetë dëgjuar zëri i secilit prej nesh më politikë ,zëri i të pa kënaqurve të ndershëm çfarë po mbytet brenda atyre partive të quajtura të mëdha por nga shpirti i tyre i vogël,të dëgjohet zëri i partive të vogla qe jo pak prej tyre kanë vlera të mëdha si dhe të dëgjohet zëri i OJQ-ve.

Ne,në këtë fatkeqësi eventuale të mos dëgjimit të qeverisë për ne dhe kërkesën tonë,themi se si pjesë e shoqërisë më energji të pa shterrshme e pozitive që jemi, do detyrohemi të veprojmë ndryshe dhe në tjera forma edhe pse paraja për ngritje subjekti të ri mungon...

E dimë se në rast mos mirëkuptimi për tu kyçur kështu siç u tha më lartë,ne në ketë drejtim,pra financiar edhe mund të rrezikohemi akoma më shumë.

Mund të ndodh kjo dhe rrezikohemi financiarisht ngase politika dhe njerëzit e krimit politik po shkojnë drejtë varfërimit total të vendit si pasojë e plaçkitjes çfarë i kanë bërë atij për të ardhur në shprehje aprovimi i diktaturës e cila pa telashe të mëdha mund të aplikohet vetëm në vende të varfra dhe qytetar hallexhinj. Pra varfërohet vendi duke e bërë qytetarin të pa forcë që ta kërkon të plaçkiturën,djersin dhe mundin e tij për një jetë të tërë...

Ne, si pjesë e shoqërisë që nuk u ndalëm kurrë,në mos mirëkuptim të kërkesës dhe ofertave tona,ne nuk do lejojmë të kthehemi andej nga ku më kaq mund,djers,sakrifica e gjakderdhje sapo kemi dal !!! Ky kthim prapa është i pa mundur dhe e pa tolerueshme për ne. Pushtimet dhe diktaturat le të i takojnë së kaluarës,kjo është ajo në çfarë ne jemi të sigurt se do veprojmë...

Për të mos e zgjatur ngase ka shumë për të u thënë. Më dy fjalë,duam të themi se shumë më e pa kushtueshme,më me pak pasoja dhe pa përplasje të rënda do i kalonim proceset e reja me këshillin kombëtar që merr kompetenca të qarta si rregulla të përkohshme e qe nuk lëndojnë ligjin,se sa që do kalonim më marrëveshjet politike për ,,Qeveri unitetesh” apo gjithëpërfshirëse të cilat nuk bëjnë gjë veçse rehabilitojnë njëra tjetrën dukë u bërë bashkë për mandatin e tmerrit qe mund ti sjellin vendit,e ky krim ,vërtet nga gjithë ky korpus veprimtarësh gjithandej kah jemi ,nuk mund të durohet tutje.

Këshilli kombëtar i kësaj natyre,më këtë emision dhe emrat më të ndershëm që ka vendi,siç garantin edhe projekt programi i cili pret tash sa vite ku thotë:

Ne nuk do u lejojmë as tri ditë jete qeverive të ,,unitetit”apo më përbërje të gjerë pa asnjë element te ri vlerash ku të gjithë të dështuarit çfarë janë ndërruar në rrotacion siç u tha më lartë do ta rehabilitojnë njeri tjetrin për ta vazhduar katastrofën finale e cila pa shmangshëm do ta përplas vendin keq dhe rrezikon ta zhbën atë.

Tani kërkoj falje pse po përsonalizoj paksa kërkesën më një pikë e cila gjatë përpilimit dhe seleksionimit të pikave nga projekti nuk mund të mos kujtoj edhe një gjë të ndjeshme në jetën time:

Nëse personalisht u kam shkruar më qindra faqe institucioneve më të larta të shtetit ish Jugosllav nga burgu dhe nuk jam ndalur për asnjë moment ,tani në situata dhe kushtet aktuale,po ndihem keq që pas gjitha opinioneve publike në vite çfarë bëjë dhe pas përfundimit të një faze më rëndësi për vendin çfarë kaluam pra siq po thonë mbikçyrjen ,të mos ju drejtohem institucioneve tona me një përjashtim të natyrshëm ku tani tu drejtohem jo vetëm më shkrime kritike a akuza por edhe më ofertë konkrete për bashkëpunim ashtu si edhe gjithë rrethi ynë që kemi rënë dakord që ta bëjmë hapin e parë për të ja dal ndërtimit të kalasë për të cilën nuk u ndalem kurrë.

Pra kujdes abuzimit të shqyrtimit të kërkesës sonë për çfarë u tha më lartë dhe po vazhdon më transparencë të plotë pa u lënë vend spiunimeve të ulëta të këtyre synimeve tona...Abuzimi eventual më këtë rast,do ishte një lloj po si të abuzoj urbanistika ligjore për ndërtim për ballë kërkesave të ndërtimtarëve të ndershëm,më dokumentacion të kompletuara dhe gatishmëri për ta ndryshuar vendin më gjitha ato energji që ka ...

Tek ne,energjitë dhe gatishmëria për ta ndërtuar shtetin ligjor të së drejtës si dhe ngritjen e kombit tonë aty ku nuk po len shumë të infektuar!!! si energji të tilla pozitive dhe gatishmëria tek ne janë,tani mjerisht nuk po kemi forcën e as paranë e ndërkombëtarëve që më dy fjalë tu themi : Merre ose le.

Ne,ndërtimin e lartë përshkruar më leje apo pa të,do ta vazhdojmë,lusim abuzuesit e pushtetit partiak për kujdes... Kjo nuk është fyerje por konstatim,është diagnozë nga e cila pushteti duhet shëruar derisa vota e lirë e ka humb kuptimin për të besuar se vullneti i qytetarit po shkon si donë qytetari. E për më keq se kaq, tek ne ka dështuar edhe sistemi i emërimit si fazë plotësuese e votës së qytetarit ku gjithë ata që humbën më votë po ata u emëruan akoma më lartë se sa në nivel deputeti...

Gjitha këto e sa e sa dështime tjera të cilat qytetari po i harron nganjëherë,kanë ndodhur në vite të tëra pa ardhur në shprehje interesimi më i vogël për më të ndershmit të cilët më ujë të valë në gjoks dhe me këmbë në prush po përcjellin këto procese. Gjitha këto e më shumë se kaq janë pika e dobët dhe sëmurje e pushteteve në Ballkan të cilat donë kuruar në kohën sa ne viktimat e tyre jemi gjallë...

Jo pak nga ne të përkushtuarit për jetë a vdekje për vendin tonë e qe edhe pas çlirimit të vendit,fati na la jashtë si mërgimtarë,nuk presim që vendi ku jetojmë të na kuptoj më shumë e më mirë se vendi ynë i cili ka obligim të merret me jetën dhe preokupimet tona.

Lidhur me këtë temë kujtoj kur në njërin nga emisionet televizive me katër (4) mysafir mërgimtar kryesisht ilegalist dikur,ishte edhe Ibrahim Kelmendi i cili nder tjera tha :

Disa po kërkojnë të paguhen tash në liri për punën që kanë bërë në kohë pushtimi por kjo nuk është e drejtë ngase ata po dalin sikur ishin mercenarë...Në kuptimin ideal kishte të drejtë,por në kuptimin moral dhe krejt çfarë po ndodh në Kosovën e lirë z. Kelmendi mbronte mëkatet e pushtetarëve dhe vriste vullnetin për të vazhduar rrugën e rezistencës tutje. Mercenari bënë kontratë dhe fikson pagesën para se të futet në luftë përjashtuar idealistëve qe luftojnë për lë drejtën pa dallim ku luftohet. Pra obligimi i pushtetit për jetën e veprimtarëve të cilët kanë lenë gjurmë dhe mbajnë bagazh në këtë rrugë të çlirimit është më tepër se obligim ligjor,nesër kushtetues dhe mbi të gjitha obligim moral. Madje kjo që kërkojmë tani,nuk është ndarje pushteti siç do ta thoshin pa meritoret në pushtet,ku ne sipas tyre do merrnim pjesë në torte pushteti pa votën e manipuluar,vjedhur a kontrabanduar,por është pikërisht kthim i obligimit moral për të vazhduar andej nga ishim nisur...

Pushteti e ka për obligim që këtu të korrigjohet ngase kemi konstatuar faktin se lufta për pushtet na ka dal po aq e rrezikshme sa edhe pjesë të caktuara të tradhtisë së vendit. Kur shoku në struktura pushteti apo tjerët akoma në mesin tonë por më një dorë andej kah pushteti na pengojnë dhe kështu institucionet bëhen pengesa e rrugës sonë !!! kjo nuk do koment për ta marrë vendimin për veprim ndryshe.

Pra e keqja e pushtetit për vet rrenim,kazmat i ka brenda vetvetes më gjithë ata abuzues dhe struktura krimi. Shokët tonë nga brenda institucioneve pa dallim situatave,prapaskenën nuk guxojnë të i bëjnë vendit të punës e as pushtetit aktual ngase është në pyetje tradita e shtetit që ëndërrojmë ta kemi.

Këtu nuk do ishte e tepërt ta them një barsoletë kështu po e quaj edhe pse realitet ky në fshatin ton:

Një shtëpi e madhe më tokë shumë,lopë,kuaj e dele por edhe i pa ngopur zoteni sa të duash,kaluar skamnorit,një ditë si zakonisht merr shumë punëtorë argat siç thuhej më çmime si i pasuri i pa shpirt mbi të varfër e pa bukë. Gjatë paradites u kishte lodh shpirtin punëtorëve dhe pas orës 12 h pronari shkoj ta sjell drekën. Punëtorët e ndryshëm që ishin disa po thonë a të i presim frytet dhe mbulojmë më dhe aq sa mundemi ta damkosim por mos ta kuptoj,ishin pra kazma të këqija dhe pa besë këto dhe zërat e tyre.

Dy prej tyre qe kishin ndikim biseduan dhe morën vendim me pajtimin e tjerëve. Ne po ja lëshojmë punën dhe dalim përtej lumi atje nen hijet e freskëta dhe po vështrojmë se çfarë po bën pronari,pas pak kohe qohemi e shkojmë në shtëpitë tona. Njëri nga ata dy qe morën vendimin me pajtim te tjerëve tha se ju do shkoni në fund a unë nuk mund të mos i dal dhe ja them dy fjalë. Lan punën dhe kaluan lumin andej nen hije. Erdhi pronari i ngarkuar më bukë dhe po kërkon ku janë shtrirë punëtorët si dhe të u bërtas atyre. Kur u bind se ata kanë ikur,u ul dhe po han bukë. Erdhi punëtori dhe i tha ( Ha zotni,ngopu edhe për ne se kurrë më në shërbimin tuaj,ne nga tani kërkojmë zotni te ri a ti,ne gjallë kurrë të gjesh punëtor tjerë por edhe një gjë mos harro,pa bërsinë nuk lejova ta bëjmë qe ti presim frytet e deri këtushme në arë...

Pra pa bësinë nga shokët tonë të ndershëm institucioneve tona që jon,kuptohet ata që më nder i shpëtuan kësaj kohe,edhe tani nuk do ta bëjnë a punën në mos marrëveshjen eventuale do ta lëshojnë.

Ne,nga përbërja e këshillit kombëtar çfarë synojmë nuk pretendojmë që kaq shpejt dhe në këto procese ta profilizojmë politikën e vendit në të djathtë,të majtë apo të qendrës ashtu siç më demagogji improvizojnë partitë tona politike të cilat përcaktohen si te djathtë e bëjnë punën e të majtit dhe anasjelltas pa sjell top faktet e këtij realiteti tani ku nuk po premton koha as vendi.

Ne në pikat më të ndjeshme të prekjes së interesit kombëtar jemi ekstrem të djathtë siç gabimisht mendojnë dhe është krijuar bindja se vetëm e djathta na qenka kombëtar dhe duke u thirr si të djathtë pikërisht po coptojn trojet tona sa në një veri këndej dhe sa në jug andej kufiri. Këto janë të djathtat e rastit tonë politik ,si dhe të sqaroj se në pikat më të ndjeshme të prekjes se pasurisë shoqërore si privatizimi plaçkitës i firmave dhe djersës së klasës punëtore e të ngjashme,ne po ashtu jemi ekstrem i majtë siç mendohet se e majta mbron gjendjen sociale dhe shtetin nga kapitalizmi i egër i cili zhvatë pa kontroll në emër të formimit të klasave të pasura qe po na mbrokan shtetin të cilin po e han vet...Pra kjo është vija jonë në këtë drejtim,ku as ish komunistët e ndershëm nuk i përgjithësojmë më ish llumin e atij sistemi,shumë prej tyre gjallë dhe thellë në sistemin aktual ashtu si as ish të quajtur të burgosur politik,ti quaj transit,dhe as ish të luftës pa pas armë në dorë veçse prapaskena e tyre për ta marr komandën e luftës në dorë pra nuk i përgjithësojmë më ata të cilët ndershëm kanë bërë aktivitete politike dhe për luftën,ndershëm kanë bërë projekte dhe shumë më ndershëm kanë qëndruar pas lufte.

Thjesht dhe shumë më transparencë themi se qëllimi ynë është që në këto procese që po fillojmë të kyçemi dhe fundin e tyre ta përmbyllim shumë më pa dhimbje dhe pa humbje nga kaluam këto procese deri këtu ku jemi.

Ne,vërtet kemi shumë pika kushtëzimi për ti harmonizuar deri tek marrëveshja dhe gjitha ato nuk janë ligje juridike por kanë kodin moral para të cilit nuk do duhej hamendur në marrëveshje e cila na obligon.

Ne akoma nuk jemi pjesë e përgjegjësive të pushtetit dhe veç kemi projektin se si të mos i ndezim gjitha dritat e mos kënaqësive,padrejtësive,shkeljeve,shfrytëzimeve,spiunimeve,krimit etj pa i përmendur si raste konkrete veç e veç ato,ngase po ti ndezim gjitha këto drita menjëherë në këtë errësirë politike ku është katandis vendi e dimë se vendi shpejt do fundoset në errësirë të përhershme ngase do humbte kontrolli dhe situatën serish do e merrte në dorë llumi i vendit më ndihmën e ndonjë infuzioni të jashtme...

Ne këtë nuk e dom edhe pse kundërshtar të pa ndalshëm të këtyre fatkeqësive në vendin tonë. Madje lusim edhe shumë shokë tjerë më të cilët edhe nuk jemi bash në lidhje të rregullta për shumë arsye. U bëjmë thirrje organizatave të ndryshme dhe individëve më ndikim po ashtu qe nuk i kemi bash të koordinuar ne këtë drejtim por gjithsesi jemi në valë të njëjta që të ndërlidhemi dhe jemi ofanziv por jo të veprohet pa kontroll dhe prishim mundësinë e intervenimit se e kemi menduar...

Ndonëse punët po shkojnë mrekullueshëm,por ne nuk po shohim dhe jemi verbuar nga frika e ,,pa nevojë” për fatin kah po shkon kombi,ekonomia dhe jeta e qytetarit . Dashtë zoti të jemi shqetësuar ,,gabimisht dhe pa nevojë” por kjo vështir të jetë realitet...

Tani për të mos çakorduar kuptimin,po barti pjesë jo bash të seleksionuara të projektit ku shpresoj qe nga frika se mos po publikoj gjëra më zarar,nga kjo frikë të mos i kem bartur ato pa vlerë dhe jo sa duhet të seleksionuara ku renditja në numra nuk përcakton pikat në origjinal të projektit si pika-I-II-III-IV-V- etj...

Tani kjo pjesë vazhdon më shkëputje nga projekti aty ku guxohet legalizuar dhe do mjaftonte për tu shqyrtuar si kërkesë. Rast i veçantë ky si kërkesë apo projekt program,duke ikur nga programi,por edhe kështu ka shumë tepër për ta lexuar dhe kuptuar qëllimin i mirë vullnetin dhe nevojën e cila nuk guxon të abuzohet :

1-
Ky këshill kombëtar,nuk zhbën institucione më automatizëm pa dallim çfarë janë ato,por në pikat më të ndjeshme do ketë sektorët e operimit pa pardon,ku partitë politike nuk do kenë ,jo vetëm forcën por as guximin të ndërhyjnë.

2-
Ky këshill,do ngrihet dhe aprovohet pasi ta kemi dëgjuar edhe zërin e më të ndershmëve njëkohësisht më të pa kënaqurve në partitë tona politike ku do sjellin gjitha pa kënaqësitë e tyre si fakte për nevojën e këtij këshilli.

3-
Ky këshill,gjithashtu do ngrihet dhe aprovohet pasi ta kemi marr rezultatin e sontazheve nga OJQ-të mbi humbjen e besimit në partitë tona politike dhe institucionet e ngritura mbi baza partiake si dhe humbjen e besimit tek qytetarët se vota e tyre mund të mbrohet dhe nuk do kontrabandohet më ajo.

4-
Këshilli Kombëtarë,mendon se bisedimet dhe zgjidhja e problemit më ish pushtuesin pra Serbinë,aktualisht nuk është kompetencë dhe as problem direkt i nivelit të Këshillit Kombëtarë,t`paktën tani jo...Ajo është punë e Kuvendit para se e Qeverisë,por Këshilli Kombëtar më këtë përbërje njerëzish që pretendojmë ta kemi dhe marrëveshjet që do ti arrijmë për nivel kompetencash në këtë fushë të politikës së jashtme, mendojmë,shpresojmë dhe garantojmë se është e mundur të ndihmojmë shumë për të mos kaluar vija e kuqe të cilën e kanë vënë dëshmorë e dëshmore të vendit tonë të cilët ranë në shekuj,ranë për idealet tona dhe lan amanet Shqipërinë dhe kombin tonë...

5.-
Gjendja në të cilën ka rënë vendi dhe politika e dështuar e tij,nuk lejon që më para të taksapaguesve të ngrihen taks forca paralele të po këtyre institucioneve sa tek njëra parti apo institucion dhe sa tek tjetra parti gjegjësisht institucioni tjetër.

Nga tani kur ngrihet këshilli kombëtar i pranuar nga institucionet aktuale,nuk ka të drejt askush që më paratë e taksapaguesve të ngrit taks forca shtesë dhe kështu të krijoj paralelizma të tilla qe po dështojnë dhe më po ato paralelizma brenda institucioneve askush askujt nuk po i përgjigjet për dështimet dhe fundosjet e tyre në krim.

Pra nuk do guxojnë të ngrihen madje as agjencione kundër korrubcionit pa dallim se kush i ngritë këto,partia politike,presidenca apo qeveria...

6-
Këshilli kombëtar,si institucion legal, jashtë ndikimeve të partive politike dhe institucioneve të krijuara me votë si rezultat i votës së manipuluar,të vjedhur apo formave tjera kontrabandimi siç ndodhi brenda partive,thjesht dhe pa ekuivok,ky këshillë është institucion mbi partitë politike të quajtura ,,vullnet i popullit”të kësaj natyre . E futim në thonjëza këtë shprehje vullnet i popullit ngase ka kohë që kur vullneti ynë është shkelur dhe nuk po gjejmë forma të ndryshimit të kësejë gjendje duke mos dashur ta përdorim formën e dhunës e cila rrezikon ti humb edhe këto procese dhe këto pak sukseset të cilat siç u tha sa herë më mund e sakrifica i kemi bartur në supet tona si popull.

7-.
Këshilli kombëtar,si institucion legal, jashtë ndikimeve të partive politike dhe institucioneve të një anshme më preferenca partish, do ti ngrit këshillat shtesë për sektor të gjitha atyre fushave ku as partitë politike dhe as institucionet e nënshtruara atyre partive nuk kanë mundur dhe as tentuar të u qasen si probleme të cilat e kanë mbyt vendin dhe nga dita në ditë po fundosin shoqërinë dhe kombin tonë...

Pikatë e dobëta si sektor ku do intervenohet rreptë,nuk po përmendim tani,ato do të i ndien populli në frymëmarrje dhe në jetën e ëndërruar të pas çlirimit,jetë të cilën mjerisht nuk po e gëzojmë tani,por gjithashtu ndryshe nga populli,këto ndryshime do i ndiejnë edhe ata të cilët nuk kanë vepruar kështu për kundra kanë penguar në mënyrat më të përgjakshme.

8-.
Emrat e këshillit qendror dhe atyre në sektor të veçantë ku kanë dështuar plotësisht partitë politike dhe më pas edhe institucionet,pa dyshim se do janë emra të cilët nuk do jenë aq të kontestuar as nga partitë politike dhe as nga institucionet,ngase janë emta të dëshmuar dhe kurrë të përlyer në pisllëqe të kohës të cilën do ta stopojmë.

Kjo është jo vetëm një shprehje dëshirash por garanton rezultat pajtimi për emrat më të dëshmuar dhe pa anësi politike,pa dallim ishin apo ndonjëri prej tyre edhe aktualisht është në partitë tona politike e ndoshta edhe në institucione që janë bllokuar së funksionuari...

9-.
Ne dhe ndërkombëtarët pika më e nxehtë

Ky organizëm veprues dhe emra të dëshmuar prej vitesh,nuk fillon tani si fillestar në këto punë ,por fal punës së tyre ka shkuar aq larg sa që faktorin ndërkombëtar e ka bindur thellë se situata më çdo kusht duhet ndryshuar diametralisht ndryshe nga është tani. Kjo është alfa dhe omega e kohës që po fillojmë.

Ata,pra faktori ndërkombëtar,po ashtu i kanë kuptuar obligimet e tyre në këtë pikë dhe shpresojmë të mos ndodh e neglizhohet si deri tani aq më pak që në bashkëpunim më vendor të shpërdorin para në llogari të fondeve për Kosovën.

Ajo çfarë pjesërisht dhe jo unik si faktorë ndërkombëtar akoma nuk duan ta bëjnë,e jo se nuk e kanë kuptuar,është fakti se nuk kanë marr vendim të prerë që politikës së krimit ti thuhet mjaft më 0 tolerancë siq na mashtrojnë nganjëherë. Akoma nuk janë unik që ta pastrojnë skenën politike në vendin tonë nga ky krim i shëmtuar si dhe ta ndihmojnë më seriozisht sjelljen e moralit politik aty ku tash e sa vite po mungon.

Shpresojmë se edhe në këtë drejtim,faktori ndërkombëtar shpejt do ta bënë një hap,por edhe aty do jenë të pjesshëm apo,,Step baj step”siç din të thonë ata,dhe kështu mjerisht aspak të sinqertë më realitetin ku më pjesën e mbrojtur të krimit ku edhe vetë nuk janë krejt bardh por paksa të vrugët synojnë ta luftojnë pjesën tjetër e cila edhe mund të mos tregojë bashkëpunim tutje.

Kjo gjithsesi do jetë në optikën tonë dhe nuk do ndihemi mirë që me gjysma të mos lejon të terën,ndryshime pra aso çfarë duam,na takon dhe e kërkon vendi.

Krimi nuk luftohet duke marr në ndihmë pjesë të krimit,apo ndoshta kështu luftohet më lehtë si model të cilin ne nuk e njohim. Faktori ndërkombëtar,si pas nesh nuk do duhej të vazhdoj ti toleroj e as ndihmoj lëshime të tilla çfarë nuk lejojnë të ndodhin në vendet e tyre...Ky është edhe një problem i cili donë sqaruar më ndërkombëtarët.

Nëse ne si autor i këtij shpjegimi të pjesshëm,eventualisht nuk po dimë sa dhe si duhet ndërruar situata,kuptohet si pasojë e mos përvojës së politikave shtetërore e cila na mungon,atëherë ju lutëm për konsulta në mënyrë që të paktën të mos thellohemi kaq rrezikshëm,ngase të ndalemi së vepruari vërtetë nuk ka shans.

Ne nuk do ndalemi së vepruari dhe për faktin se ne nuk merremi më shoqata humanitare e as që i themelojmë ato si nevojë bamirësie për popullin të cilin aq keq po e përplasë politika e mbrapsht e vendit tonë. Shoqatat humanitare ndihmo dhe qeveritar e pushtetar të pa ndërgjegjshëm përvetëso,rrëno e varfëro,kjo na thotë neve kundër vepro.

10-.
Këshilli kombëtar,nuk është imponim i dhunshëm dhe pa votën e popullit siç do aludojnë të thonë të prekurit në këtë intervenim emergjent për vendin. Jo, është e kundërta ku shtruarja dhe shqyrtimi si nevojë logjike dhe si mundësi e vetme që imponon situata,do ta reflektoj vullnetin e popullit madje edhe nga disa të ndershmit e partive politike të cilët kurrë nuk patën ndikim edhe pse të votuar,përkundra shumë prej tyre në forma të ndryshme janë larguar si dhe shumë tjerë kanë mbetur pa zë për të mos pas po atë fat largimi.

Kjo na mundon,këtu ka vend të intervenoj edhe avokati i popullit,ngase po mbytet zëri protestues, jo vetëm i qytetarit pa bukë por edhe i të votuarit i cili po shkelet nga klane të ardhur me vota të kontrabanduara dhe rrugë tjera që më vonë do zbulohen ato.

11-.
Ky intervenim,shumë shpejt institucional në po këto forma sa u tha më lartë si këshill kombëtar,do të fillojë në Kosovë dhe gradualisht do të përfundoj gjithë andej trojeve tona ku ka kërcënuar të dështojnë institucionet e shtetit partiak pa një minimum vetëdije shtetërore.

12-
Ky këshill do jetë i përkohshëm deri në arritjen e standardeve në gjitha këto fusha dhe tjera që kësaj radhe nuk u than,sigurisht duke përfshirë si pjesë limitimi edhe afatin deri në zgjedhje të lira apo të parakohshme si dhe pas rezultatit të tyre po ashtu të përcjellët puna e institucioneve të dala nga ato zgjedhje.

Kështu pas konstatimit,se shteti dhe institucionet e tij janë tërësisht të qëndrueshme dhe në veprim më ligjin, Këshilli kombëtar do pushojë së vepruari duke u shpërndarë kush ku mund të kontribuoj më së miri dhe më nder në shoqëri më ligje dhe jetë normale.

----------------------------.
Më në fund shpresoj se edhe kështu pa emra nënshkrues si kolektiv,gjithsesi rezultat i ,,lirisë” se mendimit,shprehjes dhe organizimit në vendin tonë,kjo pjesë projekti ,publikuar për kërkesë institucioneve të Kosovës do ta gjen kuptimin e vet ashtu si është më së miri për vendin.

Luzern 24.09.2012 Reprizë 25.09.2018

Xun Çtta

Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/475550075798461:0?__tn__=K-R