Politikë
Kryeministri Berisha,kësaj radhe vetëm shkëlqej dhe nuk bëri gabimin çfarë i kishte rrëshqitur kohë më parë në Prizren me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit ku po ashtu ishte gati si përfaqësues i Kuq e Zi-ve për të shkëlqyer në atë përvjetor të lavdisë se kombit tonë. Shkëlqimi i fjalimit të kryeministrit Berisha në atë ditë inaugurimi ku po nderonte zbulimin e shtatores dhe kthimin e emrit Isa Boletini në Isniq, gjithashtu nuk ka thyer kornizat e diplomacisë moderne siç mendohet nga shumë jo diplomat të vendit tonë andej dhe këndej murit hije që po vazhdon të na ndan,përkundra,fjalimi ishte reformë në diplomacinë e shekullit të ri duke thyer kornizat e politikave qe pengojnë bashkimin tonë pa luftëra... E them këtë ngase përfundimisht koha po dëshmon se nuk mund ta bashkon kombin viktima e këtij bashkimi neper shekuj pa ndërgjegjësimin e atyre që erdhën qoftë edhe në kurriz të këtyre viktimave të shekullit që lamë.
Viktimat në popull dhe vet rezistenca e atdhetarëve janë goditur ,shpartalluar dhe damkos aq keq sa që pa një politikë të tillë bashkimi,kombi në këto kriza të kohës nuk do mund të mbijetoj. E dimë se bashkimi i forcave më imponim të nevojës në momente të caktuara në historike ka edhe pasojat e veta më pas,ka pasoja ngase aty rehabilitohet jo vetëm individi por e tërë struktura e cila nuk eliminohet aq lehtë nga ndikimi në vazhdim...E di se më struktura të pushteteve të cilat notojnë në ujërat e gjitha proceseve është vështirë të konfrontohesh !!! por e imja është ta përkujtoj realitetin edhe pse nevoja jo rrallë në histori imponon të dhimbshmet e këto dhimbje na i sjell imponimi i marrëveshjeve akoma më të dhimbshme në sferat e politikës së jashtme ku po ashtu do duhej pas pak moral për tu sakrifikuar individualizmi nganjëherë,karriera politike e të ngjashme në llogari të interesit madhor. Kombi donë bashkuar pa dallim nga vjen forca,kjo është pjesa e ndërgjegjësimit kolektiv. Sot,edhe pse të vonuar vendi ynë ka nevojë që sa më parë ti ketë strukturat e reja krejt pa ndikim nga e kaluara,kuptohet pa vrazhdësi ndaj strukturave që braktisën nga përdorimi i tyre aktiv. Këtu nuk është fjala për moshën sa për projektet,metodat,mentalitetin dhe rregullimin e ri të shoqërisë Shqiptare...

Siç e kam thënë edhe në njërin nga rastet qe pata diku në shkrimet e mia ,Kryeministri Berisha për dallim nga gjithë politikan tjerë qe vinë nga andej murit të ftohtë,vërtetë hynë dhe del nga Kosova duke çarë më zemër e pa lot në sy përjashtuar ndonjë rast kur e tradhton loti. Ky nuk duket se po aktron mirë siç thonë kundërshtarët e tij ...jo,bile nuk ishte as fjalim sa për retorikë politike ,por thjesht ishte fjalim origjinal i dal jo nga letra e shkruar por nga shpirti i tij ndonëse pakëz i thyer dhe i vrarë në ndërgjegje. Mendoj se pamjen dhe lëvizjet instiktive i lexoj mirë dhe di kur aktrohet e kur përjetohet. Berisha ishte ky si them unë dhe jo ndryshe siç u tentua ta thonë dhe vlerësojnë kundërshtarët e tij politik,madje as rruga e kombit të cilën vërtetë nuk ja pranojnë e që ndërtimi i saj ishte bllokuar po nga opozitar sot,gjithashtu është sukses i cili nuk shlyhet e as mbulohet para atyre qe gjykojnë drejt dhe pa anshëm.

Kryeministri Berisha në syrin tjetër kryesisht të opozitës është gjithashtu për tu analizuar dhe zbardhur realitetet e jo të jetohet në ankth akuzash kështu si po vazhdojmë si komb.

Le të dali viktima e tij siç e kemi dëgjuar dhe lexuar të thotë se Kryeministri aktual z. Berisha i paska dal dëshmitar atij në kohen kur këputej gjuha,dora dhe ekzekutohej për një fjalë goje. Le të i thotë në fytyrë,se ju z. Berisha në ballafaqim atë botë keni kërkuar dënimin tim më vdekje,dënim të cilin nuk ma dha as diktatura e asaj kohe për çka unë tani jam gjallë dhe dëshmoj realitetet e kohës që lamë. Berisha shpresoj se mund dhe duhet ta thotë fjalën e vet për ballë akuzës në fjalë...

Le të ngrihet një komision krejt i pa anshëm dhe hulumton akuzat e pa zbardhura mbi ishujt e jugut të vendit tonë dhe kështu ta shohim se vërtet po shitën ato në këtë gjysmë Shqipëri të lirë pa qarë kokën për marrëveshjet politike mbi troje tjera si ajo e Shen Naumit,ku mund të mësohen përvojat e këtyre pazareve të dhimbshme për vendin,apo tek Berisha do te na rezulton e kundërta... Gjithsesi zbardhja e këtyre akuzave do ta profilizonte emrin Sali Berisha si të pa vdekshmin e kombit tonë ose si tmerrin e këtij populli dhe vendit i cili nuk po mëkëmbët dot,ku kjo e fundit do ta zbulonte aktrimin politik që nuk po ja shoh dhe fjalët e tija retorikë që nuk ja kuptova kështu kur tha po atë ditë se : Pa mundin,djersen dhe gjakun e Kosovës nuk do mund te isha këtu ku jam sot.

Le të zbardhet nga po ky grup hulumtues edhe akuza tjetër mbi bllokimin e projekt ndërtimit të hidrocentraleve të kombit me donacione të siguruara dhe premtuara ku do zgjidhej problemi i energjisë në nivel kombëtar,dy burime energjetike këto pra me hidrocentrale nga Shqipëria dhe termocentrale nga Kosova për ti menaxhuar një subjekt i vetëm e qe kjo do ishte njëra nga nismat e para dhe më ndikim drejt bashkimit administrativ të kombit tonë të ndarë...

Shqipëria andej ka një përparësi përvojash,eksperiencë si po thuhet tani për dallim nga Kosova këndej për ta hulumtuar dhe zbuluar sabotimin dhe gjetur ndonjë tradhti brenda vetvetes duke mos kaluar në ekstrem siç i ka kushtuar vendit. I ka këto përparësi përvojash si shtet ngase ajo pjesë e Shqipërisë nuk ishte e pushtuar si territor,kuptohet në llogari të pushtimit të pjesëve tjera të kombit tonë,them nuk ishte e pushtuar si territor edhe pse ishte e pushtuar me agjentura brenda për ta plandos vendin,politikën dhe ekonominë e Shqipërisë. Kosova natyrshëm nuk i ka këto përvoja ngase pushtuesi ishte direkt aty përball pa lenë kohë e as mundësi te merremi më llumin brenda nesh.

Ajo pjesë e vendit në krye më Berishën dhe tjerët që do vinë pas tij,e ka për obligim që sa më parë që të jetë e mundur ti identifikon emrat e politikave të reja pa dallim partish politike ,besnikërisht të pastër ,profesionalisht të dëshmuar dhe në vi kombëtare të pa prekshëm.në mënyrë që të ja vlen besimi në ta dhe pajtimi në momentet qe imponon koha. Ta dëgjosh Berishën dhe tjerët si ai në Isniqat tjerë,nuk ndalet mendja e të mos thuash në vete : Fatkeqësi të mos jetë ky në ditën e inaugurimit të bashkimit të kombit dhe ti falën mëkatet ashtu siç ndodhi me minimumin e mëkatit nëse mund ta quajmë mëkat atë të z. Helmut Kohl tani simbol i bashkimit të Gjermanisë...Nëse nuk jemi në funksion të bashkimit të këtyre politikave,pa humbur kohë,në pa mundësi të na ndalet rruga mjerisht po na bllokohet ajo ngase siç u pa këto ditë edhe në parlament ku me bashkim votash aksi i politikave të krimit,përvetësimit dhe anti kauzës sonë,veç po del si i bashkuar pa dallim partish kah janë dhe veprojnë ato forca...Kemi kaluar përvoja të tilla kur i keqi më të keqin grabitin më shpejt.

Tek ne si popull,mjerisht janë dy të këqija të cilat historikisht po na kushtojnë dhe konkretisht :

Si popull dhe politikan,themi mrekullitë verbalisht dhe praktikisht veprojmë të kundërtën dhe e dyta si e keqe të parës motër do thosha janë,është fakti tjetër se duam politikan të cilët kurrë nuk i dëgjon të kritikojnë veçse fjalë të ëmbla,përshtypje të mira sa nuk din kënd kanë kundërshtar. Nder shumë çka tjetër,këto janë dy zhegra të forta në zgjedhën e pushtimit të energjive tona për ndryshim. Edhe kjo çuditërisht ndryshe ndodh në Kosovë dhe krejt ndryshe në Shqipëri për të qen edhe njëherë jo unik si popull, them ngase Berisha nuk është i këtij tipari të keqes se dytë për dallim nga ishte dje Rugova dhe sot Thaqi që tenton ta kopjoj , ose shembulli akoma më i mirë është fjalë embëli,i mir për të gjithë dhe kurrë kritik zv Kryeministri Hajredin Kuqi .Mendimet e ndryshme vërtet janë vlerë,ndoshta edhe kështu me politikan të ndryshëm dhe pa unifikuar qëndrimet,punën,format dhe veprimet mund të jen vlerë qe nuk po kuptohet. Shkëlqimi dhe terri i politikanëve në kokën e popullit ndoshta do ta prodhon një hibrid politikë e cila as nuk do na lë të uritur por as të na ushqej si e ka merituar ky popull...

Të na rroj fjalimi i kryeministrit Berisha në Isniq,ta gëzon,ta ruan dhe nderon Isniqi emrin dhe shtatoren e Isa Boletinit si dhe ta falënderojmë Zekë Sinanin me gjithë këshillin organizativ i cili i bashkoj në atë formë të mrekullueshme këngëtar/e,politikan/e dhe popullin e atyre trevave. Bashkimi qoftë me ne rrugëtar besnik i këtij fillim shekulli.

Luzern 14.10.2012

Xun Çetta