Politikë

Tash mund të fillojn e dalin të palarat e politikave në prapaskenë të cilat vite më radhë trumpetonin paqën dhe progresin gjoja ekonomik e strategjik, lojë politike kjo deri në momentin kur më tryesnitë e tyre për ta shtyer tjetrin të shkelin në padrejtësi tash fillojn e kompromentohën.

Nga aj moment i kompromentimit tyre dhe pa mundësisë për tu terhequr nga loja e pergjakshme si projekt i prapaskenës tyre, bota kryesisht vendet jo stabile edhe mund të perplasën me më të keqën.

Në këto situata nuk jam në gjendje ta di sakt se a kanë mundësi dhe gadishmeri që ta evitojn më të keqën e tyre si propagandë e cila po e mori rrugën, ajo do të ju kushtoj edhe atyre si gjenerues i të keqës.

Lexoni më shumë por mos të merret krejt si realitet çfarë shkruhet këtu !!! Jo shumë muaj a ndoshta viti ka pas edhe projekte tjera të cilat rregullisht i kam par si provokime dhe matje impulsësh siq na dilnin artikuj e VIDEO mbi bashkimin e trojeve të shqiptarëve në territore aq të zgjeruara të cilat as vet patriotizmi ynë tradicional nuk ka i pas e as ka pretendime të tilla sa po na provokonin ata.

Ishte një rrezik ky përqka rregullisht e më kohë kam paralajmëruar për një kujdesë dhe vetpermbajtje në këto propaganda pa dallim burimit tyre se a po vinin nga CIA apo gjithë Rusia gjoja në marrveshje për atë projekt.

Nga ato projekte muaj a vite më parë të kalohët në këtë projekt i cili na del nga të njëjtat sherbime gjeopolitike ! mendoj se kështu po humbet serioziteti i tyre dhe besimi në to.

Këto lojëra nuk jan për admirim. Politikat e tyre gjeostrategjike çfarë dalin nga blloqet e mëdha, si të tilla janë propagandë e kompromentimit tyre e asgjë më shumë, e dijn këtë ata apo jo kjo është punë e tyre.

 

Lexo më shumë :CIA paralajmëron fundin e BES. 

Ekspertët theksojnë se ky parashikim duhet të merret seriozisht dhe rikujtojnë se CIA në mesin e viteve tetëdhjetë paralajmëroi për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë

Bashkimi Evropian do të shpërbëhet në disa zona me interes, kurse Kontinenti i vjetër do të përballet me ndarje të madhe në tri sfera për shkak të faktorit ekonomik, kulturor, dhe fetar!

CIA dhe organizata joqeveritare amerikane "Stratfor" kanë parashikuar se BE-ja e sotme së shpejti nuk do të ekzistojë dhe do të ndahet në disa grupe në: Evropën e vjetër, Evropën e re në aleancë me SHBA-në dhe aleancën midis vendeve ortodokse!
 
Evropa Perëndimore
Blloku perëndimor apo Evropa e vjetër do të përbëhet nga - Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Austria, Spanja, Portugalia, Italia, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda, gjegjësisht Komunitetit Ekonomik Evropian (EEC), e cila deri në shpërbërjen e Paktit të Varshavës përbëhej nga 12 vendet e zhvilluara të Evropës Perëndimore.

Evropa e re
Evropën e re do ta përbënin: Lituania, Estonia, Letonia, vendet e Grupit të Vishegradit, Sllovenia, Kroacia, e cila do të gjendet nën patronazhin ekonomik gjerman dhe atë ushtarak amerikan.
 
Aleanca ortodokse
Blloku i tretë do të ishte një konfederatë Ballanike e formuar nga vendet ortodokse - Serbi, Rumani, Bullgari, Maqedoni dhe Greqi. Bosnja si dhe Shqipëria do të bashkoheshin me këtë bllok.
Parashikime të ngjashme janë bërë edhe nga organizata joqeveritare amerikane 

"Stratfor".
Në këtë organizatë joqeveritare besojnë se BE-ja së shpejti do të ndahet në dy pjesë: Perëndimin e pasur dhe një grup të vendeve të vogla në Evropën Qendrore aleate të SHBA-së.

Ata gjithashtu parashikojnë krijimin e një Unioni ortodoks (Bizantin). Kjo aleancë, siç thuhet, do të jetë "bashkim i gazit", ku motivi kryesor i formimit të tij – është paraja.
Ekspertët gjeopolitik dakordohen se ka ardhur koha e sistemit shumë-blloqesh, me disa qendra të fuqisë, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja nuk do të luajë një rol të madh në skenën botërore.

Shpërbërja e BE-së ka të ngjarë që t’i konvenojë SHBA-së dhe Rusisë, thonë disa analistë politikë.
Brexiti dhe  ardhja në krye të SHBA-ve e Donald Trumpit është parë nga shumë si një përshpejtim i qartë dhe i parashikuar për shpërbërjen e BE-së./Zeri

Link-lidhja:

,,Express“ E martë, 10 Korrik 2018 ora 13:20

https://www.gazetaexpress.com/lajme/cia-paralajmeron-fundin-e-be-se-557017/

Luzern 11.07.2018

Xun Çetta

 

Komenti shtesë për plotësim :

Xun Çetta : Tash po heshtet, nuk po lexoj këtu e as në tjera postime mbi këtë analizë–projekt, kjo na tregon se si nuk duhet pier ilaqin politik dhe as ta ngritim kokën aq shpejt e të nenshkruajm projektet e huaja ?. Si mund të dalin këto dy projekte diametzralisht të kunderta nga të njëjtat sherbime ? :

As nuk duhet nxeh e as ftohur shpejt, këtë e kemi vetëm atëhere kur mendojm, veprojm dhe marrim vendime vet, e vendimet merren më gjetjën e partnerit politik për aleanca të qendrueshme dhe të cilat realizojn sa më afer synimet tona.

Siq e keni dëgjuar e par më parë dëgjojeni edhe njëherë projektin tjetër i cili është kontradiktor më këtë sapo lexuam.

Link –lidhja :

https://www.facebook.com/Autokton.AL/videos/761247160746277/