Kulturë

Krahas mësimit dhe perdorimit të gjuhëve të huaja, një sukses i mirë tek rinia jonë ky , ne duhët të bëjm më shumë që edhe gjuha shqipe të perdorët në forma dhe nivele të ndryshme jasht trojeve tona e kryesisht në takime të ndryshme ndrekombëtare më perkthyes të akredituar në ato konferenca dhe takime tjera shkencore, politike e diplomatike.

Gjuha shqipe si më e vjetra në Europë, nuk e meriton të braktisët dhe mbetët si gjuhë provinciale në këtë planet të madh dhe në kontinentin tonë Europian…

Ne, krahas së mësuarit dhe aplikimit të gjuhëve të huaja, duhët të bëjm edhe në plasimin e gjuhës shqipe pertej nesh.

E përgëzoj formën e aplikimit të gjuhës shqipe permes qendrës ,,Fluent“ dhe gjitha aktivitetët tjera të cilat po arrin e i realizon miku im i hershëm z. Martin Berisha.

Ja njëra nga mundësit e lëvizjeve tona në këtë drejtim :

Për herë të parë ligjërohet shqip në universitetin e Lubljanës, falë qendrës ‘Fluent’

Qendra ‘Fluent’ mbajti trajnimin e Akademisë politike të akredituar nga Qendra për arsimin e të riturve.

Kishte 30 kandidatë të profileve dhe moshave të ndryshme përfshirë këtu edhe profile të ndryshme politike.

Ky trajnim është mbajtur në 13 module disa në Maqedoni e disa të tjera në Kroaci, Sloveni dhe Austri. Në kuadër të këtij trajnimi ligjërues ishin profesorët më eminent në Maqedoni dhe Europë, ndër ta edhe profesoresha Monika Begoviç dhe profesori me renome botërore apo siç njihet në opinion si babai i diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare Martin Berishaj i cili ligjëroi për herë të parë në gjuhën shqipe në universitetin e Lubljanës.

Ndryshe kandidatët kishin mundësi që të vizitojnë edhe ambasada e përfaqësi të ndryshme diplomatike ndërsa ishte pikërisht qendra ‘Fluent’ ajo që arriti të familjarizojë kandidatët edhe pse ishin të bindjeve të ndryshme politike.

Link-lidhja :

http://www.pacensure.com/2018/06/25/per-here-te-pare-ligjerohet-shqip-ne-universitetin-e-lubljanes-fale-qendres-fluent/

Ripublikuar 28.06.2018

Xun Çetta