Politikë

Që nga dje kur lëshova pak rreshta si lajm, tani më kanë pushtuar pyetjket si : Ku po na del Behgjet Pacolli ?

Po, pas kaq orësh, lajmi i ri më sjelli telashe të reja ku sipas të pa integruarve në debate, Behgjet Pacolli po me del si krye personazh i problemit. Kaq din dha kaq munden të notojn në politikë shqiptarët edhe pse të perkushtuar më zemër për vendin e tyre.

Pas shumë reagimeve në lidhje tjera, njëri nga të dëshpruarit madje ekstrem sa e njoh unë më pyet: ,,Leri të gjitha më një anë të lutëm, më trego se ku po të del Pacolli pasi veq ke arrit e ke hyrë brenda atyre sekreteve ?“

Behgjet Pacolli është dhe po me del më i miri dhe më i sinqerti, o mik i nderuar dhe ja perse :

Kjo pergjigje vlenë për ju mik i nderuar, por në publike do te jetë më vlerë për të gjithë :

Mos u merrni më politikë aq më pak ta kryeni punën në sherbim të politikanve nese nuk e percjellëni politikën çdo ditë dhe të mendoni mirë kujt po i sherbeni.

Behgjet Pacolli po me del se, në asnjë mënyrë nuk është dorë e zgjatur e as në sherbim të politikave Ruso-Serbe parase, dorë e zgjatur dhe në sherbim të Shtetit unik Shqiptar, në diagonalën e relacionit Tiranë-Prishtinë-Shkup.

Politikat partiake nga ato shtetërore kanë dallim si nata me ditën të cilat nuk do mund të ishin e as te kenë kuptim njëra pa tjetren.

Iku koha kur propagandohej sesi Ibrahim Rugova, gjoja nuk paska guxuar të zbret nga aeroplani në aeroportin ish RINAS tani Nënë Tereza dhe të shkoj deri në Tiranë, a kur pas pak kohe shkoj në Tiranë, ai mori medaljën më të çmueshme dhe mirënjohjen e një politikani të lartë vlerash.

Sa kanë vlerë gjitha këto akuza kunder Pacollit kur ky i fundit është dekoruar më mirënjohjet më të larta si hero i punës për vendin dhe kombin tonë, dekorim shtetëror ky nga ish Presidenti Nishani me një kerr këshilltarësh nga andej e këndej bjeshkëve tona pra nga Tirana e Prishtina ? Vet dekorimi ku z.Pacolli mori medalën “Nderi i Kombit”i perjashton gjitha akuzat dhe fotot kompromentuese të cilat fluturojn tash sa kohë për z. Pacolli…

Pacolli kësaj radhe i befasoj të tjerët më një veprim fare normal dhe logjik. Hyri në Mulli për të bluar, e pa se guri i mullirit po sillej në të thatë, pra pa drithëra, e vuri thesin e vet, bluajti pa asnjë problem dhe tani po vazhdon derisa, të tjeret po dyshojn në thasët e tyre se a mos i kanë perzier miser e grur bashkë, jo thesi nuk me doli i mbushur plotë ashtu si kemi menduar, dhe tani duan ta kenë bukën çfare ata duan !!! E kjo nuk shkon. Kujdes çfarë mbillet, çfarë korrët e çfarë futet në thes parase të shkosh në mulli.

Këto gjëra do duhej të jenë parime brenda politikave partiake dhe si të tilla të konkurojn e bashkëpunojn më politikat shtetërore ku aty luhën lojërat krejt tjera në politikë, lojëra të cilat partit tona politike akoma nuk i dinë. Behgjeti i din këto dhe vepron më sistem e urdhëra të politikave shtetërore pa e qar kokën me lider partish të cilët e kanë sakatos biznesin e tij të paster e ligjerisht të qendrueshëm, krim ky ndaj tij, i cili tani e detyron atë të merret me pak gjynahe për të vallëzuar më jo pak politikan të krimit.

Politikat shtetërore mbi ato partiake kanë hapësira dhe teren ta mjaftueshëm që ti shalojn dhe kalorojn kuajt e spiunimeve të ndryshme. Nuk prish punë pse goditen partitë politike të cilat nganjëhere vet shteti pergadit sulmet mbi to dhe ndrrimin e pushteteve, madje shumë quditshëm nga voton elektorati…

Kontrata e kushtëzuar nga Pacilli për në koalicion bashkëqeverisës ku Pacolli ka bluar mirë madje shumë mirë, na u bë publike, e pam dhe e lexuam të gjithë, por askush nga ne nuk e pam e as lexuam se çfarë kushtëzimi kishte Pacolli ndaj tyre për hirë të sigurisë së shtetit ? Jo, kjo nuk ndodhi ngase ata nuk din çfarë është shteti parase pushteti i tyre qoftë edhe më dhunë e viktima të mëdha. E pra Pacolli ka kushtezimet shtetërore si kontratë të cilës nuk i ikën dot, madje terësisht besnik i kontraktimit më shtetin...Po cilit shtet ?, pyet tjetri.

Sigurisht, të Shtetit Tiranë–Prishtinë ku ai po gradohet dhe stimulohet në politikë, afinitet pozitiv ky të cilin ja kam verejtur që kur personalisht i kam dorëzuar mbi 40 faqe materiale bashkë me një revistë aktivitetesh politike, materiale të cila i mori më kënaqësinë më të madhe dhe ju dukë sikur mori një dhuratë teper e çmuar. Ky vlerësim i imi kur ai mori materialet ka ndodhur parase Behgjeti të krijoj parti polituike në Kosovë, por ishte në vlug të depertimit tij pas lufte në vendin tonë apo tij. Investime ato të cilat ja ka pergjysmuar politika e krimit ekonomik në Kosovë.

Eh tani, as nuk e mbroj e as sulmoj Pacollin, por do thosha se , parase Pacolli të jetë produkt i sherbimeve të politikave Ruso-Serbe ai që nga pas lufta e kendej është produkt i politikave të shtetit Shqiptar, Tiranë-Prishtinë. Nese ato struktura shtetërore të cilat nuk po dukët se po qajn kokën aq shumë për njërëzit e sakrificës, edhe mund të dalin neser se na qenkan në sherbim të asaj apo kësaj fuqie politike !!! Kjo është një çështje e cila po trajtohët më perkushtim për të par se kah po shkon fati unë si popull.

Qelsin e kabineteve tyre të fshehta tash e kemi dhe të presim çfarë po na rezulton, ata e kanë kuptuar këtë humbje qelsi dhe janë të pa forcë të ma ndrrojnë cilindrin, por gjithëashtu jo ta braktisin shpejt të keqen nese eventualisht janë në sherbim te së keqes së kombit tonë.

Nga këtu, ftoj dhe paralajmëroj shumë të quajtur analist politik ,produk të politikave dhe në sherbim të vet politikanëve që të kenë kujdes e mos mjegullojn elektoratin në politikë.

Luzern 09.09.2017

Xun Çetta