Politikë

Këtu, i ripublikoj dy shkrime kritike për situatën në të cilën po kalon vendi ynë si dhe dy alarme këto për çfarë na pret nese nuk zgjohemi para orës së fundit. Ka vite të tëra kur të tilla alarmesh apo të ngjajshme na i ka pas ndezur edhe muku Sejdi Veseli, por tjerët sikur tallëshin më shqetësimet e tij të cilat do duhej të bëhëshin shqetësime tona.

Unë ndihem mirë, madje sikur pushoj kur veprimtarët shkruajn realitetet sado të hidhura ato.

Ja tani dy publikime të mikut tjetër :

Milazim Maraj facebook 09.08.2017

Serbia rrezikon destabilizimin e Gadishullit Ilirik

Themelimi i shtetit të Serbisë është bërë më këmbënguljen e Rusisë dhe bekimin e Turqisë. Rusia nuk kishte ndonjë qellim bamirës për të siguruar jetë të qetë për serbet që ishin shërbëtor të Ilirëve.

Ata arritën të instalojnë në rajon një bombë e cila do të eksplodoj sa herë ka interes Rusia. Pra serbet në Serbi janë instrument i Rusisë, kurse serbet në Kosovë janë instrument i Serbisë. Kështu Serbia ndezi luftën e parë dhe të dytë botërore. Kështu përsëri ndodhi edhe në luftën e ndezur nga Serbia në ish Jugosllavi.

Por për tu ndëshkuar nuk u ndëshkua kurrë. BE dhe OKB me mosndëshkimin e Serbisë për qindra e mia viktima të krijuara në Gadishullin Ilirik në vazhdimësi, stimuloj Serbinë dhe Rusinë. Ky stimulim motivon këto burime dhune për dhunë dhe terror të mëtutjeshëm. Qindra e mia civil,fëmijë dhe pleq të vrarë, dhjetar mia gra e vajza të dhunuara, pa u ndëshkuar fare thirret në dialog më viktimën. Por jo vetëm kaq, në këtë dialog krimineli sillet dhe pranohet si viktimë. Pra gati sa nuk po kërkohet që Kosova, Kroacia dhe Bosnja të i kërkojnë falje Serbisë.

Në Kosovë ky farë”Institucioni i Drejtësisë” më të gjitha dokumentet për vrasësit serb nuk arrin të i dënojë kriminelet serb por arrin të i dënoj" kriminelet shqiptarë". Institucionet tona të ngulfatura nga korrupsioni dhe krimi nuk arritën as minimumin e nevojshëm për 17 vite në Kosovën e Lirë të procedojnë , denoncojnë dhe denjon kriminelet e luftës në Kosovë.

Më këtë veprim të tyre Serbia nuk ka asnjë arsye të kërkojë falje. Nuk ka asnjë arsye të mendoj për ç’ dëmtimin e shqiptarëve në Kosovë. Nuk pati veprim të duhur që të preket ndërgjegje serbe dhe të BE të paktën për të mos i zgjedhur më kriminelet e luftës si: Vuqiq, Daçiq,Nikoliq etj.

Shqiptaret pranuan dialogun më kriminelet në vend që të ngritën akuzat e bazuara kundër tyre. Kosova më këtë lidership që e kishte dhe prapë e ka nuk po arrin të merret më çështje të mëdha. Një kohë të gjatë pas lufte u instalua sherri në mes të shqiptarëve dhe më dorën e tyre për interesa të ulëta u vranë njerëz të devotshëm të kombit dhe interesit kombëtar.

Këtë humbje arriti ta ndalë, më vështirësi të mëdha dhe pas shumë humbjeve, vizionari i madh Dr, Ibrahim Rugova. Por as sot nuk kemi një komplet inteligjent në skenën ton politike dhe shtetërore që premton fillimin e funksionimit normal të institucioneve të Kosovës. Për përzierje dhe pengim të Serbisë në çdo formë të shtetit të Kosovës nuk i bije në mend askujt.

 Nuk ka as reagime adekuate. Kështu Serbia arrin të i realizoj planet e veta në Kosovë gati sikur në vitet e paraluftës. Mos dënimi i krimineleve tani ka pjellë problemin tjetër i cili mund të shpërthej më vonë dhe do të ketë pasoja të rënda për shqiptarët si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm.

Kryetari i shtetit të Kosovës kërkon pajtim më Serbinë pa u pastruar problemet e luftës. Kriminelet kanë filluar të kthehen në Kosovë. Njerëz të pa ndërgjegjshëm pa vizion dhe pa puls njerëzor e kombëtar janë vendosur në krye të institucioneve të rëndësishme. Kjo është shumë e rrezikshme. Zgjedhjet e fundit ishin një tush i ftohët por ende i lehtë për subjektet politike përgjegjëse për situatën e krijuar në vend. Tani veprimet dhe pazaret janë në dëme të popullit dhe kundër votës së tyre.

Deputetit i është dhënë besimi për një program të caktuar parlamentar dhe qeveritar të prezantuar në fushatë. Ky besim nuk lejon pazaret e ndyta për të i votuar ata që nuk i votoj populli. Në portale e mjete të informimit, flitet për diler të këtyre pazareve por AKI nuk reagon.

Në mungesë të kuadrit adekuat populli i Kosovës ka mbetur të pres nga zoti SHBA dhe BE. Detyrat tona të shtëpisë nuk i kryen dikush tjetër. Kjo që tani po ndodh është lluks i tepruar për gjendjen tonë në Kosovë.

Kosova deri tani më Institucione jo efikase si që i quante vet kryetari i PDK Kadri Veseli dhe tani pa institucione fare. Nga se pengohet përsëri krijimi i tyre. Pra në këtë gjendje çfarë jemi nuk duhet përjashtuar eskalimin e situatës në Kosovë që do të ishte interes i Serbisë dhe kurrsesi i joni…

Facebok:

https://www.facebook.com/milazim.maraj/posts/1772201706406309

Xun Çetta : Ju përgëzoj për pershkrimin e gjendjes shumë pak më nenkuptime, shkrimi ishte më transparencë të plotë. Në veqanti më bëhet qefi dhe me shtohet shpresa kur këto vlerësime kritike e shqetësuese vijnë nga vendorët ngase jo rrallë me thuhet ,, Ku po e sheh gjendjen aq zi ti nga atje kur ne në Kosovë nuk e shohim ashtu“. Milazim mik e nderuar, gradualisht do fillojm ndryshime të thella qoftë edhe të dhimbëshme nga vetvetja sa nuk kanë filluar e na ndryshojn të tjeret. E dim dhe u pa se ndryshimet sapo të fillojn i kap dikush dhe i pervetëson ato po si edhe luftërat ! por kjo nuk duhet të na ndal nga puna dhe synimet tona.
Ju përgëzoj edhe për shkrimin tjetër të cilin ta lexova dje dhe e kuptova shqetsimin tuaj i cili do duhej të jetë shqetësim kolektiv.
Shpresoj të shtohet numri i atyre të cilët gjërat i trajtojn lakuriq e pa anësi si dhe nuk gjelozojn njëritjetrin por ti gëzohen botimeve dhe punës së perbashkët.


Këtu ju lexova dje: Ruset në Kosovë!!!?
Nga: Milazim Maraj Më: 9 gusht 2017 Në ora: 16:24
http://www.botasot.info/opinione/742948/ruset-ne-kosove/

Luzern 10.08.2017

Xun Çetta

Komentet në Facebook :

Maxhun Osmanaj :  Realiteti sado i hidhur që të jetë,ai duhet pranuar dhe kuptuar drejt.Përgëzime autorëve për këto shkrime analitike! Përshëndetje Xun!

Xun Çetta : Vetëm si të tillë mund të kontribojm për ta parë dhe perballuar realitetin e hidhur i nderuar Maxhun , ndryshe do mbesim duke i bërë qefin vetit dhe duke u mashtruar se do bëhet mirë.

Xun Çetta : Edhe një zë i arsyeshëm e kritik për situatën kaq të mjerë politike :

Logjika e rrënimit!

Nga: Ismet Rashiti Më: 9 gusht 2017 Në ora: 14:05

http://www.botasot.info/opinione/742892/logjika-e-rrenimit/

-------------.