Lajmet aktuale

Siq filloj me ngarkesa e obligime të shumta, ashtu perfundoj ky pushim vjetor pa më u dhënë mundësia të publikoj bash asgjë.

Ishte ky pushimi më i shkurtër nga fakti se, dy djemt tani po fillojn rrugën e jetës tyre ndryshe nga kur ishin si fillorist në shkollë.

Mbetem me shpresë se vitet tjera të pushimet edhe mund ti kaloj të plota por gjysmën e dytë pa djemt të cilët do kthehen më heret se zakonisht.

Para pushimeve na u pat thënë se qeveria do formohet në gjysmën e korrikut, iku korriku ajo nuk u formua. Gjithëhere u tha se i kanë numrat por sa dukët numrat munguan e kështu vendi mbeti pa qeveri dhe tani po flitet se ajo do bëhet shpejt

 Ah sa hallet e presin qeverinë nese vërtet do perkushtohet për vendin dhe jeten e qytetarit të sajë !!! Unë, për kaq ditë sa isha edhe fizikisht andej, kam konstatuer se qeveria, parase vullnetin, do duhet ta ketë guximin për ta ndryshuar mentalitetin e krijuar krejt fallso tek qytetari.

Servilizmi si turjela më e keqe e interesave personale, jo vetem tek pushtetarët dhe partitë politike, por servilizëmi edhe nder qytetar të interesit personal, kishte bërë hendekun e keq i cili vështirë të kalohet për ta sjellur dinjitetin dhe sinqeritetin e njeriut ndaj njeriut.

Shumë nga ligjet egzistuese, janë të ndertuara krejt në baza të vegëzave korruptive ku krejt pa kuptim, ligjerisht  maltertohet qytetari dhe kështu lihët në mëshirën e durimit përball të keqës ligjore.

Edhe pse krejt në fund të këtij publikimi, unë po e zgjati pak si pasojë e mos prezencës time këto ditë, pra më lexuesit e opinionit tim publik.

Isha pasiv këto ditë pushimi por perfundimisht,kurr nuk do largohëm nga puna dhe publikimet e jetës politike të vendit dhe të qytetarëve të cilët shumë nga ta po kërkojn rrugën e mundshme të largimit tyre nga vendi për ball shumë qytetarëve tjerë të cilët kanë perfeksionuar mashtrimin dhe punën e tyre pa pergjegjësi  për çfarë bëjn.

Që të dyja këto shtresa apo kategori në shqërinë tonë, do duhët ti ndryshojn mentalitetet e tyre nese duam një ambient besimi të shëndosh, të funksionimit të vendit aq të bukur çfarë na ka krijuar natyre, na ka falur zoti dhe po mbijeton fal rezistencës së popullit tonë nder shekuj.

Në vazhdim të ditëve që vijn, unë do i pasqyroj këto dobësi të cilat mjerisht pa perkushtim, nuk do mund ti evitoj asnjë qeveri, aq më pak kur nuk zhvillohet beteja për njerëz të cilët i duhen vendit dhe të cilët bëjn ndryshime rrënjësore në shoqërin e cila tash sa kohë po sorollatet në këto ambiente të mbrapshta ndernjerëzor.

Pa një përkushtim dinamik më lodhje truri të cilin e kemi venë në gjum në këtë drejtim, edhe po të na dhurohet qeveria e besimit të qytetarëve, unë do isha naiv dhe frikacak të besojë bllanko në suksesët të cilat i duhën dhe po i mungojn vendit tonë.

Mentaliteti kaq i keq çfarë është krijuar tash sa kohë para, gjatë dhe pas çlirimit të vendit, ka bërë që vendi pa e verejtur si fillim, të ndahët në ekstrem jo më pak se në katër(4) kategori qytetarësh të cilët në heshtje urrejn dhe me laka luftojn njëra tjetrën si kategori, dy forma veprimi këto nga të cilat nuk ka hajr vendi.

Kategoria e të ndershmeve nder këto kategori, qellimisht të krijuara posi një shoqëri e ndar në klasa, fatmirësisht ende është shumicë apsolute por e perbuzur keq dhee pa mëshirë si dhe në perpjekje të helmimit të sajë si flori çfarë ende e ka vendi ynë. Vëllau nuk e do dhe as e mbëron vëllaun parase tjetrin të gategoris të cilës i takon edhe vet.

Bjeshka po mbetet ambienti i qetsimit nga kjo gjendje në të cilën aktualisht gjendet vendi ynë, kuptohët nese nuk helmohet edhe atje.  

Në vazhdim të radhës do ti lexojm gjitha këto në publikimet tjera ku do shihën, do prekën dhe do ndihën këto të këqija të cilat kanë mbuluar vendin tonë i cili më mund e sakrifica po vazhdon dhe pa dyshim do ti arrin ditët e bardha si shperblim i rezistencës sonë si popull.

Luzern 01.08.2017

Xun Çetta

Facebook:

Xhafer Leci : Ju lumtë për shkrimin Xun miku! Më vjen keq që nuk keni mund të pushoni sa duhet ... I paqi me shëndet e fat të mirë djemt dhe krejt familjen. Përshëndetje nga Gjilani !

Xun Çetta : Po Xhafer i nderuar, koha nuk po i mbulon të gjitha, Sa i perket detit, mbetet të mos e harroj atë për vitet që vinë nese mund ta ndaj kohën …Tani vetëm në filmime më shpresë se do i ktehem edhe detit.

VIDEO:

https://www.facebook.com/TopAlbania1/videos/263606557473044/