Lajmet aktuale

Në situata krizash nuk jam i qet, tash sa ditë sikur u largova, më shpresë se gjërat po vinë në vendin e vet. Së fundit, serish po verej se ashpersimi i komunikimit normal mes politikës pa fije kulture në qellim, mjerisht ka shkuar shumë larg dhe në të keqen e vendit tonë.

 

Kjo më bënë te kuptoj se gabova pse fillova të mos sikletisëm shumë për bërjën e vendit më Qeveri, mëndove dhe gjykova kështu me shpresë se kjo ka zgjidhje pa konflikt, ka rregulla dhe ka kornizat e veta jasht të cilave nuk do dali Qeveria.

PAN-i si vëllau i bashkuar më shumë vëllëzëri, u bë fuqi dhe dili si vëllau më i madh, pra siq kemi thënë: ( Bashkimi bënë fuqinë)

Tradicionalisht tek ne, vëllau i madh apo motra e madhe duhet martuar i pari apo e para, kuptohët nese ka gjetur nuse apo burr, nëse nuk ka aritur ta gjëjë, duhët lëshuar radhën vëllaut apo motrës të cilët apo cilat kanë lidhur fatin më partnerin apo partnerën e jetës tyre e jo të lihën ata apo ato duke bredhur bulevardeve apo skutave të qytetit tonë.

Një Qeveri e cila do mvarët nga votat e rezervuara të cilat nuk janë të dala nga vullneti i popullit të vendit tonë, realisht, mendoj se nuk do i bëjn hajr këtij vendi i cil po vuan padrejtësi të mëdha.

E di dhe e kuptoj se Qeveria nuse e mirë për ta dhe partitë e tyre si dhe e drejt e ngatrruar disi, por kam frikë se, prap nuk do na dali so Qeveri nuse e mirë për shtepi.

Mua personalisht, as nuk do më ndihmoj e as bllokoj më shumë e as më pak se deri tani pa dallim erdhi kjo apo ajo Qeveri, por e di sakt se cila Qeveri do e afronte vendin drejt binarëve të synimeve tona. Nuk po thëm se do e vente lokomotivën plotësisht në binar, por do shkonte drejt binareve nga të cilët ka dal politika e vendit tonë.

Pra, do doja një Qeveri të dal nga vota dhe vullneti i popullit shumicë sado që të jetë votë, si produkt zhgënjimi në politikat e deritashme, por prap edhe kjo është vlerë e kthesave tona e jo votë e kontrabanduar sa për tu martuar më pushtetin.

Mos ta harrojm faktin i cili është njëri nga shtyllat e problemit politik në vendin tonë. Vendet e rezervuara nuk janë vullnet i popullit por perfaqësojn popullin në rrethana nga të cilat tash sa vite pas lufte mjerisht nuk po mund ta nxjerrim vendin tonë.

E thëm siq kam filluar menjëhere pas zgjedhjeve, rasti më i mirë është dhe mbetet reflektimi i Presidentit të unitetit i cili e ka këtë të drejt që ti rregulloj femijt e vet ashtu si është më së miri dhe ku nuk do plasi sherri i shtepisë, PIKË.

Sa më parë që të jetë e mundur, ti ipet mandati PAN-it, ta shohim se a ka gjetur nuse apo ende po vazhdon të ndikoj tek mësitët dhe në vazhdim siq duket po vrapon më qypa lirash për ta bler ndonjë zemër thyer dhe krejt në fund, bashkë më vendet e rezervara ta bëjn Qeverinë dhe të dalin më institucionet e këtij produkti votuesish.

Nese e shohim se nuk ka vota, qypi më lira nuk solli blerje deputetësh zemër thyer dhe kështu vendet e rezervuara po mbesin për turshi, atëhere le të mandatohët ndonjëri i cili ka votat dhe i bashkon ato më tjerat të dala nga po ky popull i cili votoj dhe kështu të dali Qeveria e cila do filloj punën e jo të na perplas në rizgjedhje në prag të zgjedhjeve lokale e që edhe këto zgjedhje ishte me sherr dhe pa nevojë për vendin, por ja siq thot populli ,,sherri të nxan“.

Mos të harrojm faktin se edhe zgjedhjet lokale si rezultat i ndryshimeve në këto zgjedhje, mund të na perplaasin në balotazhe të shumta, pra në më shumë komona sesa që i kuishim në balotazh. Ne nuk mund të lejojm të vetëshpallemi si Republikë e zgjedhjeve dhe si Republikë e Qeverive të cilat rrëzojn vetvehtën.

Ika për rrugë se ora u bë fiks shtatë e mengjesit, jo rrugë për pushime por këtu diku rreth Zvicrës.

Luzern 24.06.2017

Xun Çetta