Familiare


Nuk ke si të mos ndihësh mirë e kryesisht nga Mergimi kur sheh se si fëmijt rritën atje ku ne mjerisht po mungojm. Është kënaqësi kur në trojet tona rritën fëmi në kushte dhe krejt ndryshe nga u rritëm ne si fëmij nen robëri.

Foto: Noar Betim Çeta, tani dy mujori i ardhjës tij në jetë. U rritë në paqe, më gëzime dhe u bëftë 100, pa ja kufizuar që ta kalon 100-shin.  

Luzern 06.05.2017

Xun Çetta



Koment sqarimi im në facebook . 

Tani sapo e kuptova se më këtë publikim të kënaqësisë time, pas kaq kohe heshtje apo qetësimi në temat e ndezura politike, miq e dashamirë jasht rrethit tim familiar, i paskam gëzur parakohe duke mënduar ata së, unë u bëra gjysh në kohën, siq me tha një miku im në telefon,, Në vend se të bëhësh stergjysh, ti më në fund u bëre gjysh“.

Jo, miq e mikesha, as nuk jam bërë gjysh e as stergjysh, dashtë zoti ti gëzoj miq e mikesha, ndoshta më vonë ngase djali im i madh tani sapo i mbushi 18 të gëzuara qofshin ato.

Noari i vogël, siq mund të shihet në foto dhe lexohet e kuptohët, është fëmiu i sapo lindur në trojet tona ku unë e as dy fëmia mij Iliri e Dardani,  mjerisht nuk po jetojm atje.

PLAGË KJO, E CILA NUK PO DI A DO MUND TË GJËJË SHERIM.

Vendi duhët bërë relativisht mirë të paktën më nga një e dy të punësuar në familje si dhe të ketë perspektivë për të rinjët të cilët sapo perfundojn studimet ta kenë jetën ashtu siq e ka rinia e botës të cilën e synojm ne.

Kështu qenka martesa e vonuar, në vrap pas vendit të pushtuar dhe në fund përplasje më politikan të inkriminuar.

Gëzimi individual e kolektiv pa dyshim se do na vjen si popull.

Shëndet e në gëzime siq thëm, pra më vonë të nderuar/ra  

Adem Shala : O Xun kushëriri, mos u merzit fort për të kaluarën, sepse ajo,mëgjiëatë ka qenë e lavdishëme për ty.Tash ,falë Zotit, shëndetin e ke, kë një bashkëhorte sojnike dhë dy djem si drita.Ti ruajt Zoti ata sokolana dhe ju dhashtë shëndet e jetë të gjatë të gjithëve, se të gjitha deshirat do tu plotësohen. Hala je i ri o burrë. Nuk je bash qaq i kaherëshëm, ki edhe shumë vite përpara vetës ,do të bëhesh gjysh e katraghysh. Përshendetje vëllazërore ty dhe familjes...

Xun Çetta : FLM Adem, fjala dhe mendimi juaj inkurajues për mua, qoftë tek zoti dhe në shqyrtim tek ai, uroj dhe shpresoj të shperblehëm vetëm aq sa e meritoj, qoftë edhe më ndeshkimin nga aj për aq sa i kam hyr në hak ndokujt e aq më pak vendit o kusha im. Nëse ndonjëhere bëhem gjysh, meri gërrshërët e bëhu gati për kumbar edhe pse kanë dal nga moda kumbarët e llojllojshëm që ishin. A sa për stergjysh e katragjysh, nuk ka shansë ngase mosha nuk premton Adem, por unë vet qofsha kumbarë besnik i kohës. Shëndet e kalo murë në këtë të diele vikendi.