Politikë


Më ata të cilët nuk lexojn e as kuptojn i kam problemet më të mëdha, por problemi verbal më ta ishte, është dhe po mbetet e keqja më e vogel krahasuar më problemet të cilat mi shkakëtojn ata të cilët në vazhdimësi më lexojn, kurr nuk reagojn, por në heshtje, në format dhe më mekanizmat e tyre më luftojn…

Tash e tri javë perjetova tri pozicionime si asnjëhere më parë e më rrept të cilat mi bëjn ata të cilët, ose nuk më lexojn e as kuptojn ose punën e dikuj tjeter me porosi po e bëjnë.

Nga rrethi ynë i përbërë, fatmirëshit nga gjitha partitë politike ku rregullisht pijm kafën, përjetova që disa nga ata vetë të më prononcojn pa u prononcuar unë vet.

1- Njëri nga mesi ynë, për kaq ditë debatesh në prezencën e tjerëve më tha : Xun, ti njihësh si anti Rugovist, anon nga Thaçi por realisht ti je më Ramushin, ti Xun kurr nuk ke shkruar për Ibrahim Rugovën, punë e jotja është kjo, por na trego sinqerisht se a …

2-Tjetri nga mesi ynë, disa ditë më vonë për kaq ditë debatesh po ashtu në prezencën e tjerëve më tha : ,,Deshta ta pyes Xunin diqka edhe pse e di së ky është kundër Thaçit dhe është pro Rugovist pa e kuptuar të mirën se në kohën e Thaçit, përsonalisht në jetën private është rregulluar më së miri“ …

3-Këto ditë, e kryesisht sot, tjetri më tha : ,,Dua ta pyes Xunin edhe pse e di se ky nuk e donë Ramushin, të me tregoj a po lirohët Luani i Kosovës apo jo ?)

Fatmirësisht më pas reagoj një nga cepi i tavolinës aty pari dhe tha:

,, Xunin deri vonë e keni parë si të Vetëvendosjës, ka ca muaj a punë viti që kur nuk po e shihni si të VV-së, po ashtu para ca dite një Rugovas i tha Xunit se, ti Xun nuk e do Rugovën, e di se ti anon nga Thaçi. Tjetri më pas i pat thënë se, ti Xun je kundër Thaçit por kurr nuk ke qenë më mirë se sa në kohën sa aj ka qeverisë dhe po vazhdon të jetë njishi në politikën e Kosovës.

Sot po i thuhet se ti Xun nuk e do Ramushin por na trego a po lirohët Luani i Kosovës apo jo ? Diqka këtu nuk po tingëllon bash mirë e as bindshëm se vërtetë po njihemi mirë mes veti“…

Këtu ndërhyra unë:

Kjo është këngë e vjetër në politikë të cilën e dëgjoj tash sa vite a dekada për mua dhe nuk me shqetëson bash asnjëherë, shqetsimi im është më ata të cilët të lexojn e skanojn dhe kurr nuk reagojn por qe pjesërisht të kopjojn dhe nga distanca pa perballje të luftojn…

Pas pak i solla ca fakte e dëshmi aty për të parë, pse dhe kur kam qenë pro e kur kundër të gjithëve veq e veq.

Solla fakte e dëshmi bindëse për të parë sesi edhe sot po plagjitojn mendime e ide politike ata të  cilët nuk kanë tru e as mendje për të bërë politikë të pleshme për vendin. Kjo është dhe për herë e më shumë po hapët si plagë e cila nuk po gjënë sherim në shpirtin tim e tani as fizikisht në trupin i cili po dermon imunitetin që kisha për të bërë e vepruar për vendin tonë.

Ta pozicionosh tjetrin më porosi propagandistike pa u pozicionuar aj vet, ky është krim i organizuar dhe më paramendim.

Kësajë radhe po i përgjigjëm, edhe pse mund të mos lexojn fare këta, pra vetëm ngacmimit Nr. 1- kur njëri nga mesi ynë, për kaq ditë debatesh në prezencën e tjerëve më tha :

,, Xun, ti njihësh si anti Rugovist, anon nga Thaçi por realisht ti je më Ramushin, ti Xun kurr nuk ke shkruar për Ibrahim Rugovën, punë e jotja është kjo, por na trego sinqerisht se a“ …

Ja kur dhe si kam shkruar për ish Presidentin Rugova pa i postuar edhe shumë shkrime tjera:

Një pervjetor sot i cili në këto rrethana meriton kujtimin tonë

Publikuar nga Xun Çetta me, e martë , 02. dhjetor 2014

 

Po të nderuar qytetr, anëtar të ndershëm të LDK-së, veprimtar e simpatizant të atyre vlerave për kohën që kaluam.
 

Sot është një përvjetor ditëlindje e njërit nga protagonistet e një pjese, gjegjësisht pjesës më kulmante të rezistimit dhe çlirimit të vendit tonë. Vlerësimet e mija për emra, lexohen rrallë, shumë rrallë perjashtuar kyqjeve në debate kur ato ngnjëhere teprohen pa dallim, më sulme të një anshme dhe pa bazë apo mbivlerësime të tepruara.

Më këtë rast pervjetori të ish presidentit të parë të Kosovës së çliruar Dr.Ibrahim Rugova, edhe pse rrallë shkruaj për emra kur duhet të jemi të matur, kësaj radhe ashtu si ca muaj më parë, pjesërisht i ofroj pershtypjet e mia duke mos i prekur ato të rezervuara në ditarin tim.

Ja edhe mënyera se si dhe më çfarë ndjenjash i dhurova librin,,Një rezistencë ndryshe 1981-1990” familjës Rugova:

Familjës Rugova: 

Promovimin e këtij libri permbledhjësh të kësaj rezistence kohore fatkeqësisht po e përjetoj sa të mangët po aq të dhimbëshme  pa prezencën fizike të kryetarit të parë të shtetit tonë jasht pushtimit Serb, rezultat ky pa dyshim i po kësaj rezistence. Mungesa fizike e presidentit Rugova në këtë ditë promovimi është e dhimbëshme edhe për vet faktin se në kohën e tij dhe bashkëpunimit ndryshe më popullin, rezistenca arriti që realisht të bëhët gjithë popullore.

Më respekt nga autori

Xun Çetta

Publikuar sot 02.12.2014

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=540

Koment sqarim :

Para kohe,për diplomacinë demagogjike kam paralajmëruar se kah po shkon politika e vet pushtimit tonë paqësor,po,po e di se para kohe po paralajmëroj edhe sot se kah do të shkojnë të vetëquajturit e luftës tani në emër të diplomacisë...Ja se kush bllokoj në kohën e duhur atë që nuk e kishin par ëndërr për ta lyer më vaj pra ( gjak dëshmorësh) dhe më vonë përfituar pa mëshirë po atë fitore...

Linku:

Lexo foto tekstin,,Shpesh herë lufta është paqe e paqja është luftë” shkruar atëhere kur ata që sot heshtin dhe më heshtje pa pasur forcë duan të më kritikojn gjoja me befasim në mua, të tillë janë ata të cilët në atë kohë ladruan kalin pa frenj dhe pas lufte po ashtu në livadhin tjetër të çliruar për ta ripushtuar atë vet...

Nuk ishte z. Rugova fajtori kryesor i cili më vonë thej turrin e bashkimit të popullit për tu çliruar, fajtorët dihën pa perjashtuar pjesën e pergjegjësisë së tolerancës tepruar të z, Rugova deri në momentin kur pabesisht e vyshkën si politikë shtetformuese si thon disa tani.

Shteti nuk formohet parase të çlirohet ! aty po edhe pas çlirimit z. Rugov është izoluar  madje duke ja venë edhe djalin e tij Ukën kundër politikës tij të paster.

Facebook:

Shpesh herë lufta është paqe e paqja është luftë.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=162028680483937&set=pb.100000304171597.-2207520000.1417586579.&type=3&theater


 

Luzern 07.02.2017

Xun Çetta

Komente nga facebook-u:

Baki Shala : Nxk,

Xhevdet Berisha : Xun, deshta met pyt edhe une diqka, sa mire qe ma qiten nder mend këta parapytesit, por e di se tash je tu fjet, e besa pytjes teme deri ne mengjes veq i del afati.
Me gjithe ate, une te pershendes e uroj gjith te mirat, me respektin ma te madh per punen tuaj te palodhshme !

Xun Çetta : FLM per respektin dhe vlerësimin çfarë i bënë punës sime e besa rregullisht i ke vlerësuar edhe qendrimet e mia madje kur kanë qenë të ashpra ato. Po Xhevdet, as ti nuk je ndal nga rrugëtimi i gjatë pa dallim herë rrugës e herë nen rrugë varësisht siq na gjuajshin situatat e politikave të atyre të cilëve jo rrallë gabimisht u kemi besur a pastaj më ta deshpruar. Dje në dy raste debatesh u gjënda në këso farë pozitash, sot nuk e di kah na perplasin debatet pa të cilat edhe nuk po bënë të mbyllemi derisa pa gojë e pa mend na dojn ata të cilët kokë në vehte dhe me ndikimin e faktorëve jasht nesh po tentojn të vendosin për fatin tonë. Shendet shoq

Alush Kajdomqaj : Pershendetje dhe mire mengjezi miku im i nderuar. Duke i lexuar disa komente prej ma te ndryshmeve, mu kujtua nje thenje e babait tuaj te ndjere Mustaf Qetes. Ishim ne mejtepin e fshatit Zabllaq edhe disa intelektual te rinje qe ishim ate bote, filluam ti flasim babait tuaj per politike, patriotizem e hajt hajt more bac qfare llafesh dhe ai mu drejtua mua si mysafyr qe isha aty . " Degjom mire miku im tani ju disa ja keni nise me u marr me politike dhe po me shitni patriotizem kur edhe Pela e Rrustem Alise se fshatit Rudicë e ka marr vesh këtë fare pune". Kështu qe ne miku im mbetem gojë hapur nga fjalët e atij plaku te menqur. Ashtu qe nuk besoj se ti shqetsohesh shumë . Te përshendes ngrohtësisht dhe muqsisht ne keto ore te mengjezit. Paqit shëndet.

Xun Çetta : Mengjes i mirë dhe i mbarë qoftë ky për ditën tuaj të sotme mik i nderuar Alush. Ju edhe kur nuk është ditë bash për relaksim, e di se e merrni qiftelinë dhe ja dridhni telat ashtu si ju dini e doni dhe kështu atmosferë jete bëni. Mbaju dhe mos lejo të na i dridhin telat bash kush si po don.
Ju Alush mik i nderuar, tash sa kohë kam verejtur se keni ruajt kujtime, simpati dhe respekt për plakun tim të cilit ëndërroj ti perafrohëm por jo se mund ta zëvëndësoj atë i cili po na mungon.
E di se e ke lexuar epitafin në pllakën e tij perkujtimore ku ai prekshëm lën mesazh për ne qe do vim pas tij. Po bëjë gjithë çfarë është e mundur që ta permbushi sa më shumë e më mirë porosinë e tij o mik i nderuar Alush Kajdamqaj. Kur lexoj citatet dhe respektin tuaj e shumve si ju për babën tim, kjo më obligon akoma më shumë, bile një plak nga fshati Prilep i Deqanit i cili është këtu ku jetojm si gurbetqar, më shaka para gjithve me thot: ,,As tek zalloga e Mustafës nuk donë më arrit, mjer ti çfarë babe ke pas e hiq nuk don me i perngja“.
Ju përshëndes e kalofshi mirë Alush i nderuar

Alush Kajdomqaj : Ju flm miku om i nderuar per rrespektin tuaj . Une qdo pushim se jam ne Kosove me shum deshir dhe me shum emocionevi kujtoj ato qaste takimi me babain tuaj. Nje rast isha duke shkuar ne Terstenik te nje baxhanak i imi sapo iu afrova asaj ures se vogel te lumit afer shtepive te juaja pash mikun tim shum shum te qmuar Mustaf ( Hoxhen ) Qeten duke e mbushur llullen me duhan siq iz kishte zakon. Me beso qe u gezuam te dyte qe u takuam. U ula bashk me te dhe ai ma qiti kutin e bakvanit dhe e mbeshtjella nje cigare se shum e kam pij at kohe duhanin. Me beso se kur kam ardhur aty pari dhe nuk e kam takuar Mustaf Qeten disi ka qen i manget dhe me ka munguar shum qka edhe sot gjithashtu. Ai ishte nje burr i fort i cili nderonte dhe rrespektonte secilin per aq sa e meritonte. Shum kam shetitur siq thij kah i thijn bukes buk e ujit uji por aso burri nuk kam takuar. Nuk kam fije dyshimi qe ju nuk e trashigoni ate por besoj qe qind perqind. Un kam pasur nderin te njoh shum antare te familjes Qetaj rredpekt e nder per gjithe ju.

Te pershendes miku im

 

Metush Zenuni Dura : Mos u mirr me Rugovistet e as mos u mindo me rehabilituar tradhetarin Rugova, sepse vepra e tij sa ishte gjalle, tregonte per nje mjeran qe i nenshtrohej pushtuesit dhe nuk ishte i zoti per asgje, pos gotes se rakise! 

Xun Çetta : Metush i nderuar, unë rrallë, shumë rrallë lëshohëm në sulme apo mbrojtje të figurave edhe kur janë krejt të kunderta mes veti dhe duan ti thejn kokën dhe ti djegun vlerat njeritjetrit ato, këtë gjë besoj e din dhe nuk mbahet mend të jem deshmuar ndryshe pos siq jam i prier ti gjykoj të këqijat dhe shemtitë krahas vlerave sado pak qe ka njeriu.
Kur përdorën sulme pa rezervuar as edhe një vlerë mbi emra të lakuar, sikur më shtyhet të dal në mbrojtje të sulmuarit. Andaj kritikohet qoftë në maksimum aq sa ka hapësira për kritikë të arsyeshme por duhet hulumtuar edhe vlera e të kritikuarit në këtë rast të akuzuarit Metysh. Kësajë radhe po frenohëm dhe nuk po lëshohëm në nivel avokati të tjetrit vetëm pse tjerët e akuzojn bllanko e njëanshëm.
Është fatë pse ti i kritikon edhe krimet politike dhe shemtitë e disa të quajturve të luftës të cilët perfituan nga lufta dhe e zbehën paksa vlerën e vetme që ka lufta e UCK-së, kjo është ajo e cila me thot diqka dhe m eben te ndalem paksa. Shendet i nderuar se me kaloj pushimi i drekës dhe ika në punë.

Xun Çetta : Po shkruani more hej, mos u frikësoni nga qendrimet dhe hulumtimet e mia. Unë dua ta di se a ka avansuar LDK që nga koha e Rugovës i cili pati fatin të jet lider në kohën kur patriot e trathtar, si popull u bëm bashk që Serbisë ti themi JO më Serbinë.

Dua ta di se ku perfunduan disa ilegalist të cilët kaq gjatë u thirren në emër të luftës dhe ilegalitetit për të dal në fund si më bashkëpunuesit e faktorit nderkombëtar, gjë të cilën Rugova e kishte por jo të shkel mbi qellimet tona, ai, pra Rugova i testonte të huajt më mirë se askush tjeter sesa jan serioz ndaj kerkesave të popullit tonë.
Ah sa e rëndë qenka të mos perdoret arkivi më fakte e deshmi për ball secilit nga ne.

Alush Kajdomqaj : Te lumt shumë, shumë e vertet është ajo qe thua miku im, Rrespekt. Nje thenje shumë e menqur shkodrane thot : " Kur nau ba pash Gogoli edhe Shkodren na e mori gjoli". Klm, bukur mik