Politikë
Gjenerali Kudusi Lama pjesa-II- ,,Pa rrotlla” për ballë Milaim Zekës 01.05.2012


Tani Shtrohet pyetja :
Gjenerali Lama,ishte Komandant i Ushtrisë së Shqipërisë divizioni i Kukësit apo Komandant i UÇK-së ?.

Se ishim të varur nga lëvizjet e lira dhe veprimet tona në atë pjesë të vendit,kjo nuk diskutohet,por se na solli në luftë dhe udhëhoqi luftën Gjenerali Lama,kjo nuk ka si të futet në histori ashtu si po pretendohet. Shërbimet e tij në ndërmjetësim të imponuar nga njerëzit e kësaj lufte tashmë dihen. Ndërmjetësimi i tij mes UÇK-dhe armatës Shqiptare apo shërbimit sekret të shtetit po ashtu dihet,kjo meritë e cila donë zbardhur akoma më shumë po ashtu edhe kjo dihet,por jo të përvetësohet lufta në këto forma dhe në të njëjtën kohë të akuzohet tjetri për privatizim të luftës apo betejave si Kosharja etj...
Ne,ndoshta do vdesim kështu të privuar nga liria e shtypit,të privuar nga hapësirat që nuk jepen për tu rrëfyer realitetet e të ngjashme ,por incizime,procesverbale,përgjime etj më çfarë nuk do lejojmë falsifikimin e historisë,ne pra materiale të tilla faktike kemi mjaftë,madje duke na u mbyllur hapësirat publike një ditë do zbulohen këto dhe bumerang do kthehet sabotimi.

Luzern 01.05.2012

Xun Çetta
---------------------------------.

Një sqarim të vogël tani në mengjes i cili me mundon:

U ndjeva keq dhe tërë natën nuk e bëra gjumin si duhet kur vërejta se si reagimi im,gjithsesi i arsyeshëm,tingëlloi disi kundër unifikimit të kombit tonë,historisë dhe ushtrisë si të vetme shqiptare në këtë luftë...

Si pas Gjeneralit Lama na del se në luftën e Kosovës,paskemi pasur vetëm një komandë ushtarake pra atë të Ushtrisë Shqiptare...Përmendet UÇK-ja,madje më etje për ta përvetësuar atë,por kjo si rrëfim ishte një materie për ta përgaditur historishkruesin që në të ardhmen analistët te dalin pa UÇK-në si organizim ushtarak. Këtu ka vend për tu thelluar në debat të ngushtë e interno dhe në fund për të marr vendim se më mirë është ky variant për bërjen e historisë së kësaj lufte apo ta lëmë të quajturin shtab i UÇK-së,si komandë legjitime,shtab ky të cilin edhe ashtu e kishte në dorë shteti shqiptar me mjaft elemente të shërbimeve tjera.

Jeta po me shkon për unifikim shteti,kombi,gjuhe dhe të historisë sinë si komb a këtu,duke u mbytur në realitete sikur po tingëllon e kundërta!!! por ja se realitetit nuk jam mësuar ti iku edhe kur më ka kushtuar keq,sidoqoftë disa gjëra duhen biseduar dhe trajtuar si më mirë.