Kulturë



Sot 09.10.16 në Llapushnik të Drenicës, u bë shugurimi i Kishës së Shën Abrahamit ku mijëra qytetarë kanë marr pjesë dhe dëgjuar mesazhe paqe nga polituikan, predikues fetar e më shumë se kaq, u pa se sa e ndan e sa e bashkon popullin tonë besimi i lirë në më shumë fe apo besime fetare...

Mesazhi më i qeltert dhe pa ngarkesa fetare, na erdhi nga fjala e Imzot Dodë Gjergji kur na trgoj shembuj konkret se si nuk duhët të hidherohet e as ndihët keq e zëmrohët Hoxha kur një musliman i kthehet besimit të Krishter Katolik dhe anasjelltas, nuk duhet të hedherohet e as ndihet keq e zëmërohet Prifti kur një Katolik kalon e beson në Islam apo në besim Musliman.

PS. ( Shembuj konkret ishin Ismeti në Llapushnik dhe Kola në Ferizaj )

Një mysliman dhe një i krishterë mund të jetojnë në paqe. Për këtë jemi dëshmitarë të realitetit kur disa i janë kthyer fesë së të parëve, pra të krishterë, dhe disa tjerë kanë vendosur që të jenë të besimit Islam (mysliman), fesë së baballarëve tyre dhe nuk ka gjë të keqe”, ka thënë ai.

Ky mesazh do duhet marr dhe kuptuar shumë leht duke marr shembuj madje të tepruar të individve të cilët kalojn nga partia në parti dhe prap mbesin pjesë e polituikës dhe e popullit tonë.

Mesazhi im do ishte : Besimin dhe partinë në këto rrethana në Kosovë, sejcili nga ne e zgjedh vet dhe më vullnetin e tij pa u penguar nga tjetri, madje as vëllau nga vëllau ngase vetëm kështu mbesim vëllëzër të një gjaku pa i prishur gjakun njëritjetrit. Ndërrimi i shpesht i besimeve apo partive, nuk na bënë nderë e as na bënë të dukemi ndryshe nga jemi.

Zoti e bekoftë Kishën në kodrat e Llapushnikut bashkë më besimtarët e sajë.

Luzern 09.10.2016

Xun Çetta