Kulturë


,,Bota, për herë e më shumë po shkilët cep më cep planetit tonë, madje po thyhet shteku dhe shpërthen etja edhe për hapësira të planeteve tjera. Le të shkilet bota, le të hapen shtiqe të reja për në hapësirë sa të donë dhe mundin të tjerët ! por për ne, Tokë, Hënë, Diell, Yll apo Mars, është  vetëm vendi ynë i shqipeve. Aty kërkoni, insistoni më këmbëngulësi që të bëhët dhe ta gjëjm më të mirën të mundshme për jetë të qytetarëve tonë“

Kështu e barta dhe po publikoj mesazhin e plakut dal nga përvojat e tij.

Luzern 18.05.2016

Xun Çetta

Komentet:

Tahir Murtezaj : E bajshë me shnet o Xun jarani.

Xun Çetta : Nuk jam plakë Tahir i nderuar, por po mundohëm ta shes fjalën në emër të një plaku, pse ? Për arsye se, bruto konkurenca e njerëzve publicistik, ka bërë që të mos i vihët veshi kush çfarë po thot, por kush po e thotë. Unë jam dëshmuar si vrasësi i këtij mentaliteti të gatuar nga kuzhina të cilat na lan prapa dhe bënë popullin të degjueshëm për pushtetarin. Pastaj mik i nderuar, beso, pikërisht për shkak të këajë gjendje, ka jo pak njerëz të hollë nga mendja të cilët po shkruajn mrekullit e ideve dhe opinioneve tyre duke tjetersuar autorësinë e tyre dhe thirren në emra tani të vdekurve, se gjoja paskan thënë ata emra të medhenj. Unë po percjelli edhe këtë fenomen të cilin pak kush po e kupton. Është vrasje e dyfisht sot, ta detyrosh tjetrin ta tjetërsoj emrin e tij si autor vetëm për ta kuptuar e besuar opinioni publik...Kjo po ndodh tek ne Tahir, dhe i kam jo pak emra të cilët duan të kontribojn qoftë edhe duke perpunuar mendime e ide në emër të njerëzve publik. Unë nuk i pranoj ata as veprimet e tyre pa dallim pse i lexoj dhe vlerësoj si markant të mendimit pozitiv, madje nganjëhere i shoh si servil të cilët e shkriejn vehten dhe mendimin e tyre për tu besuar në emër të figurave historike nese mund të themi kështu.
Unë, nuk jam dhe nuk mund të bëhëm i till, mik i nderuar Tashir. Unë jam dhe mbetem ky që jam si dhe e thëm atë që e mendoj, pa ju lajthitur figurave sado historike të jenë ato... Shendet mik i nderuar.

Tahir Murtezaj : Nuk e pata fjalen qe je plakë , por vertet të bika bukur, dhe e di qe gjithmon e thu ate qka mendon.

Xun Çetta : E di o Tahir, e di, po edhe puna e plisit, beso kam mjaft foto me plis e kurr nuk i kam publikuar ngase jam ndier keq kur kam verejtur raste më ashiqare të dukeshin shqiptar të veretet, pa dashur ti fyej grupin e plisave. Po edhe pleqërinë Tahir e pranoj more burrë edhe pse nuk e kishe fjalën tek pleqëria. Ajo është kënaqësi nese ke lënë diqka nga rinia për ta mirëpritur pleqërinë, ardht e gëzume ajo.

Tahir Murtezaj : A po dergon një liber qe e kishe shkruar

Xun Çetta : Më kënaqësi, por mendoja ta bëj një promovim andej dhe kështu mbeta. Tani mos te kalojm në teprim se këto janë për mesazhe private e jo ti maltertojm të tjerët.

Tahir Murtezaj : Ke te drejt naten e mirë

Xun Çetta : Gjithëashtu se paska kaluar mesnata e neser në punë tërë ditën