Kulturë


( E ndaj nga kumtasa dhe e publikoj për ata të cilët mund të na shpetojn pa u turpëruar serish)

  Nese na turpëroj Demaçi për së gjalli si shoqëri , të kemi kujdes që mos të turpërohemi pas vdekjës tij. Si mund ti shpetojm turpit të radhës i cili për ditë e më shumë po na kercnon serish ?

Thëm po na kërcnon, ngase 17 vjet pas lufte, e gjithë Kosova  u mbush më emra dëshmorësh dhe heronjësh, pati raste kur pa të drejt e pa merita, më kritere e pa to, jo pak raste u qujtën dëshmorë e heronj dhe më pas,  plasi lufta për emra rrugësh e shesheve ku po ashtu perfunduam disi pa u bërë gaz i botës.

 

Rrugë e sheshe të kryeqytetit të Kosovës, tashmë janë zënë më emra deshmorësh e heronjësh siq u tha më lartë, më e pa kritere të shpalljës dhe njohjës tyre në rrugë zyrtare e ligjore. Demaçi po mbetet ndoshta për Lupçin e tij të lindjës por jo për kryeqytetin e vendit për çlirimin e të cilit ai dha një jetë të terë !!!

Më qellimin më të mirë që ti shpetojm turpit historik si popull, mendoj dhe propozoj, por kjo nuk do të thot se u tha dhe u bë :

 

Të rezervohet sheshi më i mirë i mundshëm që mund të ketë mbetur, qoftë edhe ish sheshi,,Vëllazërim Bashkim“,tani Sheshi Adem Jashari në Prishtinë dhe pikërisht në të njëjtin shesh të vendosën bustet e dy Ademave Historik  përball njëritjetrit si dhe në pllakat e tyre të pershkrimit të figuroj:

Adem Demaçi simbol i rezistencës së gjitha kohëve, paqe dhe lufte

 

Pllaka tjetër :

Adem Jashari ( Familja Jashari)  simbol lufte dhe çlirimit të vendit  1999

( Jo vitin e rënies tij i cili edhe ashtu shkruhet bashkë më vitin e lindjës )

 

Kjo vepër, ky veprim, do të na shpetonte nga turpi i cili na kërcon serish përball emrit Ade Demaçi dhe kuresesi Adem Dema në pllakën e pershkrimit tij.

 

Luzern 09.03.2016

Xun Çeta


Komentet facebook :

Muharrem Kosumi : O Xun Çetta,të lumtë! E kam ditë që je i hollë nga mendja dhe atdhetar qysh nga korriku i vitit 1981,kur edhe student  edhe demostrues i plagosur nga policia apo ushtria dite dhe munde t'i mundish gjykatësit e kohës.

Xun Çeta  : Muharrem i nderuar, flm për vlerësimin, lavdi, pa modesti në këtë rast këtu, e thëm se edhe na bënë të ndihëmi mirë, por lus zotin që mendja e hollë dhe e kthjellt, të prodhoj vetëm progres dhe ide të mira perball farës keqe në politikë e karakter të atyre të cilët nganjëhere edhe ata dinë të jenë të hollë në mendje, madje si finak qe jan dalin më të menqur se ne, por mjerisht për keq dhe vetëm regres për vendin dhe popullin tonë.

Duke e ditur këtë realitet mentalitetesh dhe jo pa qellime të caktuara, e di se qysh tani, ata propagandojn vesh më vesh e në heshtje  si psh: ( Ah sa i trashë në kokë është ky njeri, donë që për së gjalli ti ngritet busti apo shtatore Ademit të gjallë dhe ta barazoj atë më Adem Jashqarin.

Lidhur mër këtë mentalitet të cilin e di dhe e kam paraparë, pa humbur kohë ja si vazhdon pjesa e kumtesës sime:

(Unë e di të nderuar pjesëmarrës prezent në këtë simpozium se nuk mungojn njerëz të cilët do më thonë se, nuk i ngritet busti e as shtatorja askujt për së gjalli. Po, edhe kështu mund të na thonë por do doja tu përkujtoj atyre që tani akoma pa lexuar propozimin në këtë ditë pune se, nese i kemi ngritur shtatore edhe pse të formatit shumë të vogël në mes Prishtine, njeriut shumë të merituar z. Bill Klinton, ju lutëm, pse nuk paska kuptim ti ngritet busti apo shtatorja z. Demaçi që tani sa është gjallë nese do mund ta ngushllojm disi për turpin tonë ndaj tij që nga pas lufta ? Siq quhet sheshi Bill Klinton, le ta kemi edhe sheshin,,Dy Ademat historik“ le ta perjetojm më në fund edhe ne për së gjalli që të lem takime tek sheshi i dy Ademave)

Shëndet i nderuar