Politikë Protestat sigurisht vazhdojn, por jo si deri tani. Pergjegjësia duhet të jetë, ekskluzivisht e organizatorit. Merrni masa nese doni të mos dështojm si komb ju lutëm.


Tu dërgojm mesazhe të afermeve tonë nese duam të mos turpërohemi neser. Kjo është detyrë e gjithëatyre të cilët nuk kanë pushuar së vepruari në këtë drejtim.



Më mirë është, qoftë edhe më pak dëmtime ekstërmistësh të protestohët se sa të rrihët duarkryq e mos veprohet bash asgjë, por kjo, për asnjë moment  nuk justifikon organizatorin i cili nuk kontrollon situatën.

Thyerjët, demolimët në permasa të mëdha kanë dy perfundime:


1.        Protestat në vazhdim më po këto thyerje, mund të rrudhën dhe numerikisht të mbesin pakicë fare e vogël dhe krejt e izoluar.

 

2.        Protestat si të tilla në vazhdim, mund të shndrrohën në një pistë ku do vlojn gjitha kategoritë më ekstreme si të pa kënaqura më qeverinë, por edhe të gjuajtura nga sa e sa sherbime të cilat nuk mungojn në Kosovë. 

Situata në këtë formë, del jasht kontrollit dhe nuk do mund ta kontrolloj as pozita dhe as opozita. Qeveria bie, por votat i mbesin të garantuara për zgjedhjet e parakohshme derisa organizatori si opozitë e bashkuar dështon si menagjues i dobët i situiatave, humb votat e qytetarit dhe krejt në fund, kështu lind beteja e kooalicioneve ndryshe për të mos dal gjendja serish aty ku ishim PDK-LDK dhe kështu, në vend se të mburremi më ndryshimët, mund të turpërohemi dhe të qeshë bota më ne…

Politika, vërtetë ka artin e vet por edhe veprimtarët duhët pas kujdes kujt i shërbejn e kontribojn.

Këshilloni dhe paralajmëroni të afermit tuaj, opozita ta ngris pergjegjësinë për gjithë çfarë sjellin protestat e dhunshme. 

Luzern 10.01.2015 

Xun Çetta