Rrefime    Kur i publikon njërit të hedherohet tjetri pse jo edhe atij aktivitete të njetës kohë si shoqatat motra. Po publikoj vetëm një insert video filmimi nga aktivitetet e ngjeshura të Shoqatës ,,Fan Noli“ në Kopër, aktivitete këto të cilat më shumë mund e sakrifica bënë që të lënë gjurmë për kohën sa Shqiptarët punuan e vepruan në ato qytete të bregdetit Slloven si në Kopër, Izolla, portorozh etj.


Ka vite që kur kam publikuar po ashtu një insert video filmimi, kuptohet krejt të shkurtër, madje nga koha e lirë, realizuar në Shoqatën,,Migjeni“ në Lubjanë ku si blic, fare kalimthi doja ti kujtoj shokët, tani po thuhet zotërinjët Naim Maloku, Gani Buqinca, Martin Berisha, Halil Matoshi,Bajram Kabashin e Salih Kabashi në një intervistim tjeter etj. Jo më qellim, nuk paskam publikuar edhe pjesë nga vizita ime jo e para për atë kohë bërë aktiviteteve të shqiptarëve në ato treva ku unë edhe kisha vuajtur një pjesë denimi në burgun e Koprit.

Ka ca muaj, mos më shumë që kur pata një verejtje të butë dhe shumë miqësore, pse kam publikuar nga Shoqata ,,Migjeni“ në Lubjanë e jo edhe nga ajo ,,Fan Noli“ në Kopër kur kisha filmuar aq shumë ?

Kontributi i kësaj shoqate është më shumë dhe më i madh se sa mund ta kuptojm nga këta pak minuta këtu, është një kontribut i shumë bashkëkombasve tonë atje të cilët punuan e vepruan në krye më Safet Sadikun, aktivist i përkushtuar ky në veprime të asajë kohë e më pas edhe në Zvicër e Tiranë.

Luzern 07.02.2015

Xun Çetta

 

Vdideo Shoqata ,,Fan Noli“ Koper:

http://info-cetta.com/modules.php?name=Video_Stream&page=watch&id=126&d=1idei

 

PS: Ja edhe insert filmimi nga shoqata ,,Migjeni“ Lubjanë ngarkuar e publikuar 09.12.2012 :

http://info-cetta.com/modules.php?name=Video_Stream&page=watch&id=71&d=4

Luzern 07.02.2015

Xun Çetta


 

Po në këtë tubim të sotëm, prezent është edhe z. Boris Vuk me shoqën të cilin qellimisht e lash në fillim të videos këu. Borisi është njëri nder miqet, aktivist dhe anëtar i Shoqatës ,,Migjeni" në Lubjanë ashtu siq ishin  edhe aktivistet Franko Juri, Jasha Zlobec, Hanzheku etj, Borisi tani kontribues edhe i shoqates F. Noli në Koper. Pos realiteteve krejt pozitive, unë edhe këtu, kam për ti shtuar vërejtjet e mia por të shprehura tek Borisi i cili u bind se kisha të drejt.( DITARI)