Politikë  
Nuk kam pse të zgjatem në fakte dhe sqarime, ato i pam dhe i dëgjuam në emisionin e sotëm në RTK-,,Betimi në drejtësi”nga mysafiri Enver Hasani.

Ai ishte shumë i qartë kur thoshte: ( Ne nuk e rrëzuam BLOKUN-VLAN për ta bërë Qeverinë, atë e vendos e drejta e deputetëve më votë. Ne komentuam vetëm zgjedhjen anti kushtetuese të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës z. Isa Mustafa).

Ndoshta hetuesia e më vonshme do ta konstatoj se nuk është rrëzuar BLLOKU-VLAN nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës sa është rrëzuar nga mospajtimi mes LDK-AAK-së për postin e Kryeministrit. Pa dallim lojërave çfarë ka luajt gjykata dhe tani juridikisht mund të çfajsohet, prap jam i sigurt se kjo gjykatë bashkë më Enver Hasanin duhen hetuar dhe në gjenerl të rrenohen për të filluar krejt nga themele të reja për një gjykatë kushtetuese.

Kjo gjykatë dhe ky kryetar gjykate, kanë bërë lojëra të manipulimit juridik më shumë se shkelje të drejtperdrejt juridike. Kanë viktimizuar personalitete pa më të voglin kriter juridik. Kuptohet, ka perjashtime, e kryesisht në rrëzimin më të drejt të krye kuvendarit anti kushtetues Isa Mustafa, por në shumë raste tjera, kjo gjykatë ka djegë emra duke manipuluar në emër të drejtësisë. Nese fillon hetuesia e pavarur do ti zbuloj gjitha të palarat çfarë politika ka pastruar në këtë lavatriqe të quajtur Gjykatë Kushtetuese.

Pa më thënë dikush: ( Po ti i cili bazën juridike të Kosovës e quan lavatriqe ! çfarë pret nga vend për të cilin nuk po ndalësh së kritikuari ? ) Unë po i them vetës po edhe gjithë opinionit publik, se vendi më politika, karaktere dhe njerëz të tillë, kurr nuk ka me më dhuruar diçka çfarë unë e meritoj nga vendi ynë për të cilin nuk do ndalëm së bëri për të.

Luzern 17.12.2014

Xun Çetta

Foto nga Studjo: