Politikë Sipas gjitha gjasave PDK-RTK dhe Gjykata Kushtetuese e dhan fjalën e vet se si do duhet dal nga kjo krizë institucionale !!! Është kjo e drejtë apo jo ? më së miri tregon kjo pikturë ku e kemi edhe të drejtën po edhe padrejtësitë e skalutura për ti identifikuar ato.

Nuk janë fajtorë ata dhe as këto konkluzione më një kushtetutë invalide dhe pa infrastrukturë të sakt juridike. Faji është trasheguar që kur tash sa vite pas lufte në kuvendet e gjitha legjislaturave aprovoheshin ligje në paketë, madje pa i shqyrtuar të pakten disa nga to dhe ta zbulojn se ku po lën hapësira të konfliktit juridik.

Fjalën, ndoshta serish e ka populli, po bash populli mjerisht  akoma i pa ngritur për ta ndeshkuar të keqën politike dhe të këqijt të cilët tashmë jan milioner falë jo ndergjegjësimit të elektoratit i cili kafshatën e tyre të neserm pikërisht ditën e zgjedhjeve po e tregton në po ata milioner matrapazësh politik.

Tani ta presim edhe fjalën e treshes tjetër dhe kujdestarës së tyre  VV-së . Nëse fjala serish kalon tek populli dhe vetëm përseritja e zgjedhjeve mbetet alternativë ! kam frikë se për mua po hapet një vend pune tepër më pergjegjësi dhe më ambient tepër ngulfatës për veprim. Bashkëpunimi edhe mund të ndryshoj drejt sukseseve.

Luzern 26.8.2014

Xun Çetta


Ja si u prit lajmi për vendimin e kushtetutëshmërisë !!! Mos të bi naiv tek ata që besojn leht dhe nuk kuptojn në modifikime. Kjo foto në RTK është e njejtës ditë kur u komuniku vendimi i gjykatës, por si foto është nga seanca e parë e dështuar

Një barcoletë rreth temës në link dhe kësaj foto:

Një automekaniku, me  plotë 40 vjet punë në servisim veturash, një ditë për diell iu shtrua një pyetje nga një i ri :

Nëse më i rregullove frenat e veturës dhe më i aktivizove dritat që më ishin fikur, tani a bën ta merrni veturën dhe ta provoni para syve të mij në menyerë që unë të jem plotësisht i cigurt ?

Jo u pergjigj automekaniku. Djaloshi  filloj e dyshon në sigurinë e veturës së riparuar.  Po pse nuk e provoni ju parase ta mar veturën ? vazhdoj e po pyet djaloshi. Unë bëj servisimin e veturës por tash e 40 vjet nuk kam leje e as nuk i japi veturës ! u përgjigj automekaniku.

Si është e mundur kjo ? filloj e befasohet djaloshi. Ti nuk paske lidhje çfarë është vetura,kështu filloj e po kalon në fyerje djaloshi. Ndalu djalosh ndalu , mos fyej se unë te bindi ndryshe se kush sa din se çfarë është vetura,  po i thot automekaniku. Unë ti solla dritat dhe rregullova frenjët e veturës, ti po kërkon që edhe ta provoj i pari ! Po të thëm se unë tash e 40 vite riparoj veturat por nuk i japi veturës, e tani po të thëm se veturën e ke top, mos me shtyej ta bej veturën që çdo tri ditë te vish tek unë, kështu filloj e po e paralajmëron  automekaniku...

PS.

Ishte një barcoletë e qastit kjo (pra e imagjinuar) e cila ma kujton aktualitetin politik dhe ardhjen e politikajve të ri të cilët për mes mekanizmave që tashmë po i dimë, sa po bëhën deputet nuk njohun mjeshtrin e politikës vetëm pse ai, pra mjeshtri politik kurr nuk paska qenë deputet !!!. Mjeshtri politik, pa dallim në timonin e sajë apo në periferi të politikës është më i rëndësishëm se vet timonjeri. Të ja lëm meritat automekanikut i cili ta sjell rrymën në veturë dhe siguron frenimin e saj...Mirë qenka ta jap provimin automekaniku dhe ti provon veturat e riparuara. Këtë nuk po e diskutojm ...