Familiare Populli i cili nuk ndalët, ai gjallëron pa dallim politikave nganjëhere të dhimbëshme dhe qesharake ! Edhe kështu populli e bënë të vetën, nuk mban zi për fajin e politikanëve.

Kështu vazhdon të na percjell fati i historisë edhe kur dihet se historia nuk bëhët krejt nga politika, ajo do duhet ta ndihmon perpjekjen e popullit për gjallërim të vendit e ja ta zhgënjen atë.

Sot 3.8.2014 në lagjën time, gjegjësisht tek kusherët e mi më të aferm patem darsëm ku Shabani e martoj vajzën Iliriana, të cilës bashkë më dhëndrrin i urojm lumturi në jetë dhe sa më shpejt të na gëzojn më lindje fëmish, etje e popullit tonë kjo.

U trashegoft qifti, prindërit e gjyshërit e tyre veq gëzime paqin.

Trubuhoc 3.8.2014

Xun Çetta

 



 

Dihet se kur kam thën :

Foto, pa komentimin e saj qoftë më dy fjalë, nuk thot bash aq shumë si e kemi lexuar e dëgjuar të thuhet kështu.

 

Mikeshat e previlegjuara në këtë formë dhe miqt me mikpritjen tonë prapa në tavolinën tjetër...
Më shumë, madje edhe më video do ta pasqyroj këtë ditë gëzim derisa politika po vazhdon të mbetet në vetëblokadë...  
Për femit tonë nga mergimi, këto mbesin kujtimet më të mira për tu lidhur më vendin
Sistemimi i vendeve kush ku ulet, tashmë është standard i rregulluar mirë nga organizatori, më mundësi që ta vizitojm njëritjetrin dhe per pak kohë ti shkëmbejm përshtypjet tona.
Klima në lokal ishte në nivelin më të mirë të mundshëm por femija nuk ndalet pa dalur në natyrë, më që temperatura ishte e lartë, djali i Loshit tregoj veten se është i gjakut tonë, pa pyetur kënd, ashtu më rroba u frskua në pishinë ku uji ishte freski natyrale për të.
Më në fund i hjeku rrobat, i shtrydhi mirë ato dhe i vendosi të thahën derisa ai vazhdonte të freskohët në këtë formë siç u tha natyrale.
Prindërit e nusës kënaqën kur prapa tyre kënaqen të ftuarit duke mos u ndalur nga vallëzimi i tyre.
E tani gjyshi dhe gjyshja e nusës ndihen më mirë kur darsma po shkon si më mirë, madje më mirë se sa e kishin menduar.
Tash ardhja dhe mirëpritja e atyre që vinë me marr nuse, ardhja e tyre me plot flamuj kombëtar dhe ku nuk mungoj veshja kombëtare, për ne ishte një e mirë shtesë
Si „i pa kulturë“ që jam, nuk hezitova tu thëm disave aty, se miqt na paskan ardhur si Shqiptar nga Shqipëria e jo si Kosovar nga Kosova. Ku e pave flamurin e „Kombit Kosovar“ ?
Miqt nuk goxoja ti pyeti më ngacmime humori ngase kishin ardhur të kompletuar ashtu si duhet.
Vallja e përbashkët vazhdon, miqësia po konfirmohet si e natyrshme.