Politikë

 

Më 20 dhjetor 2011 në emisionin ,,Pa rrotulla”para Milaim Zekës z. Qosja edhe njëherë hapi rrugën e zbardhjes së realiteteve rreth tij dhe takimeve më të. Kush ka çfarë të thotë,le ta bënë këtë sa ai është i gjallë,t`paktën kështu mendoj dhe ftoj unë i cili ka kohë që kur po ndihem keq të shkruaj për njerëzit dhe takimet e mia pune më ta pas vdekjes së tyre.

 

 

Rrëfime realitetesh për kohën e shkurtër aq sa unë isha në kontakte pune më z Qosja ka dhe konkretisht si fillim ishte fund viti 1989-90-91 . Më pas,ato kontakte për një kohë janë ndërpre për shkak të largimit tim nga vendi ku u rrezikova tërësisht dhe prej dete në tjetrën po kanosej ri-burgosja ime.

Më z. Qosja,më pastaj kam kontaktuar pak në mërgim,konkretisht në Zvicër kur kishin ardhur akademik nga Kosova,diçka më shumë në Shqipëri kur ai kishte acaruar raportet më presidentin Berisha,si dhe kontaktet e mia më karakter pune,por debate shumë të nxehta në parim dhe po aq të ftohta në afrimin tonë ndoshta më arsye. Pra kanë qenë këto dy takimet e mija në vilën e Enverit në Tiranë ku ishte strehuar z,Qosja i sapo arratisur nga lufta.
Dy takime këto,takimi i parë ishte në katër sy pa askënd prezent dhe e pranoj se kam qenë i vrazhdë e ndoshta jo i përmbajtur për ballë tij i cili akoma ishte më trauma lufte.

Takimin e dytë jo vetëm se ka qenë prezent,por iniciator i këtij takimi kërkuar nga Qosja,ka qen Shemsi Reqica i cili pa i rrëfyer për takimin e parë,ai më luti që te shkoj më të dhe ta zbusim profesorin ,ngase ai më takimin tuaj të fundit ishte i lënduar në shpirt më tha z. Reqica..,

Takime të rralla dhe jo aq më peshë,pastaj kam pasur pas lufte në Kosovë. Rrëfimet e rasteve në fjalë,që të gjitha janë në ditarin tim arkiv ku shpresoj se shpejt do i lexojmë veç e veç dhe sa dukët tani po detyrohem që gradualisht ti shpaloj dhe zbardhi ato.

Përfundimisht jam bindur dhe praktikisht më fakte argumentoj se askush nuk paska qenë direkt dhe ballë për ballë më të keqen e pushtuesit,flas për emra dhe figura politike e jo për veprimtar të viktimizuar nga po këto lojëra. Vështirë ta thuash por mjerisht realitet i hidhur po del ky e nëse po del fakti se të gjithë paskan pas një mbrojtje nga pushteti dhe qenkan terhjekur në momentet e caktuara nga fronti i betejave tona,atëherë kujdes kush kujt po i thotë.

Më të drejt akuzohet Kadare se vet ishte i oborrit të pushtetit Hoxha dhe se si i tillë kurrë nuk ka dal jashtë oborreve të pushteteve që ndërrohen sa andej e sa këndej,karakter i tillë ishte dhe vërtet po mbetet Kadare. Por edhe Qosja po na del po i tillë,pra siç tha ai vet se ka pas në mbrojtje Fadil Hoxhën dhe se kur ishte dita e diferencimit në institut unë ika tek Nëna në Vuthaj tha aj,gjë kjo të cilën e kam ditë dhe ndoshta vetë do ta thotë në vazhdim edhe një dobësi tjetër të cilën unë vazhdoj të ja heshti, pra aty ku duhej këmbëngul aj largohet dhe le ta han furra kënd e kanë bërë kurban shërbimet e UDB-së. Kjo ishte rezistenca Intelektual ?.

Pastaj,këtu në këtë intervistë z.Qosja na doli goxha Enverist por mos të harrojmë se sapo ra shtatorja e Enverit vet Qosja tha: Kjo ishte vdekja e dytë e diktatorit. A nuk ishte kjo përshtatje e ndryshimeve për kundër bindjeve që paska pasur dhe karakterit anti pushteteve siç na tha z. Qosja?.

Ajo që më la përshtypje ishte edhe fakti tjetër dhe tepër më interesim i pres sqarimet shtesë: Si i paska thënë ambasadorit amerikan se po,vërtetë ushtria jonë po organizohet,pa dallim si e ka arsyetuar këtë realitet para tij ?.

Do doja ta di se në cilin vit ka ndodh kjo ? e nëse ishte në vitin 1990 do doja ta di nga kush dhe më kënd ka komunikuar këtë sekret organizimi ?.Pyes për vitin 1990 kuptohet,nëse e ka fjalën aty ngase personalisht ja kam komunikuar dhe shqyrtuar këtë nismë. Nisma dhe organizime këto të incizuara në arkivin tim.

Ambasadori amerikan në atë kohë,të mos harrojmë,e dimë se kush ka qenë dhe në çfarë raporteve ka qenë direkt më Millosheviqin.

Kush thotë se Qosja nuk është shqiptar i kulluar,aj vet është gjakprishur i cili nuk njeh gjakun tonë. Kush thotë se Qosja ka tradhtuar pa dallim se ku,aj vet është duke kryer shërbimin e tradhtisë në emër të shqiptarisë.
Rexhep Qosja nuk ka qen,nuk është dhe nuk ka si të jetë në të ardhmen për kaq moshë sa i ka mbetur,njeri i këtyre karaktereve të dyshimta në vi kombëtare.

Qosja kishte qenë dhe po mbetet eksploator i njerëzve vullnet mirë dhe veprimtarëve kudo që i ka gjetur ata. Këtë ma kanë thënë për kaq vite sa kam pas kontakte më të dhe kurrë nuk e kam marrë aq më pak besuar si realitet. Më kanë thënë njerëz që e njohin mirë z Qosja .

Ky blunë shpirtin dhe eshtra të atyre nga të cilët ka çfarë merr për ta braktisur më pas sikur nuk ka ekzistuar kurrë e lere të ketë pas kontakte më të. Edhe këtu përgjigja ime secilit veç e veç ka qenë :

Ju lutëm qëndroj afër në këtë kohë kur po donë ta plandosin si intelektual qe nuk i bindet tjetrit. Është egoist,karrierist,jo bash i moralshëm apo të ngjashme po thuhët për të !!! Këto për mua janë periferike për ballë qëndrimeve të tija publike çfarë mbanë në vi kombëtare,kjo dhe vetëm kjo ishte përgjigja ime.

Për disa vite rresht,kështu kam zbutur njerëzit madje edhe brenda institutit albanologjik të cilët kanë bërë shumë për z. Qosja,fatmirësisht akoma janë gjallë .

Ka kohë që kur them,se zbardhja e realiteteve pa dallim çfarë na dalin ato,duhet bërë më përkushtim dhe pa kursyer askënd.
Nëse zbardhim ato si realitete,kjo nuk do të thotë se përfundimisht po thyejmë ku ta di çfarë kulteve dhe kështu po mbesim pa emra të mëdhenj pa dallim,pa z. Qosja,Rugovën,Demaçin apo qoftë edhe pa Adem Jasharin.

Ne,sa më shumë që po themi se njeri pa të meta nuk ka në të njëjtën kohë në asnjë mënyrë nuk dom ti themi të metat e secilit prej nesh për të quar mesazhe tek gjeneratat se si nuk duhet vepruar si personalitet. Ne,si kolektivitet,mjerisht për hir të pushtetit po dëshmojmë se nuk jemi ata që ndahem nga krimi politik e as ekonomik edhe atëherë kur haptas dihen kriminelet që kanë zënë peng shtetin.

Unë kam tepër shokë,miq e veprimtar gjithandej partive politike dhe institucioneve tona,por edhe kështu u besoj atyre dhe kuptoj pse nuk po mund të dalin më operativ kundër kaq të ligave dhe pa besive çfarë po i bëhen vendit të sapo çliruar. Kam edhe shokë,miq e veprimtar të cilët nga pak dhe në forma të ndryshme kanë kontribuar në gjitha këto të liga,por pa ta edhe nuk e mendoj jetën e mbetur politike ngase e keqja ka vluar shumë.

Unë po pres se çfarë po na del në pjesën e dytë(2) që po vazhdon siç na tha në ekran Milaimi e më pas,më të parë e më të bërë thonë ata nga mëhalla e lagjes së kombit tonë.

Tani deri në të ardhmen kaq bashkë më këtë pjesë qe mora nga ditari,ju përshëndet Xuni
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

PS:
Në pa mundësi kohe të i them gjitha në detale,tani po shkëputi vetëm pjesë nga ditari :

Pas takimit të dytë më z.Qosja që pata në prill 1999 bashkë më Shemsi Reqicën ky i fundit erdhi dhe më tha: Xun,Profesori ka edhe një problem tjetër dhe po e mundon shumë. Mendova se prapë paskam gabuar edhe pse isha fare i qetë dhe më shumë pak fjalë. Urdhëro Shemsi çfarë paskam gabuar tani ?.
Jo Xun,ti kësaj radhe ishe i qetë pa dallim edhe pse me dy fjalë prapë nuk ishe në pajtim më profesorin. Profesori po mendon se ti,po mbahesh si neutral,as me Shtabin e UÇK-së e as më Qeverinë Bukoshi por ka vërejtur se ti ke informacione të thella mbi qeverinë dhe punën e saj,si dhe më shumë kritikon njerëzit që janë në mal se sa qeverinë Bukoshi. Këtu aj nuk po bindet se je i pa anshëm, tha Shemsiu.
Dëgjo Shemi,aj mbet i shtangur kur i thash se këtu në këtë vilë ku jeni vendosur ju po takohesh edhe më Bukoshin,takime këto formale,të rralla apo sa për të mos u bërë gaz para këtyre në Tiranë,unë këtë nuk e di profesor ,por siç i thash atje ,bindjet e mia po i përsëriti edhe këtu o Shemi:
Bukoshi dhe ata nga i quajturi shtab i UÇK-së janë futur apo ndoshta kanë qenë më herët në lojëra politike para nesh si veprimtar e idealist naiv çfarë po dalim tani.

I di bindjet tua Xun,leri tani ato,unë veç desha ta them pse Profesori nuk po te kupton. Tani problemi pse filluam ta themi është:
Nipin e dhëndrit të profesorit Qosja,tani e dy ditë e kanë arrestuar në Laprakë ku po mbahet i mbyllur,ai është djalë i ri dhe i lindur e rritur jashtë,diku në Evropë. Tani ti që po na flet aq shumë kundër arrestimeve,ndalimeve të futjes së njerëzve dhe armatimit në Kosovë,kundër sulmeve fizike mes nesh dhe vrasjeve etj,etj më çka pajtohem,sinqerisht pajtohem më zërin tuaj kritik dhe të pa anshëm,por besoj se e ke rastin të ndërhysh dhe dëshmosh nëse e liron atë djalë të ri. Më tha profesori të interesohemi bashkë,por unë po të them se e ke rastin të paktën ta verifikosh këtë rast dhe ndërmarrish diçka.

Shemsi, qysh tani në këtë vend po te garantoj se nëse është në Laprakë,atë djal do ta liroj pas pak orësh dhe do ju falënderoj që me treguat se edhe andej paska burgje ilegale kundër të cilave jam pa kursyer asgjë e lere më fjalën kritike.

Për të mos u keqkuptuar si i një anshëm tek ti,profesori Qosja e tjerët,po ju them se edhe në krahun tjetër nëse kam të dhëna kaq të hollësishme si tani,unë do ta liroja pa dallim rastit përjashtuar faktit nëse ka fakte shumë të rënda për nuk e di çfarë krimi që mund të ketë bërë i arrestuari apo i ndaluari.

Nga aty pa pritur as edhe një minutë shkova në Laprakë,aty mora ish oficerin Fuad Ramiqi dhe z.Kadri Batusha. Jo se nuk i luta e as që i pyeta se a është e vërtetë kjo,por më dy fjalë : Shkoni dhe ma sillni këtu djalin e ri që e keni arrestuar dhe mbani të mbyllur tani e sa kohë si dhe më tregoni në detali si ka ardhur deri tek kjo shkelje e juaja për ti mbyllur njerëzit në këso burgjeve ilegale.
E kan sjellur këtë djalë dhe në prezencën e tyre e kamn pyetur,a të kanë rrah ?, Jo,tha djali bile më kanë dhënë edhe më ngrënë edhe me pirë. Po aparatin dhe filmin ku e keni lënë i pyeta ? Aparati është ky e nxorën nga fioke a filmi është në zhvillim. E mora djalin me veti e në Hotel Dajti. Para së të ndahëm më ta u thash një moment se dua ta fotografoj djalin.

Lirimi i nipit të dhëndrit të Qosjës nga burgu ilegal në Laprakë të Tiranës,bëri që raportet tona të ftohen akoma më shumë për të mos thënë përfundimisht,ngase aty Qosja dhe tjerët po mendonin se vërtetë qenkam më qeverinë Bukoshi duke mos ditur se sa isha kundër vet Bukoshit i cili që kur e Zhbëri Mërgjencën në Zvicër dhe u kthye më të vjetrën si dhe lidhi pakt prapaskenash politike më të quajturit e shtabi të UÇK-së ai për mua ishte përgjegjësi kryesor i cili me paranë e popullit pa autorizim po korruptonte dhe kështu prodhonte mafinë politike për të vazhduar më ta gjoja në akuza a kështu gjetën rrugën për të bashkëjetuar në krim.

Sqarim:

Ja se çdo njëri nga ne po gabojka siç e kam thënë edhe në vlerësimin tim më lartë mbi këtë intervistë . Pra ambasadori ku unë jam përqendruar krejt i befasuar me vizitën çfarë i ka bërë profesor Qosjës dhe përgjigjen çfarë ka marrë nga profesori nuk paska qen ambasadori amerikan por ai gjerman. Sidoqoftë kjo është më e falshme jo si dallim amerikë-gjermani por ambasador-ambasador,ngase si ambasador ishin krejt të ndryshëm për ballë Kosovës dhe Serbisë gjegjësisht politikës saj. Ta pranosh dyshimin e cilitdo ambasadori qoftë se po organizohet guerilja në drejtim ushtarak gjithsesi ishte gabim por ky tani më i butë nga sa u befasova kur u keqkuptova për emrin e ambasadorit në fjalë . Kërkoj falje për gabimin si keqkuptim apo ndoshta nxitim i imi për të reaguar.