Politikë Po e barti këtu nga fakti se nuk po mund ta gjëj linkun nga ku e kam nxjerrë këtë artikull para sa orësh kur isha i zënë. Nga tri profle në FB sa më dalin të Jakupit, këtë artikull të cilin doja ta komentoj tani nuk po mund ta gjëjë.


Për një vullnetarizëm të ri

Jakup Krasniqi

Për më shumë se gjashtë dekada, përfaqësues të popullit shqiptar të trojeve të pushtuara nga Serbia/Jugosllavia, kanë luftuar kundër pushtuesit kryesisht për çlirim e bashkim kombëtar mbi bazën e vullnetarizmit, vetorganizimit, vetërrezikimit deri në vetëflijim. Sigurisht që këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një brez, por kemi të bëjmë me disa breza atdhetaresh që kryeideal të tyre e kishin lirinë, drejtësinë, barazinë dhe bashkimin kombëtar. Këtyre njerëzve idealistë në kohë të ndryshme iu prinë: Hasan Prishtina, Azem e Shotë Galica, Emin Duraku e Zenel Hajdini, Ganimete Terbeshi, Shaban Polluzha, Rifat Berisha, Ramiz Cernica, Fazli Greicefci, Adem Demaçi, Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu e brezat e tërë të klandestines atdhetare. Ky atdhetarizëm vetorganizues dhe vetëflijues do të kulmojë me Adem Jasharin – Komandantin Legjendar të UÇK-së dhe i gjithë brezi i dëshmoreve të kombit të luftës çlirimtare që nuk kursyen asgjë për lirinë e dinjitetin tonë, për pavarësinë dhe demokracinë që po e gëzojmë sot. U ndala vetëm në disa nga majat e vullnetarizmit atdhetar pasi vargu i këtyre vullnetarëve sypatrembur e vizionarë është i pafund. Kryeideal i këtyre luftëtarëve, burrave dhe grave ishte i përqendruar në tri shtylla: 1. – Atdheu i lirë, 2. drejtësia sociale dhe 3. barazia shoqërore. Këto ideale ishin përcaktuesi më i mirë i bazës se tyre filozofike, ideologjike dhe vizionare të atyre luftëtarëve të mëdhenj të kombit që na bëjnë edhe sot të përkulemi me pietet në nderim të jetës e të veprës se tyre atdhetare.

Për një vullnetarizëm të ri
Sot, atdheu ynë, Republika e Kosovës, nuk e kërkon atë vullnetarizëm që kërkonte dje sakrificën sublime (vetëflijimin), sot vendi ynë kërkon vullnetarizmin demokratik të të gjitha moshave dhe gjinive, familjareve të rinj e të vjetër për të orientuar me votën, besimin dhe vendimin e tyre qeverisjen e vendit në interes të familjeve tona, të fëmijëve tanë, në interes të qytetarëve tanë, për një drejtësi e barazi shoqërore. Qeverisja e mirë, e lirë, e drejtë e demokratike, drejtësia shoqërore ishte aspiratë e brezave atdhetar, duhet të jetë qellim imediat i yni. Sot e gjithë kjo varet kryesisht nga ne, varet nga besimi dhe vendimi ynë për të bërë ndryshimin e duhur. Ne, me të drejtë nga brezi i sakrificës dhe i pavarësisë kemi pritur një qeverisje tjetër, pasi kanë sakrifikuar shumë nga jeta e tyre për Kosovën e lirë, të pavarur e demokratike dhe nuk besonim që kaq shpejtë do ta ndërronin pllakën për ta sakrifikuar Kosovën për interesat e tyre meskine.

Por tani, përgjegjësia dhe mundësia për ndryshime është në mendjen, në duart dhe vendimin e gjeneratës së lirisë e të pavarësisë së Kosovës dhe kjo gjeneratë nuk duhet të hezitoj për ti bërë ndryshimet e duhura për vete dhe brezat e ardhshëm. Një ndryshim përmbajtjesor nisi me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe u thellua në balotazhin e 1 dhjetorit 2013. Ndryshimi duhet të thellohet në zgjedhjet nacionale të vitit 2014, por pa e ricikluar atë që e kemi provuar gjatë gjithë këtyre viteve. Kosova gjatë shekullit të robërisë ka pasur një numër të madh të njerëzve që me një vullnetarizëm të madh kanë luftuar dhe nuk kanë kursyer asgjë për lirinë e Kosovës. Falë atij vullnetarizmi, vendosmërie e gatishmërie për t'i dhënë gjithçka nga jeta e tyre atdheut dhe popullit është çliruar Kosova. Tani gjenerata e re e Republikës së Kosovës, intelektualë e ekspertë të ndryshëm duhet të mobilizohet pa u hezituar për të hapur hulli të reja për shtetin e së drejtës, për zhvillimin ekonomik të vendit, për progresin dhe shtetin e drejtësisë sociale.

Populli i Kosovës, burra e gra, djem e vajza, rini shkollore e studentore, kuadro dhe ekspertë të ndryshëm duhet të binden njëherë e mirë, se fati i tyre nuk mund të zgjidhet nëse ata angazhohen për një vend të punës që ua “dhuron” dikush, nëse ata joshën me premtime e mashtrime, nëse ata shesin votën me ndonjë premtim mashtrues, nga mashtruesit e politikës sonë sot. Nga qytetari ynë, nga rinia e njerëzit e mrekullueshëm të Kosovës, nga ekspertë e kuadro të ndryshëm, kërkohet një vullnetarizëm për të bërë ndryshime rrënjësore në qeverisjen e Kosovës e cila duhet të krijojë perspektiven për të gjithë. Republika e Kosovës, populli i Kosovës ka nevojë të ngutshme për një vullnetarizmi të ri, një vullnetarizmi për të ndryshuar qeverisjen, një vullnetarizëm për të vendosur sundimin e shtetit të së drejtës në Kosovë, një shtet e një qeveri që pasurinë kombëtare e shfrytëzon për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Kosova tash ka nevojë për një vullnetarizëm të ri për një organizim të ri politik, një organizim progresist që u mungon dhe e kërkojnë qytetarët e Kosovës. Shqiptarët kanë energji pozitive për t’i bërë ndryshimet që i duhen vendit, por energjitë duhet bashkuar në një formacion të ri politik. Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj kanë nevojë për vullnetarizmin e njerëzve që dinë e duan t’ju ndihmojnë ndryshimeve pozitive për shtetin e se drejtës, për zhvillimin dhe përparimin. Këto ndryshime kanë nevojë për drejtësinë e dashurinë e njerëzve të dijshëm. Ndryshimet në Republikën e Kosovës janë në pritje të energjive pozitive të të gjithë brezave, presin vullnetarizmin e njerëzve që dinë, donë dhe i kërkojnë me ngulm ndryshimet që i duhen vendit edhe nëse duhet sakrifikuar shumëçka nga jeta e tyre


KOMENTET IM 22.2.2014:

Përshëndetje i nderuar Jakup

Unë edhe pse në shpejtësi nga rruga nuk gjeta diçka që nuk pelqej në këtë lloj ftesën tuaj për organizim të ri politik, organizim ky më të cilin pa dyshim do vjen ndryshimi real…Edhe po të mos reagoja pozitivisht në këtë shkrim,mendoj se nuk do mbetesha i mangët, jo, ngase ne i dim tepër mirë qendrimet e gjithë neve, veq e veq e kryesisht të atyre të cilët kurr nuk hezituan të jenë transparent dhe kritik në lëshimet apo devijimet nga rruga e idealeve tona.

Tani më shumë u lajmërova për të vetmin qellim:

Ndryshimi i parë nga gjitha të perjetuarat e prapaskenave të deritashme politike,  do ishte sikur nisma e re të mos jetë vetem si një konkurs publik dhe më pas në pritje se kush po aplikon… Jo Jakup, kjo është forma e vjetër e cila më ka munduar tërë jetën. Konkurs publik dhe më pas të pritet në antarësimin e qytetarëve, kjo është krejt në rregull për qytetarët masiv, kuadri moral,politik e veprimtar të dëshmuar, pa tjetër duhët të ftohën i nderuar Jakup, ftohen fare qetë e pa ngarkesa ata, pa dallim si pritet oferta e nismës suaj. Pas ftesës, jo pak, duhet pritur edhe kushtëzimet e kuadrit në fjalë. Pse e thëmë këtë:

Për arsye se e kaluara e hidhur në politikën tonë kaq vite pas lufte ka dëshmuar se kur ka ardhur koha e ndryshimeve që nuk mund të ndalen më, ne kemi perjetuar daljen më subjekt të ri ku varësisht nga mundësitë financiare dhe rrethit që rrethon liderin, ai pastaj nuk ka dal si produkt i kthesave demokratike e aq më pak lider idealeve tona !!! Kështu pastaj amortizohet nevoja e subjektit të ri dhe liderit të quajturave ndryshime  dhe më pas kështu vazhdon të inkorporohet dhe menaxhoj prapaskena e vjeter politike.

Kur i fton vlerat ideale dhe emra të cilat nisma e re veq i ka verifikuar, atëhere njeriu nuk heziton të përgjigjet në ftesë, pa dallim epilogut të marrëveshjes programore dhe principeve për ndryshime. Nese vlerat, më emra të përzgjidhur nuk ftohën pak më ndryshe nga një konkurs masiv, bindu mik i nderuar se ato vlera do hezitojn të aderrojn në organizimin e ri, po, kjo e keqe dhe më pasoja mund të vjen ngase nga përvoja e hidhur apriori po i bënë ata sherbëtor të liderit të cilit i kanë shkuar pa i ftuar personalish ata, pra aty në ato parti më pas mbetën vetëm për ta mer rrogën e pranimit në punë ca për të bërë karrierë politike të modelit servil e asgjë më shumë, kuptohet, rrogë pas marrjes së pushtetit, gjithësesi sukses i ndryshimeve, e sqarova këtë ngase fillimi në gjitha variantat është vullnatar dhe pa rrogë.

Nga krejt çfarë thash edhe kështu i pa pergaditur për një koment , ju lutem dëshmoni ndryshime që në nismë për ti perjetuar ato të plota dhe reale më vonë. Në këtë pikë, tani është hera e parë ku publikisht e thëm : Pa u ftuar personalisht të paktën disa nga emra kontribues të këtyre ndryshimeve, kurr nuk do perjetohet rreshtimi i tyre në cilindo subjekt politik. E rënd kjo sa të duash, ngase në qellime të mira njerzit e tillë nuk kanë nëvojë të ftohen, ata do duhej të i kesh aty , por ja se është perjetuar më e keqja në kurriz të tyre, po më e keqja deri më sot. Kjo ka bërë që sot, më parë ti shkohet ofertës më një marrveshje në subjekt të vjeter se sa subjektit të ri pa asnjë ftesë të kësajë natyre respekti,sigurisht  praktikë e hidhur tash sa vite kjo.

Miqësisht krejt i pa pergaditur në pergjigje por jo të hesht, ju përshëndet dhe uron shendet Xuni


Ja edhe ca komente nga një linku tjeter më këto tema:

https://www.facebook.com/muhamet.kelmendi2/posts/750834078260027?comment_id=109561756&offset=0&total_comments=7&notif_t=feed_comment_reply