Lajmet aktuale Lapidari i UÇPMB-së hiqet më dhunë

Sot ndodhi një e keqe e madhe dhe 5 të mira akoma më të mëdha dhe konkretisht:

 

   1.    Më dhunë të forcave policore, autoblinda dhe trupa   tjerë të armatosur deri në dhembë, u rrënua lapidari i UCPMB-së i ngritur më vullnetin i popullit të kësaj komune dhe marrëveshjen ndërkombëtare të Konqulit. Kjo ishte e keqja ,katastrofa e shekullit të ri për synimet e botës ndryshe nga kaluam shekuj e shekuj të përgjakshëm më radhë.

2.    Fatmirësisht në ketë ditë fatkeqësie të shekullit të Ri por politika të vjetra, nuk u derdh gjaku siç na kishin mësuar e thirrur këto ditë dhe dekada më radhë që vetëm më gjak ti fitojmë dhe mbrojmë të drejtat tona që na takojnë, pra mentalitet dhe politikë tepër e hidhur kjo...

 

3.    Fatmirësisht, asnjë lider politik e as qytetar shqiptar pa dallim ku jetojnë ata, nuk u pajtua më aktin e praktikave politike të shekullit të përgjakshëm që sapo lamë pas. Njëzëri gjykuan dhunën dhe provokimin çfarë bëri dhuna e pushtetit i cili nuk njeh e as respekton vullnetin e qytetarit po as marrëveshjet ndërkombëtare.

 

4.    Pa dallim partish politike, institucionesh shtetërore siç janë shkapërderdhur shqiptarët në trojet e tyre, kush më shumë e kush më pak,kush më mirë e kush më keq, prononcimet e tyre mbi ngjarjen e kësaj fatkeqësie që ndodhi, më në fund ishin  prononcime në nivelin e duhur duke veçuar prononcimin e Tiranës zyrtare dhe atë të kryetarit të komunës së Preshevës z, Ragmi Mustafa.

 

5.    U pa se Bashkimi Evropian dhe SHBA, nuk janë dhe nuk pranojnë çfarëdo ndarje të territorit të Kosovës tashmë shtet. Serbia provoj ta imponoj ndarjen edhe në këto forma trysnie jo pak me ndihmën e ca zërave brenda nesh për shkëmbim territoresh gjë kjo e cila nuk guxon të ndodh kurrë.

 

6.    Serbia, përfundimisht po thërret ndëshkimin e sajë të serishëm politik çfarë meriton edhe pse në shekullin e Ri !, por jo, ky ndëshkim çfarë meriton Serbia nuk bën të ndodh ngase kontinenti ynë dhe politika Euro-Atlantike ka forca dhe mundësi tjera rezervë që të mos përsërit forma të së kaluarës siç ndodhi me ndëshkimin e kombit Gjerman.

 

7.    Serbia, duhet ta din dhe mos ta harroj kurrë faktin se më format e politikë bërjes së saj , po imponon unitetin politik e qytetar shqiptar dhe për dallim nga e keqja çfarë kaluam Kosova shtet, shumë shpejt do të jetë dhe dëshmohet si shtet stabil dhe në luftën eventuale që do ju imponojë Shqiptarëve të Preshevës  Kosova shtet do intervenoj krejt ndryshe nga ka ndodhur me Shqipërinë për ballë luftës në Kosovë...

 

PS:

Në politikë, transparenca vërtetë kushton por jo të dështoj. Mendoj se isha tepër transparent për kohen dhe moralin politik i cili për momentin nuk ekziston, por pa një moral të qëndrueshëm politik dhe një sakrifikim në këtë fushë, gjërat nuk mund të ndryshojnë. Lotët e qytetarëve të Preshevës sot, ishin lotët e qytetërimit anë e kënd planetit tonë, varësisht kush sa ka mund të informohet drejt në këtë fatkeqësi.

 

Sakrifikimi politik i liderëve, rezistenca e popullit atje më një Jo të madhe Serbisë pa gjakderdhje për momentin, do të jenë rruga drejtë sukseseve tona që nuk dështon e jo ndërrim territoresh siç na dolën zëra brenda nesh.

 

Më në fund uroj të rrugëtojmë bashkë.

 

Luzern 20.01.2013

 

Xun Çetta