Politikë

Është për ta përshëndetur realizimin e këtij emisioni dokumentar kushtuar Kolonel Ahmet Krasniçit por si mund të mos shtrohët pyetje : ( Ku ishin këta kaq vite në pritje siq shihën fotografitë e tyre në këtë dokumentar të realizuar vite e vite më parë, pa dallim pse në fund të këtij dukumentari lexojm, Prodikcioni 2016) ?

Nuk e pergjithësoj heshtjën e tyre kaq vite ngase ka nga këta sa i pash këtu të cilët kush më shumë e kush më pak kanë fol e shkruar, madje disa pa u ndal, pa i lakuar emrat e tyre edhe pse z. Sefedin Krasniçi nuk merzitët po ti lakohet emri tij si kritik i matur e në kohë, pastaj janë disa këtu të cilët menjëherë pas lufte e kullotën si më keq deri në kapje të bizneseve tyre të pista e tash, shefat e tyre jan bërë palaqo duke vrapuar sa më njërin e sa më tjetrin varësisht nga leviz pushteti.

Ta perfundojmë njëhere më këta pushtetar të cilët nuk po mbushën mend e as kuptojn çfarë kanë bërë per kaq vite e më pas, do të kemi punë edhe më këta, disa prej tyre në pritje të ardhjës në pushtet qoftë edhe nga prapaskena tyre…

E di se betejat për të drejtë, sinqeritet dhe kundër kurthëve politike, nuk ndalën kurr por, gjithëherë ka pas, ka dhe do të ketë kujdestar për ta ndalur të keqen, e kryesisht në prag të ndryshimeve ku më së shumti e më së shpejt i ndezin motorrat e së keqës së vendit tonë.

Uh çfarë kam për të thënë e për ti ndegjuar disa prej tyre ! por ja se nuk po shkojka zëri pa i parë krah per krah në valle fushatash…

Shumë nga këta këtu, politikan, gazetar, diplomat e udhtarak, po edhe shumë tjerë të cilët nuk i pash e as dëgjova në këtë emision dokumentar, menjëherë i ndava më foto për ta parë arkivin dhe takimet e mia personalisht më sejcilin nga ta veq e veq në atë kohë kur Kosova po digjej flakë !!!

Kosova aktualisht në prag të bërjës sajë më ushtri, pa dallim emertimit sajë definitiv, ka nevojë për këtë dokumentar per ta nxjerrur një realitet lakuriq, pa dallim të hidhur apo të lavdisë në atë kohë lufte. Emisioni dokumentar kushtuar jetës, veprës dhe vrasjës së ish Ministrt të Mbrojtjës Kolonel Ahmet Krasniçi, për kaq kohë sa e pash dhe degjova, ishte i mirë por jo i persosur siq do duhej të jetë.

Sidoqoftë ishte i realizuar e më rrefime të personazheve të kohës. E falenderoj mikun tim të nderuar z. Skënër Zogaj si skenarist të emnisopnit dokumentar edhe pse kuptova se pak a shumë ka qenë i ndikuar. E falenderoj sponzoruesin ,,Shoqata  Humanitare Sali  Çekaj në Zvicër“ më gjithë stafin e sajë, shumë prej tyre aktivist në këto punë.

I falenderoj dhe respektoj punën e regjisorit z. Fatos Lokaj dhe Shpetim Kastrati të cilët personalisht më sa di unë, nuk i njoh më shumë se çfarë kam lexuar për veprimtarit e tyre, për këtë të fundit pra z. Kastrati, ndoshta është aktori i mundshëm i cili ka ofertën për ta luajtur rrolin e komandanitit Adem Jashari në filmin i cili po pergaditët si investim i një realizimi të madh e më vlerë. Nese e kam gabim, le të me fal z.Kastrati.

Edhe njërherë e pergëzoj realizimin e këtij emisioni dokumentar i cili na hyn në punë shumë për ti kompletuar boshllëqet e pershkrimit sa më origjinal të asajë kohe të pegjakshme kur në mes kryeqytetit të Shqiptarëve, si për pikë të qefit të dikujt, vritet ish Ministri i Mnrojtjës së Republikës Kosovës drerisa vendi ishte në luftë për jetë a vdekje !!!. Çfarë kujt kemi për ti thënë parase vetvehtës për gjithë këtë luftë për pushtet dje dhe kjo çfarë po vazhdon sot, shto krimin e mos zbulimit të vrasjës së Kolonel Ahmet Krasniqi ?

Ndiqe emisionin dokumentar në VIDEO:

https://youtu.be/PZxhyyhFkVY

Luzern 21.09.2018

Xun Çetta