Politikë

 

Pushimet verore kaluan si asnjëherë më parë, pati ngjarje, aktivitete dhe takime të ndryshme por jo si herat tjera.

Nder shumë ngjarje tjera po veqoj rastin e vdekjës së Adem Demaçit i mbetur si njishi i rezistencës sonë për këta dy shekuj të kohës sonë, pastaj vdekjën e mikut, veprimtarit, regjidorit, aktorit tani të ndjer Bekim Lumi.

Pos disa rasteve të pa pritura e pa planifikuara si këto, ne patëm edhe takime tjera pa dallim kund më parapërgaditje e kund takime te rastit por shumë më sukses e leverdi.

Në Banjë të Pejës, pikërisht në qendrën rehabilituese,,TERMAL“ patem fatin të takohemi shumë miq, shokë e veprimtar që nga koha e ,,kiametit“ pra e persekutimeve çfarë na bënte pushtuesi aq i eger çfarë ishte për njerëzit e rezistencës si dhe regjim aq i but e demokrat për ata të cilët nuk po e dinin e as ndiheshin se janë të pushtuar.

Nder shumë takime të kësajë natyre po veqoj dhe publikoj foto vetëm me tre nga rastet në fjalë dhe konkretisht me mikun, bashkëvuajtësin më të cilin edhe u denuam në të njejtin proces të grupit siq njihet ,, grupi i 21 studentëve 1981“pra z. Ramadan Gashi-(ish DOBRA në aktakuzë), pastaj më bashkëvuajtësin nga burgu i Lubjanës z. Avdullah Hasanmetaj ish profesor i Matematikës në Deçan, si dhe veprimtarin e pa ndalshëm z. Ajet Shala nga fshati Kopiliq i ulët KK Skënderaj.

Nder ca familje tjera shokësh, veprimtarësh e bashkëvuajtes, bashkë më mikun, bashkëvuajtësin tim, të gjykuar në të njejtin proces të 21 studentëve 1981, z. Gani Vlahna, shkuam për një vizitë në Prishtinë tek familja Hyseni ku takuam motrën medicionale atë kohë, tani pensioniste e cila në evokim e sipër  kujtimesh ajo na rikujtoj peripecitë e veta me strehimin e demonstruesve dhe nder to, na rikujtoj ndihmën e madhe që ma ka bërë atë kohë për arratisjën time nga Spitali i Prishtinës parase të sherohëm, arratisje kjo ngase inspektor të kohës kishin pergaditur arrestimin tim parase të sherohëm e dal nga Spitali ku po sherohesha nga plaga me armë zjarri datë 02.04.1981. Në këtë vizitë evokimesh më la pershtypje mbamendja aq e kthjellt e z. Gashire Hyseni e cila po rrefente realitetet po sikur të kishin ndodhur dje.

Nder takime tjera qoftë edhe të rastit por që me bëjn pershtypje në pika të caktuara po rikujtoj edhe takimin me një grup shokësh e veprimtarë mes tyre z. Nasim Haradinaj i cili më paralajmëroj se, këto ditë do ta publikojn vazhdimin e afatit për aplikim të atyre të cilët kanë bërë e nuk kanë aplikuar për statusin e veteranit të luftës së UÇK-së.

Sapo ma tha këtë, unë reagova duke ja perkujtuar shkrimet e mia publike dhe teper kritike mbi listat e fryera e pa kriter aspak më ligj të veqant më çka siq nuk kam aplikuar në fillim, unë nuk do aplikoj edhe në vazhdim. Kënaqësia ime është dhe mjafton kur ti Nasim vlerëson punën time, e çmon dhe mbronë atë para kaq krrokatjeve patriotësh të vonuar të cilët edhe janë bërë faktor.

Para gjithë të pranishmëve Nasimi mes tjerash më thotë: ,,Siq të kam thënë menjëhere pas lufte, po ta perseriti edhe sot se, nese vetem tymin e duhanit ta luan dikush unë e di çfarë do të bëjë pa dallim kush është në pyetje o Xun Çetta.

E di respektin tuaj, e di sa çmon punën time dhe mua personalisht, kjo është më shumë se aplikimi dhe statusi i veteranit në këto rrethana o Nasim djali. Këtë vlerësim tuajin e pranoj më shumë se shumë çka tjetër, vlerësimi i punës dhe mbrojtja nga kaq patriot e luftetar të shpifur, për mua ka vlerë o Nasim. Kështu i thëm me sinqeritetin më të madh atij.

Kështu iku sezoni pa ndermarr diqka për aq kohë sa ishim gati të gjithë atje. Kosova ishte mberthyer keq në gjitha prapaskenat politike kunder njerëzve të cilët kanë projekte, gadishmeri dhe aftësi që ta ndryshojn gjendjën. Kjo, nuk do të thot se mund të vazhdoj gjatë kështu por edhe proceset në të cilat veq ka hyrë Kosova është një pergjegjësi e madhe ta trazojm vendin pa dallim pse politika u thurur keq e meriton një dridhje të fuqishme.

Atmosferën çfarë e gjeta, tani edhe praktikisht e preka mirë e më kujdesë, jam i sigurt se po të mos me frenoj diqka më e madhe për vendin, për plotë një muaj, organizimi për dridhje të madhe politikike do të na kishte sukses apsolut…

Kujdesi sot na duhët më shumë se dje apo më me kujdesë se në vlimet e 1981-shin.

Luzern 22.08.2018

Xun Çetta

Më shumë foto në Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/2026177207402399?__xts__[0]=68.ARD-hZJC0e-z1y5JzeTdhvct01_V3TFoCG7y1F1FXnCz_u-DTgazUoiiBuc87rVaiLVKJvRYTd8D00IZdoy2zf3O1ZrD6Bxu8iwAkYKYGMVjsi0vYj6JoWonSjTPoh_BkzetEXDLi_go&__tn__=-R

Komentet në facebook:

Agron A. Gërvalla : Xun Çetta te falemnderoj per keto foto te bukura qe na i ke bere!

Xun Çetta :  Agron i nderuar, fotot e bukura, kualiteti i dobët por i kam edhe në telefon special pa qasje kurr në internet.

Fotot këtu vërtetë jo kualitet por projekti për intervenim në momentin kur duhet pa shmangëshëm të intervenohët është projekt tepër kualitativ i cili kurr nuk pranon deshtimin. Mos harro Agron se, ka edhe opozitar në zë si parti politike të cilët nuk na lejn ta realizojm po ta kuptojn mirë projektin dhe krejt çfarë i pret strukturat politike, pa dallim pozitë-opozitë. Të këqijt dhe prapaskenat e tyre në lidhje të pa dukshme para elektoratit tyre janë trajtuar e po trajtohën më kujdesë. Pervojat sado të hidhura janë flori në politika të tilla.

KLM i nderuar.