Lajmet aktuale

Kandidati Mal Lokaj, është një veprimtar gjithëashtu i hershëm, i njoh mirë veprimtaritë dhe aktivitetet e tij që në kohën e pushtimit të rënd të vendit tonë në Kosovë. I di dhe kam video filmime të aktiviteteve tij bashkë më motrën të cilët po vepronin në Tiranë.

Kandidati Mal Lokaj, gjithëashtu më rezulton edhe si një institucionalist i mirë , i sjellshëm dhe pergjegjës për punën e tij që kur ka punuar në njërën nga Ministritë tona në Prishtinë ku e kam vizituar atje.

Pra mendoj, se z. Lokaj është po ashtu kandidat i vlerave çfarë i duhën Deçanit.

Pak më parë, nderhyrje apo implikim të ngjajshëm bëra edhe më kandidatin po ashtu të merituar për Deçanin, pra më z. Zekë Sinanaj. U ndjeva si keq të mos bëj një ballansim sado të shkurtër sa për të mos u keqkuptuar se mos po prononcohëm apo rreshtohëm pas njërit apo tjetrit subjekt politiki, gjë kjo e cila tek unë, nuk ndodh parase ta kemë një arsye të fortë dhe konsultim tepër të shoshitur më subjektin eventual më të cilin do ndihesha i joshur dhe më arsye.

Zekë Sinanaj, pos tjerave, aj ka merita të kohës së luftës ku relativisht, nuk ka pika të fronteve ku aj nuk ishte dhe raportonte më vullnetin plotë shpresë për degjuesit e raportimeve tij nga fronti.

Zeka, ka meritat tjera pas lufte si më emisionet mbi tëmat më të ndieshme për vendin tonë, ka format e komunikimit dhe trajtimit të problemeve më qytertar dhe më në fund, z. Zekë Sinanaj ishte dhe mbeti personalitet krejt popullor dhe pa distancim nga filozofija e popullit tonë.

Krejt në find, po ndihem më mirë të mos i lë në heshtje veprimet e të mirëve dhe veprimtarëve të cilët nuk u ndalën pa dallim situatave. Akoma më mirë po ndihëm kur perkushtohëm për individ të cilët i njoh pa dallim subjekteve tyre që u takojn.

Këshilla ime për elektoratin e tyre dhe kandidatët në fjalë është : Pa dallim rezultatit në epilog të zgjedhjeve, nese Komuna e Deçanit shkon në Balotazh, që tani të pergaditen që këta dy kandidat ta ndihmojn njëritjetrin në raundin e Balotazhit.

Mos të harrojm se sistemi i zgjedhjeve lokale e në veçanti e zgjedhjës së kryetarit të Komunës është larg më i avansuar si sistem zgjedhor nga e kemi sistemin zgjedhor në nivel të zgjedhjeve nacionale, sistem ky totalisht i pa prekur në reforma të cilat i duhën këtij sistemi zgjedhor.

Të mos gjenerojm dështim dhe kompromentim të këtyre zgjedhjeve dhe të vet sistemit zgjedhor.

Uroj që këto zgjedhe të shkojn mirë në gjitha komunat e vendit tonë si dhe të fitojn më të mirët dhe të perkushtuarit për të bërë shtet funksional.

Luzern 23.09.2017
Xun Çetta

Facebook:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1628032623883528&set=a.101831929836946.4245.100000304171597&type=3&theater