Politikë



Kur mungojn rezultatet në politik ngritën afera, hapën tema diskutimesh, thirrën incidente etj

Kosova mjerisht po vyshkët, po kalbët dhe po kërcnon vdekja e rezultateve të sajë në politikë…Në situata të tilla, politikanët e deshtuar vrapojn të levizin diqka për të qenë prezent dhe të dëshmohën se gjoja po bëjn e nuk po ndalen së vepruari në politikë.

Nuk jam profet në politik e as që kam qasje aq të thellë zyrtare në të për ta kuptu krejt çfarë po ndodh e çfarë aventurave po bëjn përmes instrumentit politikë, por një gjë e di dhe kam dëshmuar se gjithëherë përvojat më kanë quar tek realiteti i hidhur politik për ta kuptuar shpejt atë dhe për të reaguar arsyeshëm e në kohë të duhur. Mjerisht, askund nuk mund të jeshë më fatkeq se sa në politikë nese je i hershëm dhe në kohë të duhur ! kjo është e keqja, është tragjedija e kësajë fushe gjungle për popull dhe njerëzimin gjithëandej…

Nëse është thënë në vazhdimësi dhe kemi lexuar e parë disa herë emisione dokumentare se si Franca është ajo e cila e ndau Veriun e qytetit të Mitrovicës, më vonë doli edhe ushtaraku Francez i cili e pranon këtë ndarje po nga emisioni i tij. Nese po thuhët se Franca është më këmbëngulëse nga shumë shtete tjera të BE-së edhe pse në heshtje dhe pa zë, por më diplomaci të rrezikshme për demarkacionin e kufirit më Malin e Zi, atëhere nuk ka si të mos na rrok rradaka dhe kuptojm faktin, pse po luhët loja më arrestimin e z. Ramush Haradinaj, njëri nga më kundershtarët e demarkacionit të kufirit më Malin e Zi…

Politika zyrtare e Kosovës, komplet e pa aftë të merret bindshëm më arrestimin e z, Haradinaj… Dje e dëgjuam se sa naivisht arsyetohëj zonjusha Edita Tahiri duke deklaruar se: ,,Ne nuk mund të bëjm më shumë derisa nuk jemi anëtare e interpollit nderkombëtar“.

Kjo deklaratë ishte gazi i botës në politikë. Ne i kemi mbi 100 shtete të cilat në kundërshtim më vullnetin e Serbisë dhe akuzat e tyre që nga koha e Millosheviqit, si shtete të pavarura na kanë njohur si shtet e nder to edhe Franca. Këtu duhet kap politika nderkombëtare dhe të garantohët se nuk luhet me ne ashtu si donë Serbia. A e kemi bërë këtë politikë të ndersjëllë bashkëpunimi më shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën ?  Kjo po dëshmonë se jo, ne nuk kemi një politik të besueshme ndershtetërore e kjo më bënë të frikësohem edhe neser në NATO nese kemi fatin e antarsohemit në të ku si pasojë e mos efikasitertit politik, mund të mos jemi të barabart si shtete të garantuara në Aleancën e përbashkët ushtarake. Politika dhe morali i sajë i dobët, kam frikë se po na lë të pa integruar si të besueshëm dhe të barabart në NATO dhe në BE.

Po e lëm pozitën dhe impotencën e sajë politike në rastin e arrestimit të z. Haradinaj, tani po dalim tëk gabimet dhe lëshimët e vet opozitës e konkretisht tek z. Fatmir Limaj i cili pa e menduar mirë thot: ,,Të lëshohen fletarreste për Nikoliqin, Vuçiqin dhe Daçiqin“

Ju lutëm, me çfarë akuzave mund të lëshojm fletëarrest për ta e kryesisht për z. Nikoliç dhe Vuçiqin ? Ne nuk jemi anëtare e interpollit për të lëshuar fletëarreste e për më keq, ne nuk dimë se me çfarë akuzave do mund ti arrestonim të paktën ne në Kosovë !!!

Ne nuk duhet të lejojm që të bëjm krime, vetëm pse ka bërë Serbia dhe pse po vazhdojn pasojat e atyre krimeve. Ne më politika të tilla nuk do shkojm në revanshim, tjera politika na duhën ne dhe më tjera mend si dhe do shkojm me një moral krejt të paster në politikë. 

Lexo në Gazeta Express E enjte, 05 Janar 2017 23:11 + (Video)

http://m.gazetaexpress.com/lajme/limaj-te-leshohen-fletarreste-per-nikoliqin-vuciqin-dhe-daciqin-video-303089/

-----------------------------------.

Ne, mjerisht po bëjm edhe politika të pa kontrolluara nga faktor politik ! kjo po u kushton vet politikanëve në radhë të parë e pastaj po i kushton Kosovës që të mbesim pa politikanë karrire…

Shpesh lexoj te kritikohën deklarimet e kundershtarëve politik, a nuk ofrohen citatet e tyre për të parë se sa e drejtë është kritika…

Tani këtu e kemi edhe një shembull hiq të mirë kur në facebook lexojm sikur gjoja z. Tomisllav Nikoliq ka thënë : ,,Ja pse treshja kriminelesh ne pushtet pregatit komplote ne bashkpunim.
Per ta larguar vemendjen nga ngjarjet aktuale, treshja e kriminelve Veseli-Thaqi-Mustafa i bëjne komplote opozites.

Link lidhja te profili i Ymer Berisha facebook 05.01.2017 ora 21

Telegrafi-.

A kur e hap linkun del se z. Nikoliq nuk flet asgjë për këtë temë, pos për vizitën e tij të planifikuar dhe të paralajmëruar në Shtrpc.

 Nga Telegrafi.com

http://telegrafi.com/presidenti-serb-ne-shtrpce-per-krishtlindjet-ortodokse/

--------------------.

Prap z. Ymer Berisha në facebook 05.01.2017 ora 21 ka shpërndarë një lidhjeku thotë:

CIA: Spiuni i Francës Thaçi kurdisi arrestimin e Haradinajt që t’mos merrte pjesë në inaugurimin e Trumpit » Albanews

albanews.ch

Edhe këtu flitet në emer të CIA-s a nuk e gjën sakt ku dhe kur u dha ky lajm nga CIA.

Pastaj kemi lëshimet tjera, po ta kërkosh profilin i z. Haradinaj në facebook,do shohësh se janë disa profile të ndryshme dhe çfarë nuk lexon në emër të z. Ramush Haradinaj !!! Gjitha këto janë vetëm pjesë të krimit të cilat nuk i ndal krimi i stimuluar me po të tilla krimesh mes nesh.

Pse kjo foto të cilën e barti këtu gjëndet në profilin e z. Ramush Haradinaj, a e kontrollon dikush atë profil dhe pse kaq shumë

profile të hapura në emrin e tij ? 

Krejt në fund, mos të harrojm se në dukje po del sikur po bëhët publicitet për z. Ramush Haraginajn por në realitet më së paku iu dash dhe i duhët kjo Ramushit, në politik kjo kushton.

Aventurat politike po lulëzojn edhe në këtë dimër më borë ashtu si në plkë të verës. Zot ruana nga gjitha këto vlime të pa kontrolluara në politikë.

Luzern 06.01.2017

Xun Çetta