Politikë
Na thanë kundershtarët e pavarësisë dhe çlirimit të vendit tonë se jami shtet ,,suigeneris“ Nuk u pajtuam dhe më sukses ja dolëm ta dëshmojm të kundertën derisa në fund edhe Gjykata nderkombëtare dha fjalën e vet ku shpallja e pavarësisisë rezultoj si e ligjëshme…

Tani më ndarjën e fondit për mbrojtjën e gjithë të akuzuarve nga Gjykata Speciale, ne po dalim si shtet suigeneris derisa nuk ka shtet i cili ligjerisht ndan fonde nga bugjeti i taksapaguesve për mbrojtjën e të akuzuarve për krime politike, ekonomike, të pervetësimeve etj !!!

U plaqkit shteti dhe pasuria e tij, sheshazi dolën milionerët e kapitalizmit të egër në Kosovë dhe tani po nga paraja e buxhetit ndahën para për mbrojtjën e të akuzuarve. Avokat plaqkitës të cilët deri dje mbrojten krimin e tyre, madje deri edhe në këshillëtar juridik në politikat e tyre, e tani se fundi kalimthi mbrojn viktimat e po atyre të cilëve u shërbyen deri në majet e krimit tyre.

Po të tillë avokat do kthehen serish dhe kasiratin para në mbrojtjën e tyre dhe jo vetëm kaq, paraja e madhe ka gjasa të shkoj në gjepat e jo pak nderkombëtarëve të cilët do të perfitojn nga aktakuzat, hetimet dhe denimet selektive !!!

Kosova, populli i saj, nuk ka si të këndellët më të tilla politikash në drejtësi, ekonomi etj. Kosova, kapitali i sajë  edhe kështu i varfër, serish po vidhet.

Gjykata Speciale rrezikon që, në vend se të dal në mbrojtje të drejtësisë dhe të popullit tonë, ajo në këto situata mund të rreshqas e manipulohet më drejtësi selektive si rezultat i politikave po ashtu selektive dhe perzgjedhjeve se kënd ta nxjerr për bashkëpunim në politikë e kënd ta fundos përjetësisht, madje edhe në burg të rëndë…

Gjykata Speciale në këto situata, ka nevojë urgjente për një ndihmë si asistencë vendore në bashkëpunim me, më meritorët, më të ndershmit dhe më të zëshmit kundër politikave të krimit në Kosovë. Jo bashkëpunim spiunimi, po as denoncimi, por bashkëpunim të monitorimit të proceseve dhe shqyrtimit të gjitha akuzave ku të akuzuarit të ndarë egërsisht në shumë klane, do bëjn çfarë është e mundur që ti hakmerrën njëritjetrit e pikërisht këu, dyshohet në kalkulim të drejtësisë e cila mund të rreshqas në politizim të Gjykatës dhe kështu të konfrontohet më popullin në Kosovë edhe ashtu jo stabile në këtë drejtim.

Pa një asistencë të tillë vendore me njerëz të besueshëm nen betim për drejtësi, njerëz të cilët në vazhdimësi kanë percjellur dhe i njohin këto rrethana bashkë më të akuzuarit, kam frikë se gjykata edhe pse e nisur për mbarë, do devijoj dhe mos kuptohët drejt në popull. Më asistencë vendore siq u tha më lartë, jo vetëm e zbut, por mund ta eliminoj rrezikun e mosbesimit perfundimisht si gjykatë për ndarje të drejtësisë.   

Luzern 27.11.2016

Xun Çetta