Politikë


Ka vite që kur është verejtur një levizje e njerëzve të shumt nga një parti në tjetrën por kësajë radhe, më se miri mbi këto lëvizje, kemi mund të kuptojm dhe të mësojm nga z. Ramiz Kelmendi i cili u antarësua në AAK,pas pak kohe iku nga aty dhe më të shpejt pa humbur kohë shkoj në PDK nga ku edhe më shpejt braktisë atë dhe shkoj në LDK.

Unë, ndoshta më nxitim komentova këtë levizje po atë ditë kur ai e publikoj në RTK, thëm se më nxitim komentova ngase shpreha atë realitet çfarë e ndjeva, madje doja të shkruaj, Urime AAK dhe PDK ngushëllime LDK,por tani realitetet e tilla po i analizoj akoma më shumë, më arsyeshëm sesa të nisëm nga ajo se si do duhej të ndodhte.

Partitë tona politike përfundimisht, janë duke u sjellur po si organizata punuese, madje jo publike por private ato.

Çdo punësim duhët ta ketë një kontratë e cila i definon kushtët për ball ofertave të punëdhënsit dhe pasi të harmonizohën ato, nenshkruet kontrata. Kështu dhe në këto parime për njerëz të cilët nuk duan të punojn vetëm për liderin por duke punuar për vendin ata punojn edhe për partinë, për vete dhe qellimet e tyre qofshin ato profesionale, politike, atdhetare e patriotike, pse jo nese gjejn hapësira edhe për qellime të atyre të cilët investojn për sabotim e spiunim të vendit tonë.

Më vjen keq, shumë keq pse, sa e sa bashkëveprimtar të prirur për ta ndihmuar vendin, jan antarësuar në partitë tona politike pa asfarë kusht dhe kështu kanë ndihmuar sa kanë ndihmuar duke u izoluar vet dhe anashkaluar nga të tjerët në ato parti dhe në fund dalin të zhgënjyer pa marr më vehte as meritat e as emrin publik që e kishte para shkuarjës në ato parti.

Kjo nuk do të thotë se e gjithë antarësia e partisë do duhet ta këtë një kontratë më partinë, jo nuk e mendoj këtë, ngase anëtarësimi është vullnetar, i lirë dhe i pa cenueshëm, por tek stafi udhëheqës më emra të perzgjedhur do duhet të jetë kjo politikë kontraktuase e antarësimit. Kështu dhe në këtë mënyerë antarësimi të stafit politikëbërës, sheshazi del fakti dhe shohim se sa, partitë tona politike janë të interesuara për vlera dhe emra eminent e të pastër për vendin tonë.

Mund të jesh kunder tjetrit por, mëso dhe merri të mirat e tij. Ramiz Kelmendi, në këto rrethana të krijuara politike, mendoj se dha një shkollë politike të cilën pjesërisht, do duhet ta konsumojn dhe praktikisht ta sanksionojn më të ndershmit në partitë tona politike.

Ja sa konkret flet Ramizi mbi lëvizjët e tij :

Ramiz Kelmendi thotë se Hashim Thaçi nuk e mbajti fjalën

Botapress, 1 Nëntor 2016

http://botapress.info/ramiz-kelmendi-thote-se-hashim-thaci-nuk-e-mbajti-fjalen/

Luzern 01.11.2016

Xun Çetta

Komenti im shtesë i cili dua të më mbetet për arkiv:

Prof. Muhamet Kelmendi, Sadri Ramabaja, Halil Matoshi, Negjmedin Spahiu dhe shumë tjerë sa po i lexoj, natyrshëm po dalin më tolerant, më të kuptueshëm dhe më demokrat se unë !!!

Po, dhe këtë realitet duhet pranuar ngase po shihet xhemati tyre në facebook.

Ndoshta unë shkruaj shumë e nuk kuptohem tek xhemati apo ndoshta nuk shkruaj për qefin e xhematit të asnjë Xhamije apo Kishe politike, madje as për qefin e predikuesve tyre (kupto të partive politike e as anëtarëve tyre)  !!!

Ja tani më vetëm pak fjalë sa don xhemati i z. Kelmendi dhe  të lartë permendurve tjerë, vallja e reqateve politike ( kupto debatit politik) fillon e nuk ndalët.

Nuk i fyej as autorët për të cilët kam dhe ruaj respektin edhe pse të ndryshëm ata, po nuk fyej as popullin dhe komentues të lirë. Jo nuk i fyej, ashtu siq nuk i ofendova në shkrimin tim as politikëbërsit e firmave politike dhe as antarësinë e tyre të cilët i veqova se vullnetar e pa kontratë për dallim nga stafi i tyre politik.

Unë nuk po fyej, por po thëm atë çfarë do doja të më demantoj njeri pse jam kaq i bindur se po thëm të vertetat dhe vetëm të vertetën e cilat në politikë po kushton duke qenë i pa anshëm.

Ja linku i z. Kelmendi :

Muhamet Kelmendi në fb dje 01.11.2016 në orën 12:09.MD ·

A te vjen turp PDK:

Ne ball te qeverise Isa Mustafen dhe Ramiz Kelmendin!

Per kete u luftua?

MK  

https://www.facebook.com/muhamet.kelmendi2/posts/1319367144740048?pnref=story

 Ke të drejt Muhamet i nderuar, ne më mirë është ti rehabilitojm vëllëzrit Kariq dhe të kthehen e bëjn bizneset e tyre në Kosovë pasi që as në Serbi nuk janë të lurë nga rivalët e tyre, sesa të luhet me ne në emër të pushtimit të tregut dhe votave që gjoja mund ti sjell ETC-ELKOS-si i Ramiz Kelmendit.

Po e bëj një paralele jo të mirë por le të më fal z. Pacilli.

Kapitali i Behgjet Pacollit, politika e tij ekonomike, perkushtimi tij etj, krahasuar më të Ramiz Kelmendit dallojn si nata më ditë dhe ja se LDK kurr nuk pati mirëkuptim për investimet e Pacollit në vendin e tij !!!

Lereni ju Kazakistanin, Jelcinin, më keqardhje them takimet e tij më Millosheviqin për biznesin e tij të gatuar dhe kontrolluar rrept nga Zvicra ku nuk ka si të mos kuptohet e besohet larg më mirë e më shëndetshëm nga kapitali i Ramiz Kelmendit në Ballkanin e pas luftërave dhe ikjës së vëllëzërve Kariq…

Më këtë nuk e mbroj e as bëj fushatë për Pacillin, por dallimet janë të mëdha, po edhe presionet, bllokadat dhe prapaskenat çfarë i janë bërë Pacollit dallojn nga luksi që kishte dhe vazhdon ta ketë biznesi i Ramiz Kelmendit.

Ramizin e kemi Dukagjinas por është njerëzore ta themi të vertetën aq më shumë kur i luftojm ndarjët mbi baza lokalizmash. Natën e mirë se qenka bërë vonë e neser në punë tërë ditën