Politikë
Në emisionin Parrotlla datë 24.04.2012,si asnjëherë më parë e dëgjova dhe lexova z. Lama për ta kuptuar të kaluarën e implikimit të tij në luftën e Kosovës 1998-99 si dhe kuptova se nga furnizohet gjegjësisht informohet sot. Kuptova se cilat opinione dhe opinionit duhen eliminuar nga skena politike tani e tutje 12 vjet pas lufte.
Unë,tani e sa kohë herë pas herë vërtetë po heshti ngase jam bombarduar nga veprimet më të liga që po përjetoj nga media,ish luftëtar dhe politikan të quajtur të luftës. Jam thyer keq në shpirt më gjithë çfarë përjetuam në veri të Mitrovicës e të ngjashme.

Gjeneralin Lama e përcjelli rregullisht falë hapësirave që i japin në media,kam merr pjesë edhe fizikisht në ca prezantime të tija për luftën dhe sa herë e dëgjoj bllokun e shënimeve duhet ta kem për para. Kësaj radhe më u bë mjaft për ta kuptuar realitetin e gjithë asaj qe po pritja tani e sa kohë.

Për të qen i sinqertë dhe dashamirës më Gjeneralin i preferoj atij qe urgjent ta sqaron një konfuzitet qe la në këtë emision duke thënë se : Ahmet Krasniqi ishte shumë i afërt më Presidentin Rugova dhe i larguar nga Bukoshi derisa Halil Bicaj ishte shumë i afërt më Bukoshin dhe shumë larg nga politika e Rugovës. dhe më pas e tha të kunderten.

Unë e di realitetin e këtij fenomeni blloqesh dhe e di se kush ishte mes gjitha këtyre lojërave. Për ta ndihmuar atë në risqarim them se varianti i fundit që tha z. Lama është më i përafërt me realitetin por jo varianti i parë në të cilin u thellua dhe sqaronte Gjenerali Lama,bile Halil Bicaj ka qenë krah i LPK-së fraksioni i sapo krijuar në Tiranë,pra anti të quajturve të Shtabit të UCK-së. Ishte pra me krahun e Ibrahim e Muhamet Kelmendit,Ali Ahmetit etj të mos lakoj emra tani,derisa Bukoshi kishte filluar tregtimin e luftës më politikën duke lidh marrëveshje më njerëzit e quajtur të Shtabit të UCK-së.

Edhe të zgjatke lufta me vite te tëra Halil Bicaj nuk ishte në rrezik ta ketë fatin e Ahmet Krasniqit ngase tani LPK ishte e ndarë po ashtu si ndarja Qeveri-Presidencë,pra Bikoshi-Rugova.

Ajo që më shtyri më shumë të reagoj ishte fakti kur z. Lama po afërsisht tha:
(Njerëzit kanë mund të jenë kundër pushtuesit,të kenë luftuar dhe vrarë 20-30 ushtar serb,por si individ, jashtë këtij rreshtimi ushtarak ai nuk mund të quhet njeri i luftës)...Kjo është një temë e cila do ma merrte kohën dhe do i furnizonte të tillë opinionit se si të luftohet individi i fortë që nuk u nënshtrohet aventurave politike.

Se si janë vrarë shqiptarë nga Kosova në kufi nga uniforma e ushtrisë se Shqipërisë nen komandën e z. Lama në kohën kur Shqipëria në kufi më Greqinë ishte pa as një ushtar,këtë më së miri na tha vet Gjenerali se si është pritur uniforma e tij nga i plagosuri në spitalin ushtarak në Tiranë...

Ismet Kryeziu është likuiduar para pak vitesh krejt vonë dhe e dimë mirë se po ky Ismet Kryeziu ka alarmuar realitetet e hidhura se sa shqiptar nga Kosova duke perfshir edhe Adem Jasharin etj pas tij jan arrestuar në Tiranë parasë të filloj lufta. Ismeti ishte më i zëshmi për ti publikuar këto gjëra por tani nuk është ne jetën kaq të hidhur të shqiptarëve pa dallim trojeve ku jetojnë.

Të tilla politikash,Kosovën po e shtyjnë drejt luftës tjetër pa dallim ka apo nuk ka kaçik për të luftuar kundër pushtuesit,një pjese të faktorit ndërkombëtar dhe politikave të mbrapshta vendore në të njëjtën kohë.

Si gjithë herë po filloj për dy fjalë dhe nuk po mund të ndalëm nga krejt çfarë po vlon në shpirtin tim. Vetëm tani po me shkon mendja dhe mendoj,se ndoshta nuk jam edhe aq i bojkotuar nga media,por si i pa prekur që jam po më kursejnë ata...

Tani po fillojnë lajmet dhe mirë qe po ndërprej së shkruari ngase duhet dëgjuar raportin e të parit të AKI-ut .

Luzern 25.04.2012

Xun Çetta

Rubikon, 24 prill 2012 Kandidaturat për Ferizajin--

http://www.kohavision.net/video/rubikon/3961/