Politikë


Përshëndetje i nderuar xxx.Y

Ju lexova më vemendje dhe krejt pa anshëm si dhe pa prirje të ju kundershtoj në pikat ku unë nuk pajtohëm. Aty ku nuk pajtohëm, jam ndal e kam mendur mirë për ta gjet arsyetimin e kundershtimit tuaj. Kjo është një deshmi se kam shkuar krejt pa paragjykime dhe jo vetëm ashtu si mendoj unë dhe në fund kam kontatuar se :

Kualicionet parazgjedhore janë vlerë e rrallë politike në vendin tonë dhe është nevojë e cila urgjentisht i duhet Kosovës për 100 e 1000 arsye të cilat nuk premton koha ti permendi ato të cilat pjesërisht i kam thënë para pak ditësh në prononcimin tim.

Kundershtimi juaj, në thelb të brendshëm partiak, ka arsye të mjaftueshme e kryesisht morale për mos pajtim më formën e këtij kualicioni brenda subjekteve tuaja e kryesisht po ju citoj pikën 4 kur thuani:

,, 4) Marrëveshja e koalicionit është nënshkruar pa konsultimin e strukturave të partisë, të cilat janë informuar kryesisht përmes medieve duke gjetur të papërgatitur si opinionin e gjerë edhe strukturat e partisë dhe si e tillë konsiderohet si “thikë mbas shpine”.

Mik i nderuar XXX.Y, po i bëj gati 40 vite pervojë në këto muzika polituike, mos ti quaj aventura, dhe besom se, të gjitha partitë, lëvizjët dhe subjekte tjera politike, e kanë pas dhe po i percjell po kjo sëmuejë e pa sherueshme për to apo për ta.

Kjo deshmon atë që kam thënë në vazhdimësi se: ( Liderët kurr nuk sjellin ndryshime politike por kur ndryshimet bëhën të pa ndalshme, liderin e perpunojn dhe i hapin rrugën për momentin  e daljës tij).

Tash sa vite nuk po merrem më me këtë fenomen të dhimbëshëm të cilin populli nuk e kupton, dhe sa më shumë perpjekesh ti sqarosh, aq më shumë armiqësohësh më popullin e kryesisht me tifozet e liderve.

Për të mos u fundos terësisht në baltën politike e cila nuk thahet e lere më të pastrohet leht, vendin e shpetojn kualicionet parazgjedhore ku elektorati do dinë se kush do ta qeveris neser e jo ta qeverisin ata kunder të cilëve kanë vjellë gjatë gjithë fushatës.

E keqja e këtij kualicioni parazgjedhor është pse nuk munden të shkojn bashkë më VV-në edhe pse VV. Dallonte nga keto dy subjekte…

E di se më kupton për kohën e cila nuk me premton të ju shkruaj më gjatë, por mbetem më shpresë se edhe ju do tentoni ti kuptoni qendrimet e mia ashtu siq bëra unë, që ta kuptoj mospajtimin tuaj si organizim me kualicionin.

Luzern 24.04.2016

Miqësisht Xuni