Politikë Reagim shtesë më shkas  dalja e Bekim Haxhiut (Kamishi) më ultimatum Kurtit deri më 08.01.2012.

Reagim shtesë më shkas  dalja e Bekim Haxhiut (Kamishi) më ultimatum Kurtit deri më 08.02.2012. Jam pro ultimatumit të z.Haxhiu (Kamishi) të cilin sapo e dëgjova  në lajmet e mbrëmjes  në RTK, por jam komplet pro z. Kurti dhe Vetëvendosjes po ashtu përjashtuar vërejtjeve të cilat i kam paralajmëruar në vazhdimësi për kaq vite më radhë ,vërejtje këto sa publike e sa interno ato.

 

Kryesisht jam kundër hezitimit që të merret më akuzat kundër tij ,më arsyetim apo në emër të punëve më të mëdha çfarë vërtetë i ka Kosova. Tek unë nuk ka krejt pro ose krejt kundër por ka pro të mirës dhe kundër të keqes. Kur është fjala tek akuzat kaq të rënda dhe zbardhja e realiteteve për të cilën gjë po shtirem tash e sa vite që ato si realitete të zbardhën,unë nuk kam si të mos ngriti zërin kundër tentativës për anashkalim të atyre akuzave,kështu ka ndodhur mes Adem Grabovcit dhe Ramush Haradinajt kur ky i fundit u terhjek nga nisma e që tek unë dha sinjalin më të keq në këtë drejtim.

 

Ju z.Haxhiu nuk ma keni mbushur mendjen me zarfin të cilën e paska marr z. Dardan Mulliqi ,kur thoni nuk e di se për mes shoferit,kondukterit apo ndonjë udhëtari tjetër,ku përjashtoni të ketë qenë postjer personi qe paska denoncuar rastin.

 

Kjo si bukë e gatuar shitet tek ata qytetar të cilët nuk din se çfarë është shërbimi i fshehtë ku do ishte qesharake një postë e këtij niveli. Dua të them se nëse nuk ke prova shtesë, prangosja për njollosje të personaliteteve ju bie juve nëse vepron drejtësia pa politikë.

 

Rasti i Klinës brengë e imja kjo që nga 2004,është një element më peshë që donë zbardhje të realitetit e jo të mbetet i gjysmë zbuluar. Ju z. Haxhiu  në KTV emisioni  INTERAKTIV keni marr një argument mjeran për ta akuzuar Albinin kur thoni se ky i fundit është kundër Thaçit,Demaçit,Amerikës,Evropës etj dhe përfundoni në apsurdin se si Albini paska mbetur vetun i ndarë edhe nga shokët e lëvizjes se studentëve 1997. Ju më tregoni kënd e ka nga ky grup z. Driton Lajçi në PDK ? askë,vetun hu. Kënd e ka Bujar Dugolli dje në AAK tani i djegur i atij subjekti ? askë vetun hu. Kënd e ka Muhamet Mavraj pronar i të përditshmes ,,Epoka e Re"askë vetun hu pos shërbimet informative.

 

Pra Shërbimet më të ndyra i kanë bërë krejt pikë e pesë,jo vetëm ata por edhe grupe tjera. Pyete Thaçin ku i ke shokët e LPK-së dhe luftëtarët e UCK-së ? Pikë e pesë. Mendoni mirë se ku po hyni e ku do dilni se edhe juve z. Haxhiu ju ngarkohen rrëfime për Dubraven. Ali Hadri  ndjesë patë i ka thënë dikujt:

 

 Mos i ngrit dy gishta kundër meje,lere njërin për vete. Pra po ta ndihmoj :Rastin e Klinës zbardhe se për mua ka mbetur enigmë,rastin e fundit llogarit nëse ke tjera sqarime se ato ishin shterpë.

 

Të nderuar lexues u detyrova të bëj këtë shtesë ngase pas postimit tim në Facebook dëgjova ultimatumin e z.Haxhiu dhe u ndjeva sikur shqelmova në bashkëpunim, gjë e cila tek unë nuk ndodh.

 

Luzern 29.01.2012

 

Xun Çetta