Lajmet aktuale   Asnjë pikë, më, nga “Alpsko Mleko”!
Asnjë pagesë, prej sot e deri në ditë të Kiametit, në dhe përmes Nova Lubjanksa Banka (NLB)!
Asnjë “Alo” e asnjë “Pronto” në +386 49… (mos më thirrni, se nuk ua hapë telefonin nga ky prefiks!!!)
Personalisht, po e nisi nga ky moment bojkotin total ndaj Sllovenisë!

Jam në sprovë si qytetar i shtetit më të ri në Evropë, Kosovës!
Është në sprovë edhe ky palaço-shteti im, Kosova (në sprovën e parë serioze, qysh se ka lindur në 2008).
Nuk e zgjodha me vullnetin tim këtë! Ma imponoi vetë Sllovenia! Dhe, më kurrë, nuk do të bëhem urë për të kaluar mbi mua secila agjendë ballkanike, e kujtdoqoftë ajo! Askush nuk mund të më lidhë e më zgjidhë, të më ndalojë e të më lejojë, kurdo që i teket, në aeroport, në stacion të trenit, në kufi, në rrugë e kudo!
Jam qytetar i Evropës, jam shtet dhe kam dinjitet!
Këtë ma përfaqëson dhe ma mbronë më së miri, I Dinjitetshmi, Ramush Haradinaj!


Andaj, pa hezitim, Block+Delete gjithçkaje që na vjen nga shteti mik i deridjeshëm, Sllovenia! Ajo prej dje, partner e zgjodhi Serbinë, jo Evropën! Ai shtet po funskionon me “Poternicat” e Serbisë, e jo me ligjet dhe parimet evropiane të Evropës së Lirë!
Sllovenia nuk është më modeli evropian i Ballkanit! Ajo, prej dje, është modeli serbian i Ballkanit!
F.’U. SLO!

Xun Çetta:Nuk është Ernesti ky që shkruan, unë nuk e besoj të jet kaq naiv dhe përdor fjalën (Kurr deri në kiamet).Një papjekuri politike kjo sa që nuk ma mbush mendjen se vërtet është Ernesti pa dashur të them se është i pjekur në politikë apo i matur gjithëherë çfarë thotë.

Si mund të konstatojm e besojm se Sllovenia qenka politika e Serbisë derisa vet Aleksander Viçiqi ( Kreu i shtetit Serb ) shprehu befasi mbi arrestin e z. Haradinaj më ato farë  fletëarreste  ?. Këtu ka ndodhur diçka që vonë do zbulohët loja politike në mos më implikime edhe nga Kosova…

Luzern 19.06.2015

Linku:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=922785157765084&set=a.143211665722441.24135.100001008262780&type=1&theater