Politikë    Si ditë feste e gëzimi, apo si ditë grindjësh e hidherimi po kalon kjo ditë e cila edhe zyrtarisht u pa se, aktualisht nuk ka kuptim manifestimi në permasa të mëdha ?

Po ndalem vetem në dy komente diametralisht të kunderta për të mos numëruar edhe sa e sa komente tjera, madje jo vetem komente, por bindje edhe nga vet emra institucionesh të cilët përfundimisht po kuptojn se nuk po dihet sakt se sa po kontribojm për mirë e sa për keq më këto ndarje të cilat politika më vonë edhe mund ti bënë faktike ato plagë të perhershme të kombit tonë…

Duhet një mes këtu e jo të zhvillojm jetën politike në këto ekstreme. Mjaft më me vaj politik në zjarr për vendin tonë.

Para dy ditësh më la pershtypje një rrahje këmbane në politikën e këtij problemi kur z.Adem Demaçi tha : (Ka kaluar koha e mendimeve për bashkim kombëtar, ta duam flamurin e Kosovës ). Si deklarim në këtë prag feste, nuk më u duk si punë e menqur derisa ka shumë punë më të menqura se kjo! sidoqoft, ishte thirrje e Ademit kjo dhe nuk kisha forcë ta kundershtoj më fakte për pasojat, por jo edhe të heshti plotësisht. Komenti im më i butë i mundshëm në këtë thirrje të z. Demaçi ishte :

(Flamuri shtetëror ka vendin e vet për krah atij kombëtar, këto janë gjëra për të cilat nuk duhet hargjuar energji e as futur huti më ide pro apo kunder bashkimit kombëtar).

Në besim të dy komentuesve tjerë në këtë lenk të sotëm, pra komentues të cilët besoj se do më kuptojn drejt e jo të lejojm, që të gjithë bashkë ta shtojm vajin në zjarrin politik i cili nuk po dim saktësisht se çfarë po djeg më parë, Unë siq u tha më lartë, në besim mirëkuptimi, dua ta rikujtoj faktin ngjajshëm më si kam thënë disa pervjetore më parë, pra jo citat:

Ka vend të ndihemi më mirë se sa dekada më parë dhe ka vend   të ndiejm atmosferë dhe secili veq e veqv të festojm shumë qetë, pa prekur nervat dhe ndjenjat e njëritjetrit në këto procese të cilat po kalon vendi, kombi ynë. Të festojm secili në mënyrën e vet dhe përmasat që ndien, por jo të dalldisemi, kam pas thën në një pervjetor tjeter.

Avni Zogjani : Halil, shoku jem, tashma as simpatik s'ke mbet me insistimet tua per me iu fut ne zemer njerezve simbolet qe perfaqesojne vec hajni e nenshtrim…

Sali Rexhaj : Gjithnje duke pyetur vehten:
Se çke bera une sot per shtetin tim e jo ai per mua,
urime 7 vjetori i pavaresise se Kosoves!

Xun Çetta : Duhet një mes këtu e jo në këto dy ekstreme. Mjaft më me vaj në zjarr.

Luzern 17.02.2015

Xun Çetta


Komentet i mbledhi kahdo që janë, kuptohët ato të cilat duhet shenuar e mos harruar

Halil Matoshi në RTV 21.: ,,Ideja për Shqipërinë e bashkuar është një rrezik i madh. Kur bashkohen dy hajdutë hajnia bëhet më e madhe. Kur bashkohen dy lloj politikanësh nepotist ndodhë luftë civile”

Linku:

http://www.telegrafi.com/lajme/matoshi-vetevendosja-ne-kohen-e-rilindasve-2-58930.html

Sali Rexhaj 17.02.2015 : Kriminelet thonë është Serbi, tradhetaret gjakprishur thonë se është Turqi, demagoget thonë se është Shqiperi.
Jo kjo është vetem Kosova, ne antike ishte Dardani.
Urime Kosovë 7 vjet pavarësi!

(Sheno e mos harro,,Demagogët thonë se është Shqiperi“)

Xun Çetta komentuar tek linku i Iish Nezirit: Kjo ditë e shtatë 7 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ishte dita më e mirë dhe më shpresëdhënëse në ndergjegjësimin e klikës së pushtetare në vendin tonë. Këtë mrekulli nuk e kupton shumica e cila nuk ka kuptuar kurr deri në momentin e fundit kur ballafaqohemi më të keqen. Dje festuan grupe të vogla qytetarësh të cilët do dalldiseshin po te shpallej si ditë pushimi dhe organizohej zyrtarisht festa shtetërore, kjo kategori qytetarësh festuan, dyshoj më shtytjen e disa pushtetarëve fshehurazi sa per syreta, por kjo nuk ishte ditë pushimi e as qe kishte organizim shtetëror gjë të cilën e pelqeva. Po perdori një shprehje timen të vitit 1991 kur shkruaj :( Nese politika dhe polirikaj tonë gabojn pak, populli do të jetë në rrugën e madhe të gabimit ngase kanë besuar gabim) . Sot politikaj tonë paten rastin ta kuptojn se sa katastrofë do ishte po të shkojm më gjitha rezervat në pavarësi dhe ta lem në harresë cakun tonë final...Për këtë vit ishte suksesi i parë për tu vetë ndergjegjësuar politika jonë zyrtare dhe ta sheh se sa vështirë e më rrezik është ta ndërrosh drejtimin e masave popullore...Ne pjesërisht do të festojm në vazhdim këtë pavarësim vendi, por më mend në kokë e mos të dalldisemi sikur kaq e kishte rruga jonë.

PS.

Halilat e Salihat dhe shumë si këta, ndoshta vërtetë janë shumicë e fjetur

Bartje komentesh 19.02.2015

Xun Çetta