Metaforat politike imponim i kohës Si temë : Shoqata "MIRDITA" i pergjigjet Xhonturkut Olsi Jazexhi.

Komenti im :

Se, Mirdita ka mbetur pa u studjuar sa e si duhet deri në ditët e sotme, kjo nuk do koment, por nuk mund të themi se nuk është shruar, madje nganjëherë shumë më veqant për Mirditën dhe karakterin e Mirditorëve sot. Gjitha këto që lexuam në këtë letër, janë vequritë më të vogla që ka Mirdita dhe dihen mirë ato.
Tani po ndalem aty nga ku edhe u nxita të komentoj mbi këtë link më shpresë se do sqaroj më shumë mbi çfarë lexuam fare në fund të kësajë letre ku thuhet:
 ( Burimi i informacionit: Gazeta "VOTRA". Te gjitha te drejtat, pervec autorit te shkrimit, (Shoqata Mirdita), jane te rezervuara. Lejohet publikimi i ketij shkrimi vetem me lejen e autorit, (Shoqata Mirdita).

Se, Mirdita ka mbetur pa u studjuar sa e si duhet deri në ditët e sotme, kjo nuk do koment, por nuk mund të themi se nuk është shruar, madje nganjëherë shumë më veqant për Mirditën dhe karakterin e Mirditorëve sot. Gjitha këto që lexuam në këtë letër, janë vequritë më të vogla që ka Mirdita dhe dihen mirë ato.


Tani po ndalem aty nga ku edhe u nxita të komentoj mbi këtë link më shpresë se do sqaroj më shumë mbi çfarë lexuam fare në fund të kësajë letre ku thuhet:
( Burimi i informacionit: Gazeta "VOTRA". Te gjitha te drejtat, pervec autorit te shkrimit, (Shoqata Mirdita), jane te rezervuara. Lejohet publikimi i ketij shkrimi vetem me lejen e autorit, (Shoqata Mirdita).


Këtu dua të sqaroj diçka mbi të drejtën e publikimit dhe të drejten e perdorimit të citateve apo ndonjë foto ku publikuesi nuk është autor, gjë kjo e cila sa u perket fotove, kryesisht tani nga facebook-u, jo rrallë ka ndodh që edhe unë vet i cili pretendoj se mbroj autorësinë , të jam shkelesi i autorësisë së fotove të cilat po i perdorim në rrjetin social pra Facebook ku ka shumë foto të cilave mjerisht u ka humbur autorësia si pasojë e mos kujdesit të gjithë neve të cilët eksplorojm gjërat të cilat na pelqejn apo duam ti komentojm…


Për mua janë dy e më shumë lloje të drejtash autoriale:

1- Gjithë çfarë është publike, keni të drejt ta ripublikoni si të plotë dhe pa ndryshuar emrin e autorit, përjashtuar librin të cilin nuk guxohet të ribotohet dhe tregtohet libri pa të drejten e autorit.


2- Nxjerrja e citateve nga teksti i autorit duke specifikuar më thonjëza apo futjës në kllapa ku figuron autori të cilin e citon, po ashtu është e drejt e secilit nga ne që të kontribojm edhe më ndihmën e citateve pa pyetur autorin. Këtu, lejohet edhe parafrazimi në mungesë të citatit origjinal kur nuk premton koha ta gjesh atë, por jo të deformohet kuptimi ngase pastaj vlojn reagimet dhe demantimet e pa nevojë të autorëve. Pra njerëzit e njëanshëm kalkulant të këqij do ishte mirë të mos merren me parafrazim të autorëve.


3- E drejta e fotos, video klipit apo inserte të ndryshme dhe audio, po ashtu janë e drejt ekskluzive e autorëve gje që shpejt do të filloj e funksionoj edhe tek ne si e drejt autoriale dhe keqperdoruesit do perballën me ndëshkim ligjor.

 

Krejt ajo çfarë desha të thëm është ruajtja e autorësisë por jo edhe të bëhet ndalesa për të publikuar nga autorët sipas rregullave sa u tha më lartë.

Pra që tani, e ripublikoj po këtë letër si vlerë, pa frikë se do më ndjek autorësia edhe pse e lexoj si të drejt e rezervuar…Edhe ashtu kjo më erdhi në profilin tim për çka falenderoj postimin që do ta lexojm tani ashtu siq më erdhi :


Per me shume informacion, lexoni Gazeten "VOTRA":

Për të mos hapur linkun dhe kurseni kohën, ja teksti nga po ky link, kaloni më poshtë pa hapur atë: Shoqata "Mirdita" i pergjigjet Xhonturkut Olsi Jazexhi.



Shoqata "Mirdita" i pergjigjet Xhonturkut Olsi Jazexhi.


Me nje koment fantastik, pa fyerje, bazuar vetem ne fakte shkencore, Shoqata "Mirdita" i pergjigjet Xhonturkut Olsi Jazexhi.

Jazenxhi. Në tokën e Mirditës, nuk mbinë fara e keqe, prandaj nuk ka vlerë komenti juaj edhe fjala në Mirditë nuk mundë të blihet. Për lexuesin, se ju nuk mundet" ta kuptoni. E thënë, sa më shkurt.


Tit Livi, thotë: “.. kur romakët pushtuan gjithë Ilirinë, nga deti Adriatik deri në lumin Danub, gjithë Ballkanin e vetmja krahinë e papushtuar kishte mbetur ajo e Pirustëve, që përkon me Mirditën e sotme”.


Asnjë dokument nuk ka ku Mirdita të paguante haraq e taksa apo të ishte nënshtruar nga turku. Mirditasit e mbrojtën për besë, Mehmet Pashën në Gjakove, 70 Mirditas të rrethuar me Abdulla Pashe Drenin e Mehmet A. Pashën, luftuan tre ditë deri sa u vranë të gjithë. Nuk pranuan te vrasin Kardhiçiotet e lidhur. Marko Boçari, desh të vriste Mustafa Bushatin, por ai ngatërroi çadrën e sulmoj Dode Prengën (Lleshin e Zi) e Doda e vrau atë perpara.


Ami Bue e quan “krahina më e madhe e më e lirë shqiptare”.

Spenser e përshkruan “tributë e pavarura të Mirditës në fortifikatat e tyre malore, ku këmba e osmanëve kurrë nuk ka mundur të shkelë”. Kurse Hahn shkruan se “në veri të Shqipërisë jeton klani luftarak i mirditasve në një kompaktësi të çuditshme”. Mirdita është krahina më e madhe katolike e Shqipërisë që kishte vazhdimësi të traditës nga periudha paraosmane.


Identitetit i mirditasve ka qenë feja e krishterë.

Ruajtja e sajë ka qenë një proçes i gjatë dhe i mundimshëm. “Mirdita njihet si një nga qendrat kryesore të kulturës shqiptare." T. Svenningsen . "Mirditorët janë të zgjuar e rrëmbejnë fjalën menjëherë, kanë një fytyrë të qeshur i pëlqen shakatë, është i shpejtë në llaf, s'ka fjalë shumë, është i nxitueshëm, ka tolerancë, ndrron shpejt pas çarkut, është fetar, dhe luftëtar i mirë…" S.Frashëri


“Nuk gjejshe miq ma të mirë se mirditorët nga zemra, nga fjala , nga besa e thjeshtësia e jetës, të urtë e mjaft të matun.." Z. Simoni. "Mirdita përfaqson në hartën kulturore të Shqipërisë një areal karakteristik me një pasuri të madhe traditash arkeologjike, etnografike, gjuhësore, folklorike e kulturore, shpirti konservativ …Mirdita- vendi i katedraleve dhe i një rrjeti të gjerë institucionesh, ku shqipja u mësua të paktën nga shek. 17 është në të vërtetë një burim i pashtershëm vlerash kulturore…" J. Bulo


"Mirdita ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë .. kushdo që merret me historinë e Shqipërisë nuk mund t'ia dilte më anë pa u marrë me Mirditën…" P. Bartl.


Prandaj, ju nuk jeni i aftë të shkruani për Mirditën, Jazenxhi.

SHOQATA MIRDITA.


Burimi i informacionit: Gazeta "VOTRA". Te gjitha te drejtat, pervec autorit te shkrimit, (Shoqata Mirdita), jane te rezervuara. Lejohet publikimi i ketij shkrimi vetem me lejen e autorit, (Shoqata Mirdita).


Ja edhe linku postuar nga ,,Partia Shqiperia Demokristiane“ku nuk kemi si të mos ndalemi dhe gjejm se kush në realitet është postuesi si individ, për mua i njohur : https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10205643412748698&set=a.3880246088706.2167644.1355404938&type=1&theater¬if_t=like_tagged

Ripublikuar 04.01.2014

 

Xun Çetta


Në facebook:

Po sot në ora 20:35 lajmërohet :

Gjon M. Lleshaj : Si kryetar i shoqatës "MIRDITA" i zgjedhur "pa tendër"... e bëra atë koment ndaj Xhonturkut Olsi Jazexhi, për të reflektuar e mbrojtur vlerat e Mirditës, siq bëjmë ndaj çdo shkrim që hidhet në rrjetin elektronik . Vërtet nuk ka vlerë replika me përsonin në fjalë Xhonturkut Olsi Jazexhi. po e shkrujta në respekt për lexuesit e miqt e mij në faqen e Sh. M. Ju falenderoj për komentet, falenderoj gazetën "Votra" që e ka botuar të plotë. . Gj Lleshaj.